Tema: Vdekja!
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 12-11-08, 22:59   #9
ideologu
Banned
 
Anėtarėsuar: 24-03-08
Postime: 87
ideologu
Gabim Titulli: Vdekja!

Tė lindurit, Jeta dhe Vdekja!
Mjaft logjikshėm, nė tė parė!
Por trajtimi metodik, pak mė i komplikuar sidoqoftė!
Ne nuk ishim ata tė cilėt ndikuam nė shkaktimin e as njėrės, as tė dytės, e pėrfundimisht nuk mundemi tė ndikojmė as nė veprimin e sė tretės! Kėto dukuri janė krejtėsisht jasht mundėsive tona tė involvimit tė cfarėdokofshėm. Mirėpo mėnyra e konkludimit logjik rreth natyrės probabile tė dukurive tė cekura, ekziston qartėsisht e eksponuar nė horizont! E tėrė kjo mund tė sqarohet thjesht me prezencėn apo ekzistimin e Krijuesit!
Rrespektivisht me esencėn e natyrės dhe tė karakterit tė tij funksionues. Meqė tashmė Ai ekziston, a ėshtė Ai i drejtė nė raport me njerėzit apo ėshtė krejtėsisht tiran dhe i pamėshirė?! Cila tezė korrespondon kėtu?! Si ėshtė e krijuar Bota?! A pėr ndėshkim apo pėr jetesė?! Apo ndoshta pėr eksperimentim, a sprovė, e testim!
Pas shqyrtimit tė njėpasnjėshėm tė tė gjitha supozimeve e hipotezave nė atė lėmi, patjetėr ndonjėherė njeriu arrin deri tek pėrfundimi i dėshiruar! E ai sa mė pėrket mua, indikon se Vdekja nuk ka statut mė tė rėndėsishėm se dukuritė tjera nė fjalė, dhe se ajo nė asnjė mėnyrė nuk meriton aq shumė rrespekt tė panevojshėm sa ne i kushtojmė sot!
Jemi tė lindur, jetojmė, dhe vdesim, dhe asgjė ekstraordinare me atė rend tė imponuar e tė vazhdimshėm! Edhe pas Vdekjes pėr kėndė ėshtė paramenduar paraprakisht, do tė ketė jetė, pėr kėnd jo, nuk do tė ketė! Ne mbi ate me saktėsi e konkretizėm nuk mundemi tė dimė mjaftėsisht, mirėpo supozime tė kualifikuara mund me papengesė tė bėjmė. Sipas kėtyre tė fundit del qartė se ata tė cilėt nuk kanė bėrė padrejtėsi e shėmtime markante mbi tė pafajėshmit, duhet tė jenė titularė tė njė jete tjetėr, nė njė jetė tjetėr! Rrjedhimisht, ata tė cilėt kanė gabuar madhėrisht, do tė pėsojnė madhėrisht! Ndonėse prapseprap mbi kėto aspekte delikate, vetėm i plotfuqishmi Krijues ėshtė Ai i cili posedon tė dhėna tė plotėsishme e definitive. Kush tjetėr jo!
Sa pėr sqarim pak mė ilustrativ mund tė merret shembulli i vrasjes sė njė njeriu tė drejtė! Apo nė rast ekstrem edhe i njė foshnje tė njomė! Cka thot mendja nė ato momente?! Natyrisht se ne tė konstruktuar kėshtu si qė jemi, ato akte i pėrjetojmė si makabre e tragjike. Por a janė ato me tė vėrtetė tė tilla?! A ka nevojė Krijuesi tė dėrgojė kėtu poshtė njė monstrum pėr tė e masakruar fėminė e pafajshėm?! Kur masakrimi ndodhė, a ka mundėsi e aftėsi Krijuesi tė intervenoj?! Apo arma automatike e perpetruesit e thika e tij, qenkan mė tė fortė se edhe vet Projektuesi i kėsaj Gjithėsie?! Cila ėshtė?! Cka na rrefen logjika?! Sipas mendimit tim nė kėtė botė pa vullnetin e Krijuesit, nuk zė vėnd asgjė qė do tė interpretohej makabre e tragjike! Nuk ka fuqi nė kėtė Univers qė i ikė mbikqyrjes absolute tė tij! Gjithėcka nė botė ėshtė vetėm fiktive e prodhim i imagjinatės sonė tė thjeshtė! Dhe asnjė foshnjė nuk pėson dhembje trishtuese, ashtu siq ne e perjetojmė! Njė skenė ėshtė ajo tė cilėn ne e shohim me sy, dhe njė krejtėsisht tjetėr, qė me tė vėrtetė ngjanė prapa Realitetit tonė tė akceptuar si qenėsor e primar! Pra gjithėcka kėtu merr formė relative, dhe asgjė nuk i adaptohet pozicionit tonė tė mbetur inferior! Tė mos harrohet se ne Njerėzit, nė sipėrmasat e Gjithėsisė jemi krejtėsisht tė vegjėl e insinjifikantė! Krijuesi nuk ka nevojė tė paraqesė llogari pėr veprimet e tija nė asnjė pikėpamje! Ne jemi krijesa tė rėndomta tė tija, me pasnjė tė drejtė implikimi e vendimėmarrjeje! Cka na duhet ne nė ndėrkohė, ėshtė vetėm tė rirreshtohemi nė rrugė tė drejtė, dhe tė provojmė tė mbledhim sa mė tepėr plusa pėr njė mėshirėsi eventuale tė tij nė perspektivė. Asgjė tjetėr! Se kush, ku, e si vdes nuk ėshtė punė e jona ajo! Nė aeroplan, i masakruar nė pėrleshje, a nė gjumė, ato janė kompetenca superiore tė domenit tė tė madhėrishmit Krijues! Vėni re se kjo nuk do tė thotė nė asnjė mėnyrė qė ne tash duhet krejtėsisht tė bėhemi pre e fatit tonė tė instaluar mbi ne, dhe tė mos tentojmė tė bėjmė asnjė tentim nė drejtim tė preventimit tė fatkeqėsive kėrcėnuese e potenciale. Jo pėrkundrazi! Ne jemi tė krijuar me qėllim tė demonstrimit tė zotėsisė sė vlerėshme poseduese, dhe vetėm asisoji mund tė pėrfitojmė favorizimin e tė madhit Krijues! Tė kėqiat duhet dėbuar! Luftėrat parandaluar! Armikun luftuar! Nė tė kundėrtėn do tė konsiderohemi si qenje tė padobishme, dhe si tė tillė nuk do tė kemi gjasa tė njė pėrjetėsie tė projektuar!
Cdogjė ka qėllimin e vet tė pėrpiluar qė nė nismė!
Cdogjė supervizohet me pėrpikmėri ekzakte! Mossinqeriteti, mashtrimi, dinakėria, e padrejtėsia, me keqbėrėsinė e ligėshtinė, janė cilėsi qė nuk pranohen si kaluese nė botėn e mrekullueshme tė Krijuesit Tonė tė quajtur Zot!
Kėshtu mendoj unė!
E nuk di pėr tė tjerėt!
Nė jetė sidoqėtė jetė siqė dihet dominon sentenca: "Cdosecili i gjallė, ėshtė bartės i pėrgjegjėsive tė veta personale!" Apo edhe ndryshe: "Cdonjėri nė jetė, bart kryqin e vet tė pėrzgjedhur!"
E unė qėmoti, jam mėsuar tė bartė pėrgjegjėsitė e mia nė kėtė jetė! Duke njėkohėsisht bartur, edhe kryqin mbi qafė kuptohet!

nderime!

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga ideologu : 12-11-08 nė 23:00
ideologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė