Shiko Postimin Tek
Vjetėr 11-11-14, 22:42   #58
petrol
 
Anėtarėsuar: 12-12-11
Postime: 74
petrol i dashurpetrol i dashurpetrol i dashur
Gabim Skėnder Luarasi nė tempullin shilerian

(Vijon)

Petro Luarasi
Skėnder Luarasi nė tempullin shilerian


Vepra e Shilerit ‘’Vajza e Orleansit’’, e shqipėruar nga Skėnder Luarasi, u botua nga InfBotues n[ vitin 2007 ndonėse ishte planifikuar tė botohej qė nė vitin 1960 nga Ndėrmarja Shtetėrore e Botimeve, por pėr shkaqe konjukturale u ndalua.
Pėrkthimi sė bashku me parathėnien dhe shėnimet pėrkatėse tė Skėnder Luarasit ''humbėn'' nė redaksi.
Me kėtė rast kujtojmė me mirėnjohje Akademikun Aleks Buda dhe studjuesin Dhori Qiriazi pėr ndihmėn dhe shkrimet perkatėse qe po publikojmė .


Aleks Buda
Shqiperimet e Skender Luarasit.
‘’Vajza e Orleansit’’ - F.Shiler


Te asnjeri nga autorėt e mėdhenj tė letėrsisė klasike gjermane tė gjysmės sė dytė tė shek. XVIII e tė fillimit tė shek. XIX lidhjet me realitetin historik nuk kanė gjetur njė pasqyrim kaq tė drejtpėrdrejtė e njėkohėsisht kaq tė lartė poetik, asnjeri si Shileri nuk ėshtė bėrė shprehės kaq i frymėzuar i detyrave tė mėdha djegėse qė shtronte realiteti i kohės pėr popullin gjerman: luftė kundėr regjimit feudal absolutist qė mbretėronte i pakufizuar ende nė fundin e shek. XVIII, kur ai kishte pėsuar goditje tronditėse nė vendet mė tė pėrparuara tė Evropės, luftė kundėr copėzimit feudal tė trashėguar nga mesjeta qė pengonte bashkimin kombėtar, luftė kundėr obskurantizmit mesjetar qė shtypte e frenonte lirinė e mendimit. Qė nga drama e tij e parė ‘’Cubat’’ mė 1782 e deri nė ‘’Vilhelm Telin’’ mė 1805 ideja e kėsaj lufte e pėrshkon nė mėnyrė konsekuente veprėn e tij. Nė kėtė vazhdė qė vjen duke u ngjitur dallojmė njė etapė tė parė ku lufta kuptohet e paraqitet si njė fenomen subjektiv, si luftė e personalitetit tė shtypur nga ambienti i vjetėr shoqėror-moral. Nuk ka dyshim se edhe prapa kėsaj revolte individuale qėndron - dhe Shileri e sheh - njė konflikt shoqėror i mprehtė. Nuk ėshtė e rastit se nė fund tė kėsaj etape qėndrojnė ngjarjet tronditėse tė revolucionit tė madh borgjez tė Francės. Nė kėtė etapė bien edhe studimet historike tė Shilerit, kushtuar ngjarjeve tė mėdha historike qė pėrfunduan me disa vepra tė mėdha si ‘’Historia e kryengritjes sė Vendeve tė Ulta’’ ku ai u njoh e trajtoi lėvizjet e mėdha masive, luftėn e madhe popullore qė pėrbėn revolucionin e parė borgjez nė Histori.
Nė etapėn e dytė dalin nė radhė tė parė tė veprimtarisė dramatike tė Shilerit konflikte - jo mė nė plan individual - por ēaste krizash tė mėdha historike, konflikte historike absolutisht tė domosdoshme, qė shpėrthejnė lėvizje masive luftash me karakter ēlirimtar e gjejnė mishėrimin e tyre nė disa figura tė mėdha heronjsh popullorė si Vajza e Orleansit, Vilhelm Teli etj.
Njihet qėndrimi mėdyshės qė mbajti Shileri ndaj revolucionit borgjez francez nė fazėn e zhvillimit tė tij mė tė ashpėr. Nė Gjermaninė e prapambetur, nė zhvillim dhe me aq mbeturina feudale, si ai dhe tė tjerė bashkėkohės tė tij, nuk mund tė arrinin nė njė kuptim teorik revolucionar. Shileri nė filozofinė e tij mendonte se vetėm me anė tė ‘’edukimit estetik’’, dmth me anė tė arėsimit, mund tė arrihej liria aq e shtrenjtė pėr tė. Porse nė krijimtarinė e tij dramaturgjike ai shkoi shumė mė pėrpara e mė larg nga ē’shkonin konceptet e tij filozofike. I mbėshtetur mbi studimet e tij historike e nėn ndikimin pozitiv tė lėvizjeve tė mėdha popullore ai krijoi nė vitet 1801-1805 dy vepra qė kanė jo vetėm si sfond, por dhe si pėrmbajtje kryesore, luftėn ēlirimtare tė masave popullore : ‘’Vajzėn e Orleansit’’ dhe ‘’Vilhelm Tellin’’. Kėtu s’ishte fjala pėr njė lėndė nga antikiteti i largėt si te ‘’Nusja e Mesinės’’. Nė njė kohė kur pėr Gjermaninė ēėshtje djegėse ishte problemi i bashkimit kombėtar dhe i luftės pėr pavarėsi kundėr invazionit tė huaj kėrcėnues - siē qe nė periudhėn e luftrave kundėr Napoleonit - dhe mendjet mė pėrparimtare si forcė tė vetme qė mund t’i bėnte ballė kėsaj detyre shihnin masat popullore e jo mė shtetin e kalbur prusian - nė kėtė kohė, lufta e popullit francez kundėr invazionit anglez nė shek.XV, e mishėruar nė figurėn e vajzės fshatare, kishte pėr t’u thėnė shumė gjermanėve bashkėkohės e ka pėr t’u thėnė ende sot pasardhėsve, e jo vetėm pasardhėsve gjermanė - po ashtu si figura e fshatarit zviceran W.Tell - nė sajė tė gjenisė krijuese poetike tė Shilerit. Ashtu siē nuk ėshtė e rastit qė Shileri ka zgjedhur si figurė qėndrore njė vajzė fshatare, ashtu nuk ėshtė e rastit edhe qė gjuha poetike e autorit i pėrshtatet realitetit shoqėror-historik tė ambientit ku zhvillohen ngjarjet. Kėtu e ka rrėnjėn ai element biblik-fantastik-fetar qė bashkėjeton me konceptin thellėsisht realist historik mbi tė cilin mbėshtetet vepra. E kemi fjalėn pėr atė zėrin ‘’e mbinatyrshėm’’ qė vajza thotė se e shtyn tė veprojė e tė ndėrmarrė atė vepėr tė madhe, ku kishte dėshtuar klasa sundonjėse feudale e Francės. Ėshtė e natyrshme, e nuk mund tė ishte ndryshe, qė zėri i ndėrgjegjes popullore flet nėpėrmes vajzės fshatare. Nuk mund tė shprehej nė gjuhėn e vet klasore tė pastėr. Ai do tė merrte natyrisht atė ngjyrė paragjykimesh fetare, atė ngjyrė figurash konceptesh biblike qė pėrbėnin bukėn e pėrditėshme tė fshatarėve tė varfėr, tė mbuluar nga errėsira e padija, tė rritur nė njė botė ėndrrash qė ia kishin dhėnė si ushqim kleri, njė botė ėndrrash nė tė cilėn ata besonin si nė njė realitet. Dhe pikėrisht qe bindja e thellė e masave popullore pėr nevojėn e luftės. Marrja hua e ngjyrės fetare, karakterizon forcėn e saj, ėshtė dashuri e karakterit tė saj thellėsisht popullor. Nė kėtė bashkėjetim elementesh realisto-popullore dhe biblike-letrare nuk pasqyrohet ndonjė kontradiktė qė ka pėrshkuar autori, por njė kontradiktė qė pėrshkon sė thelli realitetin historik: nė shek. XV fshatari francez as nuk mund tė mendonte e vepronte ndryshe, as fshatari gjerman nė shek. XVI, qė u nisėn nė luftė kundėr anglezėve ose kundėr feudalėve gjermanė me parrulla e shprehje tė marra hua nga bota biblike. Nga logjika e kėtij realiteti nuk ka dashur tė largohet as G.B.Shaw, me gjithė sarkazmin e tij antimetafizik kur shprehet se ‘’zėri i brendshėm’’ qė shtyn vajzėn fshatare nė dramėn e tij me tė njėjtin subjekt, ėshtė njė realitet i natyrshėm e i kuptueshėm. Ėshtė merita e Shilerit qė ai ka ditur e ka mundur tė bėjė qė nėpėrmes kėsaj gjuhe figurash e frazash biblike tė shkėlqejė ndjenja e thellė, instinktive e genuine e patriotizmit popullor qė rron nė fshatarėt e shprehet nga goja e njė pėrfaqėsuesi tė tyre, tė vajzės, qė aq me vetmohim, po edhe me vetėbesim instiktiv tė njeriut tė popullit, i shėrben popullit tė vet, pa lėkundje, deri nė ēastin e fundit.
Gjuha me tė cilėn flet njė fshatar i ditėve tona, i ambientit tonė shoqėror, ėshtė natyrisht krejt ndryshe; por nė pėrmbajtjen e vet gjuha poetike e veprės sė Shilerit ka elemente qė i flasin thellė edhe sė sotmes sonė.

Aleks Buda

(Vijon)
Imazhet E Bashkangjitura
Tipi Dosjes: jpg Vajza e Orleansit, Don Karlos.jpg (65.4 KiloByte, 0 shikime)
petrol Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė