Shiko Postimin Tek
Vjetėr 22-05-11, 00:08   #19
valiii
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 3,777
valiii e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Illuminati! Kulti i syrit qė sheh ēdo gjė

Adam Weishaupt ishte nje prift jezuit dhe nje i Nisur i Illuminatit. Dega qe ai themeloi ne Gjermani ishte e njejta ajo qe diskutuam me siper. Lidhja me jezuitet eshte shume e rendesishme sic do e shikoni me vone ne kete material. Studiuesit ne pergjithesi bien dakort qe ai u financua nga Shtepia Rothschild. Weishaupt mbronte idene e zhdukjes se prones private, zhdukjen e patriotizmit, zhdukjen e te gjitha qeveria nacionale, zhdukjen e pasurise se trasheguar, zhdukjen e jetes familjare si nje qelize ku jane mbeshtetur te gjitha civilizimet si dhe zhdukja e cdo forme besimi fetar ekzistues ne menyre qe ideologjia e totalitarizmit mund te imponohet kollaj mbi njerezimin.

Ne te njejtin vit kur ai themeloi Illuminatin, Weishaupt publikoi Pasurine e Kombeve, libri i cili krijoi bazat e Kapitalizmit dhe te Revolucionit Industrial. Nuk eshte aspak rastesi qe Deklarata per Pavaresi eshte shkruar ne te njejtin vit. Ne anen e perparme te Stemes se Madhe te Shteteve te Bashkuara kush eshte i mencur se ka te veshtire te dalloje Syrin qe Sheh Cdo Gje si dhe shenja te tjera te Vellazerise se Gjarperit.

Cdo doktrine ishte e njejta. Te dhenat dhe studimet konfirmojne se Illuminati i Weishaupt ishte i njejte me Te Ndricuarit e Afganistanit dhe kulte te tjera qe e quanin veten e tyre “te ndricuar”. Alumbradosit e Spanjes ishin te njejte me Guerinetet e Ndricuar te Frances. Ne Shtetet e Bashkuara ata njiheshin me emrin Klubi Jakobin. Sekrete mbi sekrete dhe vetem sekrete... por gjithmone berthama ishte Vellazeria.

Mendoj se Weishaupt u tradhetua dhe u manipulua qe te persekutohej sepse ai injoroi rregullin qe fjala Illuminati ose ekzistenca e Vellazerise nuk duhej te eskpozohej kurre ne publik. Megjithate ekspozimi qe ai beri pati nje vlere te madhe per vete Vellazerine sepse ju lejoin atyre te shperndanin lajmin qe Illuminati ekziston por qe u shkaterrua dhe nuk eshte me pjese e realitetit. Kjo i mundeson anetareve te tij qe te kundershtojne idene e konspiracise. Ne kete rast mund te jete dhe ana tjeter e medaljes qe Weishaupt nuk u tradhetua por veproi sic u urdherua te vepronte.

Ai ka thene: “Fuqia me e madhe e Urdherit tone qendron tek fshehtesia e tij, asgje nuk ndodh ne emer te tij dhe gjithmone mbulohet nga nje emer tjeter dhe profesion tjeter.”

Dyshimet se organizatat Freemasone u infiltruan nga Illuminati gjate periudhes se Weishaupt jane mbrockulla. Freemasonet ne rrangjet e tyre te larta gjithmone kane perbere zemren e Illuminatit dhe kjo eshte arsyeja pse i moren ne mbrojtje dhe i fshehen me aq deshire pjestaret e grupit te Weishaupt. Ju nuk besoni me te vertete qe nese Freemasonet do ishin nje organizate e thjeshte vellazerore do rrezikonin aq shume te fshihnin ne gjirin e tyre anetare te nje organizate te jashteligjshme dhe te denueshme nga gjithe monarkite e Europes. Jane vete autoret Freemasone ata qe shperndane mitin qe Adam Weishaupt ishte themeluesi i Illuminatit dhe se Illuminati u shkaterrua qe te mos rilinde me kurre.

Ne vitin 1826 nje Amerikan Freemason shkruajti nje liber qe zbulonte sekrete te Masonerise, te quajtur Ilustrime te Freemasonerise. Njeri nga sekretet qe ai nxorri ne shesh ishte qe misteri i fundit ne maje te piramides Masonike eshte Falja [adhurimi, lutja] ndaj Luciferit. Ne kemi mesuar te verteten mbi sekretin e “historise se vrasjes se Hiram Abif.” Hiram Abif perfaqeson inteligjencen, lirine dhe te verteten dhe u godit me furi ne qafe nga nje vizor qe perfaqeson ndrydhjen e fjales se lire nga kisha; me pas ai u godit ne zemer nga nje katror qe perfaqeson ndrydhjen e besimit nga Shteti; dhe sefundi u godit ne koke nga nje cekic qe perfaqeson ndrydhjen e inteligjences nga masat. Ne kete menyre Freemasoneria barazon Kishen, Shtetin dhe masat me Tiranine, intolerancen dhe injorancen. Ajo qe Morgan [autori i librit] beri publike ishte Freemasonet ishin te betuar te hakmerreshin per Hiram Abif dhe se plani i tyre ishte te rrezonin Kishen , Shtetin dhe lirine e masave. Nxjerrja ne shesh e ketyre fakteve shkaktoi nje levizje te fuqishme anti-masonike. Dhe kjo levizje u kthye ne nje terbim te vertete kur u mesua se autori, William Morgan, u gjet i mbytur ne Liqenin e Ontarios. Pretendohet se kjo u be nga anetaret masone por edhe sot e kesaj dite ata e mohojne nje fakt te tille. Betimi qe kryhet ne momentin e Nisjes percakton qarte qe nese nxirren sekretet atehere i Nisuri do vritet. Fakte te tilla bene qe levizja masonike te pesonte nje humbje te madhe anetaresie dhe duke filluar nga viti 1800 deri ne vitin 1840 rradhet e saj rane ndjeshem. Pra zgjati vetem 40 vjet dhe ne vitin 1840 partia anti-masonike u shperbe. Koha eshte ilaci me i mire apo jo?

Ne dime qe Freemasonet Britanike jane nje grup qe i sherbejne vetem vetvehtes dhe qe diskriminojne ne favor te perfitimeve personale per vende pune, emerime me te mira, kontrata apo karriera. Organizatat Freemasone angleze jane perdorur nga KGB-ja per te infiltruar dhe marre nen kontroll Inteligjencen Britanike. Inteligjenca Britanike eshte nje sinonim i Shtepise Catham, e njohur ndryshe si Instituti Mbreteror per Punet e Jashteme, organizata meme e Keshillit per Marrdheniet me Jashte ne Shtetet e Bashkuara. Policia shteterore angleze, Scotland Yard urdheroi personelin e saj qe te mos anetaresohej tek Masonet duke ju druajtur faktit qe e njejta gje do i ndodhte dhe atyre. Natyrisht qe ju keni degjuar gjithe jeten tuaj tju thuhet se Freemasonet jane nje organizate vellazerore pozitive dhe e perkushtuar ne sherbimet shoqerore. Pra beni mire te lexoni keto qe shkruajta me siper o njerez te pafajshem.

Mbase lozha me e njohur Freemasone eshte lozha P2 ne Itali. Ky grup ka qene i implikuar ne cdo gje, qe nga vjedhjet dhe grabitjet e rendomta deri tek vrasjet. P2 eshte e lidhur direkt me Vatikanin, Kaloresit e Maltes [Knights of Malta] dhe me Agjensine Qendore te Inteligjences [CIA] ne Amerike. Eshte shume e fuqishme dhe e rrezikshme. Lozha P2 ja ka dale mbane te infiltroje Vatikanin dhe me nje rezultat domethenes. Papa John Paul II ka hequr mallkimin ndaj Freemasonerise. Shume pjestare te rangut te larte te Vatikanit tani jane Freemasone.

Pra mund tju them me plote gojen qe Freemasoneria eshte nje nga organizatat me djallezore dhe te temerrshme ne faqen e dheut. Masonet jane lojtaret kryesore ne luften per dominimin e botes. Grada 33 eshte ndare ne dy pjese. Njera nga pjeset permban berthamen e Illuminatit Luciferian ndersa pjesa tjeter permban ata qe nuk kane dijeni per tjetren.

Te gjithe oficeret e inteligjences per te cilet kam punuar kur isha ne Inteligjencen e Marines ishin Masone. Sic e thashe me siper, besoj se anetarisa ime ne Shoqerine DeMoley kur kam qene i ri, ka qene arsyeja qe u zgjodha si pjestar i Sigurise dhe Inteligjences se Marines. Sidoqofte ky eshte mendimi im.

Kisha nder mend te sqaroja me detaje lidhjet e P2 me te Urtet e Sionit, Vatikanin, CIA, organizaten per nje Europe te Bashkuar dhe Grupin Bilderberg. Per fat te mire, Michael Baigent, Richard Leigh dhe Henry Lincoln, ma kaluan. Them per fat te mire sepse ata konfirmuan theniet e mija qe kam publikuar me pare.

“Qeveria Sekrete” per te cilen CIA kishte planet e saj njoftoi agjentet qe kishte ne brendesi te Vatikanit. Ju duhet te lexoni Holy Blood, Holy Grail si dhe Trashegimine Mesianike, te dyja nga Baigent, Leigh dhe Lincoln. Cdo librari me reputacion duhet ti mbaje keto libra. Midis faqeve 343 dhe 361 tek Trashegimia Mesianike ju mund te lexoni per aleancen e fuqisve e cila rezultoi ne krijimin e qeverise sekrete boterore.


vazhdon...
valiii Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė