Shiko Postimin Tek
Vjetėr 19-08-12, 22:29   #26
jadore
 
Avatari i jadore
 
Anėtarėsuar: 23-08-05
Vendndodhja: universe
Postime: 7,218
jadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: GJERGJ FISHTA

Si u shkruan 400 vargjet e “Lahutės...” nė vapor
Kjo letėr tregon gjithēka ka ndodhur gjatė udhėtimit qė nga Shkodra drejt Nju Jorkut e Anasjelltas. Po e botojmė mė poshtė letrėn e qė daton 11 Mars 1922, Nju Jork.


Nė gazetėn “Dielli” tė 1984-ės zbulohet njė letėr e panjohur e At Gjegj Fishtės drejtuar Justin Rrotės. Kjo letėr e Fishtės qė pėrshkruan udhėtimin e tij nė Amerikė, mbushur plot me histori intime me njė seri “aventurash” udhėtimi tė fratit tė njohur nė Nju Jork nė mars tė vitit 1922 i bėnė edhe mė besueshme rrėfimet gati legjendare tė bashkėkohėsve tė tij shkodranė, kur flasin pėr karakterin me njė humor tė hollė tė franēeskanit besimtar e njėkohėsit i ēliruar nga formalizmi fetar. Duke i rrėfyer aventurat e udhėtimit tė tij mė Amerikė mikut mė tė ngushtė At Justin Rrotės, At Gjergj Fishta pėrshkruan plot fantazi letrare udhėtimin e tij drejt Amerikės.

Kėto letra jo vetėm na hedhin shumė dritė pėr tė njohur thellė karakterin e poetit kombėtar e misionarit franēeskan, por edhe na njohin sesi ishte zhvilluar ekonomia dhe kultura e vendeve tė tjera para njė shekulli. Sidoqoftė nė gjithė letrėn e At Gjegj Fishtės dėrguar At Justin Rrotės na befason shpalosja e personalitetit tė tij nė mėnyrėn mė tė prekshme, mė tė dhimbshme dhe njerėzore.

Historitė e udhėtimeve tė Fishtės dhe trazimet qė i bėnin doganierėt, kur u sillte familjarėve aksesorė ose bizhuteri sepse gratė e familjes qė e porosisnin shpesh pėr dasma e fejesa, i tregojnė sot shkodranėt nė formėn e barsoletave, por nė kėtė letėr vėrtetohet edhe prej gojės sė At Gjergj Fishtės, i cili na rrėfen nga njė anė aventurėn plot rreziqe tė udhėtimit dhe nė anėn tjetėr gėzimet dhe kėnaqėsitė e jetės.

Kjo letėr tregon gjithēka ka ndodhur gjatė udhėtimit qė nga Shkodra drejt Nju Jorkut e Anasjelltas. Po e botojmė mė poshtė letrėn e qė daton 11 Mars 1922, Nju Jork.

LETRA

“Fort i dashtun Justin!

Mbas 12 ditė udhėtimi dhe mbasi nėpėr kujdes tė mis Aleksandėr, mujta me u shkapllue prej ēapojve tė policisė amerikane me 8 tė k.m. nė orės dy e gjysė mbasdite vuna kambėn n’Amerikė, nė Nju Jork edhe kam ra ndėr do fretėn italjanė.

Mundi i rrugės e rreziqet e kalueme:trazimet e ēuditshme e tė neveritshme tė doganave e tė policisė e sidomos mendimi se aq ujė edhe mue mė dan prej jush, kaq fort m pat ligėshtue moralisht nė tė nesėrmen-sidmos prej mallit tuej -mė kanė shkue lotėt rrėkajė, tue ndej vetun nė ket odė.

Por pėr fat tė bardhė ky mjerimi i shpirtit nuk mė ngjati shumė. Kah 11 sahati pasdite erdhi mis Aleksandra me mė marr, pėr me shkue me ngranė mjesditė bashkė me mis Uilliams. Nė kėtė rast ajo mė dorėzoi, a e din shka? Letrėn tande tė 7 Marsit, qė prej Londret m’a kish dėrgue mė adresė tė sajė. S’e ke besė, sesa fort u ngushėllova kur e pava e lexova atė letėr, sado qė ish tepėr e shkurtė. Tė famem nderės me gjithė zemėr, si dhe Provincinialit, pėr letrėn qė kishte kalue bashkė me t’anden. Ēuditem fort qė Vinēensi s’mi ka pėrgjegj njaj letre, q’i i kam pas shkrue prej Parisit.

Heshtimi i tij mundet me ēart shumė punė, e mue mė ka pasė qit nė njė kujdes tepėr tė madh. E dij se ka punė shum; port ė gjegjunit e tij mė asht lypun domosdo. Por ndoshta mė ka shkrue dhe ka hup letra rrugės.

Mė 24 tė Frorit, pra u nisa prej Londret nė Liverpul. Nė t’nesret hypa nė vapor “Ēameronia”. Na nė Shqypni s’kemi as kuptimin se shka asht njė translatik. Mendo qė ky vapor asht aq i lartė nė det sa me i mbrrijt kati i epėr mbi buzė tė pullazit tė kishės sonė Gjuhadol, e i gjatė sa prej “Rrugės sė madhe” deri nė teatrin tonė. Mbrendė pasandej, ashtė mė mirė se nė ēdo hotel tė Vienės. E pra, ky vapor nuk asht si gjysma e do vaporrėvet tjera, qi bajnė udhėtimin e Amerikės. Mė 6 mbadite u nismė prej Livepulit pėr nė Nju Jork. Via Queenstown e Halifax. Queenstown ėshtė nga fundi i Irlandės, e Ali fax ashėt nė Kanada (Nuova Scozia). Deti kje me nam deri kah mjesnata. Si duelm nė Knall tė Iralndės, filloi era e filluan tallazet me iu turr vaporrit, i cili, si njė kolos, pėrkundej mallnueshėm mbi to. Kah i ēate me njė forcė 16.50 milash nė sahat. Kah mjesdita mrrijtėm nė Queenstown, ku ndejmė nja tre sahat. Atėherė u nismė pėr nė Amerikė. Ishte e Diellė. Udhėtarė mbrendė 911, e detarė 294 (equipaggio). Era frynte pa da e tallazia vinte tuj u shtue, sa mė thellė qė ju fujsha Antlantikut.

Orėt e tmerrit nė anije. Sulmi nga dallgėt e Atlantikut

Nė kėtė letėr tė gjatė pėrshkruhet edhe njė fakt tjetėr. Anija ku udhėtonte At Gjegj Fishta ėshtė sulmuar nga dallgėt. Tmerri qė Ati i nderuar ka parė me sytė e tij, tashmė e ka humbur trajtėn tragjike. Ai ia pėrshkruan kėtė mikut tė tij At Justin Rrotės me njė humor tė bukur pėrqeshės sesi e pėrjetoi frikėn. Ai e komenton mė sė shumti me humor kėtė ngjarje kaq tė frikshme, ku me sytė e tij shihte prag-vdekjen.

“Mė 26 deti ardh tuj, u aj, dhe ashtu turbull gjithė natėn e ditėn e nesret. (Mė 28, kah mbasditja, deti u paque, e ashtu ndej fashė der nė nesret mjesditė. Ishte e mėrkurrė). Masditen prapė ia nis era, e deti u trėbue e gjithmoj se bani nata, me tė shti mnerėn (frikėn-red). T’ejten nade u shkref njė thellim i frigueshėm. Zoti na ruajt se shka kam pa me sy! Na nė Shqypni s’mund tė kemi as kuptimin e njė thellimit m’det. Njėherė qiella u vra e erdh u mbėrthye krejt me tė zeza, si plumi. Era trefishoi furiėn e vet aq, sa e pėrkuli vaporrin m’njanėn brijė, e atėhere deti u aj (u fry-red) e u dyndėn tallazet. Zoti na rujtė!. Me tė shti mnerren, me i pa me syė. Tallaz pėr ne nė Shqypni asht njė fjalė, por m’Atlantik asht nji mal, nji mal, po si Kreshta, Mali i Rencit, Taraboshit, etj…

Prite Zot rrezikun se shka kam pa atė ditė. Ene mė pėrqethet shtati sa herė mė bjen ndėrmend ajo duhiė. ….(shkurtohen disa hollėsira mė tej-red). Kriste vaporri, krisnin makinat, rrapllojshin gota, shishe, ėinija, karrige, tavolina, a thua se po ishte daulla e Frano Ndojės tuj na pėrcjell nė vorr…Prej friget paė hi krejt nė vedi e vogėlue e ba sa grushti i dorės. Kah mė ishte shkurtue qafa e mė bahej se kolarini po ma za frymėn krejt, e mbajshe sytė kokėrrdhoe ashtu pėr hajriė, pa i ndal nė kurrnjė pikė tė ngultė, veē kanjiherė m’u vidhisshin pėr me kqyrė pėr njė ēast tė vetėm e tėrhtyer tallazet, qė vlojshin, zijshin pėrreth vaporrit. Nuk lashēė as shejt, as shejtneshė pa mėrzitė atė ditė; veēse kusht nuk bana asnjė, e jo s’e s’isha nė terrezie edhe njėqind pėr nji herė, pop se pėr sherr nuk mė hiqej mendsh puna e atij ulqinakut, qi tuj u pasė gjet edhe ai nė hall, t’em, i paska pasė kushtue Shėnkollit njė qiri 20 okėsh.
–Si more 20 okėsh i thotė njė shoq i veti.

–Hajt ti, -i pėrgjegjet aj, -tė pėshtojė njėherė prej kėtij rreziku se mbasandaj sheh puna punėn.

Kjo punė e atij ulqinakut mė siellej nėpėr mend sa herė ishem nė kuditė me ba nodnjė kusht me gjithė atė hall. Mė vinte me qesh prej vetvedit. Por mbas dy sahatesh tue pa se spo nodhte gja e se Inglizt rrijshin tue piė birrė e Wisky e tuj lujt letrash, megjithat qė ishin zbeh nė fytyrė si flaka e qiririt, mė erdh zemra e shkova nė kabinė e fillova me lexue… Molierin. Mbasditen u paqtue deti, por nė mbramje u tėrbue mė fort se paradite. Atėherė fillova prapė me drashtė. A e di pse? Se njė kamarier qė flitte italisht mė tha se njė vapor norvegjez ishte mbytė nė nadjet shi n’atė vend, ku na pat zėnė dallka ne”.

RREFIMI I FISHTES: SI U SHKRUAN VARGJET E LAHUTES

Nė vijimin e letrės sė Fishtės dėrguar At Justin Rrotės del edhe emri i njė gruaje tė panjohur, por mike e Fishtės. Ajo quhet Miss Alesandėr. Duket se Fishta ka njė marrėdhėnie tė fortė tė njė miqėsie tė vjetėr, sepse nė letrat dėrguar mikut tė tij, Miss Aleksandėr ėshtė njė emėr shumė familjar pėr tė dy. Pas makthit qė pėrjetoi Fishta me dallgėt nė det, pėrmbysjen e anijes nė brinjė dhe lajmit qė morėn pėr mbytjen e njė anijeje norvegjeze nė atė ditė e nė atė vend, tė cilat At Gjergj Fishta ia rrėfen me hollėsi At Justin Rrotės, ai mbėrrin mė nė fund nė Nju Jork. Atje e pret mikesha e tij Miss Aleksandėr tė cilėn e pėrmend gjthandej nė letrėn e tij. Pastaj tregon pėr argėtimet, muzikėn, ushqimin dhe pijet nė anije. Por Fishta kėrkonte pak qetėsi dhe falė respektit atij i dhanė njė kabinė mė tė mirė, nė tė cilėn u shkrua edhe njė nga episodet mė tė bukura tė lahutės “Dervish Pasha”. Ja si i shkruan Ata Gjergj Fishta mikut tė Tij At Simon Rrotės:

“Nė lyma tė Nju Jorkut mė kishte dalė pėrpara Miss Aleksandėr, e cila nėpėr miqtė tė vet ia mbrriti me ba kapidanin me mė thirr ndėr 400 e ma udhėtarė tė dy klasėve, edhe me mė qit prej vaporrit e prej diganet njgjit pas qytesvet amerikanaj. A e din si mė thirrshin inglizt nė mes tė udhėtarėve? “Mister Feshta, Mister Pi! Xha Fajshta!”
Mbasi u vrand moti, nė vaporre kam kalue kohėn me nam. Vaporri ishte pėr bukurij, me oda e me rrugina krejet si njė kuvendi joni. Salonat, kabinat ishin pėr bukuri e e me gjithė konfort qė mund tė kenė hotelat ma tė mirė. Masandje inglizt janė bujarė fort kah ushqimi. Nė nadjet nė silla nė mjesditė e nė darkė njeri mund me zgjedh ēfarėdo e sa herė donte. Pėr gjithė hae kishte nga dhjetė pjatancė pėr gjithfarė pemėsh pėr rrush, pjeshka, dardha.

E mbasi pej Zotit deti s’ma ka za kurrė edhe nė dallgat mė tė rėnda t’kam hangėr qė ē’ke me tė. Pije nuk kish nė sofėr veē nalt nė “bar” tė vaporit. Po unė gjithė rrugės s’kam pi asnjė got se drojshe se ēars zgrofin. Nė vapor kishte koncerte, luhej ballo e kishte orkestėr gati pėrditė. Tė dielėn dha urdhėn kapidani me u ba ail servizio il divino (servisje verės-red) si pėr katolik, si pėr protestaj; pse do ta dijsh si inglizat si amerikanėt janė njerz fejets, e pėr me tė ma forcue mė tepėr kėtė ket fjalė due me tė kallzue njė punė.

Nė vapor nė tė dytė klasi ishte vetėm njė prift protestant me tė shoqen e vetėm unė meshtarė katolik. Prifti protestant ishte tepėr i hallakatur, flitte tepėr, pinte lotte, si ēdo tjetėr shekuallar. Unė domosdo rrijsha urtė, as pijshe, as lojshe, as s’u hallakatshe ashu pa njerėzi; po rrijsha nė kabinė tuj kėndue a tuj shkrue e tuj thanė uficensi nescis orare vad ad mare-tė gjithė mė nderojshin sado qė unė isha katolik e nuk dijsha inglizēe. Tė gjithė ma dijshin emnin Mister Fishta..e tue pa il maestro di caza, se unė nė kabinė tuj kenė se ishim katėr vetė mbrendė –nuk mund me e pasė qetėsinė e nevojshme mė lėshoi njė zyrė fort tė mirė tė vaporrit, ku unė mujshe me punue nė vapor. Kam mbarue njė kangė tė Lahutės “Dervish Pasha”, qė ka ma se 400 vjersha. Kujtoj se mė ka dalė mjaft e interesatshme. Atje nė vapor kam fillue tjatėr kang “Lugati”, e cila kujtoj se mė ka dalė prej pikėpamje estetike –ndėr ma tė mirat e Lahutės. Se kėshtu nuk mė mbet tjetėr veēse njė kėngė pėr ta kryer Lahutėn. Por kėtu nė Amerikė pėrnjėherė nuk kam mujt me e shkrue. Pse kam me pasė ndoshta shuėm punė, mos aspak. Ku thonė se ka dardha shumė, shporta do marr e vogėl, ka thanė i moēmi.

En s’mund tė thomė gjė pozitivisht. Si tė orientohem pak mė mirė kam e i shkrue. P.Palit, gjithė si asht puna, puna tash pėr tash asht se unė jam keq mė kamb tė errėmakėt. Kur e bien shi hijeku fort keq me ec se m’dhemb nė palcė. Mė ka fillue ne Londėr. Ka me kenė punė fort e intresantshme nė u kthefsha nė Shqypnie skėpt me njanėn kambė.
Kėtu nė Nju jork kam nie tu i ra Violinit Arturin Kreiser, prej Vjenet, s’do mend mė i madhi violinist i Botės. Kujtoj se i binte nja tetė herė mė mirė se ai frati i Planit nė vjetin 1918. Ta kishe Ndie. Por kurrkund s’kam ndie muzikė mė tė mirė kishtare se se nė Kishė tė Jezuitėve nė Umblendon, nget Londret! Punė e madhe!

N’e pashė P.Genovizin kund, m’ju fal me shėndet prej anės s’eme. M’i thuje se mė ka marė malli fort pėr tė.

E Ambrozin si e kam? Gajret he gozhdė, se me uzdajė tė Zotit e jona se e jona.

Ma merr n’grykė prej anės s’eme.

M’ju fal me shndet tė gjithė fretėrve me emėn. Kėshtu edhe tė gjithė mėsuesvet. Falė i kjofshim Zotit qė Klemendi e Zerafini qenkam kthye prej Shqypnie. U falem tė dyvet.

Falė me shėndet dhe shpijės sate me gjithė zemėr. N’i pashė gjindjen e u thuaji ndonjė fjalė tė mirė pėr mue.

Po tė marr nė gryk e jes.

Gjithė i yti
P.G.Fishta”

Vargjet e shkruara nė mes Atlantikut

Tė dielėn dha urdhėn kapidani me u ba ail servizio il divino (servisje verės-red) si pėr katolik, si pėr protestaj; pse do ta dijsh si inglizat si amerikanėt janė njerz fejets, e pėr me tė ma forcue mė tepėr kėtė ket fjalė due me tė kallzue njė punė. Nė vapor nė tė dytė klasi ishte vetėm njė prift protestant me tė shoqen e vetėm unė meshtarė katolik. Prifti protestant ishte tepėr i hallakatur, flitte tepėr, pinte lotte, si ēdo tjetėr shekuallar. Unė domosdo rrijsha urtė, as pijshe, as lojshe, as s’u hallakatshe ashu pa njerėzi; po rrijsha nė kabinė tuj kėndue a tuj shkrue e tuj thanė uficensi nescis orare vad ad mare-tė gjithė mė nderojshin sado qė unė isha katolik e nuk dijsha inglizēe. Tė gjithė ma dijshin emnin Mister Fishta..e tue pa il maestro di caza, se unė nė kabinė tuj kenė se ishim katėr vetė mbrendė –nuk mund me e pasė qetėsinė e nevojshme mė lėshoi njė zyrė fort tė mirė tė vaporrit, ku unė mujshe me punue nė vapor. Kam mbarue njė kangė tė Lahutės “Dervish Pasha”, qė ka ma se 400 vjersha. Kujtoj se mė ka dalė mjaft e interesatshme. Atje nė vapor kam fillue tjatėr kang “Lugati”, e cila kujtoj se mė ka dalė prej pikėpamje estetike –ndėr ma tė mirat e Lahutės.
__________________
--------------------------------------------------------------------------------

Vendlindje, ti ėndėrr qė mė ftofesh

lėshoma njė zė, pash' Hirin tėnd!

Shėtita pash' mė pash' (edhe Ferrin),

por Prushin tėnd s'ma dogj dot, asnjė vend!

[ e vodha, nga Panta_rhei ]
jadore Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė