Shiko Postimin Tek
Vjetėr 22-05-11, 00:29   #25
valiii
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 3,777
valiii e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Illuminati! Kulti i syrit qė sheh ēdo gjė

Papa ka sfiduar lideret boterore kur ka deklaruar qe njerezit e botes tashme e pranojne autoritetin absolut te Romes sepse ata observojne Te Dielen Sabbath qe u urdherua nga Papa ne Keshillin e Loadiceas (364 p.e.s.). Dhjete Urdherat origjinale qe ju dhane Mojsiut urdherojne qe ne: “Te kujtojme Diten Sabbath dhe ta mbajme te shenjte. Gjashte dite ne duhet te punojme dhe te kryejme cdo pune por te shtaten dite eshte Sabbath e Perendise Zot; ne kete dite nuk duhet punuar, as djali, as vajza, as sherbetori, as gruaja e tij, as bagetite e tyre, as i huaji qe ndodhet brenda gardhit; sepse per gjashte dite Perendia krijoi parajsen dhe token, detin, dhe cdo gje qe ndodhet ne to dhe pushoi diten e shtate te cilen Zoti e bekoi dhe e quajti Dita Sabbath. “ Dita e Shtate, Sabbath sic ju dha Mojsiut eshte e Diela. Celebrimi i te Dieles si Sabbath eshte verifikimi qe njerezit njohin Papen si superior i perendise. Te vetmit njerez qe nuk kane pranuar autoritetin e Papes jane populli cifut dhe kjo eshte arsyeja pse Vatikani nuk ka dhe nuk do njohi kurre shtetin e Izraelit. Vatikani refuzon edhe ta quaje Izrael. Ne vend te atij emri Vatikani thote Palestina kur flet per Izraelin. Perseri duhet tju kujtoj se ajo qe ju besoni nuk ndryshon as gjene me te vogel. Ajo qe eshte e rendesishme te kuptoni eshte qe nese ata e besojne kete gje, ata do ju bejne te provoni makthe.

“Papa ka shume karizem dhe ne nje sistem boteror ju keni nevoje per nje drejtues fetar si pushtet. Khomeini eshte prova e gjalle e kesaj. Ky Pape ka pasues te mjaftueshem dhe karizem qe te jete ajo qe mund ta konsiderojme si nje rrezik aktual drejt ketij objektivi.” [Citim nga Raporti Mantooth]

“Papa John Paul II eshte ne shume ankth per te realizuar qellimin e tij. Qellimi i tij eshte te bashkoje boten e krishtere nen lidershipin e papatit. Nese do jete e mundur ai shpreson te arrije qellimin ne perfundim te mijevjecarit. Kjo eshte arsyeja e vertete ne udhetimet e tija te shuma neper bote.” [Nga nje artikull i Gene H. Hogberg, Nentor/Dhjetor 1989, E Verteta Sic Eshte.]

A kishit ju dijeni qe Hitleri dhe i gjithe stafi i tij ishin Katolike? A e dinit ju qe nazistet llapaciteshin ne okultizem? A e dini ju qe New York Times i 14 Prillit 1990 citon George Bush qe ka thene: “Le te falim kriminelet naziste te luftes.” Pyes veten pse e tha ate gje. A e dini ju qe Los Angeles Times i 12 Dhjetorit 1984 citon Papen John Paul II te kete thene: “Mos shkoni tek Zoti per tju falur mekatet tuaja, hajdeni tek une.” Pra Papa kreu nje blasfemi duke permbushur ne kete menyre profecine sipas Librit te Apokalipsit. Papa po na thote se ai eshte Zoti!

Kujtohuni, asnjehere mos adhuroni nje lider. Nese adhuroni [faleni] nje lideri, atehere ju nuk e keni me aftesine per te kuptuar se kur jeni mashtruar!

Ne 21 Korrik 1773, Papa Klementi XIV “anulloi pergjithmone dhe asgjesoi Urdherin Jezuit.” Franca, Spanja dhe Portugalia ne menyre te pavarur kishin arritur te kuptonin qe Jezuitet po nderhynin ne punet e shtetit dhe qe ishin armiq te qeverise. Veprimi i Papes ishte nje pergjigje ndaj presionit te aplikuar nga monarkite. Mbreti Joseph i Portugalise firmosi dekretin “nga i cili Jezuitet denoncoheshin si tradhetare, rebele dhe armiq te sistemit...” Papa Piu VII ne Gusht 1814 i riktheu Jezuiteve te gjitha te drejtat dhe privilegjet e meparshme.

Ish-presidenti John Adams i shkruajti pasardhesit te tij Thomas Jefferson: “Nuk me pelqen rishfaqja e Jezuiteve. Nese do kishte ndonje qenie ne kete toke qe duhej te merrte mallkim te perjetshem... eshte kjo shoqeri...” Jeffersoni i pergjigjet: “Ashtu si dhe ju e disaprovoj restaurimin e Jezuiteve. Per mua do te thote nje hap mbrapa nga drita ne erresire...”

Jezuitet vazhdojne te kene probleme edhe sot e kesaj dite sic kane patur gjithmone gjate ekzistences se tyre. Ne 28 Shkurt 1982 Papa Paul II ju tha Jezuiteve qe te respektojne politiken dhe te nderojne traditen e Kishtes Katolike Romane.” News dhe World Report ne USA deklaruan se Jezuitet jane perzjere ne punet e brendeshme te vendeve te ndryshme. Artikulli thote: “Jezuitet kane luajtur nje rrol drejtues ne revolucionin Sandinist ne Nikaragua. Disa Jezuite u bashkuan me partite Komuniste. Nje prift ne El Salvador ka deklaruar se urdheri i tij po punon per avancimin e marksizmit dhe revolucionit dhe jo per Zotin... Jezuitet jane bashkuar me levizjet e majta ne Ameriken Qendrore dhe ne Filipine dhe kane mbrojtur idene e perfshirjes se marksizmit dhe te Katolicizmit Roman ne te ashtuquajturen “teologjia cliruese”.

Kur Shtetet e Bashkuara donin te adoptonin format me te uleta te politikes se cpopullimit te hartuara nga Haig-Kissinger per Ameriken Qendrore, ishin Jezuitet ata qe organizuan dhe i shtyne njerezit ne lufte civile. Kudo qe shkojne jezuitet, mbas pak kohe pasojne revolucione. Trishtohem gjithmone kur shikoj ose degjoj per njerez qe lendohen; por sipas studimeve te mija prifterinjte Jezuite te vrare ne Ameriken Qendrore mbase e meritonin vdekjen .

Organizata me e fuqishme sekrete sot ne bote eshte Grupi Bildeerberg i organizuar ne vitin 1952 duke e marre emrin nga hoteli ku u organizua mbledhja e pare ne vitin 1954. Njeriu i cili organizoi Grupin Bilderberg, Princi Bernhard i Hollandes ka fuqine e vetos ne Vatikan per zgjedhjen e papes. Princi Bernhard ka kete fuqi vote sepse ai eshte lideri i Familjeve te Zeza. Ai deklaron se prejardhjen nga Shtepia e Davidit dhe ne kete menyre mund te thote me plote gojen se ka afersi me Jezusin. Princi Bernhard me ndihmen e CIA-s solli ne drite trupin drejtues te Illuminatit qe per syte e publikut njihet si Grupi Bilderberg. Kjo eshte aleanca zyrtare qe perben trupin drejtues te botes.

Berthama e organizates perbehet nga tre komitete me nga 13 anetare sejcili. Pra zemra e Grupit Bilderberg permban 39 anetare te Illuminatit. Te tre komitetet jane perbere ne menyre ekskluzive nga anetare te grupeve te ndryshme sekrete qe perbejne Illuminatin, Freemasonet, Vatikanin dhe Fisnikerine e Zeze. Keto komitete punojne 365 dite ne vit neper zyra e tyre ne Zvicer. Aty percaktohet se kush do ftohet neper takimet dhe se per cfare planesh do te flitet. Cdo propozim ose plan qe do diskutohet ne takimin vjetor te Grupit Bilderberg duhet te jete kryer zakonisht brenda 1 ose 2 vjetesh nga takimi pararendes. Grupi Bilderberg eshte duke drejtuar “luften pa zhurme” qe po kryehet ndaj nesh. Si ja arrijne ata kesaj gjeje? Keta jane njerezit qe drejtojne ne te vertete boten.

Numrat 3, 7, 9, 11, 13, 39 dhe cdo shumezim i ketyre numrave kane nje kuptim special per Illuminatin. Vini re qe Grupi Bilderberg ka nje berthame prej 39 abetaresh te cilet ndahen ne 3 grupe me nga 13 anetare sejcili. Vini re qe berthama e 39 pyetjeve eshte 13 qe perben Komitetin e Politikave. Po ashtu vini re ne menyre te vecante qe 13 anetaret e Komitetit te Politikave i pergjigjen Tavolines se Rrumbullaket te te Nenteve. Ju e dini qe numri origjinal i shteteve te Shteteve te Bashkuara te Amerikes ka qene 13. Kushtetuta ka 7 artikuj dhe eshte firmosur nga 39 anetare te Mbledhjes Kushtetuese.

Shtetet e Bashkuara linden ne 4 Korrik 1776. Korriku eshte muaji i 7 i vitit. Shtojini 7 [per korrikun] 4 dhe do keni 11; 1+7+7+6=21 qe eshte shumezimi i 3 me 7. Shtoni 2+1 dhe keni 3. Shikoni numrat ne 1776 dhe dalin dy 7 dhe nje 6 e cila eshte nje shumezim i 3. Koencidence? Per ata qe jane midis jush dhe thone qe kjo eshte thjesht nje rastesi po ju ofroj evindencen e meposhtme per te cilen mund te shkruaj nje liber te tere per lidhjen numerike. Sidoqofte skam nder mend ta bej.

Manly P. Hall, Mason i grades 33, mbase eskperti me i madh ne kete subjekt, ka shkruar ne librin e tij Fati Sekret i Amerikes, “Kohe me pare se 3 mije vjet te shkuara, shoqerite sekrete kane punuar qe te krijojne nje baze njohurishe, te nevojshme per te vendosur nje demokraci te ndritshme midis kombeve te kesaj bote... te gjithe kane vazhduar... dhe vazhdojne te ekzistojne si Urdheri i Kalvarit. Njerez te lidhur nga nje betim sekret per te punuar per kauzen e demokracise boterore vendosen qe ne kolonite Amerikane ata do mbillnin rrenjet e nje menyre te re jetese. Urdheri i Kalvarit u krijua ne Amerike perpara mesit te shekullit te 17-te ... Franklin foli per llogari te Urdherit te Kalvarit dhe shumica e njerezve qe punuan me te ne ditet e para te Republikes Amerikane ishin po ashtu anetare...
Shume nga themeluesit e Qeverise se Shteteve te Bashkuara jo vetem qe ishin Masone por ata edhe merrnin ndihma nga grupe sekrete qe ekzistonin ne Europe te cilat i ndihmuan ata qe te ndertonin kete vend per nje qellim te caktuar te ditur vetem prej tyre.

Mund ti hedhim nje sy Urdherit te Kalvarit te ndihmuar nga Sekretari per Bujqesine i Franklin D. Roosevelt, Henry Wallace, njeriu qe ka qene pergjegjes direkt per stampimin mbrapsht te Stemes se Madhe te Shteteve te Bashkuara ne kartmonedhen 1 dollarshe. Zoti Wallace, nje anetar i Urdherit te Kalvarit ka shkruar ne nje leter drejtuar artistit dhe misticistit rus Nicholas Roerich: “Kerkimi, ska rendesi nese eshte per boten e humbur te Masonerise apo per Lekuren e Arte ose per potencialin e epokave qe do vijne, eshte nje dhe vetem nje objektiv qe ja vlen. Cdo gje tjeter eshte thjesht nje detyre. Po natyrisht qe kushdo eshte nje Galahad i fuqishem? Pra ne mund te perpiqemi per Lekuren dhe flaken siper saj.” Graili i Shenjte vazhdimisht shfaqet ne shkrimet e shoqerive sekrete.
valiii Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė