Shiko Postimin Tek
Vjetėr 26-05-09, 21:48   #95
coptic
 
Anėtarėsuar: 09-02-09
Postime: 23
coptic
Gabim Titulli: Kundertheniet Biblike

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga SocialWorker
une kisha me i bo do pytje
1.dihet se Biblat sot jan ne shum gjuhe te botes po ku osht Bibla ne gjuhen origjinale si i ka zbritur Isait/Jezu Krishtit nese ka ndonje Bibel ne origjinal pse nuk perdoret ajo e pastaj te behen perkthime ne gjuhe te ndryshme ?
nese nuk ka pse nuk ka ?si eshte e mundur qe libri i Zotit te humbet?

2.A shkrun ne Bibel se Isa/Jezusi i ka thirrur njerzit ne krishterizem apo thjesht ne besim ne nje Zot?

3.sipas Bibles a i ka thirr Isa/Jezusi njerzit qe me e adhuru ate edhe nenen e tij apo vetem nje Zot a ke thene ndonjehere Isa/Jezusi qe ai eshte Zot ose nena e tij eshte Zot?

une i kom lexu pak do pjes te Bibles edhe qajo qka therrasin krishterime ka pak te beje me ato qka thuhen ne Bibel
per mendimin tim edhe pse Bibla ka pesuar ndryshime ajo prap ka mbetur me afer islamit se krishterimit
Ke te drejte ne pohimet ne fund. Por sa per pyetjet per origjinen e perkthimeve biblike, ka origjinale. Madje nuk eshte per t'u lavderuar, por e vertet, se deshmite e vjetra (rrotulla, objekte, relike, pllaka guri etj.) qe vertetojne Bible.

Perkthyesit e ndershem (flas per ata qe nuk nxiten nga prapavija fetare per te perkthyer - jo se jane te paafte) gjithmone u drejtohen shkrimev te vjetra per perkthim.

Psh. Perkthimi Bota e Re, ka perdorur per perkthimin e Shkrimve Hebraike doreshkrime te vjetra, kodexin e Leningradit te ruajtur e kopjuar ne Rusi nga hebrenjte, Septuaginta greke (LXX) e shek III p.e.s. Rrotullat e Detit te vdekur qe datojne 150 para Krishtit, etj. Ndersa, per perkthimin e Dhiates se Re apo Shkrimeve te Krishtere Greke, jane perdorur doreshkrime te hershme ne greqishten e lashte koine, gjuhe qe besohet se e flisnin apostujt kur predikonin ne zona te ndryshme qe sundoheshin nga Perandoria Romake.

Problemi ketu qendron se shpesh njerezit mendojne qe sic thote edhe Kurani, ungjilli (inxhili sipas Kuranit) iu dha Jezu Krishtit, por nuk e kuptojne sakte cfare eshte, disa e marrin si nje liber. Pergjigja eshte ne kuptueshmerine e fjales Ungjill. Fjala ungjill do te thote lajm i mire dhe ka te beje me lajmin e mire qe Perendia shpalli permes Krishtit ne toke, dhe vete Krishti ne Bibel thote qe gjerat qe them jane nga Ati, jo nga une. Domethene Perendia kishte caktuar qe ne nje kohe te vinte vete Krishti dhe te shpallte lajmin e mire apo ungjillin per shpetimin e njerezimit, njerezit tani do te kishin mundesi te merrnin bekimet e premtuara Abrahamit (Ibrahimit sipas Kuranit). Deri ketu Perendia kishte drejtuar vemendjen ndaj nje kombi dhe u kishte dhene ligje - Izraelit. Por qe nga ai moment e tutje, do te krijonte nje komb frymor (figurativ) qe nuk do te ishte nga nje gjuhe apo nacionalitet ne toke, por nga njerez te te gjitha gjuheve dhe kombeve.

Apostujt nen drejtimin e frymes se shenjte pranuan te quheshin te krishtere (qe ndiqnin Krishtin) dhe predikonin ungjillin apo lajmin e mire qe Zoteria i tyre - Krishti u kishte mesuar. Dhe kete e benin nga rrotullat qe kishin shkruar apostujt e Krishtit. Ja perse sot njihen kater deshmitare per te thene lajmin e mire (Mateu, Marku, Luka dhe Gjoni) Ne ligjin e Moisiut kerkohej qe per nje qeshtje te ishin te pakten dy deshmitare. Perendia e dyfishoi duke siguruar qe ato gjera ishin te verteta dhe korrekte, kater deshmitare.

Qe nga koha e apostujve dhe dishepujve te hershem te krishtit, ka me qindra mijera doreshkrime te kopjuar dhe datojne deri ne fillimet e viteve 100 e.s. Dhe fakti qe jane aq shume dhe te gjitha bien dakord tregon se ne te kaluaren te krishteret ishin te kujdesshem te percillnin Fjalen e Frymezuar te Perendise tek te tjeret dhe jo fjalen e tyre. Fale punes se tyre madje me vone u zbulua edh kodeksi, lloji i lidhjes se librave si e perdorim sot, dhe jo rrotullat.

Keshtu qe sa i perket autenticitetit te Bibles, eshte e pamohueshme. Ndersa perkthimet mund te kene synime te ndryshme, ashtu sic kane ndryshime mes perkthimeve te Kuranit, madje ne te njejten gjuhe brenda nje dekade.

C0PT1C
coptic Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė