Shiko Postimin Tek
Vjetėr 17-06-05, 10:23   #45
loni19
 
Anėtarėsuar: 04-11-04
Vendndodhja: Nė zemren e njerėzve...
Postime: 1,582
loni19 e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Beteja e Hunejnit



Pasi u ēlirua Meka, u mblodh paria e fiseve Kajs dhe Ajlan, pėr t’u kėshilluar midis tyre. Mė tė parė qė e donin kėshillimin ishin fiset Heuazin dhe Thekif. Pas kėshillimeve qė bėnė, thanė: “Muhamedi mbaroi punė me luftėn kundėr popullit tė vet e tani asgjė s’e pengon atė tė na drejtohet neve. Prandaj, le ta luftojmė ne atė, para se tė na luftojė ai ne!” Kėshtu vendosėn pėr tė bėrė luftė. Pėr udhėheqės zgjodhėn Malik ibn Auf Ensariun. U mblodh ushtri e madhe. Ushtria zbriti nė fushėn e Eutasit. Kishin marrė me vete edhe gratė, fėmijėt e pasuritė e tyre. Ndėr ta ishte edhe Dariv ibn Samti, qė ishte i njohur pėr zgjuarsi. Kur dėgjoi zėrat e fėmijėve dhe tė kafshėve, e pyeti Malikun pėr praninė e tyre. Ai i tha: “Unė desha qė ēdo burrė tė ketė me vete familjen dhe pasurinė e vet, qė tė luftojė jo vetėm pėr vete, por edhe pėr familjen dhe pėr pasurinė.” “Uallahi, ti je bari delesh”,- tha Samti. Po ai qė do tė humbė betejėn, si do tė kujdeset pėr familjen e vet?” Pastaj i tha Malikut: “Ty nuk tė bėn dobi askush tjetėr, pėrveē atij qė e ka gati shpatėn dhe heshtėn. Nėse thyhen nė kėtė luftė, ata turpėrohen me gjithė familje e pasuri.” Pastaj i bėri me shenjė atij qė t’i kthente gratė e fėmijėt nė vendin e tyre. Mirėpo, Maliku nuk e pranoi mendimin e tij. Ai i grumbulloi ata nė luginėn e Eutasit, ndėrsa luftėtarėt i kaloi nė luginėn e Hunejnit, anash Eutasit, ku edhe ngriti kampin. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e mori vesh se ata ishin grumbulluar. Prandaj, ditėn e shtunė, mė 6 tė muajit Sheual doli nga Meka me 12000 luftėtarė. Safuan ibn Umejes i mori borxh 100 mburoja hekuri me gjithė pajisjet pėrkatėse. Nė Mekė la zėvendės Atab ibn Usejdin. Nė rrugė, myslimanėt panė njė pemė tė madhe, ku arabėt idhujtarė varnin armėt e tyre, thernin kurbanė dhe adhuronin pranė saj. Pema thirrej Enuatė. Disa myslimanė i thanė tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!): “Na cakto edhe ne njė pemė tė tillė siē e kanė idhujtarėt.” Ai i tha: “Allahu Ekber! Ju tani thatė, ashtu siē i tha Musait populli i vet: “Na bėj edhe ne njė zot, ashtu siē e kanė ata njė zot. Por ai (Musai) u tha: “Vėrtet, ju jeni njė popull qė nuk dini. Kėto janė tradita e ju doni tė ndiqni traditat e atyre, qė ishin para jush.” Disa myslimanė tė tjerė, duke patur parasysh numrin e madh tė ushtrisė, thanė: “Ne sot jemi fuqi e madhe dhe kurrė nuk do tė thyhemi.” Tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i erdhi shumė rėndė kur dėgjoi kėto fjalė, sepse ai e dinte se fitorja vjen vetėm me ndihmėn e Allahut. Nė mbrėmje, erdhi aty njė kalorės dhe e lajmėroi tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) se Hauazinėt kishin dalė pėr luftė dhe kishin marrė me vete familjet dhe pasuritė e tyre. Atėherė, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) buzėqeshi dhe tha: “Nesėr ato do tė jenė pasuri e myslimanėve, nė dashtė Allahu.” Natėn e dhjetė tė muajit Sheual, nė vitin e 8-tė Hixhri, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) arriti nė Luginėn e Hunejnit. Ushtrinė e pati mobilizuar afėr mėngjesit, para se tė futej nė Luginė. Flamurin e emigrantėve ia dha Ali ibn Ebu Talibit, ndėrsa flamurin e fisit Eus ia dha Usejd ibn Hudhajrit dhe flamurin e Hazrexhit ia dha Habab ibn Mundhirit. Flamuj u dha edhe fiseve tė tjera. Vetė Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) veshi dy koraca, vuri mburojėn dhe helmetėn. Pastaj, pararoja e ushtrisė nisi tė zbriste nė luginė. Mirėpo myslimanėt nuk i dinin pozicionet e armikut. Kėshtu, kur po zbrisnin, papritmas armiku u lėshon breshėri shigjetash si tufa skifterėsh dhe u vėrsul si njė trup i vetėm kundėr myslimanėve. Pararoja e ushtrisė myslimane u trondit nga kjo e papritur dhe filloi tė ikė. Pararojėn e ndoqi edhe prapavija dhe kėshtu ndodhi njė thyerje e pėrgjithshme e myslimanėve. Nga kjo thyerje u gėzuan disa idhujtarė dhe disa myslimanė, qė sapo e kishin pranuar Islamin. Kėshtu, Ebu Sufjani tha: “Nuk do tė pėrfundojė thyerja e tyre pa arritur detin.” Ndėrsa njė nga vėllezėrit e Sufjanit tha: “A nuk u prish magjia sot?” Njė tjetėr tha: “Gėzohu qė Muhamedi dhe shokėt e tij u thyen! Pėr Zotin, kjo thyerje nuk do tė pėrsėritet mė.” Mirėpo, Safuani, megjithėse ishte idhujtar, u zemėrua me ta; po kėshtu, Ikrime ibn Xhehl, qė sapo ishte bėrė mysliman dhe i vranė dy parafolėsit, qė u gėzuan me humbjen. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) me disa muhaxhirė qėndruan nė ballė tė luftės. Madje i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) s’pushonte duke e ngarė me vrap mushkėn e vet qė tė pėrparonte ne drejtim tė armikut dhe thoshte: “Unė jam Profet e jo gėnjeshtar, unė jam biri i Abdul Mutalibit.” Ebu Sufjan ibn Harithi ia kapi mushkėn pėr kapistre, kurse Abasi e kapi pėr leqesh, qė tė mos nxitonte. Atėherė, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) zbriti nga mushka dhe iu lut Zotit pėr ndihmė. Pastaj e urdhėroi Abbasin, i cili kishte shumė zė, qė t’u thėrriste sahabėve. Edhe ai u thirri me zėrin e tij mė tė lartė, saqė u mbush lugina me zėrin e tij: “Ejani kėtu o shokė! Ku janė myslimanėt qė kanė dhėnė besėn te pema nė Hudejbije se do tė luftonin deri nė vdekje?” Atėherė, myslimanėt u lėshuan drejt zėrit si shqiponja te zogjtė e vet, duke thėrritur: “Ja, Ja!” Dhe u grumbulluan rreth 100 luftėtarė, tė cilėt i dolėn pėrballė armikut. Thirrja kaloi edhe tek ensarėt e pastaj te Benu Harith ibn Hazrexhi. Dhe kėshtu, u bashkuan grupet e ndara, derisa rreth Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u grumbullua njė ushtri e madhe. Ndėrkohė, Allahu i Madhėruar zbriti qetėsinė e Vet mbi tė Dėrguarin e Tij (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe mbi besimtarėt; zbriti edhe njė ushtri (engjėjsh), qė myslimanėt nuk e shikonin. Myslimanėt u hodhėn nė sulm dhe beteja u ashpėrsua nė kulm. Atėherė, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) tha: “Tani lufta arriti kulmin.” Mori njė grusht dhe dhe ua hodhi fytyrave tė armikut dhe tha: “U nxifshin fytyrat e tyre!” Pėr ēudi, sytė e tyre u mbushėn me dhč e asnjėri prej armiqve nuk qėndroi dot mė nė betejė: u shpėrndanė dhe ikėn. Myslimanėt i ndoqėn pas, duke i vrarė dhe zėnė robėr. U morėn edhe gratė e fėmijėt e tyre. Atėherė, u plagos rėndė Halid ibn Uelidi. Shumė nga idhujtarėt e Mekės, kur panė se Allahu e ndihmoi tė Dėrguarin e Tij, u bėnė myslimanė. Dėbimi i idhujtarėve Pasi ikėn, idhujtarėt u ndanė nė tri grupe. Njė grup, qė ishte mė i madhi, shkoi nė Taif; grupi tjetėr shkoi nė Nahle; grupi i tretė e vendosi kampin e vet nė Eutas. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dėrgoi Ebu Amir Esh’ariun, xhaxhanė e Ebu Musa Esh’ariut (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) me njė grup myslimanėsh nė Eutas dhe i shpartalloi idhujtarėt e pėrfitoi shumė nga pasuritė qė kishin ata. Ebu Amir Esh’ariu ra dėshmor. Atė e zėvendėsoi Ebu Musa El Esh’ariu (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!), i cili u kthye fitimtar. Njė grup tjetėr nga kalorėsit myslimanė i ndoqėn idhujtarėt e thyer deri nė Nahle. Aty kapėn edhe Daridin dhe e vranė. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) urdhėroi qė tė mblidheshin pretė e luftės dhe robėrit - afėrsisht 20000 deve, mė shumė se 40000 kokė dele, 4000 okė argjend dhe 6000 robėr. E tėrė preja u grumbullua nė Xhirane dhe Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) caktoi Mes’ud ibn Amru Gifariun pėrgjegjės pėr ta.
__________________
\"Vitet kalojnė...ne si shqiptarė shpresojmė dhe vetėm shpresojmė...Zemrat rrahin mė fuqishėm, dėshira ėshtė e flaktė, nje fjalė e pėrmendim edhe ne gjumė:PAVARĖSIA..
PRESIM PAVARĖSINĖ TĖ SHĖROJĖ ZEMRAT TONA\"----
LONI19....
loni19 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė