Tema: Ilirida
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 25-01-12, 17:47   #2
achiles
 
Avatari i achiles
 
Anėtarėsuar: 03-07-11
Postime: 274
achiles i pazėvėndėsueshėmachiles i pazėvėndėsueshėmachiles i pazėvėndėsueshėmachiles i pazėvėndėsueshėmachiles i pazėvėndėsueshėmachiles i pazėvėndėsueshėmachiles i pazėvėndėsueshėmachiles i pazėvėndėsueshėmachiles i pazėvėndėsueshėmachiles i pazėvėndėsueshėmachiles i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ilirida

Shqiptaret ortodoks te asimiluar dhe te harruar ne Maqedoni


Shqiptarėt ortodoks nė Maqedoni janė njė komunitet qė nuk njihet zyrtarisht edhe pse ata janė realitet dhe realiteti rreth tyre ėshtė njė ēėshtje e heshtur. Janė nė numėr tė vogėl apo simbolik ata qė deklarohen se janė shqiptarė, mirėpo me fe ortodokse. Branko Manolovski ėshtė shqiptari ortodoks, njė patriot dhe atdhetar qė pėr agjencinė e lajmeve INA rrėfen historinė dhe tė vėrtetėn e sotme pėr ortodoksėt, rrėnjėt dhe shuarja e tyre. Fshatrat e Rekės sė Gostivarit janė zonat e populluara dikur me shumicė popullėsi shqiptare me fe ortodokse, por edhe vendbanime nė pjesėn juglindore tė Maqedonisė.

Manolovski bėn tė ditur se pas pushimit serb nga viti 1913 filloi edhe asimilimi dhe presioni ndaj shqiptarėve ortodoks tė kėtyre trevave pėr tė ndryshuar mbiemrat e tyre.

”Familjes sonė iu imponua mbiemri Tanasheviq, kurse familjes se katėr vėllezėrve tė Josif Bagerit, - Simonit, Todorit, Mihailit dhe Manailit, - qė jetonin po nė kėto hapėsira, iu imponua mbiemri Jovanoviq, meqė Babai i Josifit dhe i vėllezėrve tė tij quhej Jovan, i biri i Nikollės. Mbiemrin Tanasheviq u detyrua ta mbaj edhe djali i Dhimitrit, gjegjėsisht Babai im, Manojli, i cili lindi nė vitin 1903 dhe rrojti deri nė vitin 1983”, thekson pėr agjencinė INA, Manolovski.

Sipas tij, janė akademikė, personalitete tė mirėnjohura tė fushave tė ndryshme tė politikės, letėrsisė, artit dhe fushave tė tjera qė janė shqiptarė ortodoks, mirėpo ata deklarohen publikisht se janė maqedonas.

Ish Kryetari i Akademisė se Shkencave tė Maqedonisė, Mateja Matevski ėshtė shqiptarė. ”Akademiku i shquari Matevski vazhdon tė heshtė se prindėrit e tij ishin shqiptarė. Do tė bėnte gjynah nėse do tė thoshte se ata ishin tjetėr soj. Kisha njė shok timin tė ngushtė nė shkollėn 8-vjeēare nė Gostivar. Me te flija nė tė njėjtėn dhomė nė konvikt. Emrin e ka Gligor Jovanovski, i cili tani ėshtė anėtar i Akademisė se Shkencave tė RM-sė. I njihja prindėrit e tij – qė tė dy shqiptarė. Dhe vetėm para 6 vitesh mėsova se ky shoku im ėshtė stėrnip i Josif Bagerit, pra, djali i Isaisė ishte djal i Manojlit, e ai ishte vėllai i Josifit”, nėnvizon Manolovski.

Historianėt dhe gjeografėt shqiptarė nė Maqedoni nuk meren akoma me studimin e detajuar tė origjinės dhe shpėrndarjes sė shqiptarėve ortodoks. Rėnia e martesave midis familjeve ortodokse shqiptare, migrimi i brendshėm dhe zonat e izoluara kanė bėrė shumė familje tė shpėrngulen nė qendra tė mėdha dhe tė asimilohen brez pas brezi. Njė pjesė e kėtyre familjeve kanė qenė tė detyruar qė tė ndryshojnė identitetin e tyre kombėtar nga presionet e regjimeve nė tė kaluarėn.

Njė nga emrat e dalluar gjatė historisė nga shqiptarėt ortodoks ėshtė Josif Bageri, i lindur nė Nistrovė tė Rekės, nė vitin 1870, nė njė familje e shquar pėr atdhedashurinė e saj, por i njohur si njė nga atdhetarėt dhe intelektualėt e dalluar shqiptarė tė periudhės sė Rilindjes Kombėtare. Pėr herė tė parė nė Shkup sė shpejti pritet tė ngritet busti i tij nė pjesėn qendrore tė kryeqendrės. (N.P/INA)

http://www.shqiperia.com/lajme/lajm/...ar-ne-Maqedoni





achiles Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė