Shiko Postimin Tek
Vjetėr 15-06-08, 01:40   #10
sakra
 
Avatari i sakra
 
Anėtarėsuar: 02-03-08
Postime: 91
sakra shumė i dashursakra shumė i dashursakra shumė i dashursakra shumė i dashursakra shumė i dashur
Gabim Titulli: Zona e muzgut

ZHDUKJA E MISTERSHME

Kaltėrina Bardhi ishte njė vajzė dymbėdhjetė vjeēare dhe krejtėsisht
e zakonshme. Ishte e shoqėrueshme. Nė shkollė shkonte rregullisht me moshatarėt
e saj. I adhuronte orėt e muzikės dhe ishte ndėr mė tė mirat nė seksionin e
baletit. Kishte edhe njė pasion tė veēantė: fantastikėn shkencore, pėr tė cilėn
moshatarėt e saj as qė mendonin.

Nė fillim kureshtjen e shuante duke lexuar tregime spirituale nga
autor vendas, ndėrsa shumė shpejtė imagjinatėn e saj fėmijėrore filluan ta
preokupojnė shkrimtarė tė njohur tė fantastikės shkencore si Artur Klark e tė
tjerė. Imagjinata e saj pasurohej gjithnjė e mė tepėr dhe u zgjerua nė kufij tė
paparė. Filloi tė humb kuptimin pėr realitetin ekzistues, tė cilėn e vunė re
prindėrit e saj, ose sė paku kėshtu dukej nė shikim tė parė!
- Mbrėmė kam lundruar mbi sistemin diellor, - shpesh tregonte
Kaltėrina nė mėngjes kur zbriste nga dhoma e saj e gjumit. Nėnė - vazhdonte ajo,
kam udhėtuar nėpėr hapėsirėn e pafund, e cila nuk ėshtė siē na duket neve nga
Toka. Yjet, gjithashtu, nuk janė ashtu tė bukur siē i shohim ne, kurse pėrreth
dėgjohen zhurma qė nuk i kam dėgjuar kurrė.
Nėna ia lėshonte njė shikim serioz dhe me shqetėsim i thoshte:
- Mirė Kaltėrina, deri kur do tė na mėrzisėsh me kėto tregimet e
tua?! Prapė ke parė ndonjė ėndėrr fantastike?! Ta dish se do ta ndaloj t’i
lexosh ato libra me fantazira!
Zakonisht e gjitha pėrfundonte nė kėtė mėnyrė.
Nė verėn e vitit 2006, familja Bardhi pėrgatitej pėr pushime verore.
Babai i Kaltėrinės, Dini, punonte si kreator nė njė ndėrmarrje private te njė
investori tė huaj, dhe pėr ēdo vit shkonte pėr pushime nė malet e Prevallės.
Ishte rast i mirė qė tė ikte nga tollovia verore qė e kaplonte qytetin e
Prizrenit.
Prevalla, njė vend i qetė dhe plot gjelbėrim, vend ky shumė i bukur
dhe pitoresk, i rrethuar me kodrina mbi tė cilat shtrihej njė det i tėrė
pishash.
Me ta shkonte edhe gjyshja e Kaltėrinės, zonja Mira. Ishte njė plakė
e ēiltėr dhe shumė shpirtmirė. E adhuronte mbesėn dhe ishte nė gjendje qė gjatė
pushimeve tė verės, pa pėrtesė, t’i kushtonte asaj orė tė tėra. Ishte fjalėmbėl
ndaj ēdokujt. Kaltėrina nė jetėn e saj kishte vend tė veēantė, andaj edhe ajo e
donte gjyshen pa masė.
Ditėn e tretė tė pushimeve, Kaltėrina e kaloi duke shėtitur pėrjes
pishave tė mrekullueshme tė Prevallės. Kur u kthye nė kampshtėpizė , ende pa
hyrė mirė brenda, e shqetėsuar, pyeti tė ėmėn:
- A ėshtė e vėrtet se unė kam njė motėr binjake?!
Nėna nė atė ēast lėshoi pjatat nga duart dhe me hidhėrim pyeti
gjyshėn Mirė:
- Ēfarė po fletė Kaltėrina?!
Pastaj u kthye nga vajza:
- Ē’ėshtė kjo pyetje, bij ime?
Vajza nė atė moment u habit dhe thjesht nuk dinte si tė sillej dhe
ēfarė tė thoshte.
- Asgjė...Nuk di pse hidhėrohesh menjėherė!
Nė fakt, nėna nuk ishte e hidhėruar, ishte e befasuar me pyetjen e
saj, pasi qė Kaltėrina ishte lindur si binjake. Fėmija i dytė gjithashtu ishte
vajzė, por mjerisht, nuk i kishte pėrballuar komplikimet e lindjes. Mirėpo ata
nuk i kishin treguar kurrė Kaltėrinės pėr motrėn e saj. Thjesht, nuk kishin
dashur qė fėmijėrinė e saj ta ngarkojnė me kėtė ēėshtje. Prandaj pyetja e saj
ishte e papritur. Prej nga, si i ra ndėrmend...
- Mirė bija ime, tanimė nuk jam e hidhėruar, - u mundua ta
qetėsonte, por dua tė mė tregosh pėrse mė pyete?
- Kėtė gjė ma tha njė i panjohur tek shėtisja pėrmes pishave!...
- Si i panjohur?
- I panjohuri nga planeti Otila!...
- O zot, Kaltėrina, prapė ti..., - Prapė ke filluar me fantazira?!
Vajza rrudhi krahėt dhe me vrap u futė nė dhomėzėn e saj tė vockėl.
Thellė e prekur, Zana filloi t’i tregoj gjyshes Mira pėr fantazaitė
qė i kishte dėgjuar muajt e fundit nga Kaltėrina. Por tregimi i sotėm ishte nė
kufi me realitetin. Vallė, nga kush ka dėgjuar pėr motrėn e vet tė vdekur?...
Ranė dakord qė kėtė ēėshtje ta hetoj me kujdes gjyshja.
Po atė natė, Kaltėrina, me njė butėsi mahnitėsi ia rrėfeu gjyshes
tregimin pėr “tė panjohurit nga planeti Otilo”.
- Ėshtė njė burrė shtathedhur - tregonte vajza. Nuk dallon shumė nga
ne, por prapėseprapė ėshtė disi mė ndryshe. Mė ka thėnė qė motra ime quhet Era
dhe se jeton, atje me ata!...
- Era!... pėshpėriti plaka e hutuar. - Ti mendon se kjo ėshtė e vėrtet?!
Kaltėrina uli shikimin dhe me zė tė ulėt tha:
- Mendoj se po, gjyshe!
Gjyshja ishte shumė e durueshme.
- A tė ka thėnė diē tjetėr?
- Mė ka pyetur nėse kam dėshirė tė takohem me motrėn.
- E ti, ēfarė i tha?
- Me siguri se po! M’i ka pėrkėdhelur flokėt. Mirė mė tha, nė
mbrėmje kur tė zė gjumi do tė shkojmė nė Otila pėr ta takuar atė. Pas kėtyre
fjalėve u zhduk-
- Mirė shpirt, tani fli. Nė mėngjes sė bashku do e kėrkojmė tė panjohurin...
Gjyshja me butėsi puthi Kaltėrinėn dhe, si gjithmonė, e mbuloi me kujdes. Fiku
dritėn dhe me hapa tė ngadalshėm u drejtua nga veranda ku rrinin ulur Zana dhe
Dini. U tregoi gjithė bisedėn qė kishte pasur me Kaltėrinėn. Ata tė befasuar
shikuan njėri tjetrin!
- Era`-sa nuk bėrtit Zana.
- Tha se quhej Era?!

- Zot i madh, a ėshtė e mundur?! - tha Dini.
Emri Era ishte emėr unikat tė cilin e kishin sajuar prindėrit disa
ditė para se tė lindnin fėmijėt, pasi e kishin kuptuar se do lindnin vajza
binjake. Do i pagėzonin: njėrėn Kaltėrina dhe tjetrėn Era. Pėr kėtė vendim paksa
tė ēuditshėm kurrė nuk i kanė treguar askujt, as gjyshja nuk ka qen e njoftuar.
Kurse tani paraqitet i panjohur dhe...!?
- Zot i madh - pėshpėriti sėrish Zana.
Po atė natė nga kampshtėpiza u zhduk pėrgjithmonė Kaltėrina. U
njoftuan tė gjitha organet kompetente: policia, KFOR-i etj. U alarmua edhe
Interpoli...por nuk zbuluan kurrė asgjė! As mė tė voglėn gjurmė!
Vajza u zhduk nga dhomėza dhe nuk u lajmėrua kurrė mė. Mbase ka
kaluar nė dimension tjetėr - nė... zonėn e muzgut.
sakra Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė