Antonio Canova 1757-1822 Helen of Troy
Por, ka edhe mė...
...qylafi, qeleshja apo plisi (si i thonė shqiptarėt e Kosovės) nuk ėshtė tipar dallues vetėm i veshjes sė meshkujve. Ai ėshtė mbajtur edhe nga femrat. Nė rastin e kapelės frigase ėshtė evidente kjo gjė, por edhe qeleshja e mirėfilltė shfaqet nė dy buste tė Helenės sė Trojės. Kėsaj i bėjnė lidhje me lindjen e Helenės prej Zeusit tė shndėrruar nė mjellmė dhe Ledės sė bukur. Nga ky bashkim lindėn katėr binjakė: dy meshkuj e dy femra- Kastori dhe Polluksi (njihen edhe si Dioskurėt) dhe Helena e Klitemnestra. Shenja e qeleshes ne kokėn e dy binjakėve meshkuj dhe tė Helenės ėshtė tipari i tyre hyjnor, prejardhja e tyre nga Zeusi - ky ėshtė shpjegimi i bėrė zakonisht, duke qenė se binjakėt lindėn nga dy vezė. Qeleshja kėsisoj ėshtė simboli i lėvozhgės sė vezės, pėr tė bėrė tė ditur prejardhjen e tyre tė pazakontė e hyjnore.
Personalisht mendoj se ky shpjegim ėshtė disi i pjesshėm dhe duhet plotėsuar pasi prejardhja e simbolit, pasi siē kemi parė qeleshja ėshtė veshje dalluese edhe pėr Odisenė edhe pėr Hefestin. Mendoj qė ka lidhje me origjinėn hyjnore tė pellazgėve, mitin pellazgjik tė krijimit tė Universit etj, dhe nuk ėshtė i kufizuar vetėm te lindja e binjakėve. Por ajo qė mė bėn pėrshtypje ėshtė edhe fakti qė nė faqen e brendshme tė veprės sė njohur Illyrici Sacri tė Daniele Farlato, Iliria simbolizohet nga njė femėr e cila mban nė kokė njė Qylaf, me thumbin klasik qė ka edhe qylafi lab. Sidoqoftė, qeleshja shqiptare ėshtė njė shenjė dalluese e trashėgimisė kulturore antike pellagjike qė shqiptarėt e kanė ruajtur mė njė besnikėri tė habitshme.
Ndėr tė tjera ka edhe diēka qė bėn lidhjen Leda pellazgjike dhe Zeus me vazhdimėsinė besnike tė ndjekjes sė traditės amtare pellazgjike. Bėhet fjalė pėr vulėn sekrete tė Skėnderbeut e cila ka si simbol tė gdhendur Ledėn.