Shiko Postimin Tek
Vjetėr 17-04-10, 09:27   #103
Anti Hipokrizi
 
Anėtarėsuar: 30-03-10
Postime: 15
Anti Hipokrizi
Gabim Titulli: Kundertheniet Biblike

57. Nė Mateun 10:10, Jezusi i urdhėron dishepujt tė mos marrin me vete as trasta pėr udhė, as dy palė tunika, as sandale as shkop, ndėrsa sipas Markut 6:8-9 i urdhėron qė pėrveē njė shkopi, pėr udhė tė mos marrin as trasta, as bukė, as denar nė brez, por tė mbathin vetėm sandalet dhe tė mos veshin dy palė tunika.

58. Sipas Mateut 11:14, Jezusi thotė se Gjon Pagėzori ėshtė Elia, ndėrsa sipas Gjonit 1:21, Pagėzori pranon se ai nuk ėshtė Elia.

59. Sipas Mateut 15:21, gruaja e kėtij tregimi ėshtė kananease, ndėrsa sipas Markut 7:26 ajo ėshtė greke, me prejardhje sirofenikase.

60. Sipas Mateut 15:39, pasi bėri shumimin e dytė tė bukėve, Jezusi hipi nė barkė dhe u drejtua pėr nė krahinėn e Magdalasė, ndėrsa sipas Markut 8:10 ai shkoi nė krahinėn e Dalmamutės.

61. Sipas Mateut 19:26, Jezusi thotė se pėr Perėndinė ēdo gjė ėshtė e mundur, ndėrsa nė Gjyqtarėve 1:19 Juda, anėn e tė cilit mbante Perėndia, nuk mund t'i dėbojė banorėt e fushės sepse ata kishin qerre tė hekurta.

62. Sipas Mateut 20:20-21, ishte nėna e bijve tė Zebedeut ajo qė iu lut Jezusit qė tė dy bijtė e saj tė uleshin njėri nė tė djathtė e tjetri nė tė majtė, ndėrsa sipas Markut 10:35-37 iu lutėn vetė bijtė e saj. (1)

63. Sipas Mateut 20:30, tė verbėrit e Jerikos ishin dy, ndėrsa sipas Markut 10:46 ai ishte vetėm njė.

64. Sipas Mateut 21:12-16, Jezusi pastroi tempullin para mrekullisė sė fikut tė tharė, ndėrsa sipas Markut 11:12-15, pas mrekullisė sė fikut.

65. Sipas Mateut 21:12-16, Markut 11:12-15, Lukės 19:45-48, pastrimin e tempullit Jezusi e bėri rreth fundit tė misionit tė tij, ndėrsa sipas Gjonit 2:13-21, Jezusi kėtė e bėri nė fillim tė misionit tė tij.

66. Sipas Mateut 26:6, ngjarja ndodhi nė shtėpinė e Simon lebrozit, ndėrsa sipas Gjonit 21:1-8 ajo ndodhi nė shtėpinė e Llazarit.

67. Sipas Mateut 26:57, ata qė arrestuan Jezusin e dėrguan tek Kaifa, kryeprifti aktual, ndėrsa sipas Gjonit 18:13 dhe 24 ata e dėrguan tek Ana, ish-kryeprift, dhe mė pas Ana e dergoi tek Kaifa.

68. Sipas Mateut 26:57-69 dhe sipas Markut 14:53-66, mohimi i Pjetrit ndodhi pasi sinedri e dha dėnimin pėr Jezusin, ndėrsa sipas Lukės 22:54-66 kjo ngjarje ndodhi para se Jezusi tė ēohej pėrpara sinedrit dhe pėrpara se ai ta dėnonte.

69. Sipas Mateut 26:69-73, Pjetrin e pyesin dy shėrbėtore tė ndryshme, sipas Markut 14:66-70 e pyet e njėjta shėrbėtore pėr dy herė rresht, sipas Lukės 22:56-59, Pjetrin e pyet sė pari njė shėrbėtore dhe mė pas dy shėrbėtorė, ndėrsa sipas Gjonit 18:17-26, ajo qė e pyeti e para ishte njė portiere, ndėrsa sė fundi njė nga shėrbėtorėt.

70. Sipas Markut 14:66-67, dhe Lukės 22:55-56, pėr herė tė parė Pjetri e mohon Jezusin kur ishte poshtė nė oborr (greqisht, k'ato en t'e avule) ose nė mes tė oborrit (greqisht, mesos) tė shtėpisė sė kryepriftit Ana, kur ai po ngrihej pranė zjarrit, ndėrsa sipas Gjonit 18:16-17, Pjetri e mohon Jezusin sapo hyri nė oborrin e shtėpisė sė Anės, ndėrkohė qė zjarri po ndizej.

71. Sipas Mateut 27:5 Juda, vdes duke u vetėvarur, ndėrsa sipas Veprave tė Apostujve 1:18 ai vdiq duke rėnė kokėposhte nga njė lartėsi dhe se tė brendshmet e tij i dolėn jashtė.

(1- Mbi hipotezat e ndryshme qė janė bėrė pėr tė pajtuar kėtė kontradiktė ndėrmjet tė cilave edhe ajo e Dėshmitarėve, dhe mosvlefshmėrinė e tyre shih A.Smith, Un Dio mai crocifisso, fq. 61 e mė poshtė.)

72. Sipas Mateut 27:7, ara e poēarit ishte blerė nga krerėt e priftėrinjve, ndėrsa sipas Veprave tė Apostujve 1:18 ajo u ble nga vetė Juda.

73. Sipas Mateut 28:7, pėr shkak se paratė me tė cilat u ble ara ishin ēmim gjaku, ajo arė u quajt "Ara e gjakut", ndėrsa sipas Veprave tė Apostujve ajo u quajt "Ara e gjakut" sepse ajo ishte pėrlyer me gjakun e Judės.

74. Sipas Mateut 27:44, qė tė dy cubat e kryqėzuar sė bashku me Jezusin e fyenin atė, ndėrsa sipas Lukės 23:39-43, vetėm njeri e fyente, ndėrsa ai tjetri e qortoi shokun e tij.

75. Sipas Mateut 27:50-51, pasi Jezusi dha shpirt, veli i tempullit u shqye mė dysh, ndėrsa sipas Lukės 23:44-45, nė fillim u shqye veli i tempullit e pastaj Jezusi dha shpirt.

76. Sipas Mateut 28:1, gratė qė shkuan pėr tė parė varin e Jezusit ishin dy. Sipas Markut 16:1 ishin tre. Sipas Lukės 24:1 mė shumė tre, ndėrsa sipas Gjonit 20:1 ishte vetėm njė grua.

77. Sipas Mateut 28:2, dhe Markut 16:5, grave iu shfaq vetėm njė engjėll, ndėrsa sipas dy Ungjilltarėve tė tjerė, Luka 24:4 dhe Gjoni 20:12 ėngjėjt te vari i Jezusit ishin dy.

78. Mateu 28:2 thotė se ėngjėlli ishte ulur mė tė djathtė tė varrit, Gjoni 20:11 thotė se engjėjt ishin brenda varrit, por njėri qėndronte tek koka ndėrsa tjetri tek kėmbėt e vendit ku qe trupi i Jezusit, ndėrsa Luka nuk thekson nėse ato ishin brėnda apo jashtė varrit.

79. Edhe fjalėt e engjėjve ose tė engjėllit janė me mospajtueshmėri tek tė katėr Ungjilltarėt. Krahaso Mateu 28:5-7, Marku 16:6:7, Luka 24:5-7 dhe Gjoni 20:13.

80. Sipas Markut 2:26, Jezusi thotė se Davidi hyri nė shtėpinė e Perėndisė dhe hėngri nga bukėt e paraqitjes nė kohėn e kryepriftit Abiathar, ndėrsa sipas 1 Samuelit 21:2-7 nė kohėn e kėsaj ndodhie ishte kryeprift Ahimeleku, babai i Abiatharit dhe jo vetė Abiathari (1)


81. Sipas Markut 15:23, Jezusit i dhanė pėr tė pirė verė tė pėrzier mė mirrė, ndėrsa sipas Mateut 27:34 atij i dhanė uthull tė pėrzier me vrer.

82. Sipas Markut 15:25, kur u kryqėzua Jezusi ishte ora e tretė, ndėrsa sipas Gjonit 19:14 ishte ora e gjashtė. (1)

(1-Mbi hipotezėn e Dėshmitarėve si dhe mbi disa hipoteza tė jtera qė janė bėrė pėr tė pajtuar kėtė kontradiktė, shih A.Smith, Un Dio mai... fq.201 e mė poshtė.)

83. Sipas Gjonit 5:31, Jezusi thotė se nėse ai dėshmon pėr vetėn e tij, dėshmia e tij nuk ėshtė e vėrtetė, ndėrsa sipas Gjonit 8:14, ai thotė se nėse dėshmon pėr veten e tij, dėshmia e tij ėshtė e vėrtetė.

84. Sipas Veprave tė Apostujve 7:2, Perėndia iu shfaq Abrahamit kur ky ishte nė Mesopotami, pėrpara se tė banonte nė Haran, ndėrsa sipas Zanafillės 11:31 Abrahami ishte vendosur nė Haran, dhe mė pas (12:1) Perėndia i urdhėron qė tė largohet.

85. Sipas veprave tė Apostujve 7:16, eshtart e Jakobit u varrosėn nė varrin qė Abrahami kishte blerė nga bijtė e Emorit, ati i Sikemit, ndėrsa nė Zanafillėn 50:13 thuhet se Abrahami e bleu atė pėr arė pėr varr nga Efron Hiteu. Nga bijtė e Emorit kishte blerė tokė vetė Jakobi pėr tė ngritur njė altar (Zanafilla 33:18-2O).

86. Sipas Veprave tė Apostujve 9:4-7, Pali ra pėrtokė ndėrsa njerėzit qė udhėtonin me tė ndaluan tė habitur. Sipas Veprave 26:14-18 tė gjithė ranė pėrtokė.

87. Sipas Veprave tė Apostujve 9:7, kur Jezusi iu shfaq Palit, njerėzit qė udhėtonin me tė dėgjuan tingullin e zėrit por nuk panė njeri, ndėrsa sipas Veprave 22:9 thuhet se ata shihnin njė dritė por nuk e dėgjonin zėrin.

88. Veprat e Apostujve 20:22 thonė se i shtyrė nga Fryma, Pali po shkonte nė Jeruzalem, ndėrsa Veprat 21:4 thonė se dishepujt e shtyrė nga Fryma i thonin Palit tė mos shkonte nė Jeruzalem.

89. Sipas Romakėve 3:10, "Nuk ka asnjeri tė drejtė, as edhe njė", ndėrsa sipas Zanafillės 7:1 Noah ishte njeri i drejtė. Sipas Jobit 1:1, Jobi ishte njeri i drejtė, e sipas Lukės 1:6 Zakaria dhe Elizabeta ishin njerėz tė drejtė.

90. Sipas Romakėve 3:28, "Ne,pra, konkludojmė se njeriu ėshtė i shfajėsuar nėpėrmjet besimit pa veprat e ligjit...", ndėrsa nė Jakobin 2:14 dhe 20 lexojmė se "ē'dobi ka, vėllezėr tė mi, nėse dikush thotė se ka besim, por nuk ka vepra? A mund ta shpėtojė atė besimi?" apo
"Po, a dėshiron tė kuptosh, o njeri i kotė, se besimi pa vepra ėshtė i vdekur?"

91. Nė 1 Korintasve 15:5 thuhet se Jezusi pas ringjalljes iu shfaq Kefės dhe pastaj tė dymbėdhjetėve, ndėrsa sipas Mateut 28:16 ai iu shfaq tė njėmbėdhjetėve. Nė tė vėrtetė Apostujt ishin 11 sepse Juda kish vdekur.

92. Sipas Efesianėve 4:8, Perėndia u ka dhėnė dhurata njerėzve, ndėrsa Psalmi 68:18 thotė se Ai u mori dhurata njerėzve.

93. Tek Kolosianėve 2:16,21,2 dhe Titit 1:14 Pali thotė se ato janė urdhėrime njerėzish dhe pėrralla judejsh, tė cilat nuk duhen tė praktikohen, ndėrsa Levitiku 11:1-46 dhe 20:1,22,25,26 thotė se ato janė urdhėrime prej Perėndisė dhe se duhet tė praktikohen patjetėr.

94. Sipas 1 Timoteut 2:6, Jezusi e dha veten si ēmim pėr tė gjithė, ndėrsa tek Fjalėt e Urta 21:18 thuhet se i pabesi do t'i shėrbejė si shpėrblim tė drejtit, ndėrsa i paudhi nė vend tė njerėzve tė drejtė.

95. Nė 1 Timoteun 6:16 Pali thotė se Perėndia qėndron nė njė dritė tė paafrueshme, ndėrsa nė 1 Mbretėrve 8:12 thuhet se Perėndia do tė banojė nė njė re tė dendur. (1)

(1- Pėrkthimi nė italisht i Dėshmitarėve thotė: ..."nė errėsirė tė dendur")

96. Tek Hebrejve 2:7 thuhet se Perėndia e ka krijuar njeriun mė tė vogėl se engjėjt, ndėrsa nė Psalmin 8:5-7 thuhet se njeriu ėshtė krijuar mė i vogėl se Perėndia.

97. Tek Hebrejve 9:19, Pali thotė se Moisiu mori gjak viēash dhe cjepėsh, ndėrsa tek Eksodi 24:5-6 thuhet se ishin therur vetėm dema tė rinj. Mė pas Pali thotė se gjaku ishte pėrzier me ujė, lesh tė kuq dhe hisop, ndėrsa sipas Eksodit 24:6 gjaku ishte i pastėr, i papėrzier. Ai thotė se Moisiu spėrkati me gjak librin dhe popullin, ndėrsa Eksodi 24:6-8 thotė se Moisiu librin ia lexoi popullit, ndėrsa pėr tė spėrkatur me gjak ai spėrkati vetėm popullin.

98. Nė Hebrejve 9:21 Pali thotė se Moisiu spėrkati me gjak edhe tabernakullin dhe tė gjitha orienditė e shėrbesės hyjnore, por nė atė kohė tabernakulli nuk ishte ndėrtuar akoma.

99. Sipas Jakobit 1:13, Perėndia vetė nuk tundon njeri, ndėrsa Zanafilla 22:1 thotė se Perėndia e vuri nė prove Abrahamin.

100. Nė 1 Korinatsve 10:8 thuhet se nė atė ditė vdiqėn 23000 vetė, ndėrsa Numrat 25:9 thonė se vdiqėn 24000.
Anti Hipokrizi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė