Shiko Postimin Tek
Vjetėr 26-01-08, 00:57   #6
lirik
 
Anėtarėsuar: 09-02-07
Postime: 13,508
lirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Mendimet tuaja mbi poetin Xhelal Ferizi- pseudonimin lirik?

Loti i yllit

lot qe bien prej yllit t'drites
kah ferkon eren n'hapsir'
a thue e sheh rrethin t'elites
qe e kan' lidh token n'zinxhir
qe e kan' lidh me fjal' planetin,
qe e kan' lidh lirin' mbi dhé,
qe e helmosin fush' e detin,
qe i helmosin kombe e fe.

Nė secilėn varg, poeti arrinė qė nga lartėsia, e mespėrmes erės arrinė deri te bllokimi i njė sfere, qė ajo kėrkon zgjedhje nga zingjirėt, kėrkon liri, kėrkon mjalt e jo helm dhe besimin e lirė tė njeriut. Duke komunikuar me poezinė, bie nė sy lartėsia e poetit. Kėtė e kemi potencuar edhe mė herėt, se nga dėshira autori prek imagjinatėn, abstraktitetin, e vetėm e vetėm qė ai don tė realizon idealin e tij, qė njeriu i sotėm kudo nė botė tė jetoj i lirė. Gajtė leximit tė kėtyre vargjeve , me njė njė vėmendje kemi me pa se poeti nga ndjenja dhe mendimi i tij qė paraqet nė poezi, paraqitet nė at mėnyrė sa qė mund tė pėrfiton lexuesin tėrsisht duke prekur shqisat e tija. Kjo ėshtė aq a fortė sa qė pėrmban ngarkesa kombėtare me tendenca pėr lirinė e njerzimit. Poezia e Xhelal Ferizit kryesisht qėndrohet nė kufij tė kėtyre tendencave, dhe se shumė vėshtirė mund tė largohet nga kjo fushė poetike.

Falė talentit dhe prirjes sė poetit Ferizi, gjatė ndėrtimit tė tij poetik, ka arritur qė nė mėnyrė tė drejtė pėrdrejtė t’u jap kahje motiveve, ideve tė cilat janė shtytėse pėr poetin dhe e bėjnė lėvrimin tek poeti. Nxjerrin mė tė mirėn e poezisė.

Shumė herė nė vargun e poetit kemi me vėrejtur se sa ka pėrjashtime njėri varg me tjetrin, aq ka edhe plotėsime. Asnjėherė nuk mund tė dal i pakuptimt, qak edhe njė varg. Duke u nisur nga kjo, deomos autori has nė kundėrshtit e realitetit njerėzor dhe polemizon me njerėz me mendim tė kundėrt, me ndjenja tė kundėrta dhe qė tek ta ka humbur kuptimin fjala ”LIRI”, e drejtė njerėzore pėr tė jetuar. Tė gjitha kėto vinė si rezultat i pėrjetimit tė thellė tė jetės tė cilėn e ka kaluar autori nėpėr kazamatet e shkjaut, pėr mendimin e tė shprehurit tė lirė pėr tė drejtatė e kombit tė tij.

Po nga e njejta vjersh ”Loti i yllit”, po citojmė:

eh ti lot i ylllit t'qiellit
a s'ma fal at gjuh qiellore
edhe at shprehje t'ballit t'diellit
t'i shkruaj hjeshem tok's arbnore

Leximi nė vetvete, nė njė ambient malor, e pse jo edhe fushor e pranė detit, kur njeriu nxjerr nga vetja at zėrin qė duhet kushtuar kėtyre vargjeve, e qė poeti e pikat me mjeshtėrin e tij poetike apo me gjuhėn poetike ”ferizijane”, do tė nxjerrė nga shpirti atė qė ėshtė dashtė qė moti t'i shkruhet tok’s arbnore. Vargjet janė tė njė stili thuase poeti Ferizi, ka njė rregullativ tė veēant e tė caktuar qė ka njė kujdes tejet meritor. Poeti nxjerr nga vetja aq let vargun me pėrplot cilėsi dhe vlerė. E bėnė shkrirjen e vargut dhe vargjeve tė tjera, duke e formuar mesazhin dhe kuptimin e poezisė. Vergjet e kėtij lloji tė poetit Ferizi, nxjerrin ”KUSHTRIM”.

Poeti, pėrveq ides artistike qė paraqet mundėsit e intonimit tė poezisė qė rezultojnė nė krijimin e ndjenjės sė tij, arrinė qė tu jap tematikė. Kanė tematika qė lexuesi nė lexim tė parė, ka mundėsi tė paraqet botėn e mbrendshme tė autorit. Prirja e tillė kur autori dinė me njė mjeshtri tejet precize, arrinė qė tė gjitha vargjet e njė poezie i vė pėrball dhe komunikon me to qofshin ato edhe tė pėrmasave tė zaknonshme.

Autorėt e krijimtarisė sė poezisė sė mirėfillt, dinė qė me vjershat e tyre tė dallohen pėr shumė prirje tė formave tė ndryshme gjatė paraqitjes sė tyre nė varg. Sikurse qė dallon poeti Xhelal Ferizi. Edhe Gjergj Fishta nė krijimtarinė e tij ka njė stil tė veēant nė paraqitje, kur thot:

Mos t’lshoj zemra as n’ditė t’sotit,
Ke thanė paska kenė prej Zotit,
Me mbetė ti nanė pa djalė,
Zemra ime t’u tha per t’gjallė

(Shih: Faqe 264, Lahuta e Malcis (origjinal) nga Gjergj Fishta. Botues: Fatmir Toqi)

Kėtu edhe poeti Ferizi, edhe poeti Fishta, kanė diq tė pėrbashkėt nė lidhjen e vargjeve, dhe nė gjallėrimin e tyre kushtimisht tė themi, duke ju dhėnė jetė secilit varg tė vjershes dhe me pėrmbajtje tė skajshme patriotike. Qė tė dy poetėt i pėrkushtohen tėrėsisht ēėshtjes kombėtare duke krijuar elementet karakterizuese me shtresė patriotike dhe njė pėrkushtim tė marrėzishėm kundėr okupatorit.

Ideja e madhėshtisė sė poetit Ferizi ėshtė se nė vargun e tij ka njė veēuri e cila dallon pėr kahė shpirtėzimi i poezisė. I shpirtėzon (kushtimisht) nė disa momente kurse nė fund shpirtėzimi e vargut hetohet tek lexuesi, sa qė e dyturon qė tė kėthehet pėrsėri nė lexim e vlerėsim.
Kėtu unė do ta kisha emėrtuar ngritjen dhe ramjen e prap ngritjen e poezisė sė autorit Xhelal Ferizi, si njė diagram poetik “ferizian”. Ky diagram lėvizė sipas disponimit tė autorit gjatė formimit tė vargjeve tė tija, here nė madhėshti, herė nė vėrejtje, herė nė dashuri e herė nė patriotizėm. Diagrami poetik “ferizian” ka krijuar tani mė njė gjallėri tė njė stili qė dallon edhe nga poetėt tjerė, po edhe nga ai i Fishtės, por jo nė thelbė. Sepse nė shumicėn e rasteve lexuesi arrin qė ta kuptoj, se njė pjesė e poezive tė poetit tė math Xhelal Ferizi, janė “binjake” me tė poetit tė madh Gjergj Fishta.

Poema “ferizjane” kategorizohet nė disa rrafshe dhe po ashtu shpirtėzohet nė disa rrafshe.
Ta zėmė, kur poezia e poetit Ferizi ka karakter kombėtar ka njė shpirtėzim shumė mė tė madh qė dallon nga poezitė e rrafsheve tė tjera qofshin ato kushtuar natyrės, detit, dashurisė, bukurisė etj. Kėto tė fundit kanė njė diagram mė pėrmbajtės, por qė kanė prap gjallėrinė nė mbrendi.

Po citojmė disa vargje nga poezia “Bukuria”

a ndoj sharm qė bjen me fije
mbi safire e dritė larmije
kush t'krijoj moj bukuri
meteort thonė kur janė shkri
udhėve t’rrezes, n’tokė kanė mbrri
a thue bashkė janė ba shumė dete

Kur autori i shkruan “Bukurisė” e qetėson shpirtin dhe me njė ledhatim artistik i thurė vargjet krahas krijimtarisė tė njė pėrvoje nga poezitė mė tė komplikuara pėr mendjen e lexuesit. Poezia e krijuar mban elemente tė reja, qė kur thuhet: “a ndoj sharm qė bjen me fije”,” mbi safire e dritė larmije”! Shiko se sa me kujdes poeti e fillon me sharmin, safiren dhe dritėn, e deri te shkrirja qė i sjell nė tokė. I sjell afėr vetes dhe mundėsive tė njeriut, qė “Bukurija” tė preket. Nuk e lenė lartė. Dhe hyjnia e kėtyre vargjeve ėshtė kur nga tė gjitha kėto elemente i bashkon me shumė dete. Prandaj pėr lexuesin dalin tė reja, sepse dallojnė nė diagram dhe kategorizim e po ashtu nė shpirtėzim. Motivi i vjershės e motivon vet aotorin Ferizi, qė ai patjetėr duhet ta mbanė pothuajse nė gjithė kohėn njė konstantė shpirtėzimi, qė vėrtetė autori e qėllon dhe ja pėrshtatė vetė poezisė „Bukuria“.

Cito me vėmendje duke i pėrsėritur disa here se ēfarė nxjerrė autori Ferizi:

qė ti n't'folun e dehė hanen
qė me ballė e joshė rrezanen
edhe diellit i shton oreksin
me ta shndritė, mbi shend refleksin

Fund e krye ėshtė bukuri artistike dhe pėr asnjė milimetėr autori nuk largohet nga vet titullimi i poezisė, „Bukuria“. Ēka nuk ka tė bukur...?! Asgjė. Lexuesi mbahet pikėrisht kur autori nė vargun e tija i jep njė „frymarrje“ qė tė mbanė kondicionin e leximit tė lexuesit po aq sa kuptimėsinė mė tė thellė. Vet imagjinata e autorit, arrinė aq lartė, sa qė bindet vet lexuesi se ka personazhin e krijuar nė varg qė quhet ”Bukuri”. A nė fakt, kėtu kemi tė bėjmė me imagjinatėn e krijuar tė vet autorit me ide tė temės dhe motivit. Lexo: „qė ti n't'folun e dehė hanen“ ! Vet bukuria, sipas fantazisė sė autorit ėshtė aq e bukur dhe ka njė talent tė rrallė nė t’folur, shkon aq largė, deri te „dehja“ e hėnės.
Imagjinatė e njė varianti mahnitės, tejet provokues gjė qė unė kisha pėr ta titulluar „Bukuria e shpirtėrores“. Po qe se i shtohet: ”edhe diellit i shton oreksin“. Krijimi i vizionit qė nė kėtė vargė janė „t’folunit“ dhe „oreksi“, qė janė kryefjalė tė vargut, e qė poeti me njė mjeshtri perfide i ik dimensionit moral nė tė shprehur. Por pa tjetėr don qė shpirtėrorja tė thuhet. Kėtė edhe ja arrinė.

Cito mė poshtė:

bukuri, kush t’pagzoj' nė emėr
diell e hana, n’dertuan zemėr
po at gjak qė t'rrjedhė prej ari
qė t'lakmojnė lulet mbi bari

Me kėtė rast, deomos duhet tė kihet parasysh fakti se krijuesi arrinė qė t’i bashkoj estetikėn dhe etikėn nė kėtė poezi pėrmes vergjeve.
Ēėshtje bėhet kur pėr „Bukurinė“ duhet shkruar, autori i vjershės, krijuesi, disi paraqet nė tendencė, se ja vlenė pėr t’u flijuar diēka pėr „Bukurinė“. Sa mė madhėshtore tė paraqitet fenomeni ”Bukurija”, koha dhe kėrkesat pėr „Bukurinė“ sa vinė e shtohen, kurse poeti Ferizi e favorizon kėtė poemė. Favorizuese ėshtė edhe pėr vet lexuesin, kur arrinė qė ta gjej vetveten nė kėtė poezi. Krijimi tematikė i kėsaj poezije, pėrmblidhet mbrenda gjinive, „i bukuri“ dhe „bukurija“ si njė koncept qė e identifikon artin e bukurisė.

Nė tė gjitha „Liriket“ e poetit Ferizi si: „Nė mes tuaj“, Kėrkimi“, „Bukurija“, „Do gjak mbi borė“, „Qė nuk mund tė thuhet“, „Nuk e dini“ “Pasqyrja“ “Hapi mbas kohe“ e shumė tė tjera, kanė konfiguracione me die qė prekun shumė fusha, tema tė larmishme.
Shpesh autori e bind lexuesin me krijimtarinė e tijė dhe formulimin e vargjeve, sikurse tani kur kemi tė bėjmė me poezinė „Bukurija“. Del shumė origjinal, thuase ky autor, poet apo edhe krijues, nuk merret me asnjė poezi tjetėr, pėrveq asaj tė Bukurisė. Thuase ju ka kushtuar tėrėsisht kėsaj fushe poetike nė krijimtari. Vet lartėsija e vargjeve dhe talenti i autorit bie ndesh me lexuesin pasi ta lexon kėtė poezi. Pse? Sepse e ka tė vėshtirė qė pasi tė lexohet poezia tė njoftohet lexuesi se poeti Ferizi shkruan pėr shumė fusha poezi. Pėr lexuesin kishte me qenė e pa kapshme dhe jo bindėse. Sepse poezija dhe mjeshtrija e formulimit tė vargjeve kalonė nė poezi moderne.

Po citojmė disa vargje nga poezia: „Qė nuk mund tė thuhet“

pse nuk thuhet
se gjuha nuk mund ta percjelllė se e mbytė
ate vetėm shpirti i stėrvuajtur e mban
ajo e pa thanun qe s'e shohin sytė
armet shpirtrore dot nuk e vranė

Shikuar nga pikėpamja e mbrendshme, lexuesi mund ta humbė busollėn dhe aspak poeti Ferizi nuk don qė tė paraqet ndjeshmėrinė pak mė hapur pėr lexuesin. Krenarija nė paraqitjen e poezisė kombėtare, dallon shumė me poezinė nė fjalė se kėtu tek krijuesi flet shpirti dhe tė gjitha dalin nga ndjenja e zemrės pa dashur qė tė paraqitet hapur. Bile arrinė mjeshtėrisht, qė t’i mbetet besnik vet titullimit tė poezisė. Autori, arrinė ta detyroj lexuesin qė ai tė futet nė vargje dhe tė analizoj vet, pikėrisht arrinė qė titulli i poezisė t’i pėrket pėrmbajtjes sė poezisė. Dhe nuk thot, apo siq e titullon autori: „Qė nuk mund tė thuhet“!

struk thell' nė pėrjetsi tė vetėdijes
apo nėn vetėdije fshehur vepron
sa do qė i kam thirrė qellimit e hijes
as pesha e loti nga zaptimi s'e largon

Vargu i poezisė kur thot: „struk thell nė pėrjetsi tė vetėdijes“ dėshmon qė ajo strukje e thellė dhe nė pėrjetėsi tė vetėdijės, tė mendjes, tregon thellėsi qė as pėr sė afėrmi nuk e ka mundėsinė qė tė dal. Aty do tė mbetet nė pėrjetėsi. Ėshtė njė „lajmė“ qė dikuj i drejtohet, e qė nuk thuhet! Apo kjo lidhet shumė bukur me vargun e dytė: „apo nėn vetėdije fshehur vepron“ kur qėllimisht poeti vihet nė pozitėn e njė besniku tani mė tė besatuar, edhe pse ka tendenca qė t’i thėrret arsyes por nėn „hije“ e ka me kot, cito: „as pesha e loti nga zaptimi se largon“! Del i tėri i robėruar pėr diq qė nuk mund ta thot, apo nuk don ta thot, qė mos t’i ik kuptimi i titullimit tė poezisė. Vėrtetė art i krijimtarisė, qė tani kėtė kisha me formuluar si njė ”Monolog”, kur vet autori ka hulumtuar pėr ta gjetur dhe zbutur zemėrimin e tij, e qė don tė monologoj nga largėsija, pa dashur qė ta potencoj! Jo rastėsisht poeti e titullon poezinė me kėtė emėrtim.

zaptim a thue pėr jetė cerdhe gjeti
si hyri aty u pėrvodh
dhe loti im me pasthirrmė i shkreti
sa her' tė pathanures iu drodh

Se autori me zgjuarėsinė e tijė, vė nė plan tė parė idetė dhe pėrmbajtjen e poezisė, tani mė u vėrtetue shumė kjartė. Kombinimi mjeshtėror dėshmon frymėzimin e tij poetik, qė poezija e tij e ruan freskinė dhe besnikėrinė nė lidhjet me jetėn, njerėzit dhe tė kaluarėn. Kėtu tėrthorazi del edhe dhimbja e cila buron nga vetėfakti kur autori mbetet anonim. Qortim nė vetvete kur nxjerret fjala nga thellėsia me motiv dashurije. Poeti arrinė qė pėrmes kėsaj poezia nxjerrė nė pah: ”se si duhet mbajtur sekretin”, ”mundėsinė e njeriut pėr t’u shprehur gjithėmonė duke u thirrur nė titullimin e poezisė”, ”Qė nuk mund tė thuhet”, a nė fakt nga mbrendėsia shpirtėrore e nxjerr emocionin. Kjo ngjanė nė filozofinė e tė shprehurit tė njė sokrati Amerikan qė quhet Stephen R. Covej, e qė nė librin e tij ”7 zakonet e njerėzve tė suksesshėm” pėrmes leksioneve tė fuqishme arrin nė ndryshimin personal nė jetėn e njeriut. I njejti poeti Ferizi arrinė qė pėrmes poezisė krijuese tė tijė, arrinė qė tė ndikoj nė personalitetin e njeriut e tė ndryshon nė jetėn e tij.

Poezia „Qė nuk mund tė thuhet“, ėshtė njė filozofi nė vetvete dhe tejet provokuese qė mund t’i japesh shumė dimensione, shumė kuptime dhe nuk mund ta anashkalosh pa u merr me te.
Kėtė ja arrinė nėpėrmes mendjemprehtėsisė, burimit tė pashterrshėm tė fjalėve, pasurinė e shprehjeve artistike, ideve fenomenale pėr ta kapur qėllimin, zgjuarsinė e lidhshmėrisė nė vargje dhe shpirtėzimin e poezive. Kėtu ėshtė bazamenti i tė drejtės sime, qė krijimtarinė e poetit dhe atdhetarit Xhelal Ferizi, ta quaj krijimtari ”FERIZIANE”.

Nė lirikėn ”Amaneti” po e lexojmė dhe kemi me pa se sa provokuese (me plotė tė drejtė nga autori) ėshtė poezia. E lexojmė:
lirik Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė