Shiko Postimin Tek
Vjetėr 27-04-15, 15:48   #3
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Titulli: Krimet serbe nė Shkup

Si mund tė veproni nė mėnyrė kaq brutale?,- e pyes i tmerruar nga rrėfimi i tij


«Nuk e di as vetė, mėsohet njeriu. Nė njė kohė tjetėr, nuk do tė kisha qenė nė gjendje ta vrisja njė plak apo njė fėmijė tė pafajshėm. Nė kohė lufte, sikundėr e dini, komandanti urdhėron dhe ju duhet ta zbatoni urdhrin. Shumė gjėra si kėto kanė ndodhur. Gjatė bartjes sė atij topi deri nė Shkup, gjatė rrugės takuam njė qerre, nė tė cilėn ishin shtrirė katėr burra tė mbuluar deri nė brez. Menjėherė nuhata erėn e jodit. Diēka ishte e dyshimtė, mendova.

Ndalova qerren dhe i pyeta kush ishin dhe ku shkonin. Heshtnin, duke u justifikuar se nuk dinin serbisht. Me ta ishte vetėm qerrexhiu, njė rom, i cili na tregoi se katėr tė plagosurit kishin marrė pjesė nė luftime nė Merdar. Ishin plagosur dhe tani po ktheheshin nėpėr shtėpi. E kuptova se kush ishin. -Zbritni!,- urdhėrova.

E kuptuan ēfarė po u thosha, por hezitonin. Ē’tė bėsh? Vendosa bajonetėn nė pushkė dhe i thera tė katėrt…
E kisha njohur kėtė njeri. Kishte qenė kamerier nė Kragujevc. Njeri pa ndonjė kualitet. Jo luftarak nga natyra, kamerier, ashtu sikur tė gjithė kamerierėt nė vendet e tjera. Njė kohė ishte edhe nė Sindikatėn e Kamerierėve. Ishte madje edhe sekretar, por u largua… Dhe shikoni tani se nė ēfarė ėshtė kthyer!»

– Pėrse veproni si banditė, po vrisni dhe po plaēkitni, pa bėrė asnjė dallim!,- bėrtita, duke ndier njė neveri pėr njeriun me tė cilin kisha biseduar.

Eprori u gjend nė njė situatė tė vėshtirė. U duk sikur diēka i kishte rėnė ndėrmend. Pastaj duke u munduar ta justifikonte veten, i bindur dhe serioz, shqiptoi njė frazė, e cila kishte edhe mė shumė tė zeza sesa kisha parė dhe dėgjuar.





«Jo. Nuk ėshtė ashtu. Ne, ushtria e rregullt, i pėrfillim nė mėnyrė rigoroze rregullat, asnjėherė nuk vrasim njeri mė tė ri se 12 vjeē. Pėr ēetnikėt nuk tė them asgjė me siguri. Ata janė kokė mė vete. Unė mund tė siguroj pėr ushtarėt».

Rreshteri nuk siguronte pėr ēetnikėt. Dhe me tė vėrtetė, ata nuk pranonin asnjė kufizim. Tė rekrutuar nga mesi i tė papunėve, tė paaftėve, elementė tė ligj dhe tė pavlerė, nga turma mė e ulėt, argėtoheshin me egėrsinė e tyre me krimet, plaēkitjet dhe dhunėn.

Veprat dėshmonin shumė kundėr tyre. Edhe ushtria e shteti ndiheshin jo mirė nga banalitete tė tilla tė pėrgjakshme tė ēetave tė degjeneruara. Ata u detyruan tė marrin masa dhe ende pa mbaruar lufta, i ēarmatosėn dhe i kthyen nėpėr shtėpitė e tyre.
Kthimi

Nuk isha nė gjendje ta duroja edhe mė tej atė atmosferė, nuk kisha stomak pėr ta duruar. Interesi politik dhe vetėdija morale, pėr tė parė me sy se si bėhen gjėrat e tilla, u fundosėn. Tashmė kisha vetėm njė dėshirė: Tė kthehesha sa mė parė. Sėrish u gjeta nė tren. Po shikoja fushat e gjera rreth Shkupit. Ēfarė bukurie, ēfarė gjerėsie! Njerėzit mund tė jetonin mirė kėtu. Ēfarė dobie ka tė flas kur ju vetė i dini kėto ide, porse ato nė atė vend mė tingėllonin dhjetė herė mė fort.

Pesėmbėdhjetė minuta nga nisja e trenit, hodha vėshtrimin jashtė dhe pashė nė njė largėsi prej 200 jardėsh nga stacioni njė kufomė me takije nė kokė, me fytyrė pėrdhe dhe duar tė shtrira. Rreth 50 jardė nga hekurudha po qėndronin dy roje serbe, pjesė e forcave qė po ruanin hekurudhėn. Me siguri kjo ishte vepėr e tyre. Tutje, tutje, vetėm tė largohem sa mė parė nga ky vend.

Jo larg nga Kumanova, nė njė livadh, afėr hekurudhės, ushtarėt po hapnin njė gropė tė madhe.

I pyes se pėr ēfarė po hapej ajo gropė. Mė thanė se gropa po hapet pėr mish tė prishur, qė ndodhej nė dhjetė apo 15 kamionė, tė cilėt ishin parkuar anės rrugės. Ushtarėt nuk e kishin marrė mishin qė u kishte takuar. Krejt nevojat e tyre ushqimore, madje edhe mė shumė se u nevojiteshin, ata i merrnin nga shtėpitė e shqiptarėve: djathė, qumėsht, mjaltė. «Nė atė kohė hėngra mė shumė mjaltė, qė ua merrnim shqiptarėve, sesa kisha ngrėnė gjatė tėrė jetės sime», mė thotė njė ushtar.

Pėr ēdo ditė, ushtarėt serbė thernin qe, dele, derra, pula, tė cilat i hanin duke i hedhur mbetjet tej. «Neve nuk na duhet mishi. Sa e sa herė u kemi shkruar atyre nė Beograd tė mos na dėrgojnė mish, por ata e bėjnė kėtė sipas disa rregullave». Kėshtu qėndrojnė gjėrat kur shikohen nga afėr. Mishi po prishet, si mishi i njerėzve, ashtu edhe i kafshėve, fshatrat janė bėrė shkrumb e hi, njerėzit po dėbohen, «njerėzit mbi 12 vjet»… tė gjithė janė barbarizuar, duke humbur fytyrėn e tyre njerėzore…

Lufta po del nė sipėrfaqe si kryesorja dhe mė e rėndėsishmja, do t’i shihni krimet nėse shpalosni pak perden, e cila rri varur para veprave tė «trimėrisė» sė ushtarėve…

Marrė nga «Kievskaja Misl«, nr. 355, 23 dhjetor 1912.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė