Shiko Postimin Tek
Vjetėr 11-11-14, 22:27   #57
petrol
 
Anėtarėsuar: 12-12-11
Postime: 74
petrol i dashurpetrol i dashurpetrol i dashur
Gabim Skėnder Luarasi nė tempullin shilerian

(Vijon)

Petro Luarasi
Skėnder Luarasi nė tempullin shilerian


Dramat nė Prozė (‘’Intrigė e dashuri’’, ‘’Hajdutėt’’, dhe ‘’Pėrbetimi i Fieskos’’)

Dramat e Shilerit ‘’Intrigė e dashuri’’ (1955), ‘’Hajdutėt’’ (1958) dhe ‘’Pėrbetimi i Fieskos’’ (1958) tė shqipėruara nga Skėnder Luarasi janė publikuar mė vete ose tė pėrmbledhura nėn titullin ‘’Dramat nė prozė‘’. Ato janė tė mirėnjohura nė teatėr nga interpretimet virtuoze tė Aleksandėr Moisiut (dramat ‘’Hajdutėt’’ e ‘’Fjesko’’) dhe prej aktorėve tė shquar tė Teatrit Kombėtar ( ‘’Intrigė e dashuri’’ ose ‘’Luiza Miler’’ me regji tė Mihal Luarasit e Drita Agollit)
Thuhet se pėr dramėn ‘’Intrigė e dashuri’’ u pėrdorėn dy emėrtime dhe dy regji nė kohė tė ndryshme (1957 dhe 1979) meqė ‘’kuptimi i komunikimit artistik pėr pjesėt klasike nga ana e Teatrit Kombėtar ėshtė parė mė fort i lidhur me tė kuptuarit e bashkėkohėsisė.’’ Kėshtu anashkalohet faktori konjuktural politik, dėnimi i regjisorit tė shquar Mihal Luarasit. Ai nė pėrfundim tė studimeve nė Hungari si regjisor teatri, realizoi dy punė pėr mbrojtjen e diplomes, dramen e Leon Tolstoit, "Pushteti i Erresires" dhe nė Shqipėri tragjedinė e Shilerit "Intrigė e dashuri" ku interpretuan aktorėt e njohur Naim Frashėri, Loro Kovaēi, Prokop Mima, Sander Prosi, Maria Loloreci etj.
Mihal Luarasi kujton se nė Hungari kishte liri tė madhe nė krijimtari artistike dhe filloi te konturohej brenda tij ndjenja e lirisė sė individit. Edhe "Intrigė e dashuri" ėshtė njė drame, brenda sė cilės ekziston konflikti dhe asnjeri nga protagonistėt e saj, Ferdinandi dhe Luiza, nuk jane tė lirė nė dashurinė e tyre... Drama "Dhelpra dhe rrushtė" dhe "Intrigė e dashuri", ishin dy momente kyce tė aktivitetit tė tij si regjisor, qė sė bashku me ngjarjet mė vonė, ēuan nė mospėlqimin e veprave tė tij nga sistemi dhe partia nė pushtet.

Kėshtu luftėtari antifashisti, atdhetar dhe regjisor i talentuar i kushedi sa shfaqjeve tė suksesshme u dėnua si armik politik pėr 7 vjet nė burgun e Ballshit.

Edhe vetė drama e Shilerit do tė qe dėnuar ‘’me vdekje’’ nga censura por e shpėtoi rastėsia. Sulejman Dibra jep njė fakt interesant. Kur mendohej tė vihej nė skenė tragjedia e Shilerit “Intrigė dhe dashuri ” (me regjisore Drita Agollin) ai me Reshat Arbanėn shkuan pėr ta bindur Xhelil Gjonit, por ai nuk pranoi. Por tė nesėrmen ai erdhi nė Teatrin Kombėtar dhe kėrkoi tė falur sepse kishte lexuar se dikur Enver Hoxha kishte shkruar mirė pėr Shilerin dhe dramėn “Intrigė e dashuri ”.

Aktori Edmond Budina kujton se regjisorja Drita Agolli ka qenė shumė e ashpėr dhe i thoshte: “Ti je fshatar, nuk je princ siē ėshtė Ferdinandi”. Kjo e bėnte tė vuante shumė, sepse punonte edhe pas provave… Pas shfaqjes te reklama e teatrit e priste njė burrė rreth 80 vjeē. Ishte Skėnder Luarasi, pėrkthyesi i “Luiza Miler-it”, ‘’njė nga kollozėt shqiptarė, i cili kishte njė mendje tė ndritur’’. Ai i tha: “Ferdinandi je ti, edhe mė shumė se ai i pari”…Nga ai moment pata miqėsi me tė, mė ka dhėnė librat qė kishte nė shtėpi pėr teatrin…’’ 8. (Valeria Dedaj, Interviste me aktorei Edmond Budina, Shekulli, 10,02, 2014 www.shekulli.com.al/website/index.php?)

Aktorja Yllka Mujo thekson ndikimin qė ka patur Luiza Mileri rol i plotė dhe tepėr dramatik, tek personaliteti i saj dhe formimin si artiste.
‘’Ekziston nje veti e magjishme e rolit …Fillimisht, kėtė
e kam ndjerė shume fuqishem te Luiza Miler. Kur ecja rruges
pas provave, ndieja qė ecja krejt ndryshe, qė mendoja krejt
ndryshe, shumė herė mė tepėr se zakonisht, ngreja sytė nga
qielli, shume herė me tepėr se zakonisht flisja me yjet, ....
Pėrfundimisht, pėr mendimin tim, roli ka te bejė shumė nė
formimin e personalitetit njeri aktor ose aktor njeri.’’ 9.
(Irhan Jubica, Interviste me aktoren Yllka Mujo, 55, 4.5. 2009 http://albanianmovies.blogspot.com/2...1_archive.html)

Yllka Mujo kujton porositė e Sandėr Prosit, mesazhet universale tė Shilerit dhe amanetet e brezave nė skenė:
“Si thoshe ti mjeshtėr i skenės tek interpretoje muzikantin Miler tė Shilerit nė kryeveprėn “Intrigė e dashuri”: “Ju jeni kryeministėr i vendit, por jo zoti i shtėpisė sime”. Dhe bija jote, Luiza Miler (Yllka Mujo) ėshtė bėrė e tillė si e dėshiroje ti Sandėr i shtrenjtė.’’10. (Pėrparim Kabo , Njė letėr pėr fisnikun Aleksandėr Prosi, Gazeta shqiptare, 24 .3.2010, f. 1, 28 – 29)
Emocionet nė interpretimin e dramės ‘’Intrigė e Dashuri’’ tė Shilerit, i kujtojnė me nostalgji shumė personalitete tė teatrit shqiptar, pėr Elida Janushin ‘’Luiza Miler ishte roli qė i ka falur jetė nė teatėr’’. Studjuesi Pėrparim Kabo e cilėson ‘’himnin e dinjitetit tė njeriut’’

Intrigė e Dashuri’’ nė Institutit ''Goethe-Schiller''. Weimar
Botimi i dramės sė Shilerit ‘’Intrigė e Dashuri’’ tė shqipėruar nga Skėnder Luarasi u mirėprit nga lexuesi shqiptar dhe institucionet kulturore. Skėnder Luarasi kujton se nė vjeshtėn e vitit 1955, sekretari i Lidhjes sė Shkrimtarėve Shefqet Musaraj i erdhi pėr vizitė nė shtėpi dhe i kėrkoi njė ekzemplar tė dramės ''Intrigė e Dashuri'' me autograf. Do tė vizitonte Weimarin si pėrfaqėsues i inteligjencies shqiptare dhe do t'ia dhuronte librin Institutit ''Goethe-Schiller''.
Sė andejmi i dėrgoi njė kartolinė me pamje tė dhomės ku punonte Shileri me tryezėn e shkresurinat
Prof. Skėnder Luarasi
Lidhja e Shkrimtarėve
Tiranė
(Albania)
'' Tė fala. Tė kam kujtuar vazhdimisht kėto ditė qė po kaloj nė Weimar''
Shefqet Musaraj
Weimar, 1 tetor 1955

"Kur u kthye nė Tiranė, mė tregoi se me tė hyrė nė Institut i tha drejtorit qė kishte sjellė dramėn ''Intrigė e Dashuri'' nė shqip, t'ia dhuronte bibliotekės. Ai e porositi i entuziazmuar tė vinte tė nesėrmen nė orėn dhjetė. Nė sallėn e festave, dy rreshta shkencėtarėsh tė veshur nė ornat akademike po prisnin pėrfaqėsuesin shqiptar i cili kaloi pėrmes burrash tė mėdhenj nga trupi dhe nga mendja. Libri u vendos nė bibliotekė me ceremoni dhe nderime pėr gjuhėn shqipe e popullin shqiptar qė di tė ēmojė vlerat e kulturės bortėrore.''

Ndėrsa shteti e kultura shqiptare nderohej, vetė shqipėruesi Skėnder Luarasi nuk lejohej tė merrte pjesė nė asnjė aktivitet ndėrkombėtar, as nė Kosovė!

(Vijon)

Dramat nė Prozė (‘’Intrigė e dashuri’’, ‘’Hajdutėt’’, dhe ‘’Pėrbetimi i Fieskos’’)
Imazhet E Bashkangjitura
Tipi Dosjes: jpg Drama ne Proze.jpg (50.1 KiloByte, 0 shikime)
petrol Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė