Tema: Dashuria
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 16-02-12, 14:30   #4
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Dashuria

Kunata e vogėl Mari, dashuria e pėrjetshme e shkrimtarit Charles Dickens (1812 – 1870)

Obsesioni i shkrimtarit Charles Dickens pėr motrėn e gruas sė tij, ēka pothuajse e shkatėrroi. Gruaja ideale qė gjendet nėpėr faqet e veprave tė tij. “Ajo ėshtė aq e pandashme nga ekzistenca ime, ashtu si rrahjet e zemrės”…


Dickens duhet tė jetė kthyer pėrmbys nė varrin e tij nė Westminster Abbey. Ai e kishte tmerr ēdo lloj ekspozimi tė intimitetit tė tij dhe nė 1860-n, pas prishjes sė martesės sė tij, ai e dogji tėrė korrespondencėn e tij “sepse unė nuk mund tė pėrgjigjem pėr respektimin e privatėsisė kur tė kem vdekur”. Megjithatė sot, nė 200-vjetorin e lindjes sė tij, jeta e tij dashurore ngjall shumė interes.
Pėr njė burrė me njė forcė tė tillė titanike pėr jetėn, jeta e tij seksuale duket tė ketė qenė shumė e zbehtė. Pėr aq sa dimė, ai ishte ende i virgjėr kur u martua nė moshėn 24-vjeēare. Mbi kėtė ēėshtje ai ka thėnė se ka qenė gjithnjė i dashuruar; historia katėrvjeēare me njė grua tė re kapricioze, e quajtur Maria Beadnell, e kishte pushtuar atė me njė pasion dėrrmues. Kur u ndanė, ai ndjeu se zemra e tij kurrė nuk do tė shėrohej plotėsisht.

Ndjenjat e tij pėr Catherine Hogarth thuhet se ishin mė pak romantike. Ajo ishte vajza e bosit tė tij (George Hogarth ishte redaktori i Dickens-it nė edicionin e mbrėmjes tė Morning Chronicle) dhe Dickensi e hasi pėr herė tė parė 19-vjeēaren nė shtėpinė e Hogarthve nė Fulham. Nė tė njėjtėn kohė, ai u takua me dy motrat e saj tė vogla, Maria, e cila ishte 14 vjeē dhe Georgina, e cila ishte gjashtė.
Ato tė tria do tė bėheshin qendra e jetės sė tij. Ndoshta mė e jashtėzakonshmja e kėtyre marrėdhėnieve ishte ajo qė pati me Marinė. Kunata e tij do tė ishte dashuria e jetės sė tij, frymėzimi pėr disa nga krijimet mė tė famshme letrare tė tij.

Ai dhe Maria kishte shkuar mirė gjatė shoqėrimit tė tij me Catherinen, por nuk e priste qė vajza 16-vjeēare nuk do tė lėvizte nga shtėpia, pas kthimit tė tyre nga muaji i mjaltit. Ata jetonin nė dhomat e vogla tė Dickens-it, ēka ishte gjėja e fundit qė njė ēift i ri mund tė donte.

Dickens gjithsesi u shfaq i kėnaqur nga prania e saj. Ajo, nga ana tjetėr, e adhuronte kunatin e saj mendjehollė. Ajo mė vonė u largua, por u kthye pėrsėri kur Catherine lindi, nėntė muaj menjėherė pas martesės. Kėrkesat pėr veprat e Dickensit ishin gjithnjė nė rritje dhe skicat qė ai shkroi nėn emrin Boz ishin shitur aq mirė, saqė familja u zhvendos nė njė ndėrtesė mė tė madhe nė Street Doughty. Maria u bė pjesė e jetės sė familjes, ku pėrfshihej edhe vėllai mė i ri i Dickensit, Fred.

Vetėm njė muaj mė vonė, Dickens, Catherine dhe Maria shkuan nė teatėr pėr tė parė farsėn e Dickens-it “A ėshtė ajo gruaja e tij?”. Kur u kthyen nė shtėpi, Dickens dhe Maria biseduam deri nė orėn 1:00 tė mėngjesit. Kur u kthye nė dhomėn e gjumit, papritur ajo u ndje keq. Mjekėt erdhėn me shpejtėsi. Dickens u kujdes pėr tė, duke pritur t’i ulej temperatura. Dhe mė pas, pas shumė orėsh nė krahėt e tij, ajo vdiq.
Dickens u shpartallua. Kur e kuptoi se ēfarė kishte ndodhur, ai hoqi njė unazė nga gishti i saj, tė cilėn e mbajti pėrgjatė gjithė jetės sė tij. Ai mori njė tufė flokėsh tė saj nga znj. Hogarth, tė cilat gjithashtu i mbajti me vete gjithmonė.

“Ju nuk mund ta imagjinoni mjerimin nė tė cilin kjo ngjarje e tmerrshme na ka zhytur”, i shkroi ai gjyshit tė Marisė. “Qė prej martesės sonė, ajo ishte paqja dhe jeta nė shtėpinė tonė”, shkruante ai, teksa shtonte se boshllėkun qė Maria kishte lėnė nė jetėt e tyre nuk mund ta mbushte askush. Nė mėnyrė tė kuptueshme ai ishte i tronditur nga vdekja e papritur e Marisė, por ka diēka tė papėrmbajtur, tė pashpjegueshme, nė reagimin e tij ndaj saj. Thėnia i tij se do tė kishte sakrifikuar dikė tjetėr (kė?), nė vend tė saj, ėshtė alarmante. Fjalėt e tij duken si fjalėt e njė prindi tė dėshpėruar, por ai nuk ndjeu emocione tė tilla, mė vonė, kur humbi dy prej fėmijėve tė tij.

“Falė Zotit qė ajo vdiq nė krahėt e mi dhe fjalėt e fundit qė pėshpėriti ishin pėr mua.. Unė besoj se njė krijesė e tillė e pėrsosur nuk ka frymuar kurrė”, i shkruante ai pėr vdekjen e Marisė, mikut tė tij tė vjetėr, Thomas Beard.

Ai ishte vetėm 25 vjeē. Vdekja e Marisė ishte njė goditje nga e cila kurrė nuk u shėrua. Pėr tė parėn dhe tė vetmen herė nė jetėn e tij, ai ndali sė punuari.
Mė vonė, personazhi i Marisė do tė shfaqej nė veprat e tij si “Oliver Twist” apo “David Copperfield”. Ajo u bė ideali se si njė femėr duhet tė ishte. Ajo vdiq nė atė moshė, qė sipas tij, ėshtė mė e pėrkryera: nuk u shėndosh, nuk u bė e mėrzitshme, e lodhshme, acaruese…
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė