Shiko Postimin Tek
Vjetėr 09-12-12, 07:32   #1383
lirik
 
Anėtarėsuar: 09-02-07
Postime: 13,508
lirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Mendimet tuaja mbi poetin Xhelal Ferizi- pseudonimin lirik?

Raport te ndryshme alarmuese vijne her pas here nga ekspertet e ndryshem botror% shkenctarėt dhe ekonomia per rrezikun dhe sfidat qe e presin boten nga rritjet e temperaturave ne te ardhmen e njerzimit-
Shkrirjet e akujve ne menyre te papare deri me tani jan nje rrezik ku detet do t embulojne njerzimin.
A
thotė se ngrohja globale do tė shkaktojė pasoja nė shtetet e Lindjes sė Mesme dhe tė Afrikės Veriore.

Studimi ėshtė prezantuar nė kuadėr tė negociatave, nė konferencėn e Kombeve tė Bashkuara nė Katar.

Nė tė thuhet se temperaturat mesatare nė shtetet arabe ka tė ngjarė qė tė rriten pėr tri gradė Celsius nė vitin 2050.

Raporti paralajmėron se rritja e temperaturave do tė ēojė nė kushte meteorologjike mė tė nxehta dhe tė thata, qė mund ta shkatėrrojnė bujqėsinė dhe turizmin.

Tė martėn, sekretari i pėrgjithshėm i OKB-sė, Ban Ki-moon iu kėrkoi delegacioneve kombėtare nė Katar qė tė pėrpiqen ta arrijnė njė traktat tė ri pėr tė ndėrprerė emetimin e “gazrave serrė”, qė lidhen me ndryshimet klimatike.

Ban tha se kushtet ekstreme tė motit tash janė shndėrruar nė “kushte tė reja normale” dhe se ėshtė koha qė qeveritė tė ndėrmarrin veprime pėr t’u pėrgatitur pėr rrezikun.

Ai tha se shkrirja e akullit nė Detin Arktik ka shėnuar rekord, “super-stuhitė” dhe rritja e niveleve tė detit janė indikatorė tė njė krize.

“Shenjat e rrezikut janė gjithandej. Njė e treta e popullatės sė botės jeton nė shtete nėn presionin e nivelit tė lartė tė ujėrave. Degradimi i tokės prek 1.5 miliardė njerėz. Akujt po shfaqin njė shkrirje tė paparė, nivelet e detit po rriten. Abnormalja, tash ėshtė shndėrruar nė normale”, u shpreh Ban.

Shefi i OKB-sė tha se askush nė tokė nuk do tė jetė imun ndaj ndryshimeve klimatike, tė cilat i pėrshkroi si “sfidė ekzistenciale” pėr racėn njerėzore dhe planet e saj pėr tė ardhmen.

“Asnjėri nuk ėshtė imun ndaj ndryshimeve klimatike- qoftė ai i pasur apo i varfėr. Ėshtė njė sfidė ekzistenciale pėr tėrė racėn njerėzore, pėr mėnyrėn e jetesės, pėr planet tona pėr tė ardhmen. Ne duhet ta marrim pėrsipėr, ne kolektivisht jemi problemi dhe duhet tė gjejmė zgjidhje”, u shpreh Ban.

Ban tha se super-stuhia Sandy, qė goditi Karaibet dhe bregun lindor njė muaj mė parė dhe shkaktoi vdekje dhe shkatėrrim nė masė tė gjerė, duhet tė jetė thirrje zgjimi se ėshtė koha e fundit pėr veprim.

Njė pakicė e shkencėtarėve vazhdojnė tė bėjnė pyetjen nėse ngrohja globale dhe kushtet meteorologjike tė dekadave tė fundit janė pasojė e aktiviteteve njerėzore, si djegia e karburanteve nga fosilet, qė krijojnė emetim tė karbonit.

Bisedimet nė Doha mbi zgjatjen e Protokollit tė Kyotos pėrfundojnė tė premten. Pothuaj dy javė bisedime deri mė tash, kanė dėshtuar qė tė prodhojnė pėrparim tė dukshėm.

Delegatėt thonė se dėshtimi pėr t’u pajtuar mbi zgjatjen e traktatit tė Kyotos po i pengon edhe pėrpjekjet pėr tė bėrė pėrparim drejt njė traktati tė ri, qė do t’i shtynte vendet tė ndėrpresin emetimin duke filluar nga viti 2020. Ky traktat i ri pritet qė tė arrihet nė vitin 2015.

Dėshtimi pėr tė zgjeruar paktin e Kyotos, qė skadon nė fund tė kėtij viti, do ta lėrė botėn pa ndonjė kornizė obliguese mbi ndaljen e emetimeve tė gazrave serrė.

Shtetet e pasura dhe ato nė zhvillim janė thellė tė ndara se sa sasi duhet tė ndėrpresė shteti pėrkatės, dhe sa duhet tė ofrojnė ndihmė shtetet e pasura pėr ato tė varfra me qėllim tė reduktimit tė gazrave serrė.

Rusia, Japonia dhe Kanadaja kanė njoftuar se do tė tėrhiqen nga Kyoto, duke thėnė se nuk ėshtė mė relevant pėr shkak se shtetet nė zhvillim, si Kina dhe India refuzojnė qė tė pranojnė imponimet mbi kufizimet e gazrave serrė.

SHBA, emetuesi i dytė mė i madh i gazrave serrė pas Kinės, kurrė nuk e ka ratifikuar Kyoton, gjithashtu duke thėnė se pakti ka dėshtuar qė tė adresojė ndotjen nga shtetet si Kina e India.

Pėrpjekja e fundit pėr tė negociuar marrėveshjen pėr zgjatjen e Kyotos, nė vitin 2009 nė Kopenahgė, dėshtoi tė prodhojė ndonjė marrėveshje.
Komentet
Komente (0) | Kthehu
lirik Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė