Shiko Postimin Tek
Vjetėr 13-05-09, 20:03   #43
Ilir@
 
Avatari i Ilir@
 
Anėtarėsuar: 12-05-09
Postime: 146
Ilir@ i vlerėsuar jo keq
Gabim Titulli: Nezir Myrta - Buzėqeshjet E Lirisė

I BININ MALET BORISĖ


I binin malet borisė
rrėxoheshin grykave shkėmbinj e
ngriteshin majave plisat e bardhė
e shkrepave shkreptima
binin plisa gjaku

Kohėrat vėnin nganjė vulė nė ballė
Muranė pesėqind myhyra dovletesh
murana rėnie e ngritje miletesh

erdhen e shkuan
nuk u kthyen kurrė me
e lan gjurmė e vrragė nė gjakun tim

erdhen e thanė se jemi miq
e mbi supe mbanin armė
mbi koka plisa tė hekurt
nė zemėr mbajnė shtypje masakra robėri

Guri im prore me armė nėnkrye
baballarėt me ta i ndrruan kapuēat

E kohėrat Kapuē me Mangė

I binin Malet Borisė
hynin kolonat e bardha grykave
e dilnin tė kuqe fushave djerrina

Lisat i digjshin rrufetė
plisat i dridhshin bubullimat
binin shkėmbinj mbi ujėra tė skuqura

Notonin nė Vorbulla Plisat
deheshin nėn hije Pisat -
dridheshin ne maja Lisat

I Binin Malet Borisė!

(2.mai,1986)
__________________
Raca e bukur dardhane illire .
Ilir@ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė