Tema: Migjeni
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 15-10-11, 20:29   #39
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Migjeni

Migjeni “i panjohur”: padituri apo sfidė sė vėrtetės?!





Petro Luarasi

Nė pragun e 100-vjetorit tė lindjes sė Millosh Gj. Nikollės, Migjenit (13 tetor 1911-26 gusht 1938) shumėkush dėshiron tė dijė fakte tė reja, ngjarje, opinione e studime rreth jetės dhe veprės sė tij. Mjedisi migjenian i lakmueshėm, me njė spektėr tė gjerė fenomenesh e nuancash rrezatimi letrar, politik, historik, botėkuptimor, ka ndjellė ndjesi “bletėsh, grerash dhe mizash”, qė ballafaqohen ashpėr pėr interesat e tyre duke krijuar tematika voluminoze, mijėra herė mė tė mėdha se shkrimet e Migjenit, por tė painventarizuara e seleksionuara si duhet, me apo pa qėllim. Ndėr shkrime e opinione mjeshtėrish, spekulantėsh apo diletantėsh, hasen teza realiste, tė gabuara, e madje spekulime skandaloze qė tė pėrkrahura e amplifikuara edhe nga media tė etura sensacionesh, shkaktojnė qėndrime tė egra ndaj jetės, veprės e personalitetit tė Migjenit (me pseudoincest, tjetėrsim etnik, pėrdhosje varri, heqje nga programet shkollore), por edhe ndaj nderit tė familjes dhe rrethit tė miqve e dashamirėve tė tij. Nė kolanėn e gazetės “Shqip” pėr kujtimin e Migjenit, me shkrime tė botuara mbi bazėn e lirisė sė shprehjes dhe ballafaqimit demokratik tė pikėpamjeve, si migjenolog dhe djali i prof. Skėnder Petro Luarasit, detyrohem tė ballafaqohem dhe tė analizoj tre shkrime tė njė migjenologu, njė spekulanti tė xhindosur dhe njė gazetareje. Argumentet do t’i shoqėroj edhe me dokumente e pikėpamje tė tim eti, tė ndjerit Skėnder Luarasi, mik, kunat dhe studiues i mirėnjohur i Migjenit, meqė sė bashku jemi bėrė vend e pavend objekt dhe subjekt i atyre shkrimeve. Shpresoj qė kėshtu jepet edhe njė kontribut modest nė studimet migjeniane.


(Moikom Zeqo, “Migjeni i panjohur”, “Shqip”, 05.10.2011)
- Migjeni i Panjohur? Tingėllon paradoksale? Aspak. Ėshtė e vėrtetė qė ka njė popullarizim tė pazakontė pėr tė, pėr emrin e tij. Por studimi i veprės sė tij epokale ėshtė ende sipėrfaqėsor, sidomos nė rrafshin estetik.
- Nė 100-vjetorin e lindjes sė Migjenit, akademizmi zyrtar ėshtė flu-indiferent, dekorativ, krejtėsisht i kotė dhe i panevojshėm. Migjeni nuk ka asnjė lidhje me kėtė akademizėm, as me instrumentet klienteliste tė shkrimorėve mediokėr, qė as e kanė kuptuar ndonjėherė, dhe as do ta kuptojnė, padyshim.
- Migjeni ėshtė shkrimtari ynė mė konceptual i modernitetit letrar. Ata qė nuk e kuptojnė kėtė tė vėrtetė sot, do ta kuptojnė nesėr, ose s’do ta kuptojnė asnjėherė. Aq mė keq pėr ta...
- Migjeni tingėllon jashtėzakonisht aktual sot...Pėr tė gjykuar vetė lexuesi po botojmė tekstin e kėsaj letre, e cila gjendet nė librin “Krijimtaria e Migjenit”, e studiueses Gentruda Entrej, botuar shumė vite mė parė...
Pėr fat tė keq, ne nuk dimė se ē'u bė dhe ku ndodhet origjinali shqip. Nė librin e letrave origjinale, si dhe tė ditarėve tė Migjenit, pėr fat tė keq kėto citime jepen tė pėrkthyera nė rusisht dhe jo sipas faksimileve nė shqip... unė po shpalos tani fragmentet e pesė letrave tė Migjenit, qė citohen nė librin e Entrejt. Letrat i dėrgohen nė harkun kohor 1936‑1937, mikut tė ngushtė tė Migjenit, dėshmorit tė ardhshėm tė Luftės Antifashiste, Jordan Misjes.

Migjeni i Panjohur nė rrafshin estetik
Prof Moikom Zeqo vlerėsohet si njė migjenolog i shquar pėr dhjetėra artikujt me prurje tė reja dhe pėr pėrmbledhjen e tij cilėsore tė veprės sė Migjenit (Vepra/Migjeni. Tiranė: shtėpia botuese “Naim Frashėri”, 1988)
Nė shkrim ai vlerėson popullaritetin dhe personalitetin e Migjenit, kritikon ata qė e pėrshfaqin Migjenin sipėrfaqėsor, “tė panjohur”, sidomos nė rrafshin estetik dhe u referohet 5 letrave tė pėrkthyera prej librit “Krijimtaria e Migjenit”, tė botuar mė 1973 prej studiueses sovjetike Gentruda Entrej. Kėto letra shprehet se Migjeni ia ka dėrguar mikut tė tij Jordan Misjes nė vitet 1936‑1937 dhe janė botuar nė rusisht, pa asnjė indikacion apo faksimile nė shqip. Sipas tij, autenticiteti i kėtyre letrave supozohet mbi bazėn e miqėsisė sė Migjenit me Jordan Misjen, nga ngjashmėria e pikėpamjeve krahasuar me njė letėr tė botuar nė revistėn “Bota e Re”. Ndėrsa nė lidhje me komentet e librit qė i referohet njė ditari tė panjohur tė Migjenit, ai e cilėson Ollga Nikolla - Luarasin, motrėn e Migjenit, si “mikja intime” e studiueses Gertruda Entrej dhe pa dashje nxit hamendėsime spekulantėsh mbi “poseduesin e parė dhe trafikuesin ilegal”.
Sigurisht, edhe trashėgimtarėt e Migjenit kanė kėrkuar e kėrkojnė t’i gjejnė kėto materiale origjinale, t’i posedojnė sipas ligjit dhe t’i pėrdorin si t’ua dojė dėshira, por pėrkundėr spekulimeve, ato (pesė letrat dhe ditarėt e Migjenit) dėshmohet se i ka pasur familja e dėshmorit Jordan Misja nė Shkodėr. Nga ana tjetėr, nga sa kam pyetur anėtarėt e familjes sė Migjenit dhe miq e farefis tė tij, nuk rezulton qė Ollga Luarasi, motra e Migjenit, tė ketė qenė “mikja intime” e Gertruda Entrejt. As pėr materialet nė fjalė nuk kam gjetur ndonjė indikacion nga studiuesi dhe kunati i Migjenit, Skėnder Luarasi, i cili po t’i kishte parė me sy, tė paktėn do t’i kishte kopjuar apo cituar diku shqip e shqeto. Madje ai ėshtė interesuar nė forma tė ndryshme pėr origjinalitetin e referencave tė botuara nga Gertruda Entrejt dhe ajo vetė u ėshtė shmangur sqarimeve. Po t’i kishte pasur nė posedim apo tė kishte ndonjė tė dhėnė Ollga Nikolla-Luarasi, pėrse do t’ia fshihte bashkėshortit tė saj Skėnder Luarasi, i cili ka shkruar i pari, mė 1948-n, pėrmbledhjen pėr veprėn e Migjenit me njė hyrje tė rėndėsishme ku shpallen shumė tė vėrteta tė anatemuara?
Do tė ishte me interes qė Moikom Zeqo tė sqaronte se ēfarė ka biseduar pėr kėto ēėshtje edhe me trashėgimtarėt e familjes tė Jordan Misjes, tė Migjenit me studiuesin Skėnder Luarasi apo, edhe mė mirė, me Gjovalin Lukėn e djalin e tij, diturakun Agron Luka, pasi ata vetėshpallen si “personat mė tė mirinformuar” pėr Migjenin dhe veēanėrisht kompetentė nė lidhjet me ish-Bashkimin Sovjetik. (Sipas Agronit, Gjovalin Luka, ka qenė sekretar i Shoqatės Shqipėri-BRSS, korrieri sekret qė ndėrlidhte ambasadėn sovjetike me Koēi Xoxen e Enver Hoxhėn dhe me mjaft shėrbime tė tjera pėr t’i pasur “fijet informative” nė dorė. Prandaj nuk do e kishte tė vėshtirė kontaktin e “mirėkuptimin” edhe me Gertruda Entrejn)
Sidoqoftė, prof. Moikom Zeqo ka meritė se ėshtė interesuar tė sqarojė enigmėn pėr gjetjen e origjinaleve shqip dhe pėrkthimin e letrave nga rusishtja, ku shpallen disa nga pikėpamjet progresive tė Migjenit, tė cilat i ka shpallur me kohė edhe Skėnder Luarasi nė shkrimet e tij, paēka se nuk ia pėrmend njeri. Hipotezat flatrojnė, faktet mbeten.

(Agron Luka. “Me rastin 100-vjetorit tė ditėlindjes sė Migjenit”, “Shqip”, 2011.10.07)
“Kush i dėrgoi pesė ‘Letrat e panjohura e befasuese tė Migjenit’, nė BRSS, Ollga (Nikolla) Luarasi, para vitit tė vdekjes mė 1959? I dėrgoi Skėnder Luarasi vetė apo ndonjė ish-shtetase sovjetike?! Mos i mori vetė G. Entrej, mikja intime e ngushtė e Ollgės?!”
“Si dhe pse, Skėnder Luarasi, qė i deklarohej sh. Enver se i kishte bėrė shėrbime tė mėdha partisė dhe atij, ia fshehu partisė dhe sh. Enver se, nga ‘sėnduku misterioz’ i manoskriteve origjinale migjeniane kishte edhe pesė letra manoskrite dhe ndonjė copė ditar dhe se ato mungonin nga inventari?!” (Ku e bazon shpifjen e tij Agron Luka se “Skėnder Luarasi, i deklarohej sh. Enver se i kishte bėrė shėrbime tė mėdha partisė dhe atij?”)
“Kėto tė vėrteta tė katėrcipta nuk mund tė fshihen dot kurrė, sado qė pretendenti trashėgimor, z. P.L., tė shkojė te ndonjė redaksi metistėsh dhe nė vend qė t’i ēojė origjinalin e vitit 1957, nga ishin nxjerrė citimet e mia, i ēon ribotimin e 1961-shit dhe meqenėse nuk i korrespondojnė faqet, unė qenkam falsifikues citimesh apo si “mashė e skuqur”, qė Petri Juniori do tė mė paditė nė Prokurori apo se do tė mė riinternojė edhe mė zi se nė Roskovec…!”
(Flitet pėr denoncimin qė gazeta “Albania” u bėn shpifjeve tė tij nė lidhje me Migjenin dhe Skėnder Luarasit, tė cilin kinse e ka cituar. Denoncimi ėshtė shpallur edhe nė internet.)
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė