Tema: Nostradamus
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 23-09-07, 02:31   #29
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Nostradamus

g) Sulmet terroriste tė 11 shtatorit nė SHBA

Sulmi terrorist i 11 shtatorit 2001 nė binjaket e Qendrėn Botėrore tė Tregtisė nė Nju-Jork dhe atij tė Pentagonit nė Uashington, pa dyshim, kanė ngjallur njė indinjatė tė arsyeshme tė tėrė opinionit botėror demokratik. Pėrveē indinjatės dhe dhembshurisė sė madhe pėr viktimat e pafajshme, pas kėsaj ngjarjeje katastrofale, ėshtė paraqitur njė dukuri shumė specifike qė ka tė bėjė me interesimin e madh tė shumė individėve, besa edhe tė institucioneve tė ndryshme anekėnd botės, pėr parathėniet e mundshme tė Nostradamusit pėr kėtė sulm. Kėrkesat pėr veprat e tij janė marramendėse dhe zbrazin libraritė e mėdha botėrore. Ato mbushin faqet e shumė revistave dhe gazetave me hipoteza dhe supozime eventuale.
Nė kėtė situatė, edhe pse tejet aktuale, logjikisht do tė na parashtrohen edhe disa pyetje: mos vallė, agonia e befasisė dhe kurioziteti i pėrhershėm i qenies sė njeriut pėr ta njohur ardhmėrinė i shtyn shumė medie tė jenė senzacionaliste pėr tė pėrfituar edhe nga kjo tragjedi?
Mos ėshtė vallė preokupimi ynė i madh momental i interesimit shkaktar qė ēdo ngjashmėri me kėtė ngjarje ta komentojmė nė kėtė kontekst?
Duke shfletuar nėpėr faqet e internetit, vargjet mė tė shpeshta qė prezantohen si mundėsi e lidhshmėrisė sė parathėnieve tė Nostradamusit me kėtė tragjedi janė:
“Nė qytetin e perėndisė, do tė vijė gjer tek murmurima e madhe”Edhe vargu tjetėr na asocionon nė kėtė ngjarje tragjike:
Dy vėllezėr binjakė do tė ndahen nga njė kaos i madh
Lufta e madhe do tė fillojė atėherė
Kur qyteti i madh tė jetė i djegur.

Ka mundėsi qė kėto vargje tė kenė tė bėjnė me sulmin terrorist tė 11 shtatorit, por edhe pse pėrmenden dy vėllezėr, duhet tė kemi kujdes se Nostradamusi nė mėnyrė figurative kamuflon shumė pėrshkrime, prandaj dy vėllezėr mund tė jenė dy shtete, dy ideologji, dy sundues etj. Vargjet qė pasojnė e qė i hasa nė disa gazeta, ka mundėsi tė jenė edhe si njė pėrsėritje e gabimit tė huazuar nga ndonjė medium tjetėr simotėr.
T'ju them tė drejtėn, kėto vargje shumė tė afėrta me ngjarjen nė fjalė, nuk kam mundur t'i has nė asnjė material rreth Nostradamusit me tė cilat disponoja momentalisht. Por, assesi nuk do tė thotė se nuk ka mundėsi tė ekzistojnė:
Dy zogj metalikė do t'i sulmojnė dy godina tė mėdha
Dhe tėrė bota sė shpejti do tė jetė e shkatėrruar.
Gjithmonė, kur disa ngjarje ndodhin nė botė dhe pėr to gjurmohet nė parathėniet e Nostradamusit, mendimi im ėshtė se vazhdimisht duhet pasur kujdes.
Jo vetėm kujdes, por dhe durim!
Sa pėr kuriozitet, t'ju parashtroj njė tė dhėnė: vetėm nė Francė janė shkruar mbi 400 vepra dhe studime pėr Nostradamusin, ku shumė autorė nė to parashtrojnė mendime dhe vlerėsime nga kėndi i vetėvėshtrimit personal, e mos tė flasim pėr prezantime tė ndryshme nė formė tė dokumentarėve, filmave artistikė, analizave gazetareske pėrplot me elemente senzacionaliste, etj.
Edhe pse shumė kuatrane dhe vargje nė fillim duken se kanė tė bėjnė me ngjarjen konkrete tė ndodhisė sė pėrjetuar, patjetėr duhet vazhduar tė vrojtohen me vėmendje edhe pasojat e mundshme tė ngjarjes qė ėshtė nė rrjedhė e sipėr. Nostradamusi ėshtė tejet enigmatik dhe i zhdėrvjellėt nė shkathtėsinė e rruajtjes sė qartėsisė sė menjė-hershme tė kuptimeve tė veta, pa lidhshmėrinė e tyre me pasojėn, e cila do tė ishte nė vazhdimėsi. Edhe nėse eventualisht do tė ekzistonte kjo lidhshmėri, nuk do tė kemi rastin qė njė kuatran-strofė tė lidhet si kuptim i ngjarjes nė vazhdim me strofėn tjetėr. Ky ėshtė stili i manipulimit dhe ēelėsi i renditjes sė ngjarjeve tė parathėna, qė ėshtė ende enigmė dhe duhet zbuluar nė tė ardhmen.
Nėse sulmet terroriste nė Nju-Jork dhe Uashington nė tė ardhmen do tė kenė ndkim vendimtar nė shkaktimin e ndonjė lufte tė madhe ose ndonjė tragjedie tjetėr, tek atėherė para nesh do tė qartėsohen edhe vargjet tjera dhe do tė bindemi se ai kishte tė drejtė.
Ėshtė mė se e vėrtetė se Nosradamusi nė shumė vende pėrmend binjaket, qytetin e madh, qytetin e Perendisė, zogjėt e metalit, karkaleca nga qielli qė lėshojnė zjarr, shkatėrrimet dhe luftėrat me pėrmasa tė mėdha hapėsinore, por nė asnjė vend nuk i ndan si Luftė tė Parė Botėrore, tė Dytė e kėshtu me radhė.
Termi «BINJAKĖT» qė pėrmendet nė disa kuatrane tė tij, duhet kuptuarsi shenja tė horoskopit tė cilat sundojnė nė njė periudhė kohore, sepse Nostradamusi duke i parathėnė ngjarjet, shumicėn prej tyre i kategorizon nė kohon e sundimit tė shenjave tė caktuara, siē janė: shigjetari, binjakėt, ujori etj. Shatėrrimet e qyteteve dhe godinave tė mėdha parashihen nė shumė vende. E njėjta ėshtė edhe me zogjėt nga metali qė lėshojnė zjarr dhe shaktojnė katastrofa njerėzore dhe materiale. Tė gjitha kėto veē kanė ndodhur: Lufta e Parė Botėrore, Lufta e dytė Botėrore, luftėrat e shumta lokale, shkatėrrimet e mėdha tė qyteteve dhe metropoleve etj.
Sulmi ka ndohur nė Qendrėn Tregtare Botėrore nė Nju-Jork dhe nė Qendrėn ushtarake komanduese tė SHBA-ve nė Uashington, dhe pasojat e saja ishin tė mėdha.Tani vėmendjen duhet orientuar tek shumė prathėnie tė tjera qė duhet tė ndodhin dhe nė mėnyrė asociative ka mundėsi qė tė lidhen me kėtė ngjarje...
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė