Shiko Postimin Tek
Vjetėr 02-05-12, 20:09   #2
natyra
 
Anėtarėsuar: 19-01-08
Postime: 2,067
natyra e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Agjensia e Lajmeve SOT - Kulture Sot 2 Maji shenon-60-vjetori i Estradės sė

Festivali i Estradave 1960-1990, sot i harruar
Festivali i Estradave ka qenė disa dekada. Artistėt kujtojnė se ka filluar nė vitin 1960 pėr tė vijuar deri nė vitin 1990. Festivali ka pasur edhe ēmime, si aktori mė i mirė, trupa mė e mirė etj. Festivali zhvillohej nė qytete tė ndryshme tė vendit dhe jo vetėm nė Tiranė. “Jepeshin edhe medalje duke filluar qė nga Lidhja e Shkrimtarėve, Ministria e Kulturės. Mė kujtohet qė nė vitin 1988 ēmimin e parė e mori Ēobo Rrapushi i qytetit tė Fierit, i lozur nga Luftra Paja etj. Ne si trupė e Tiranės kishim fat sepse kishim kėngėtarėt mė tė mėdhenj qė kishte Shqipėria. Nė atė kohė ne gjenim materiale tė veēanta tė shkėlqyera. Mė tė mirat kanė qenė Shkodra, Tirana dhe Fieri, por dhe Parodistėt e Vlorės, dhe pati shumė konkurrencė sidomos pasqyrohej edhe nė shfaqjet e Vitit tė Ri nė ato vite. Festivali i estradave ėshtė bėrė edhe nė Tropojė, Kukės, Peshkopi, Sarandė, Vlorė, Lushnje, etj”, tregon ish drejtori Sulejman Dibra. Nė kujtimet e tij aktori i estradės Enver Bukri pohon se nė tė gjithė vendin bėheshin 16 trupa profesioniste, por trupės sė kryeqytetit i thėrrisnin edhe “estrada mėmė”. “Festivalet kanė materialet mė tė bukura nė festivale qė zhvilloheshin nė atė kohė. Sė bashku me trupėn e Tiranės bėheshin 16 estrada profesioniste”, pohon aktori Enver Bukri. Artistėt tregojnė se Festivali i Estradave ishte njė nga evenimentet mė tė bukura tė atyre viteve, i cili kishte jehonėn e tij, ndėrsa ishin me mijėra spektatorė qė kėrkonin tė ishin pjesė e atyre ditėve nė vendin ku zhvillohej festivali, i cili mblidhte aktorėt mė tė mirė tė humorit shqiptar ndėr vite.

Kujtesė, nė 60 vite Estradė
Nė 2 maj 1952 ėshtė themeluar estrada e parė shqiptare, Estrada e Tiranės. Sot pas kaq vitesh ėshtė njė mirėnjohje tė thellė pėr tė gjithė ata artisė, tė cilėt krijuan Estradėn. Pionierėt e kėtij e arti kanė qenė Artistja e Popullit Melpomeni Ēobani, kėngėtarja e njohur Anita Take, Artisti i Popullit Skėnder Sallaku, i mirėnjohuri Skėnder Plasari etj. Shfaqja e parė qė ka ēelur aktivitetin e estradės ėshtė pikėrisht shfaqja me titull “Estrada nr.1”, ku interpretuan Ramazan Zyberi, Melpomeni Ēobani, Enver Dauti, Ana Kēira, Lin Ndoka, Tonin Konēi, Luēie Miloti, Hajrie Harapi, kėngėtar, Xhana Xheluēi, dirigjent Zef Gruda, orkestrant Muharrem Xhediku,etj. Pas kėsaj shfaqje u dhanė dhe shumė tė tjera me titujt “Estrada nr.2”, “Estrada nr.3”, “Estrada nr.4” e mė pas vijuan numrat. Ishin kėta artistė qė ecėn tė sigurt pėrpara duke i dhėnė institucionit suksesin e vazhdueshėm. Populli e deshi aq shumė kėtė art tė ri sa shfaqjet ktheheshin nė festa masive. E qeshura buronte nga tema e ditės, buronte nga fjala, mimika, plastika, kėnga e kupleti, dialogu e monologu. Vite mė pas, pjesė tė Estradės sė Tiranės u bėnė aktorė tė rinj si Vegim Xhani, Xhemal Myftiu, Kujtim Shehu, Enver Bukri, Vilson Gjoēa, kėngėtarė tė talentuar ku spikasin zėra tė mrekullueshėm si “Nderi i Kombit” si Vaēe Zela, Fitnete Rexha, Pavlina Nika, Pjetėr Gjergji, Rudolf Stambolli e mė pas Luan Zhegu, Ema Qazimi, Liljana Kondakēi, Kozma Dushi e Irma Libohova. Pjesė tjetėr e kėsaj estrade ishin dhe dirigjentėt e orkestrantėt Nesti Uēi, Kristo Kote e Alqi Kareco, libretistė e kompozitorė si Agim Prodani e Aleksandėr Lalo, Kin Dushi, Aleksandėr Banushi, Koēo Devole e Tonin Miloti, regjisorė Besim Levoja, Mihal Luarasi, Bujar Kapexhiu, Rifat Poga etj. Gjatė viteve ’80 - ‘90, Estrada e Tiranės numėroi njė trupė prej 65 vetash. Gjatė viteve ‘80 u dhanė mbi 320 shfaqje nė vit ku spikatėn, komeditė, vodevilėt, recitalet e kėngėve, koncertet nė pallate sporti, stadiume etj. Ndėrkohė gjatė njė vitit jepeshin 80 shfaqje nė fshatra, ndėrmarrje e pika kufitare, reparte ushtarake, etj. Trupa u rinovua me aktorė tė rinj tė dalė nga “Akademia e Arteve tė Bukura” sot “Universiteti i Arteve” si Vasillaq Vangjeli, Maxhide Pici, Kosta Kamberi, Besnik Kasa, Veli Rada, Agim Bajko, Shpresa Bėrdėllima, Rabije Hyka, Rita Lati, Marjana Kondi, Xhevahir Zeneli e shumė tė tjerė qė erdhėn pas viteve ‘90 si: Behar Mera, Pranvera Veizi e Met Bega. Estrada e Tiranės u nderua shpesh me ēmime tė para dhe tė dyta, mė pas nisi dhe bashkėpunimi me televizionin dhe trupat e rretheve, si njė risi nė aktivitetin artistik shqiptar. Rradhėt e gjata tė spektatorėve, autorizimet e pafundme pėr tė siguruar njė biletė, pėrbėnin njė tjetėr realitet tė bukur. Pėrgjatė njė periudhe 50 vjeēare nga Estrada e Tiranės u dhanė mbi 250 premiera! Ndėrkohė nė 2 prill 2005 Estrada e Tiranės pushoi sė ekzistuari si institucion dhe kaloi si njė kompani teatrore. Nga Julia Vrapi
natyra Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė