Shiko Postimin Tek
Vjetėr 26-01-08, 01:05   #9
lirik
 
Anėtarėsuar: 09-02-07
Postime: 13,508
lirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Mendimet tuaja mbi poetin Xhelal Ferizi- pseudonimin lirik?

Lexo mė tutje:

mė fal se arti po mė nxitė
t'i pėrshkruaj ty bukuritė
me sy tė mirė qė tė sheh hana
ti je sharm qė rrin ndėr zana

Ēfar thurje e mirė e vargjeve, dhe pėrshtatjen e saj tė pėrsosur. Ėshtė e rrallė te poetėt, qė e tėra poezia t’i pėrmbahet temes, sikurse qė ndodhė tek poeti Ferizi. Krahas kėsaj s’do mend se duhet tė veēohet ideja e strofės dhe e poezisė nė fjalė, qė fund e krye ėshtė art.

Ka vlera artisitke dhe prekun qelizat e ndjenjave shprirtėrore tė lexuesit dhe tė atyre qė merren me artin nė veēanti. Tė gjitha vargjet e poezisė lidhen me shprehje tė pėrshtatshme. Ēka don tė thot poeti kur thot nė vargun e parė: „mė fal se arti po mė nxitė“...! Vetė fjala mė falė, zėnė njė vend meritore dhe tejet tė kulturuar qė len mbresa tek gjinia, apo nė kėtė rast tek Diana. Poeti para Dianės ndėrton njė imazh, qė Diana ka tė bėjė me njė individ qė merret me artin, dhe pėrmes shprehjeve artisistke tė poezisė, dhe vet bukurija e Dianės, e detyron petin qė tė merren me bukuritė.

Apo fjala „nxitje“! Ēfar e nxitė autroin qė tė pėrshkruaj sytė e bukuritė, e gjer te vargu i funditė: „me sy tė mirė qė tė sheh hana“, „ti je sharm qė rrin ndėr zana“! Kryesisht kemi tė bėjmė me motivacionin, qė ėshtė bukurija, kurse nė kėtė rastė poeti arrinė qė pėr kryefjalė nė kėtė varg Dianėn ta paraqet me njė sharme qė rrinė ndėr mė tė bukurat.

Lexo mė tutje:

e unė kėngėn ta vargisi
me cicrrimė t'zogut n'majė lisi
me shpirt qiellė tė gjerė t'poetit
ty qė m'je si lulja e detit

Mesazhi pėr Dianėn, se pėrshkrimi i saj pėrveē vargjeve artistike nė poezi, i dashuruari (qė e cek edhe vet nė vargun e dytė poeti), donė qė tė paralajmėron, se pėr tė ka gadishmėri edhe tė kėndoj. Mund tė them pa fije mėdyshje se poeti me kėto vargje i jep shpirt poezisė kushtimisht tė themi, dhe e gjallėron. Poeti me sa shifet, ka dashur qė me ēdo kushtė, kėsaj poezija t’i jep emocione tė ndjenjave, kushtimish tė themi.

Ta marrim cilindo varg tė poezisė dhe do tė shohim se nė mbrendėsin e tyre lėnė tė kuptojnė nė qėndrueshmėri, besnikėri dhe dashuri. Kjo fiksohet nga poeti, i cili arrinė qė pėrmes shprehjeve (tė pasura qė posedon), tė fitojė iden kuptimore tė poezisė. Synin nė tė njejten kohė edhe saktėsinė e tė shprehurit pėr Dianėn, shprehje tė cilat tė jenė sa mė joshėsedhe tėrheqėse.

Nė dy vargjet e para qė thuhet: „e unė kėngėn ta vargisi“, „me cicrrimė t'zogut n' majė lisi“ ! Shpirtėsia e poetit paraqet, se pėr Ty Diana mund tė kėndoj nė ēdo vend, nė ēdo kohė dhe me ēdo lloj vegle (nė kėtė rast nė vend tė veglės, me cicrrimė t’zogut n’maj lisi). Apo kur thotė nė vazhdim: „me shpirt qiellė tė gjerė t'poetit“, „ty qė m'je si lulja e detit“! Shpirt qiell !? Ēka don tė thot poeti !? E thot, edhe me njė metodė perfide poetike „ferizijane“, ja arrinė qė tė kap qėllimin e poemės e titulluar ”MORA N’ VARGJE ART PREJ HANE”.
Me shpirt qielli, autori paraqet shpirtin e tij tė gjėrė qoft edhe duke e precizuar idenė nė varg.

Nė poezinė “Pse“ poeti e krijon njė imazh, i cili shoqėrohet me lidhėsen (pytėsen) “Pse“. Imazhe tė tilla tė krijuar nga poet tė aftė sikurse poeti Ferizi me ide sikurse nė kėtė rastė me kėtė poezi, bėhen bartėse tė besueshme ideore mbi njė ndėrtim ideor nė poezi. Gjatė leximit tė poezisė, duhet pasur gjithėmonė parasysh mundėsistė e tė shprehurit nė artin e poezisė. Atėherė do tė arrihet kapja e tendencės sė poetit Ferizi duke ditur dhe zbuluar imazhin e kėsaj poezie, e cila fund e krye ėshtė me vlerė artistike.

Po e lexojmė poezinė „Pse“:

po pse ti oj fort fletėbardha e gzume, nuk ma hodhe nji ylber
lidh pėr zemre ditėve t' lume, nė at Kosovė dikund n’pranverė
po pse ti oj shkrirja e ngjyrė bardhes, nuk ma hodhe k’ndej me nxe
ndoj copė dielli a ujė t’shkumbardhės, kah Shqipnisė i thonė Atėdhe
po pse ti oj fjalėbardha e motit, nuk ma qove njė tė falė me hije
a s’mi sheh qerpikt e lotit, kahė po m’pikun n’mallė etnije

Zbėrthimi i kėsaj poezije, lė tė kuptojė se poeti Ferizi, vėshtruar nga aspekti i tė formuarit poezi, tani mė ai ka ”brumin” poetik qė e ka krijuar sikurse qė e kemi cekur mė lartė, e qė unė e kam pagėzuar me: ”Brumi i gjuhės ferizijane poetike”! Kur lexohet poezija „ferizijane“, duhet ditur se kemi tė bėjmi me artin dhe ma larminė e fjalėve dhe tė gjitha me kuptim tė kjartė. Poeti nė kėtė poezi, personazh kryesor nxjerė pyetsen „Pse“. Me kėtė arrinė qė pėrmes pyetses “pse” tė cilėn e pėrdorė si „armė“ kryesore, tė polemizojė me „fletėbardhėn e gzueme“, me „shkrirja e ngjyrė bardhes“, me „fjalėbardha e motit“. Poezia „Pse“ trajton problemin e njė njeriu tė dashur pėr Atėdheun dhe mallin e pėrkushtuar tė tijė pėr vendin e tij tė lindjes, edhe ate nga mėrgimi i largėt qė ndodhet.

Poezia ndėrtohet nė frymėn mė patriotike dhe shumėēka vjen si rezultat i mungesės sė Atėdheut, vuajtjes pėr Atėdheun duke e krijuar sikurse qė e cekė poeti Ferizi: „a s’mi sheh qerpikt e lotit, kahė po m’pikun n’mallė etnije“ ! Loti ėshtė ngushėllimi, si shenja kryesore e mallėngjimit, pėrmallimit, vuajtjes dhe hidhėrimit nė mungesė tė Atėdheut Shqipėri. Tė lexojmė vargun e dytė dhe tretė:

„po pse ti oj shkrirja e ngjyrė bardhes, nuk ma hodhe k’ndej me nxe“
“ndoj copė dielli a ujė t’shkumbardhės, kah Shqipnisė i thonė Atėdhe“

Vazhdo lexo:
po ti shpirtė a ke zemėr, a ke gjak qė tė ecė n'damarė
po pėr Shqipni at lashtin emėr, digjem i mjeri mėrgimtar
po a se sheh ti oj oj dritėgzume, e ju tjerė o tė bijt e hirit
pash at rreze t'reflektueme, pse s'ēonė shndritje n'gjak t'ilirit

Sa bukur shprehet malli i pa shuar pėr Atėdheun. Mirėpo meritė edhe mė e veēantė e poetit Xhelal Ferizi ėshtė se tė gjitha fjalėt mė tė bukra tė mundhsme nė hapėsirėn e tijė tė aftėsisė artistike dhe poetike, i she nė njė rrafsh ”horizontal” dhe ”vertikal”. Kjo poezi e nxjerrė nga poeti, mund tė them lirisht se bazat i ka nė traditėn shqiptare, kulturėn shqiptare. Kurse forma e ndėrtimit tė poezisė i takon mjshtėrisė poetike ”ferizijane”.

po unė i lirė jam kėtu i mundimit, po unė jam vet nga i lashti dhe
nėn sa thundra tė sundimit, mbetė kam, shkelė ndėr kombe e fe
po ti ku e ke moj karajfilin, qė s' kėrkon nga ai ndoj fjalė
ku ma ke ti at bibilin, qė pin ujė mbi shkumbė e valė

Pa tjetėr se poezia nė vete ngėrthen shprehje tė tilla, qė lexuesin e bėnė pėr vete. E futė atje ku edhe e ka qėllimin autori i poezisė. Poeti me kėtė poezi tejet tė pasur me artė, e pasuron krijimtarinė e vet, duke e zėnė vendin ndėr poezitė mė tė mira.

po pse ti oj karajfile, kurr s' ma dhe ndoj shpresė vlimtare
po unė nė gjak n' mergim s' kam hile, pse kėtu vlon dhimbja shqiptare
mos ma qoni mos m' dėrgoni, se ju me djegė fort jeni m'su
por se kėtu gjemim i joni, nėpėr breza ka me ushtu

Poezia e autorit, fillim e mbarim e mbanė ngritur peshė, nė kėmbė lexuesin dhe pėr asnjė moment nė kėtė poezi nuk ka ramje dhe ngritje sipas diagramit poetik, qė nė shumė poezi autori e pėrdor. Kėtu diagrami poetike jo vetėm se nuk ka ramje, por ngritja e tij ėshtė nė maksimale. Ne e pamė edhe fillimin e poezisė nga njė pėrcaktim i qartė i temės.

Lexo vargjet e fundit:

e ju tjerė qė flisni arbnore, gjuhėn tė lashtė atje mbi baltė
lanė na keni fort mbas dorė, tue lpi lukset n'llump e mjaltė
veē ta dini mergimtari, nuk harron sa ju n'harresė
e ju, ai fieri edhe bari, do tė ju kajnė nė tė pikshmen vesė
lirik Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė