Shiko Postimin Tek
Vjetėr 27-04-15, 15:46   #2
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Krimet serbe nė Shkup





Masakra serbe


Zbrita nga vagoni me tė cilin udhėtova. Tėrė qyteti ishte i heshtur, nė rrugė nuk shihje njeri tė gjallė, vetėm para stacionit tė trenit ishte njė grup ushtarėsh, prej tė cilėve mbėrrinin zėra tė dehurish. Secili shkoi nė rrugėn e vet, ndėrsa unė mbeta i vetmuar nė stacion. Shkova te grupi i ushtarėve. Katėr ushtarė mbanin bajonetat nė gjendje gatishmėrie.

Nė mesin e grupit tė ushtarėve qėndronin dy tė rinj shqiptarė, me takije tė bardhė. Njė ushtar, ēetnik i dehur, mbante nė dorė thikėn, ndėrsa nė dorėn tjetėr shishen e rakisė. Ēetniku i urdhėroi shqiptarėt tė shtriheshin pėr tokė. Ata, gjysmė tė vdekur nga frika, u ulėn nė gjunjė. Pas urdhrit tjetėr, ata u ngritėn. Kėtė ai e pėrsėriti disa herė….

Pastaj ēetniku, duke sharė dhe duke kėrcėnuar, u drejtoi majėn e thikės edhe viktimave tė tjera. I detyroi tė pinė raki, pastaj… i puthi. I dehur nga forca, rakia dhe gjaku, ai argėtohej duke luajtur me ta ashtu si macja e egėrsuar me minjtė.

Tė njėjtat veprime, e njėjta psikologji. Tė tre ushtarėt e tjerė, edhe ata tė dehur, qėndronin duke ruajtur se mos shqiptarėt po iknin ose do kundėrshtonin, derisa ēetniku tė argėtohej. «Kėta janė arnautė», mė thotė njė ushtar, «tash do t’ i ther». Prej frikės u largova nga grupi. Nuk kishte kuptim tė mundohesha pėr tė mbrojtur shqiptarėt.

Ata mund tė shpėtonin nga kėta ushtarė vetėm nga njė forcė tjetėr e armatosur. E gjithė skena luhej nė stacionin e trenit. Sapo mbėrriti treni tjetėr, ika pėr tė mos dėgjuar britmat e tmerrshme dhe thirrjet e shqiptarėve pėr ndihmė…
Nė rrugėt e qytetit dhe nė vetė qytetin ishte aq qetėsi, sa dukej sikur ishte i shkretė. Tė gjitha dyert ishin mbyllur qysh nga ora gjashtė pasdite. Me tė rėnė nata, ēetnikėt fillonin punėt e tyre.

Futeshin dhunshėm nėpėr shtėpitė e shqiptarėve dhe turqve, duke vrarė e plaēkitur. Shkupi kishte 60 mijė banorė, gjysma e tė cilėve ishin shqiptarė e turq. Disa nga ata sigurisht qė kishin ikur, por shumica kishte mbetur.

Tashmė, gjatė natės kundėr tyre kryheshin krime. Dy ditė pas arritjes sime nė Shkup, e para gjė qė me tė cilėn pėrballesha nė mėngjes ishte grumbulli e kufomave tė shqiptarėve me koka tė thyera nėn Urėn e Vardarit, mu nė qendėr tė qytetit. Disa thoshin se ishin shqiptarė, tė cilėt ishin mbytur nga ēetnikėt, tė tjerėt thoshin se ata i kishte sjellė uji i lumit. Vetėm njė gjė dihej: ata njerėz nuk ishin vrarė nė luftime…

Shkupi ishte kthyer nė njė kamp tė rėndomtė ushtarak. Popullata, sidomos shqiptarėt dhe myslimanėt fshiheshin nėpėr rrugė pėr tė mos u parė nga ushtarėt serbė. Nė mesin e masės sė ushtarėve dallohen edhe fshatarė serbė, tė cilėt kanė ardhur kėtu nga vende tė ndryshme tė Serbisė.

Duke u justifikuar se kanė ardhur pėr tė gjetur bijtė dhe vėllezėrit e tyre, ata kalojnė nėpėr Kosovė duke plaēkitur. Bisedova me tre prej atyre «torbaxhinjve». Mė i riu, njė burrė i shkurtėr, i sojit tė «trimave», lavdėrohej sesi me pushkėn e tij kishte vrarė dy shqiptarė, ndėrkohė qė dy tė tjerė i kishin ikur. Bashkudhėtarėt e tij, fshatarė tė moshuar, e vėrtetonin rrėfimin e tij.

«Njė gjė nuk ėshtė e mirė», ankoheshin ata. «Nuk kemi para me vete. Kėtu mund tė marrėsh sa tė duash qe dhe kuaj.






Paga e ushtarit ėshtė dy dinarė (75 kopekė). Ushtari shkon nė fshatin e parė tė shqiptarėve dhe e merr kalin e parė qė gjen. Pėrmes ushtarėve mund tė marrėsh njė pendė qe pėr 20 dinarė. Serbėt nga rrethina e Vrajės, nė mėnyrė masive janė nisur drejt fshatrave shqiptare me qėllim pėr tė rrėmbyer gjithēka qė gjejnė.

Gratė serbe kanė ngarkuar nė shpinė edhe dyer e dritare tė cilat i kanė marrė nėpėr fshatrat shqiptare.
Ndėrkohė erdhėn dy ushtarė. Ata bėjnė pjesė nė ēetat, tė cilat ēarmatosin shqiptarėt.

Njė ushtar pyet ku mund ta kėmbejė njė lirė. Kėrkova tė ma tregojė lirėn, meqė nuk kisha parė monedhė turke. Ushtari fillimisht shikon anash, pastaj e nxjerr floririn nga qesja, duke rrėfyer se ka edhe tė tjera, por nuk dėshiron tė rrėfejė sasinė.

Njė lirė turke kėmbehet me 23 franga. Erdhėn edhe ushtarė tė tjerė. Po dėgjoja bisedat e tyre. «Nuk e di sa shqiptarė kam vrarė», thotė njėri, «por te asnjėri prej tyre nuk kam gjetur diēka tė vlefshme pėr ta marrė. Dhe, kur ia kam hequr kokėn njė nuseje tė re, te ajo kam gjetur 10 lira». Pėr bėmat e tyre, ata flasin krejt lirshėm. Kjo ėshtė e zakonshme pėr ta.

Njerėzit nuk e kuptojnė se sa ndryshime tė brendshme kanė sjellė vetėm disa ditė tė luftės. Mund tė shihet se deri nė ēfarė niveli shkon njeriu nga rrethanat. Nė kushte tė organizmit barbar tė luftės, njerėzit shpejt brutalizohen dhe kėtė ndoshta edhe nuk e kuptojnė. Njė tog ushtarėsh po marshonte rrugės kryesore tė Shkupit.

Njė i dehur, sipas tė gjitha gjasave, njė turk i marrė, filloi t’i mallkonte. Ushtarėt ndaluan. E mbėshtetėn turkun tek muri mė i afėrt dhe e pushkatuan nė vend. Toga vazhdoi tutje, ashtu sikur edhe popullata qė ishte nė rrugė.

Biseda me oficerin qė e njihja

«Po pjekim zogj dhe po vrasim arnautė. Jemi lodhur tashmė»





Nė mbrėmje, nė njė pijetore, takova njė oficer, tė cilin e njihja. Njėsia e tij kishte qenė e stacionuar nė Ferizaj, nė qendrėn e shqiptarėve, «Serbia e vjetėr». Me njerėzit e tij, rreshteri kishte tėrhequr njė top tė madh tė rrezikshėm, gjatė marshimit nga Koēani deri nė Shkup. Topi do t’i dėrgohej ushtrisė, e cila kishte rrethuar Edrenenė.

– Ēfarė detyrash keni tani nė Ferizaj mes shqiptarėve? – e pyes.

«Po pjekim zogj dhe po vrasim arnautė. Jemi lodhur tashmė»,- thotė,- duke bėrė grimasa dhe duke hapur gojėn nga lodhja. Pastaj vazhdon: «Ka shumė njerėz tė pasur mes tyre. Afėr Ferizajt kemi hyrė nė njė fshat tė pasur, me shtėpi si kėshtjella. Pronari ishte njė njeri i pasur, i cili kishte tre bij. Ishin katėr meshkuj dhe shumė gra. Tė gjithė i kemi nxjerrė nga shtėpia, i kemi radhitur gratė dhe para syve tė tyre u kemi therur burrat. Gratė nuk qanin nga frika. Na u lutėn t’i lejonim tė futeshin nė shtėpi dhe tė merrnin rrobat e tyre. I lejuam. Ato pastaj na dhanė nga njė dhuratė. Pastaj i vumė zjarrin tėrė vendit…»
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė