Shiko Postimin Tek
Vjetėr 27-04-15, 15:40   #1
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Krimet serbe nė Shkup

Njėri ndėr udhėheqėsit tė Revolucionit tė Tetorit nė Rusi Lav Trocki (1917) ja si e pėrshkruan Gjenocidin serb mbi shqiptarėt gjatė vitit 1912 nė Shkup qe atėbot ishte Korrespodent i gazetės " Kievskaja Misl",ai ishte vetė prezent nė Shkup gjatė gjenocidit serb tė ushtruar mbi shqiptarėt dhe nė mėnyr shum tė drejtė pa anuar aspak shkruajti dhe raportoi ne mediat ruse mbi kėto masakra.




Trocki: Unė, dėshmitari i masakrave serbe ndaj shqiptarėve nė Shkup

I njohur edhe si bashkėpunėtor nė disa gazeta tė rėndėsishme tė kėsaj kohe, dhjetori i vitit 1912 e gjen atė si tė dėrguar special tė gazetės ruse «Kievskaja Misl» nė Shkup dhe rrethinat e tij pėr tė bėrė njė reportazh lufte. Por, i gjendur nė mes tė njė masakre tė organizuar tė serbėve ndaj popullsisė shqiptare, ai nuk ngurron te shkruajė me tone akuzuese pėr atė qė pa me sytė e tij.




Leon Trocki



Gazeta «Kievskaja Misl» qė botohej nė Kiev nė gjuhėn ruse, nė atė kohė ishte mė e madhja dhe mė e rėndėsishmja qė botohej jashtė kryeqytetit, Moskės. Pėr tė shkruanin pothuaj tė gjitha penat mė tė mira tė kohės, nisur nga publicisti Lunaēarski, duke vazhduar me shkrimtarėt Korolenko, Paustovski e Gorki e pėr tė pėrfunduar me politikanėt si Leon Trocki e tė tjerė. Dihet se Leon Trocki, me origjinė hebreje, ishte njė nga dy pretendentėt pėr tė marrė postin e Leninit pas vdekjes.

Por ai humbi pėrballė Stalinit dhe mė pas u detyrua tė largohej nga Bashkimi Sovjetik pėr tė gjetur vdekjen nė Meksikėn e largėt, pas njė atentati tė organizuar nga kundėrshtarėt politikė. Koha qė Trocki sjell nė reportazhin e tij ka qenė nga mė tė vėshtirat pėr shqiptarėt dhe mbijetesėn e tyre.

Me fillimin e Luftės Ballkanike, Shqipėria ishte gjysmė e shkretuar dhe trupat serbe, nė emėr tė luftės kundėr Perandorisė Osmane, ndėrmorėn njė sėrė pushtimesh, tė cilat u shoqėruan me masakra masive kundėr popullsisė krejtėsisht tė paarmatosur. Sipas shtypit tė kohės, gjatė kėsaj ofensive humbėn jetėn rreth 250 mijė shqiptarė.

Gazetari austriak Leo Frojdlih, edhe ky me origjinė hebreje, autor i librit «Golgotha Shqiptare», i pėrshkruante masakrat e serbėve nė vjeshtėn e vitit 1912, deri nė pranverėn e 1913-s, nė trojet shqiptare, Kosovė, Maqedoni me kėtė gjuhė: «Me qindra e mijėra kufoma tė masakruara notonin nė rrjedhat e lumenjve. Ata qė mundin t’u shpėtonin sėmundjeve, urisė, plumbave tė pushkėve tė kėmbėsorisė dhe gjyleve tė artilerisė serbe, grumbulloheshin nė vende tė caktuara dhe u jepej nga njė plumb kokės.

Mė keq e pėsonin ata qė fshiheshin nė shtėpitė e tyre. Pas kontrolleve tė imta qė bėheshin pėr plaēkitje dhe florinj, tė fshehurit gjendeshin lehtė dhe thereshin si berrat. Torturat mė tė mėdha i pėsonin gratė shqiptare, tė cilėt pėrdhunoheshin, lidheshin, dhe pasi bėheshin kapicė, mbuloheshin me kashtė dhe digjeshin tė gjalla.

Nė rast se ato ishin shtatzėna, u ēahej barku me bajonetė dhe pasi u nxirrej fėmija, vendosej nė majė tė bajonetės apo tė hunjve. Pas masakrimit serbėt pinin verė, kėndonin dhe hidhnin valle. Kishte raste qė ata gjatė therjes mblidhnin gjakun nė kupa dhe e hapnin gostinė me tė»


Mė poshtė, reportazhi i plotė i Leon Trockit, botuar nė gazetėn ruse «Kievskaja Misl», nė dhjetor 1912, veē tė tjerave shėrben pėr tė rrėfyer edhe pėrsėritjen e historisė me masakrat e gjenocidin serb gjatė viteve 1998-1999 nė Kosovė.
Leon Trocki

Kam pasur rastin, pėr fat apo fatkeqėsi, ta vizitoj Shkupin, disa ditė pas Betejės sė Kumanovės. Qysh nė fillim u irritova nga autoritetet e Beogradit lidhur me lejen pėr qarkullim. Pėr shkak tė pengesave qė mė bėri Ministria e Luftės, fillova tė mendoj se njerėzit qė e udhėhiqnin luftėn nuk e kishin ndėrgjegjen tė pastėr dhe se atje poshtė, ata po kryenin veprime krejt ndryshe nga sa paraqitej nė shtypin zyrtar.

Kjo pėrshtypje ose parandjenjė mu pėrforcua pas takimit me njė oficer, i cili kishte qenė nė Shkup me ushtarėt e Shtabit tė Pėrgjithshėm.
Oficeri, tė cilin e kisha njohur pėr njė kohė tė gjatė, ishte njeri i ndershėm.

Mirėpo, sapo ai e mori vesh se unė po shkoja pėr nė Shkup, meqė realisht edhe e kisha marrė lejen pėr tė shkuar atje, me njė qėndrim tė hapur armiqėsor mė tha se nuk duhet tė shkoja dhe se nuk e kuptonte se pse Beogradi po vepronte nė kėtė mėnyrė, sipas tij, duke i lejuar «tė huajt» tė shkonin nė Shkup.

Nė Vranjė, nė kufirin me Serbinė, kur e kuptoi se nuk do ndryshoja vendimin, oficeri serb e ndėrroi zėrin dhe filloi tė mė pėrgatitė pėr pamjet qė do tė shikoja kur tė arrija nė Shkup. «Kėto janė gjėra tė pakėndshme, por fatkeqėsisht janė tė paevitueshme», mė tha ai.

Kjo, mė duhet ta pranoj, se mė bėri edhe mė shumė tė dyshoja. Kjo do tė thotė se veprat e liga, pėr tė cilat ishte dėgjuar deri nė Beograd, nuk ishin tė rastėsishme, nuk ishin raste tė veēanta e tė izoluara, pėrderisa njė oficer i trajtonte si «nevoja tė shtetit». Dikush duhej tė kishte tė dhėna pėr kėto. Kush? Ushtria apo qeveria?

Pėrgjigjen pėr kėto pyetje e mora sapo arrita nė Shkup. Trishtimi im filloi porsa e kaluam kufirin. Nė orėn 5 pasdite iu afruam Kumanovės. Dielli po perėndonte dhe errėsira tashmė kishte fituar terren. Sa mė shumė errėsohej, aq mė tepėr shiheshin flakėt e zjarrit qė shkonin pėrpjetė. Po digjej gjithēka pėrreth nesh.

Tė gjitha fshatrat shqiptare, tė afėrta dhe tė largėta, ishin kthyer nė shtėllunga zjarri, deri te hekurudha. Ishte ky shembulli i veēantė i njė lufte tė tmerrshme shkatėrruese qė pashė nė zonat e luftimeve. Nė njė ēast, pasuria e atyre njerėzve, e trashėguar nga gjyshėrit e stėrgjyshėrit dhe e fituar me mund, po kthehej nė flakė. Kjo monotoni zjarri na pėrcolli gjatė gjithė rrugės deri nė Shkup.



__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante