Shiko Postimin Tek
Vjetėr 28-05-09, 15:07   #97
coptic
 
Anėtarėsuar: 09-02-09
Postime: 23
coptic
Gabim Titulli: Kundertheniet Biblike

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga SocialWorker
pse Krishtert nuk e pranojn Muhamedin a.s si i derguar i Zotit
qka osht problem mos ka perfundu profetizmi me Isain a.s a ka naj argument Zoti ka thene qe Isai eshte i derguar i fundit kshtu qe pas tij nuk ka me te derguar ? apo ka ndonje problem tjeter
edhe nese ka mundesi ne pytjet e mija te meparshme edhe ne kete me citu diqka nga Bibla ne te cilen bazohen krishteret se eshte me mir me tregu ne qka bazohen njerzit kur argumentojn ndonje gje
Tani njerezit mund te kene mendimet e tyre personale, qe shpesh besoj jeni dakort edhe ju nuk jane fare te bazuar ne Shkrimet e Shenjta, por ne ndjenjat e tyre kundershtuese. Duke marre parasyshe vetem fene e tyre dhe duke pranuar verberisht se ajo eshte e verteta shume njerez kane krijuar jo vetem konflikte te vogla mes familjesh por edhe nga ato te medha sic shohim sot.

Shpesh eshte e veshtire edhe te bisedosh ne paqe me disa. Ata jane thellesisht te bindur se besimi i tyre eshte me i drejti dhe nuk duan te merren me te tjeret. Sikur ndodhe me tifozet e klubeve te futbollit. Kur nje tifoz sheh ekipen e tij duke luajtur me dike tjeter e mbron me fanatizem edhe sikur te luaje keq ajo. Dhe kur fitojne kundershtaret perseri nuk heq dore, por fillon e thote se i eshte bere me hile ekipes se tij, apo gjyqtari ishte ne anen e kundershtareve duke lene keshtu ne heshtje meritat e ekipes tjeter dhe gabimet e se tijes.
Megjithate per te gjykuar nje ndeshje duhet te jemi te paanshem. Nese e leme trurin skllav te paragjykimeve nuk do te arrijme ta kuptojme kurre te verteten.

Shume veta fene e kane trasheguar nga prinderit dhe e mbrojne me fanatizem pa e studiuar fare ate qe besojne. Por nese na kane lene nje fe prinderit nuk do te thote se ajo medoemos eshte feja e vertete. Apo mos prinderit ishin te persosur. Keshtu qe secili prej nesh kemi pergjegjesine te studiojme mire ate qe besojme, pa paragjykuar te tjeret. Sepse, personalisht me kujtohet kur studioja Biblen me protestantet, isha tip shume paragjykues, studioja shume por me idene per te mbrojtur besimin tim dhe per te share ate te tjeterit. Nje fjale me ka ndryshuar. Dhe kjo nuk kishte te bente me fene por me mua. Nje person me ka thene qe mos u perqendro te vesh besimin perpara Shkrimeve te Shenjta. Kot e lexon Biblen apo Kuranin nese tashme ke vendosur ne do te jesh katolik, mysliman apo dicka tjeter. Duhet te lexojme Librat e SHenjte pa paragjykim, dhe pasta te leme mendjen te lire nga keto fanatizma dhe te marrim vendimin se cfare do te besojme ne jeten tone.

Psh. ju pyesni perse te Krishteret nuk e pranojne Muhamedin si te derguar nga Zoti.

Une per vete kam marre pergjigjen nga Bibla, dhe interesant se sipas parimeve biblike Muhamedi mund te quhet nje person me cilesi te mira. Ai beri c'mundi per te hequr paganizmin dhe formen e korruptuar te krishterizmit pagan ne zonen ku jetonte. Ai u predikoi Perendine (Allahun - forma arabe per Elohim - Perendi) si te vetmin Perendi te vertet.

Per gjerat e tjera nuk merrem sepse pastaj krisin debatet. Por dua te perqendrohem tani tek pjesa e dyte - si i derguar nga Perendia.

Para se te citojme perfundimisht nga Bibla thenie qe e mbyllin kete pyetje dua te ju kujtoj nje gje. Kur Perendia eshte ne anen e nje personi per te drejtuar nje popull dhe per te vene ligje permes tij, e mbeshtet me shenja qe jane ku e ku me te larta se ato te nje magjistari apo tregues fati.

Psh. Patriarket Abrahami, Isaku dhe Jakobi, nuk eshte se krijuan nje fe me vete, ata adhuruan Perendine pa nje ligj te shkruar, por kur Perendia drejtoi vemendjen drejt Izraelit (jo atij te sotem) permes Moisiut dha shume shenja, qe as edhe popujt armiqe perreth nuk i mohonin dot. 10 plaget ne Egjipt u kujtuan dhe ngjallen frike tek kombet e tjera. Perendia hapi detin e kuq dhe i la te kalonin, ne Malin Sinai ju dha ushqim nga qielli dhe uje nga shkembi. Gjate tere kohes derisa u futen ne token e premtuar kishin mbeshtetjen e Perendise, madje, edhe kur e mori komanden Josiu per t'i futur kete popull ne token e Premtuar perseri kisht mbeshtetjen e Perendise.

Pastaj vjen koha e gjykatesve, Bibla tregon se ata qe caktoheshin si te tille mbeshteteshin me shenja dhe mencuri gjykimi si e askujt tjeter, psh. nje nga ta eshte Samsoni.

Pastaj mbreterit ne Izrael dukeshin qarte ata qe kishin mbeshtetjen hyjnore. Davidi, Solomoni, etj. - Ne kohen e Davidit nje profet psh. Datani kishte kuptuar gjerat qe kishin ndodhur ne fshehtesi dhe ishin fshehur nga Davidi, ai ia tha hapur, dhe meqe e kuptoi qe kishte miratimin e Perendise ky profet, Davidi iu bind dhe ndryshoi qendrim. Pastaj ne kohen e Isaise profecite e tij dolen ne detaje te verteta me internimin ne Babiloni. Pastaj kur ishin rober ne Babiloni Perendia e frymezoi Danielin, te shkruante librin e tij qe flet per perfundimin e koheve, deri ne fund te ketij sistemi. Edhe me Danielin Perendia kishte bere shume mrekulli. Ne gropen e luaneve, ne ushqimin pa gjak, ne drejtimin e vendit etj. Pastaj vijme te libri i fundit i Shkrive Hebreje - Malakia.

Nese shikojme fundin e ketij libri kuptojme dicka. Le te shikojme keto vargje:

Malakia 3:1
"Ja, unė po dėrgoj lajmėtarin tim pėr tė pėrgatitur rrugėn para meje. Dhe menjėherė Zoti, qė ju kėrkoni, do tė hyjė nė tempullin e vet, engjėlli i besėlidhjes qė ju kėrkoni me endje, ja, do tė vijė", thotė Zoti i ushtrive."

Malakia 4:5, 6 (vargu i fundit i Dhiates se Vjeter)
"Ja une do t'ju dergoj Elian, profetin, para se te vije dita e madhe dhe e llahtarshme e Zotit. Ai do te beje qe zemra e eterve t'u kthehet bijve dhe zemra e bijve eterve, me qellim qe vendi te mos goditet nga nje shfarosje e plote."


Tani cfare kuptojme nga keto vargje perfundimtare te Dhiates se Re? Patjeter ashtu sic thone edhe ungjijt qe po pritej te vinte Elija dhe sherbetori i beselidhjes.

A erdhen vertet? Kush ishin. Shikojme perseri Shkrimet tani ato te krishtere - ungjijte:

I frymezuar Zakaria (nje prift ne tempull) tha per kete lajmetar te beselidhjes:
Luka 1:68, 69, 72
"Bekuar qoftė Zoti, Perėndia i Izraelit, sepse e ka vizituar dhe e kreu ēlirimin e popullit tė vet; dhe na ngriti njė shpėtim tė pushtetshėm nė shtėpinė e Davidit, shėrbėtorit tė vet, ... pėr tė treguar mėshirė tek etėrit tanė e pėr t`u kujtuar pėr besėlidhjen e tij tė shenjtė,"

Ndersa per Elijan, vete Jezui thote:
Mateu 11:13, 14
"Sepse tė gjithė profetėt dhe ligji kanė profetizuar deri te Gjoni [pagezori]. Dhe, nė daēi ta pranoni, ai ėshtė Elia, qė duhej tė vijė."

Perseri tek
Marku 9:11-13
"Pastaj e pyetėn duke thėnė: "Pėrse skribėt thonė se mė parė duhet tė vijė Elia?"
Dhe ai, duke u pėrgjigjur, u tha atyre: "Elia me tė vėrtetė duhet tė vijė mė parė dhe tė rivendosė ēdo gjė; por, ashtu siē ėshtė shkruar pėr Birin e njeriut, ai duhet tė vuajė shumė gjėra dhe tė pėrēmohet. Por unė po ju them se Elia erdhi dhe me tė bėnė ē`deshėn, ashtu siē ėshtė shkruar pėr tė.""


Keshtu shihet qe pasi kishin perfunduar shkrimet e Beselidhjes se Vjeter (apo shkrimet hebraike) kerkohet te vazhdonje shkrime te tjera me nje profet tjeter - Gjon Pagezorin - Elijan.

Por tani shkojme drejt fundit te Shkrimeve te Krishtere (Beselidhjes se Re), dhe ndalemi ne vargjet e fundit te Zbuleses (apo Apokalipsit)

Zbulesa 22:19-21 (fjalet e fundit te Bibles)
"Unė i deklaroj kujtdo qė dėgjon fjalėt e profecisė sė kėtij libri, se nėse ndokush do t`i shtojė kėtyre gjėrave, Perėndia do tė dėrgojė mbi tė plagėt e pėrshkruara nė kėtė libėr. Dhe nėse dikush heq nga fjalėt e librit tė kėsaj profecie, Perėndia do t`i heqė pjesėn e tij nga libri i jetės nga qyteti i shenjtė, dhe nga gjėrat qė janė pėrshkruar nė kėtė libėr. Ai qė dėshmon pėr kėto gjėra, thotė: "Po, unė vij shpejt. Amen." Po, eja, Zoti Jezus. Hiri i Zotit Jezu Krisht qoftė me ju tė gjithė. Amen."

Keshtu perfundon Bibla, duke lene te kuptohet madje i gjithe kapitulli i fundit i Zbuleses thote qe ajo qe duhej bere, linja e profeteve kishte perfunduar tashme, sepse profetet kishin rolin e tyre derisa erdhi Jezui. Te gjithe kishin profetizuar per te, por tani qe ai kishte ardhur - fjala e fundit i mbetej atij - Ja perse thote qe eshte i pari dhe i fundit. Pra pritet te vije vete Jezui dhe jo ndonje profet.

Keshtu qe nje person qe e bazon besimin e tij plotesisht tek Shkrimet e Shenjta nuk shikon per ardhjen e nje profetit tjeter. Gjithashtu nuk shikon t'i lakoje dhe keqperdor keto shkrime per te aplikuar besimit te tij.

Ka edhe profete te tjere para dhe pas Muhamedit, qe jane quajtur te tille nga shume. Madje edhe ne kohet moderne ka te tille, duke filluar me nje zonje nga Skandinavia dhe pastaj edhe Nostradamusin, pastaj Xhozef Smithin (themeluesin e fese Mormone) dhe ne fund fare me tragjikja, vete personin qe e quan veten Jezu i Nazaretit qe ka ardhur se dyti.

Prandaj per nje te krishter nuk eshte e rendesishme lista e profeteve, dhe as debatimi se pse eshte ashtu apo keshtu. Te krahasojme me nje para falso. Nuk arrine kurre te kuptosh te gjitha parate falso qe jane bere, me e mira eshte te dallosh mire origjinalin - cdo tjeter qe nuk perputhet me te nuk eshte e tille.

Nje gje tjeter per te shtuar, eshte edhe kjo: Te gjithe profetet ne te kaluaren ne Izraelin e lashte, folen per shenjterimin e nje Emri shume te madh, emrin e vetem qe i ka vene vetes Perendia - Jehova - JHVH. Keshtu qe nese ka nga ata qe ia kane nderruar kete emer, nuk jane ne nje mendim me Perendine dhe nuk i takojne atij, perfshire ketu ata qe thone se tashme Perendia ka nje emer tjeter - Jezu Krisht apo Fryme e Shenjte.

C0PT1C
coptic Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė