Shiko Postimin Tek
Vjetër 22-05-11, 00:28   #24
valiii
 
Anëtarësuar: 24-12-06
Postime: 3,777
valiii e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Illuminati! Kulti i syrit që sheh çdo gjë

Vatikani eshte infiltruar gjate viteve nga Illuminati. Kjo provohet lehtesisht nga fakti qe ne vitin 1738 Papa Klementi XII leshoi nje urdher ne te cilin thuhej se cdo Katolik qe behej nje Mason duhej ckisheruar, nje denim ky shume serioz. Ne vitin 1884 Papa Leo XIII leshoi nje shpalle duke thene se Masoneria ishte nje nga shoqerite sekrete qe po perpiqej te ringjallte ritet dhe zakonet pagane dhe vendosjen e mbreterise se Satanait ne Toke. Piers Compton ne librin e tij Kryqi i Thyer zbulon gjurmet e infiltrimit te Kishes Katolike nga Illuminati. Ai ka gjetur perdorimin e Syrit qe Shikon Cdo Gje ne nje trekendesh te perdorur nga Katoliket dhe Jezuitet. Kjo u perdor ne stemen e Kongresit Eukarist ne Filadelfia ne 1976. Po ashtu u perfshi dhe nje pulle postale speciale te leshuar nga Vatikani ne vitin 1978 duke deklaruar keshtu fitoren perfundimtare te Illuminatit ndaj gjithe botes. Zoti Compton deklaron se Papa John XXIII mbante te veshur Syrin Qe Shikon Cdo Gje ne trekendesh ne kryqin e tij personal. Comton eshte i bindur se disa qindra prifterinj elitare Katolike, peshkope dhe kardinale jane pjestare te shoqerive sekrete. Ai citon nje artikull te nje gazete italiane qe liston me shume se 70 zyrtare te Vatikanit, perfshi sekretarin personal te Papes Paul VI, drejtorin e pergjithshem te Radio Vatikanit, kryepeshkopi i Firencez, prelati i Milanos, asistent redaktori i gazetes se Vatikanit, disa peshkope italiane dhe abati i Urdherit te St. Benedict. Keta jane ata qe njihen ne Itali. Por gjeresisht besohet se ky Pape, John Paul XXIII eshte nje pjestar i Illuminatit. Duke ju referuar studimeve te mija e besoj kete gje. Treguesi me i mire i infiltrimit eshte se ne 27 Nentor 1983, Papa zhvleftesoi te gjitha urdheresat papale te meparshme kunder Freemasonerise dhe i lejoi katoliket, mbas qindra vjetesh, qe te behen perseri anetare te shoqerive sekrete pa patur friken e ckisherimit. Qellimi i Illuminatit per te zgjedhur njerin nga njerezit e tyre si Pape duket se i ka dhene frytet e saja. Dhe nese ky eshte rasti qe thuhet atehere Rendi i Ri Boteror eshte pothuajse ne Horizont. Tani i ka ardhur me ne fund koha.

Ambasadori i pare amerikan ne Vatikan ka qene William Wilson, nje Knight of Malta. Caktimi i tij ka shume mundesi te kete qene ilegal per faktin se ishte shume i papershtatshem. Ai nuk mund ti sherbente interesave amerikane kur ishte betuar para Papes qe ti sherbente atij.
Neqofte se ju kujtohet Wilson kreu nje udhetim te paautorizuar ne Libi dhe u takua privatisht me zyrtaret libian ne nje kohe kur udhetimi per ne Libi ishte i ndaluar nga Presidenti. Presidenti Ronald Reagan kishte quajtur Kolonel Kedafin nje “qen te terbuar” dhe kishte leshuar disa kercenime te fuqishme ndaj tij. SHBA-ja ishte autorizuar te bobmardonte Libine edhe sikur kjo te shkaktonte viktima ne rradhet e civileve. Duke pasuar udhetimin e Wilson ne Libi, Kedafi dha nje deklarate per shtyp duke u shprehur se “nje diplomat amerikan ishte derguar per te ulur tensionet me Libine”. Departamenti i Shteti e mohoi vertetesine e ketij fakti. Ambasadori Wilson mbylli gojen dhe refuzoi cdo lloj komenti. Sot e kesaj dite ai ska thene asnje fjale ndonese veprimet e tij i nxorren Shtetet e Bashkuara si genjeshtare ne syte e gjithe botes.

Ne lidhje me kete qe po ndodhte eshte dhe fakti qe ndersa ishim shkeputur nga ceshtja Libiane, madje edhe i bombarduam ata dhe ndersa udhetimi per shtetasit amerikan ne Libi ishte i ndaluar, pese konglomerate gjigande te naftes mbushnin xhepat e tyre duke bere marrveshje me Kedafin. Njera nga kompanite drejtohej nga J. Peter Grace, Presidenti i W.R.Grace. Tete anetare te kompanise W.R. Grace jane anetare te Knights of Malta. Sipas nje artikulli nga Leslie Geld ne New York Times, zyrtaret e administrates kishin shprehur shqetesimin e tyre ne lidhje me aktivitetet e Zotin Wilson. Keto veprime, thoshin ata, duken sikur vertiten vetem per interesin e tij personal ne biznesin e naftes.

Wilson duhej te ishte pushuar por ne fakt asgje e tille nuk ndodhi pervec faktit qe njehere ai dhe gruaja e tij moren pjese ne nje nga Pashket papale dhe ishin njgitur me George Shultz dhe gruan e tij. Ne gjuhe diplomatike kjo tregon nje aprovim privat te veprimeve te tij. George Shultz eshte natyrisht nje pjestar i KMJ, i Bohemian Club dhe i Korporates Bechtel te cilat te gjitha sebashku kane lidhje te ngushta me Urdherin e Kaloresve te Maltes.

Wilson u angazhua ne disa aksione te tjera jo te pershtatshme gjate kohes qe ishte ambasador. Perseri ne asnjerin prej ketyre rasteve atij nuk ju prek asnje fije floku. Me ne fund ai jep doreheqjen. Me pas, nese ju kujtohet, Presidenti Reagan pesoi nje rrezim nga kali ndersa ndodhej ne pronen e William Wilson ne Mexico. Me gjithe mend mendoni ju se Presidenti Reagan do vizitonte shtepine e Wilson nese nuk do kishte aprovuar veprimet e tij ndersa ishte ambasador i Amerikes ne Vatikan?

Kaloresi i Maltes Myron Taylor ishte i derguari i presidentit Roosevelt. Kaloresi i Maltes John McCone ishte i derguari i presidentit Kennedy dhe ishte po ashtu drejtor i CIA-s gjate fillimit te viteve 60-te. Ish kryetari i bashkise se New York, Robert Wagner ishte i derguar i presidentit Jimmy Carter. Frank Shakespeare zevendesoi William Wilson. Frank Shakespeare eshte nje Kalores i Maltes dhe keshtu me rradhe. Presidenti Reagan nje here ka mbajtur nje fjalim ne nje darke vjetore te Knights of Malta.

Te gjithe Knights of Malta kane imunitet diplomatik. Ata mund te kalojne cdo mall neper kufinj duke ju shmangur detyrimeve doganore ose duke shmangur kontrollet e rendomta. A nuk eshte kjo domethenese? Sidoqofte, ky eshte PUSHTETI.

Knights of Malta mbahet nga nje shtylle qe konsiston me familje fisnike. Pothuajse gjysma e 10 mije anetareve i perkasin familjeve me te vjetra dhe me te fuqishme Europiane. Kjo gje cimenton te gjitha aleancat midis Vatikanit dhe Fisnikerise se Zeze. Fisnikeria e Zeze eshte me e fuqishmja dhe me e pasura e Europes. Koka e saj eshte familja qe mund te provoje prejardhje direkte nga perandori i fundit i Romes. Mbase ju tani mund te shikoni sesi po shkojne gjerat ne vendin e tyre. Anetaresia ne Knights of Malta imponon bindje te plote ndaj Urdherit dhe se fundi ndaj Papes. Megjithate nje ambasador i SHBA-se qe eshte dhe nje Kalores i Maltes perballet me nje konflikt. Pse anashkalohet nje fakt i tille? Presidenti Bush caktoi Kaloresin e Maltes Thomas Melledy ne postin e ambasadorit amerikan ne Vatikan.

Vatikani ka themeluar Qendren per Lutje dhe Studime per Paqen Papa John Paul II ne 1711 Ocean Avenue, Springlake, New Jersey, ne nje ndertese qe shikon nga oqeani. Shtepia ju dha Arqipeshkvise se New York nga prona e Elmer Bobst i cili vdiq ne vitin 1978. Ai ishte nje multimilioner dhe drejtuesi i kompanise Warner Labert. Richard Nixon ishte nje vizitor i rregullt aty. Drejtor i Qendres ishin Kurt Waldheim, ish Sekretar i Pergjithshem i Kombeve te Bashkuara, ish nazist dhe kriminel lufte; Cyrus Vance ish Sekretar i Pergjithshem i Shtetit gjate administrater se Carterit dhe anetar i te dyjave, KMJ dhe Komisionit Trilateral; Clare Booth Luce, nje zonje e Knights of Malta; dhe J. Peter Grace i W. R. Grace Company i cili eshte drejtuesi i Knights of Malta ne Amerike.

Qendra u ndertua nga Vatikani si pjese e planit te ri per paqen i Papes, plan i cili do bashkonte boten. Qendra ka dy detyra: (1) Te edukoje Katoliket dhe femijet e tyre qe te pranojne Rendin e Ri Boteror. (2) Te siguroje nje rezidence per kompjuterin e zgjidhjes se paqes ne bote si dhe nje studim ne proces per zgjidhje paqesore te cdo problemi te ardhshem qe mund te rrezikoje paqen boterore. Kompjuteri eshte i lidhur me kryeqytetet e gjithe botes nepermjet satelitit. Te gjitha kombet kane rene dakort te heqin dore nga pavaresia e tyre dhe tja lene Papes te zgjidhi problemet. Natyrisht qe kjo sdo behet efektive deri sa te deklarohet publikisht Rendi i Ri Boteror. Besoj se Rendi i Ri Boteror lindi ne sekret te plote ne 19 Janar 1989. Tani edhe ju e dini kete gje.

Vatikani ka deklaruar disa here qe “Papa eshte per carmatimin total; Papa eshte per eleminimin e pavaresise e shtetit komb; Papa deklaron po ashtu se te drejtat mbi pronen nuk duhen konsideruar si te drejta te verteta mbi pronen. Papa beson se vetem Vatikani e di se cfare eshte apo jo e drejte per njeriun.”

Ne fillim te viteve 1940 Kompania Kimike I.G.Farben punesoi nje shites polak i cili i shiti Cianid Nazisteve qe ta perdornin ne Auschwitz. I njejti shites punoi gjithashtu si kimist ne prodhimin e gazit helmues. I njejti gaz cianid sebashku me Zykon B dhe Malatonin u perdoren per te zhdukur miliona cifute. Me pas trupat e tyre u dogjen dhe u bene hi neper krematoret. Mbas lufte, shitesi duke u trembur per jeten e tij u be pjese e Kishes Katolike dhe u pranua si prift ne vitin 1946. Njeri nga miqte e tij me te ngushte ishte Dr Wolf Szmuness, truri organizues per vaksinen eksperimentale te hepatitit B te vitit nentor 78/tetor 79 dhe mars 80/tetor 81 e kryer nga Qendra per Kontrollin e Semundjeve ne New York, San Francisco dhe ne kater qytete te tjera amerikane duke shenuar fillimin e semundjes se SIDES ne popullsine amerikane. Shitesi u emerua peshkop dhe ishte peshkopi me i ri i Polonise ne vitin 1958. Mbas 30 diteve mbreterimi, paraardhesi i tij u vra dhe ish shitesi yne i gazit cianid pranoi emerimin e papatit si Papa John Paul II.

Viti 1990 eshte koha e duhur me lideret e duhur; ish-shefi i KGB-se Mikhail Gorbacov, ish-shefi i CIA-s George Bush, ish-shitesi i gazit cianid per nazistet Papa John Paul II, te gjithe te lidhur nga nje aleance e pashenjte i rane ziles per krijimin e Rendit te Ri Boteror.


vazhdon...
valiii Nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë