Shiko Postimin Tek
Vjetėr 01-12-05, 02:20   #21
munti
 
Avatari i munti
 
Anėtarėsuar: 18-04-05
Postime: 493
munti e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek munti
Gabim





Qemajl Morina



A PO I KTHEHEN SHQIPTARĖT FESĖ?

"Ēdo njeri besėn e ka pėr vete tė tij dhe askush s'ka tė drejtė tė shtrėngojė tjetrin pėr tė besuar gjė e pėr tė bėrė njė punė tė besės me pahir ". Sami Frashėri

Paraqitja e shkrimtarit tonė tė mirėnjohur Ismail Kadare nė njė program nė Radiotelevizionin e Kosovės, ku ai u prononcua pėr rolin pozitiv tė fesė nė shqoėrinė shqiptare, ishe njė surprizė e kėndshme. Nė veēanti ishin tė mirėpritura fjalėt e tij pėr rolin e fesė islame, si fe e pjesės dėrrmuese tė popullit shqiptar.

Kjo deklaratė e Ismail Kadaresė mė gėzoi pėr dy arsye:

E para: ishte hera e parė qė Kadare prononcohej haptazi pėr rolin pozitiv tė fesė nė shoqėrinė shqiptare;

E dyta: ishte hera e parė qė ai prononcohej pozitivisht pėr Islamin, si fe e shumicės dėrrmuese tė popullit shqiptar.

Ky evoluim i mendimit tė Ismail Kadaresė mė gėzoi pa masė, sepse nė kėta dhjetė vjetėt e fundit nė tė gjitha prononcimet e tij ai e kishte atakuar nė mėnyrė shumė tė rėndė dhe pa tė drejtė Islamin, duke cenuar ndjenjat e shumicės dėrrmuese tė bashkėkombasve tė tij. Deklaratat e tij tė mėhershme rreth Islamit ishin plotėsisht nė kundėrshtim me vizionin e tij tė gjerė ndaj botės, si njė shkrimtar dhe intelektual, veprat e tė cilit janė pėrkthyer nė disa gjuhė tė botės. Nė anėn tjetėr, ai me ndjenjėn e tij prej shkrimtari, do tė duhej t'i kuptonte kėto gjėra shumė mė mirė se njerėzit e tjerė tė rėndomtė. Besimet fetare vijnė nga lashtėsia dhe janė tė parat pėr njohjen e botės shpirtėrore tė njeriut dhe administrimit tė saj. Besimi i sjell njeriut qetėsinė, i zvogėlon streset, tenton ta pajtojė me realitetin, sado i hidhur qoftė ai, i ushqen shpresėn pėr diēka mė tė mirė, e largon nga hakmarrja, i forcon mbi tė gjitha ndjenjėn e drejtėsisė, duke i goditur egoizmin, burimin e tė gjitha tė kėqijave sociale. Besimi fetar ndihmon shkrimtarin dhe poetin pėr tė depėrtuar nė pjesėn mė tė ndjeshme tė njeriut, qė janė shpirti dhe ndjenjat e tij tė brendshme.

Prof. Hasan Hanefi, filozof dhe socilog i njohur i Universitetit tė Kajros, nė njė intervistė dhėnė Massimo Kampaninit, botuar nė revistėn "Islam"[1], numėr 39 (1992), mendon se fetė janė dukuri shumė komplekse dhe ėshtė e pamundur tė japėsh pėr to njė pėrkufizim pa ekuivoke. Besimet nė vetvete nuk janė as mendime, as ideologji. Do tė ishte mė e drejtė tė prėdornim njė shprehje qė vjen nga filozofia greke, "ato janė njė lloj mushkėrie qė gjendet kudo". Pra, pak a shumė tė besuarit ėshtė njė parim universal, qė pėrfaqėson diēka tė vetvetishme tek njeriu, pse jo edhe gjenetike. Fakti qė ai shfaqet edhe te fiset primitive, formulohet, instrumentalizohet, do tė thotė se ka diēka tė ngjashme me tė gjithė individėt e njė bashkėsie. Kėshtu, mund tė themi qė ekziston njė besim "i natyrshėm", i zakonshėm pėr tė gjithė njerėzit, siē thotė Pejgamberi a.s., "ēdo njeri lind me besim tė natyrshėm". Janė prindėrit qė e bėjnė atė hebre, kristian, budist etj. Megjithatė, shumė studiues tė tė gjitha epokave, midis tyre edhe muslimanė, kanė tentuar ta shpjegojnė fenė me ēelės filozofik. Filozofia mund tė ndėrtojė horizontin teorik, nė tė cilin feja gjen vetėndodhjen, por marrėdhėniet midis tyre u ngjajnė marrėdhėnieve midis veshjes fizike tė trupit dhe shpirtit.

Shpirti e drejton, vė nė lėvizje trupin. Nė tė njėjtėn mėnyrė besimi inspiron filozofinė dhe i jep asaj (fesė) njė kuadrant logjik e racional (ekzistencės sė saj).

Megjithėse shoqėria shqiptare pėrjetoi golgotėn e sistemit komunist ndėr mė tė egrit, hulumtimet dhe anketat qė janė bėrė nė kėtė dhjetėvjetshin e fundit, tregojnė pėr njė evoluim pozitiv tė besimit fetar.

Sipas njė studimi tė zhvilluar mė 1994 nga dy universitete nė Tiranė, tri tė katėrtat e studentėve tė intervistuar u pėrgjigjėn se besojnė Zotin, sa kohė qė vetėm njė e katėrta e profesorėve tė intervistuar pohonte tė jenė besimtarė.[2]

Kėtė trend tė ovoluimit tė besimit e vėrteton edhe njė studim i bėrė nga disa pedagogė tė Fakultetit tė Shkencave Sociale pėr problemet e fesė dhe vlerave nė shoqėrinė shqiptare. Janė grumbulluar disa fakte mjaft domėthėnėse pėr nivelin e besimit fetar nė Shqipėri, nė varėsi tė disa komponentėve socialė, qė do tė prezantohen mė poshtė.[3]

Tė pyetur se sa e rėndėsishme ėshtė feja pėr ta.

- 33.8% e tė anketuarve janė pėrgjigjur se fenė e konsiderojnė si shumė tė rėndėsishme,

- 41.9% si mjaft tė rėndėsishme,

- 16.4% si pak tė rėndėsishme,

- 7.2 % si aspak tė rėndėsishme.

Pra, mė shumė se 75% e shqiptarėve besojnė se feja ėshtė shumė e rėndėsishme, dhe vetėm 25% e tyre e konsiderojnė si tė parėndėsishme ose pak tė rėndėsishme.

Gjithnjė nė varėsi tė pyetjes sė parė, ėshtė edhe pyetja nėse shqiptarėt e pėrjetojnė fenė si diēka qė u jep forcė dhe qetėsi shpirtėrore. Pėr kėtė kemi kėto rezultate:

- 76% pėrgjigjen pozitivisht.

- 14% pėrgjigjen negativisht.

- Tė tjerėt nuk e dinė.

- Tė pyetur lidhur me besimin qė kanė ndaj institucioneve fetare, ata pėrgjigjen:

- 37.7% se kanė shumė besim te institucionet fetare.

- 41.2% kanė besim tė madh.

- 14.6% kanė pak besim.

- 5.2% nuk e dinė.

Kuptohet se ky nivel i lartė i besimit tek feja dhe tek institucionet, ka disa shpjegime. Njė rol tė rėndėsishėm luajnė faktorėt socialė. Pra, kėtu mund tė ketė edhe njė interpretim tjetėr, atė qė persekutimi i gjatė i fesė dhe i institucioneve gjatė regjimit komunist, ka ēuar nė forcimin e besimit .

Toleranca fetare tek shqiptarėt

Njė nga pikat kyēe tė historisė sonė kombėtare qė kėrkon njė shpjegim mė tė plotė si nė rrafshin filozofik, politik e shoqėror, ėshtė bashkėjetesa e gjatė paqėsore midis tri feve kryesore nė trojet shqiptare, - e katolicizmit, ortodoksizmit dhe islamizmit.[4] Deri tani kanė zotėruar ide tė ndryshme dhe shpesh kontradiktore pėr proselitizimin shqiptar, qoftė nga autorė shqiptarė ose tė huaj. Hipoteza e atyre qė thonė se ndjenjat fetare tė shqiptarėve kanė qenė tė sipėrfaqėsishme, jo tė ngulitura thellė, prandaj ata e kanė ndėrruar besimin sipas rrethanave historike dhe kushteve administrative, duke rėnė nė njėfarė kompromisi pėr tė harmonizuar nevojat shpirtėrore me nevojat e rėndomta materiale, njė hipotezė qė e veēon popullin shqiptar nga popujt e tjerė, ėshtė e diskutueshme nė mos e dyshimtė, sepse shqiptarėt gjatė historisė sė tyre shekullore gjithmonė kanė pasur hyjnitė e tyre, tė cilat i kanė adhuruar e nderuar. "Vendet e mira" ose tė shenjta, tė trashėguara qė nga epoka e paganizmit, si dhe tempujt dhe faltoret e trojeve tona me njė lashtėsi tė admirueshme shumėshekullore, dėshmojnė tė kundėrtėn e kėsaj hipoteze.

Duket se disa studiues ngatėrrojnė me qėllim fanatizmin fetar me adhurimin e devotshėm shpirtėror, ndjenjė e cila shqiptarit nuk i ka munguar kurrė. Kėtė mė sė miri e argumentojnė tė dhėnat e pėrmendura mė lart. Edhe pas afėr pesėdhjetė vjetėsh propagande ateiste nga regjimi komunist, edhe pas njėzet e katėr vjetėsh shtypjeje tė ēdo ndjenje fetare e ndalimit me ligj tė shėrbimit tė kultit e tė njė ateizmi tė detyruar, ndjenjat fetare tė shqiptarėve jo vetėm nuk u shuan, por gjallėruan nė format mė tė ndryshme, derisa u ringjallėn me njė forcė akoma mė tė madhe duke u bėrė promotore pėr proceset demokratike tė viteve 90.[5]

Mund tė thuhet se tipari themelor i tri besimeve kryesore tė shqiptarėve ka qenė toleranca, mirėkuptimi dhe bashkėjetesa paqėsore, si midis feve, ashtu edhe midis sekteve tė tyre. Kėto e kanė burimin tek ndjenja demokratike e shqiptarėve, tė cilėt nė mėnyrė tė vetėdijshme ose intuitive gjithmonė kanė ditur tė bėjnė dallimin se ata i pėrkasin njė kombi, kanė lidhje gjaku e farefisnie, kanė njė gjuhė, zakone e tradita tė pėrbashkėta dhe besimin fetar e kanė konsideruar si njė tė drejtė qė i pėrket gjithsecilit ta zgjedhė sipas dėshirės sė tij. Kėsisoj toleranca fetare u bė pjesė e pandarė e botėkuptimit shqiptar, duke fituar vlerat e normave morale e qytetare qysh kur duhet nė histori shteti i Arbrit, ashtu edhe mė vonė kur u hodhėn themelet ideore tė Shtetit modern shqiptar nga Rilindasit tanė.[6]

Nė shekullin njėzet e njė, grupimet fetare shqiptare do tė ushtrojnė njė rol mjaft tė rėndėsishėm nė formimin e ndėrgjegjes kombėtare, duke kontribuar nė moralin dhe vlerat etike tė qytetarėve tė saj, duke pėrfituar nga rigjallėrimi fetar aktual. Prijėsit tanė fetarė nė kėtė drejtim duhet tė luajnė njė rol vendimtar, duke kultivuar tek njerėzit ndjenjėn e urtėsisė, tė drejtėsisė, tolerancės, vėllazėrimit dhe dashurisė pėr etikėn qė pėrputhet me traditėn tonė.

Jemi dėshmitarė tė njė fushate me pėrmasa tė gjera ndėrkombėtare qė zhvillohet kundėr Islamit dhe muslimanėve, por nė emėr tė esktremizmit islam. Pjesė e kėsaj fushate jemi edhe ne shqiptarėt, ndonėse i pėrkasim me shumicė kėtij besimi. Pėr kėtė arsye kėrkohet njė mobilizim i pėrgjithshėm pėr tė vėrtetuar se as Islami dhe as muslimanėt nuk kanė tė bėjnė asgjė me ekstremizmin dhe ekstremistėt. Ekstremizėm dhe ekstremistė ka nė ēdo fe dhe nė ēdo ideologji. Mirėpo, askujt nuk i shkon mendja qė atė atribut t'ia mveshė fesė sė cilės ata i pėrkasin; pėrjashtim i vetėm ėshtė Islami! Shekulli njėzet e njė do tė jetė shekulli i konkurrencave tė mėdha nė tė gjitha fushat dhe tek tė gjithė popujt, bile edhe nė mes popujve qė konsiderohen aleatė tė ngushtė. Prandaj, edhe nė fushėn e besimit ka konkurrencė. Do tė fitojė ai qė do t'u pėrshtatet mė mirė me tė ardhmen nė kushtet e kėmbimit tė lirė tė ideve. Kjo konkurrencė, sa i pėrket aspektit islam, duhet tė pėrqendrohet nė pėrparėsitė e vlerave qė shquajnė Islamin dhe tė mirat qė vijnė prej tij, nėse pėrfillim parimet e tij nė jetėn tonė tė pėrditshme pėr ne dhe pėr brezat e ardhshėm, e jo duke i sharė besimet e tė tjerėve apo duke u shpallur luftė armiqve tė All-llahut. Islami ėshtė besim yni i kultivuar pėr shekuj, prandaj ėshtė obligim yni ta shfrytėzojmė atė nė dobi tė kombit dhe tė mbarė njerėzimit.

S'ka ndėrgjegje kombėtare pa besim tė denjė nė Zotin. Feja ėshtė njė nga elementet e saj tė domosdoshme. Mendja vė nė lėvizje lėndėn. Feja ėshtė organizatore e madhe. Besimi ka fuqi tė pallogaritshme organizuese, ai frymėzon ndjenjėn e sakrificės.

Pėr tė arritur kėtė, nga tė gjithė ne lypset punė dhe angazhim, ashtu siē na urdhėron Kur'ani famėlartė: "Dhe thuaj punoni, sepse All-llahu do ta shohė punėn tuaj, i Dėguari i Tij dhe besimtarėt". (9:105)



[1] Refleksione nė Islam, Tiranė 1992, f. 3

[2] Adem Tomo, "Attitudes towards religion and the religious motivitaions of students and intelectuals". Appering in the first volume of "Social-Pedagogical reflections", botuar nga njė grup autorėsh nė Tetovė, Maqedoni, (1996), 15-22

[3] Prof. Ascc. Edlira Haxhiymeri: Feja dhe problemet sociale nė shoqėrinė shqiptare nė transicion, "Edukata Islame", nr. 70, Prishtinė, f. 135-140

[4] Dino Asanaj: Shekulli 21 Mendime dhe opinione, New York, 1996, f. 189

[5] Po aty f. 189

[6] Po aty f. 190
__________________
--------------------------------------------
\"I sinqerte eshte ai i cili i fsheh veprat e veta te mira ashtu siē i fsheh veprat e veta tė keqija\"
Jakup a.s.
---------------------------------------------
munti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė