Shiko Postimin Tek
Vjetėr 11-08-13, 13:34   #29
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Titulli: Imam Aliu a.s.

Thėnie tė zgjedhura tė Imam Aliut


Ndihma jepet sipas nevojės.

Ai qė ėshtė i matur, s′bie kurrė nė varfėri.

Familja e vogėl ėshtė njė nga rrugėt e arritjes sė lehtėsive nė jetė.

Ndėrsjellėsia e marrėdhėnies pėrbėn gjysmėn e urtėsisė.

Gjysma e pleqėrisė ėshtė trishtim.

Durimi duhet t′i pėrgjigjet mundimit. Kush rreh duart mbi gjunjė nga dėshpėrimi, ua humb vlerėn punėve tė mira.

Ka shumė agjėrues, agjėrimi i tė cilėve ėshtė vetėm etje dhe uri, dhe shumė ofrues faljesh, faljet e tė cilėve janė vetėm mundim e pagjumėsi. Gjumi dhe tė ngrėnėt e tė pirėt e njeriut tė ditur ėshtė shumė mė i mirė.

Mbroje besimin me lėmoshė; ruaje pasurinė me zekat dhe prapsi tallazet e vuajtjeve me falje.

Njeriu fshihet pas gjuhės sė tij.

Ai qė s′ia di vlerat vetes, rrezikon tė dėshtojė.

Tė gjithė tė ardhurve u duhet tė rikthehen; e pasi tė jenė rikthyer, ėshtė njėsoj si tė mos kishin qenė kurrė.

I duruari ia del mbanė nė ēdo rast, ndonėse mund t′i duhet tė presė gjatė.

Tė pajtohesh me veprimin e njė tjetri ėshtė si ta kesh bėrė bashkė me tė. Kush bashkėpunon nė gjėra tė mbrapshta bėn dy herė mėkat: bėn njė ligėsi dhe s′pengon tjetrin nė bėrjen e saj.

Qortoje shokun me butėsi e takt dhe hiqja tė keqen me anė tė sė mirės.

Kush vete nė vende me nam tė keq, s′duhet tė ēuditet pse e mbajnė pėr tė keq.

Zakonisht, tė veshurit me pushtet s′i shmangen dot njėanėsisė.

Kush bėn vetėm mė kokė tė vet, ia afron rrėnimin vetvetes. Kėshillimi bėn tė shohėsh me sytė e tė tjerėve.

Kush di tė mbajė sekrete, i ka nėn kontroll punėt e tij.

Skamja ėshtė vdekja mė e hidhur.

T′i respektosh tė drejtėn atij qė nuk ta respekton, ėshtė idhujtari.

S′duhet tė ketė bindje qė bie ndesh me urdhrat e Zotit, kushdo qoftė ai qė e kėrkon.

Mos bėni njeri me faj pse vonohet nė marrjen e hakut; faj ka kush merr gjėra qė s′janė tė tijat.

Vaniteti e pengon pėrparimin.

Agimi ka zbardhur pėr kėdo qė i ka sytė.

Pėrmbajtja nga mėkati ėshtė mė e lehtė se largimi prej tij.

Nepsmadhi e prish vetė midenė e tij.

Njerėzit janė armiq tė asaj qė s′e njohin.

Kush mpreh dhėmbėt e revoltės pėr hir tė Zotit, merr fuqinė e duhur pėr tė mundur dhe mė trimat e armiqve tė Tij.

Sado tė frikshme qė tė jenė, problemet duhen pėrballur nė vend qė tė shmangen, pėrndryshe bėhet mė e mundimshme tortura e ngurrimit sesa vetė zgjidhja e tyre.

Autoriteti i njeriut ėshtė i madh aq sa ėshtė e madhe zemra e tij.

Qortoje kė bėn keq duke shpėrblyer kė bėn mirė.

Shkule tė ligėn nga zemrat e tė tjerėve duke e shkulur nė fillim prej zemrės tėnde.

Kėshilla s′ėshtė bėrė pėr kokėmushkėn.

Lakmia ėshtė skllavėri e pafund.

Pakujdesia tė hap punė, maturia tė mbaron punė.

Tė heshtėsh kur mund tė thuash diēka tė menēur e dobiprurėse, ėshtė po aq e keqe sa tė thuash gjepura dhe gjėra pa vlerė.

Kur bėhen dy thirrje tė kundėrta, njėra tė fton domosdo nė udhė tė gabuar.

Kurrė s′kam patur dyshime pėr tė drejtėn, qysh nė ēastin qė m′u shfaq.

Unė s′kam folur gėnjeshtra, as mė janė thėnė gėnjeshtra. Dhe s′kam gabuar njeri, as mė kanė gabuar.

Kush merr sot nė duar flamurin e tiranisė, nesėr do t′i kafshojė ato duar.

Ndarja ėshtė nė prag tė derės.

Kushdo qė ka dalė kundėr sė drejtės, ėshtė shkatėrruar.

Nėse durimi s′bie paqe fare, padurimi vret pėr fare.

Ēudi qė kalifati u dhėnka pėr hir tė shoqėrisė me Profetin e jo dhe pėr hir tė afėrisė nė gjak me tė!

O bir i Ademit: gjith ē′fiton mbi ē′ke nevojė, nuk ėshtė pėr ty, po pėr tė tjerėt.

Zemrat janė mbrujtur me pasione e prirje pėr pėrparim e tėrheqje. Nxiti pėr veprim kur janė tė ndezura pėr progres, sepse verbohen, po t′i shtėrngosh.

Vetėm kamja qė shkon pėr dije nuk shkon kot.

Zemra lodhet njėlloj si trupi, prandaj ēlodhe me thėnie tė urta.

Turmat janė njerėz qė bėjnė njė forcė tė madhe sa janė bashkė; po kur ndahen, bėhen anonimė; ato janė njerėz qė bėjnė tė kėqija, kur mblidhen bashkė, dhe tė mira, kur rrinė veē e veē.

Ēdo gjė e mbush enėn ku hidhet, pėrveē dijes qė hap vend tjetėr pėr tjetėr dije.

Shpėrblimi i parė qė merr i urti nga tė tjerėt ėshtė pėrkrahja e tij, jo e arrogantit.

Kur nuk e mban dot veten, shtiru sikur e mban, se rrallė ndodh qė njeriu t′u pėlqejė tė tjerėve pa u njėjtėsuar me ta.

Bota do ta kthejė fytyrėn nga ne (Ehl-i Bejti), pasi na ka kthyer shpinėn, siē bėn deveja nėnė, qė i kthehet fėmijės, pasi e ka ndukur mė parė.

Bujaria ėshtė mburoja e nderit; durimi ėshtė freri i tė leshtit; ndjesa ėshtė ēmimi i suksesit; pėrēmimi ėshtė ndėshkimi pėr atė qė tė shet, dhe kėshillimi ėshtė garanci pėr udhėheqje.

Vaniteti ėshtė armiku i intelektit njerėzor.

Mos i pėrfill vuajtjet, ndryshe nuk do ndihesh asnjėherė i lumtur.

Pema trungbutė e ka gjethnajėn mė tė dendur.

Kundėrshtimi e tut kėshillėn e mirė.

Kush jep bujarisht, bėhet i pushtetshėm.

Qėndrueshmėria e njeriut njihet kur ndryshojnė kushtet.

Nuk ėshtė e sinqertė miqėsia e mikut qė tė ka zili.

E shumta e mangėsive nė gjykim buron nga lakmia.

Qėndrimi i heshtur jep dinjitet; drejtėsia shton miqtė e besės; bujaria lartėson prestigjin; mirėsitė breshėrojnė kur lypen pėrulėsisht; shėrbimi ndaj njeriut tė bėn prijės tė tij; sjellja e njerėzishme ia pret krahėt kundėrshtarit; pėrmbajtja ndaj njė tė marri t′i shton pėrkrahėsit.

Ēudi qė lakmitari s′lakmon shėndet!

Lakmitari ėshtė pėrherė nė kthetra tė turpit.

Nė fakt, kush dėshpėrohet nga kjo botė, dėshmon pakėnaqėsi ndaj Zotit qė i rregulloi gjėrat nė kėtė mėnyrė. Kush ankohet prej fatkeqėsive, ankohet kundėr Zotit.

Kush i afrohet e i pėrulet dikujt pėr shkak tė pasurisė, i ka humbur dy tė tretat e fesė sė tij.

Kur zemra skllavėrohet nga kjo botė, bėhet fole e tre gjėrave: Ankthit, qė e mbėrthen pėr gjithnjė; lakmisė, qė s′e lėshon mė pėr asnjė ēast; dhe ambicjes, qė s′kėnaqet dot kurrė.

Tiparet mė tė mira tė grave janė ato, qė pėr burrat janė mė tė kėqijat, dhe pikėrisht: kryelartėsia, kursimi dhe brishtėsia. Njė grua kryelartė s′i lejon njeriu t′i afrohet; kur ėshtė e kursyer, e pėrdor mirė pasurinė e saj e tė burrit tė saj; e nėse ėshtė zemėrbrishtė, trembet e ka frikė nga gjithēka qė i ndodh.

Pėr Atė Zot, kjo botė e juaja ėshtė nė sytė e mi mė e pėshtirė se zorrėt e derrit tė tredhur nė duart e njė lebrozi.

Njė grup njerėzish e adhuron Zotin pėr hir tė favoreve; ky ėshtė adhurim tregtarėsh. Njė tjetėr grup e adhuron nga frika; ky ėshtė adhurim skllevėrish. Sė fundi ėshtė grupi qė e adhuron vetėm nga mirėnjohja. Kėshtu adhurojnė vetėm njerėzit e lirė dhe fisnikė.

Njeriu humbet tė drejtat nga mosveprimi dhe mikun nga pėrgojimi.

Guri i vėnė pandershmėrisht nė muret e njė shtėpie ėshtė garanci e rrėnimit tė saj.

Dita e tė shtypurit mbi shtypėsin do jetė mė e mundimshme se dita e shtypėsit mbi tė shtypurin.

Pyetja me shumė pėrgjigje ėshtė ende pa pėrgjigje.

Nė ēdo bekim tė Zotit ėshtė njė e drejtė e Tij. Zoti e rrit bekimin, kur ajo pėrmbushet, dhe e heq fare, kur s′pėrfillet, po merret nėpėr kėmbė.

Kur shtohet aftėsia, mpaket frika.

Ruhuni nga largimi i bekimit, se jo ēdo gjė qė ikėn kthehet pėrsėri.

Bujaria i rri sė mirės mė afėr se pėrkujdesja pėr tė afėrmin nė fis.

Provoi qė s′gabohet atij qė ka mendim tė mirė pėr ty.

E njoha Zotin pėrmes dorėheqjes nga vendimet, prishjes sė planeve dhe humbjes sė kurajos.

Hidhėsia e kėsaj bote ėshtė ėmbėlsi e botės tjetėr dhe ėmbėlsia e kėsaj bote ėshtė hidhėsi e botės tjetėr.

Zemėrimi i ngjet ēmendurisė, nėse pasohet me pendesė; se kur s′pasohet, ėshtė vėrtet ēmenduri.

Sa mė pak hasét, aq mė shumė shėndet.

Kur tė marrin punėt ters, merru vesh me Zotin pėrmes dhėnies lėmoshė.

Besa me tė pabesin ėshtė pabesi ndaj Zotit, mosbesimi ndaj tė pabesit ėshtė besnikėri ndaj Zotit.

Ka njerėz qė sillen drejt ndėshkimit hap pas hapi pėrmes trajtimit tė mirė; ka tė tjerė qė mbeten nė mashtrim, se u fshihen tė kėqijat; sė fundi, ka nga ata qė mbahen me shpresa, pėr shkak tė fjalėve tė mira qė u thuhen. Tė gjithė harrojnė qė dhėnia e kohės ėshtė sprova mė e madhe, qė ka bėrė Zoti.

Njeriu me pushtet ėshtė si ai qė nget shaluar njė luan: E lakmojnė pėr pozicionin qė ka, por ai e di mė mirė nė ē′pozitė ėshtė.

Bėju mirė qyqarėve tė pa njeri, qė t′u bėhet mirė tė afėrmve tė tu, nė mbetshin qyqarė ndonjėherė.

Fjala e urtė ėshtė kurė, kur synon zgjidhjen e ēėshtjes, dhe sėmundje, kur synon ngatėrrimin e saj.

O bir i Ademit, mos e vuaj qysh sot shqetėsimin e ditės qė s′ka ardhur ende. Kur tė vijė ajo ditė nė jetėn tėnde, Zoti do t′ia japė pjesėn qė i takon.

Duaje mikun me kufi, se mund tė tė bėhet armik njė ditė. Urreje armikun me masė, se mund tė tė bėhet mik njė ditė.

Mos e kėmbeni dijen me padije dhe bindjen me dyshim. Veproni, pasi tė fitoni dije, dhe vazhdoni, pasi tė krijoni bindje.

Lakmia e shpie njeriun tek burimi dhe e bėn tė kthehet mbrapsht, pa pirė. Ajo merr pėrsipėr pėrgjegjėsi qė s′i pėrmbush dot. Ndodh qė ai qė pi, tė mbytet, pėrpara se zjarrmia t′i fashitet. Sa mė shumė vlen njė send i dėshiruar, aq mė shumė dhembje sjell humbja e tij. Ambicja ia verbon sytė logjikės. Pjesa e caktuar vjen vetvetiu, sado t′i afrohesh a t′i ikėsh larg.

Puna e vogėl, e vazhduar rregullisht, ėshtė mė me vlerė se puna e gjatė, e kryer pa zell.

Hiqni dorė nga gjėrat qė ju lihen nė dėshirė, nėse bėhen pengesė pėr gjėrat e detyruara!

Ai qė s‘harron sa e gjatė ėshtė udha, rri pėrherė i pėrgatitur.

Perceptimi i syrit s′ėshtė vrojtim real, sepse sytė tė gėnjejnė herė-herė; kurse urtėsia s′e gėnjen kurrė atė qė kėshillohet me tė.

Midis jush e predikimit varet njė perde mashtruese.

Tė paditurit ndėr ju marrin ē′tė duan, sa kohė qė mbahen larg tė diturit.

Dija zhvlerėson shfajėsimin e atij qė rreket tė pėrligjet.

Kush bie herėt nė kthetrat e vdekjes, kėrkon kohė, e kush u ndie i harruar prej saj, kėrkon justifikime.

Kjo botė mban fshehur njė tė keqe pėr ēdo gjė, qė njerėzit thonė se ecėn mirė.

Kur Zoti dėshiron tė pėrulė dikė, e lė pa dituri.

Edhe sikur Zoti tė mos kish folur pėr ndėshkim, do duhej tė mjaftonte vetėm mirėnjohja pėr mirėsitė e Tij, pėr t′i bėrė njerėzit tė mos shfaqnin mosbindje ndaj Tij.

Mos u shoqėro me tė lajthitur, sepse hiqen sikur merren me punė tė mėdha dhe kėrkojnė qė tė bėhesh dhe ti si ata.

Ai qė s′ia pėrton sherrit, mėkaton, kurse ai qė i shmanget, pėson. Si zor qė sherrxhiu t′ia ketė frikėn Zotit.

Nuk shqetėsohem shumė pėr gabimin, pas tė cilit mund t′i lyp Zotit ndjesė me dy rekate.

I rėni nė mjerim nuk ėshtė mė nevojtar pėr lutje se i pambrojturi prej tij.

Njeriu ėshtė pjellė e kėsaj bote, prandaj s′i vihet faj qė e do tė ėmėn.

Lypsari ėshtė lajm nga Zoti. Kush e largon, pėrēmon Zotin, kush i jep, bėn Zotin borxhli.

Njeriu qė respekton veten nuk kryen tradhėti bashkėshortore.

Caku qė i ėshtė caktuar jetės ėshtė mjaft pėr t′u ndier i ruajtur*.

Njeriu mund tė flerė edhe pas humbjes sė fėmijės, po s′vė dot gjumė nė sy pas humbjes sė pronės.

Vuri veshin opinionit tė besimtarit, sepse ėshtė Zoti qė e vė tė vėrtetėn nė gojėn e tij.

Fetaria ėshtė e shtirė, kur mbėshtetja kėrkohet mė shumė nga vetvetja se nga Zoti.

Skamja mpak besimin, pėshtjellon intelektin dhe shton mllefin.

Pyet pėr tė kuptuar, jo pėr tė ngatėrruar. Injoranti qė do tė mėsojė, sillet si i mėsuar, kurse i mėsuari qė do tė ngatėrrojė, sillet si injorant.

Ruhuni nga mosbindja ndaj Zotit kur jeni vetėm, se ėshtė vetė Gjykatėsi ai qė dėshmon.

Kush mposhtet nga mėkati, s′mund tė jetė fitimtar; kush fiton pėrmes mėkatit, nė fakt ka dėshtuar.

Zoti ia ka dhėnė pjesėn tė skamurit nė pasurinė e tė kamurit. Varfanjaku ka uri kur s′i jepet pjes′ e tij. Por pėr kėtė do jepet llogari pėrpara Zotit.

Mungesa e nevojės pėr shfajėsim ėshtė mė e mirė se argumenti qė shfajėson.

Mė e pakta qė duhet bėrė pėr hir tė Zotit ėshtė mospėrdorimi i bekimeve tė Tij pėr tė mėkatuar kundėr Tij.

Besimtarit i qesh fytyra, ndėrsa zemra i qan; sjellja e tij kokulur fsheh njė zemėr me bujari tė pafund; s′e lakmon pozitėn e lartė, kurse pėr famėn s′pyet fare. Malli i tij ėshtė i pashuar, guximi i tij ėshtė i pamatė, durimi i tij ėshtė i madh dhe koha e tij ėshtė e zėnė. Ėshtė mirėnjohės e i pėrmbajtur, i heshtur nė mendimet e tij, i matur nė kėrkesat e tij, i shkėlqyer nė sjelljet e tij dhe i butė nė temperamentin e tij. Ėshtė mė i gurtė se guri dhe mė i pėrunjur se skllavi.

Po t′i ndodhte njeriu tė njihte fatin dhe fundin e jetės sė tij, do t′i urrente ambicjet dhe mashtrimin prej tyre.

Nė pronėn e ēdo njeriu ka dy pjesėtarė: pasardhėsit dhe aksidentet.

Njeriu qė kėrkon ėshtė i lirė sa pa premtuar ende.

Kush lutet pa bėrė pėrpjekje, ėshtė si ai qė do tė gjuajė me njė hark pa kordė.

Dija ėshtė e dy llojeve: Ajo qė ėshtė pėrvetėsuar dhe ajo qė ėshtė dėgjuar. Vetėm e dėgjuara nuk sjell dobi, po tė mos pėrvetėsohet.

Drejtėsia e vendimit shkon krah pėr krah me fuqinė: njėra lind kur lind tjetra dhe zhduket kur zhduket tjetra.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė