Shiko Postimin Tek
Vjetër 22-05-11, 00:27   #23
valiii
 
Anëtarësuar: 24-12-06
Postime: 3,777
valiii e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Illuminati! Kulti i syrit që sheh çdo gjë

Keshilli per Mardheniet me Jashte eshte nje organizate simoter e Insititutit Mbreteror Britanik i Puneve te Jashteme. Qellimi i tyre eshte Rendi i Ri Boteror. Ndonese ka ekzistuar si nje dinner club ne New York, nuk ka marre fuqine qe ka aktualisht deri ne vitin 1021 kur u shkri me Institutin Britanik dhe mori ndihmen financiare baze nga J.P.Morgan, Carnegie Endowment, familja Rockefeller dhe interesave te tjera bankare nga Wall Street.

Keshilli per Mardheniet me Jashte kontrollon qeverine tone. Gjate viteve anetaret e tij kane infiltruar te gjithe krahun ekzekutiv, Departamentiin e Shtetit, Departamentin e Drejtesise, CIA dhe kreret e larte ushtarake. Cdo drejtor i Agjensise Qendrore te Inteligjences ka qene nje anetar i KMJ. Shume nga presidentet qe nga koha e Roosevelt kane qene anetare te tij. Anetaret e KMJ dominojne kontrollin mbi shtypin dhe shumica, ne mos te gjithe gazetaret me ne ze te Amerikes jane pjestare. KMJ nuk eshte konform me politiken e qeverise ndersa qeveria eshte konform me politiken e KMJ.

Gjate kohes qe kam punuar ne Inteligjencen e Marines kam lexuar dokumenta top sekrete qe deklaronin se presidenti Eisenhower kishte caktuar gjashte nga pjestaret e Komitetit Ekzekutiv te KMJ per tju bashkangjitur nje paneli te quajtur Majestic-12 e njohur ndryshe dhe si Mazhoriteti Dymbedhjete per arsye sigurie. Majestic-12 eshte nje grup sekret qe supozohet se kontrollon informacionin mbi jashtetokesoret dhe projektet. Dokumenti percakton qe Eisenhower kishte caktuar po ashtu gjashte anetare nga krahu Ekzekutiv i qeverise te cilet ishin ne te njejten kohe dhe anetare te Keshillit per Mardheniet e Jashteme. Numri total i anetareve te Majestic-12 ishte 19, perfshi ketu Dr. Edward Teller dhe gjashte anetare nga grupi shkencor JASON. E perseris, eshte apo jo e vertete kjo gje varet vetem nga fakti i ekzistences se alieneve.

Knights of Malta kane luajtur nje rrol te fuqishem ne kete skenar. Ne vitin 1930 Gjenerali Smedley Butler u rekrutua qe te ndihmonte marrjen e Shtepise se Bardhe. Atij ju tha se kishin nevoje per popullaritetin e tij ne rradhet e ushtarakeve. Gjenerali Butler nxorri te palarat ne shesh duke treguar dhe emrat e disa amerikaneve te rendesishem si pjese e komplotit. Ne krye te listes ishte John J.Raskob i cili ishte anetari themelues i krahut Amerikan te Knights of Malta. Ai ishte drejtor i bordit te General Motors. Ne ate kohe ai ishte dhe thesaruajtesi i Knights of Malta ne Amerike. Seanca te kongresit u pergatiten per te degjuar fakte mbi komplotin por asnjeri nga ata qe u permenden, perfshi ketu dhe Raskobin nuk u thirren kurre per te deshmuar dhe si rrjedhoje nga senacat nuk doli asgje ne drite. Ndonese ju mund te gjeni te dhena per kete gje ne arkiven e Kongresit, keto gjera sdo i gjeni kurre neper librat e historise.

Eshte me rendesi te permendet qe episodi Iran-Contra (skandali i krijuar gjate vitin 1980 gjate administrates se Reganit me shitjen e armeve ndaj Iranit per te ndihmuar sandinistet e Nicaraguas per grushtin e shtetit – Darius) ka shume ngjashmeri me komplotin e vitin 1930. William Casey ishte nje anetar i Knights of Malta. William Casey me ndihmen e nenpresidentit Bush, Anne Armstrong dhe Donal Reagan bene qe Presidenti i Bordit te Keshillimit te Inteligjences me Jashte ti humbiste fuqia qe kishte dhe ne kete menyre Bush, Casey, North dhe te tjeret mund te kryenin punet e tyre te ndyra pa rene ne sy te askujt. Ata po ashtu kishin hartuar nje plan per te pezulluar Kushtetuten Amerikane dhe po beheshin gati ta implementonin kur u kapen. Keto fakte dolen nga degjimet por qe u eleminuan nga Kryetari i Komitetit, Senatori Daniel Inouye nga Hawai. Ju duhet te kuptoni qe nje pushtet i frikeshem ishte i pranishem ne te dyja skandalet dhe dy perpjekjet per te rrezuar qeverine e Shteteve te Bashkuara.

William Casey ka qene Drejtor i CIA-s. Ai ishte dhe anetar i KMJ. Casey ishte po ashtu nje Knights of Malta. Gjate zgjedhjeve presidenciale te Reganit, Casey drejtoi fushaten e tij elektorale. Me pas ai ishte drejtuesi i Komisionit te Sigurise dhe Shkembimeve ndersa gjate administrates se Nixon ka qene kreu i Bankes Export-Import.

Casey ujdisi financimin ndaj uzines se kamionave Kama River ne Bashkimin Sovjetik duke perdorur 90 % fondeve nga taksapaguesit amerikane. Kjo uzine prodhon kamiona ushtarake dhe motora tankesh per Ushtrine Sovjetike. Ka qene dhe ka mundesi qe vazhdon te jete uzina me e madhe ne bote dhe qe mund te prodhoje me shume kamiona te rende sesa te gjitha uzinat e Amerikes te marra sebashku. Besoj se Casey u vra.

Knights of Malta jane nje organizate boterore me tentakulat e shtrira kudo, biznese, banka, politike, CIA dhe oranizata te tjera te Inteligjences, P2, Fe, edukim, ligje, ushtri, fondacione, Agjensia Informative e Shteteve te Bashkuara, Kombet e Bashkuara si dhe nje numer i madh organizatash te tjera. Ata nuk jane me te vjetrit por nje nga me te vjetrit krah ekzistues te Urdherit te Kalvarit. Kreu boteror i Knights of Malta zgjidhet per gjithe jeten e tij me vete aprovimin e Papes. Knights of Malta kane kushtetuten e tyre dhe jane te betuar te punojne drejt vendosjes se Rendit te Ri Boteror me ne krye Papen. Anetaret e Knights of Malta jane po ashtu anetare te fuqishem te Keshillit per Mardheniet me Jashte dhe Komisionit Trilateral.

vazhdon...
valiii Nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë