Shiko Postimin Tek
Vjetėr 21-01-08, 14:59   #7
Bjeshka1
Jo e "Nemun"
 
Avatari i Bjeshka1
 
Anėtarėsuar: 01-11-06
Postime: 459
Bjeshka1 i respektuarBjeshka1 i respektuarBjeshka1 i respektuarBjeshka1 i respektuarBjeshka1 i respektuarBjeshka1 i respektuar
Gabim Titulli: DY Vite Pa Ty President!!

Prishtine- Presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu, kryeministri Hashim Thaēi, (i shoqeruar nga dy zv/kryeministrat), anetaret e Kryesise se LDK se, kryetari i Lidhjes Demokratike te Dardanise (LDD), Nexhat Daci, dhe shume personalitete te tjera me rastin e dyvjetorit te vdekjes se ish-Presidentit te Kosoves, Ibrahim Rugova ben homazhe prane varrit te tij, duke e cilesuar ate si themeltar te shtetit ta pavarur te Kosoves.
Presidenti Sejdiu pasi beri homazhe, e cilesoi Presidentin Rugova si nje nder figurat me te ndritshme te vendit tone. "Kemi ardhur ketu per te bere nderimin e merituar per Presidentin historik te Kosoves, Ibrahim Rugoven, per personalitetin qe dha vule kohes qe jetoj dhe qe llogaritet themeltar i shtetit te pavarur te Kosoves, qe ishte nga personalitetet e fuqishme te historise sone dhe te tashmes dhe per te ardhmen tone", theksoi Presidenti Sejdiu. Sejdiu tha se eshte perkushtimi i institucioneve te Kosoves per permbylljen e procesit te statusit te Kosoves siē ishte edhe vizion i Presidentit Rugova dhe gjithe atyre qe dhane jeten dhe u shkrine per lirine e Kosoves.
Nderkaq, Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaēi, pasi vuri lule prane varrit te Presidentit Rugova, theksoi se Kosova po nderton traditen e respektimit te bartesve te institucioneve te vendit. "Eshte vleresim per punen ne vazhdimesi te Presidentit Rugova per realitetet qe ka kaluar Kosova prandaj ne do te vazhdojme perkushtimet tona per te permbyllur procesin per shtet te pavarur dhe demokratik te bashkuar si politike, institucione dhe si popull", theksoi Thaēi.

Nderkaq edhe udheheqja e Komunes se Prishtines, me ne krye me kryetarin Isa Mustafa, me rastin e dyvjetorit te vdekjes se Presidentit historik te Kosoves dhe themeluesit te Lidhjes Demokratike te Kosoves (LDK se), Dr.Ibrahim Rugova, ne shenje perkujtimi dhe respekti per jeten dhe vepren e tij, beri homazhe dhe vendosi kurora lulesh prane Memorialit te tij ne Velani. Homazhe kane bere edhe perfaqesuesit te Forumit te Gruas, si dhe indidvide te shumte nga Prishtina dhe Kosova.
(d.b)
__________________
Prift ose hoxhe mund te behet kushdo, por njeri eshte veshtire te behesh. (huazuar nga njeri i panjohur)
Bjeshka1 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė