Shiko Postimin Tek
Vjetėr 27-01-13, 16:03   #98
Sulltan-Alim
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Re: Zhgarravinat e mia

Mė vret ndėrgjegjja!

Kush tha se nė kėtė natė tė kthjellėt acari nė shpirtė duhet t`i rikujtoj ca nga grimcat e kujtimit, ca nga copėzat e letrave tė shkruara dikur; kush tha se duhet vėnė mbi kėtė pėlhurė dhe, atė bile me shkrim dore?

Nuk ėshtė e thėnė se patjetėr duhet t`ia shijosh buzėt pėr t`a ndjerė rrahjen nė gjoks dhe ligėshtimin e gjunjėve; eh, sa do doja sante tė binte nje shi. Njė shi si atėherė kur as streha nuk kryente punė mė.Tė kujtohet? Kur lotėt e syve nga malli pėr takim na i mernin me vete pikat e shiut,..! Ama vėrtetė se di, si nuk bie sante njė shi i madh rrebeshi vėrshues e tė mė merte si njė drithmė thupre nė kėtė Lum tė pakthim drejt fundit diku; diku largė ku ska njeri.

Eh po, po de po, vec t`a dish sa do e doja kėtė shi, flisja nė vete me gjysmėn time.

Ajo tashmė vajti pėrtej Dielli, derisa unė shkarravisja nė kėtė pėlhurė tė parėndomtė. Frymėmarja e saj e lehtė mi shtangonte duart, shkronjat, se di pse. Kishte ikur diku thellė ėndrrave tė pafajshme flokėndara me shnollė mėngjeseve tė Stinės rinore, ndonėse isha mjaft i kujdesshėm madje edhe nė frymėmarjet e mia derisa po e hidhja kėtė Vrerė kėtu.

Unė e dija se senzibiliteti i saj kalonte cdo norme ndjesie, nė momentin kur shkruaja me shkrim dore. Kisha kujdes ngaqė po tė rridhte ndonjė nga vargjet e shkruara me rrėmbim ajo do zgjoheshte me brengėn se kisha njė hall. Aq e ndieshme ishte Qenja e saj, po edhe aq e pėrsorur.

Mė vret ndėrgjegjja ngaqė nuk kisha arritur t`i ofroja kujdesin qė meritonte. Sa afėr tė kam, sa afėr tė ndjej, sa nga afėr tė shikoj, me gėrshetin tėnd nė duar mendoj; mbase thellė, shumė thellė mė godiste modestia, njerėzia, madhėshtia e saj.
  Pėrgjigju Me Kuotė