Shiko Postimin Tek
Vjetėr 03-12-10, 19:27   #7
Peja-Boy
 
Anėtarėsuar: 15-03-07
Postime: 13,853
Peja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Peja-Boy
Gabim Titulli: Rugova ma Shpetoj Jeten. "Ditari i Renate Flottau"

E MARTĖ, 6 PRILL

Fytyrat e "personave tė sigurimit", tė cilėt mė kishin premtuar
kthimin e veturės dhe bagazhit, ndėrkohėjanė tė ngrysura. Njė
punonjės i hoteli mė kėshillon qė tė largohem menjėherė. Ka
dyshime mbi vendqėndrimin tim gjatė gjashtė ditėve tė fundit. Me sa
duket unė do tė duhej tė likujdohesha. Raza nga policia serbe nė
Beograd dėshiron tė ndihmojė.

Sekretaresha ime e kam alarmuar edhe atė. Ai mė kėshillon qė nė
vend se tė pres veturėn time dhe bagazhin bashkė me kompjuterin,
pajisjet pėr fotografi dhe tė hollat, "mė mirė tė shpėtojė kokėn".
Raza: "Ikė, merre menjėherė autobusin pėr nė Beograd." Ai do tė
kujdeset qė nė postblloqet kontrolluese gjatė rrugės tė mė lėnė tė
kalojė. Nisja e autobusit sipas planit ėshtė edhe 5 minuta, marshi
nė kėmbė deri nė stacionin e autobusėve zgjat sė paku 40 minuta.
Dhe pėrsėri ėshtė njėri nga serbėt e pakėt, qė kėto ditė nuk mė
shikojnė si "armike e shtetit", i cili mė sjellė atje. Biletat janė shitur
qė para disa ditėsh.

Ndihmėsi im arrin tė sigurojė njė biletė "jashtė planit", i lutet shoferit
tė autobusit dhe mė fut nė autobusin Prishtinė-Beograd - nė mesin
e ushtarėve, policėve dhe patriotėve nė rend tė parė. Afėr meje
ėshtė ulur Dragani. I them se jam gazetare zvicerane. Sidoqoftė,
Zvicra nuk bombardon bashkė me aleatėt perėndimorė. Dragani
thotė se nuk e kupton botėn mė qė kur NATO-ja ka filluar tė
bombardojė. Nė autobus zėri i radios sillet deri nė fund. Clintoni
rahasohet me Hitlerin, NATO-ja me terroristėt. Ēdo njoftim
propagande, qoftė mbi ndėrtesat e shkatėrruara serbe apo avionėt e
rrėzuar tė NATO-s komentohet me njė "Hallo" apo "Oooh" tė
zėshme. Befasisht gjendemi para kolonave disakilometėrshe tė
mjeteve lėvizėse, kamionØve tė vogėl dhe veturave - tė mbushur
pėrplot me refugjatė shqiptarė. "Prej nga vijnė kėta?", pyet shoferi i
habitur. Kėta gjatė natės janė dėbuar nga kufiri maqedon, thotė njė
ushtar me uniformė tė blertė. Vargu i mjerimit ėshtė i pafundshėm,
nga Gjilani deri nė Bujanoc. "Humbni nė turqi!", shpotisin udhėtarėt
e autobusit me zemėrim.

Rruga mė tutje na shpie pranė kazermės sė shkatėrruar tė
Leskocit. Pastaj nė "Autoput" (autostradė), e cila shkon drejt Nishit.
Rreth 15 autobusė me "vullnetarė" kalojnė pranė nesh (drejt
Kosovės). Udhėtarėt e autobusit i pėrshėndesin ata me duar tė
ngritura dhe brohoritje. M'u nė qendėr tė Nishit, mes ndėrtesave
shumė afėr njėra-tjetrės, ėshtė shkatėrruar njė qendėr komanduese
e policisė. Siguria goditėse e NATO-s ėshtė "fantastike", pranon
Dragani. Pastaj vazhdojmė drejt Beogradit. Tashti kontrollon vetėm
policia ushtarake, dhe vetėm ushtarėt nė uniformė, tė cilėt
udhėtojnė me autobus. Kėrkohen dezertorė.Lajmet njoftojnė pėr
1500 ushtarė gjermanė nė Maqedoni, tė cilėt gjoja kanė hedhur
armėt e tyre dhe janė arratisur nė Greqi. Askush nė autobus nė
dyshon, po ashtu as nė njoftimet e tjera pėr pėrkrhajen e Serbisė
nga mbarė bota. Rreth orės 20.30 shihen konturat e Beogradit -
pothuaj Las Vegas pas disa javėsh zymtėsi totale nė Prishtinė. Jeta
duket se pulson normalisht. Askush nuk reagon nė sirenat qė
paralajmėrojnė sulmet e NATO-s.
Duket se njerėzit janė mėsuar me
luftėn.
Peja-Boy Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė