Shiko Postimin Tek
Vjetėr 13-10-08, 10:45   #24
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Gruaja shqiptare dje, sot dhe neser Heroinė

Shqiptarja e sekreteve tė Vatikanit


Etleva Lala sapo ka mbaruar doktoraturėn (PhD) pėr Studime tė Mesjetės nė Universitetin Amerikan tė Budapestit. Tema e doktoratės “Regnum Albaniae” dhe Kuria Papnore” ėshtė njė temė e vlerėsuar nė kontekstin mesdhetar nga profesorati i CEU-sė,


Ilir Kalemaj 12 Tetor 2008



Dr.Etleva, shqiptarja e sekreteve tė Vatikanit qė u sponsorizua nga RugovaEtleva Lala sapo ka mbaruar doktoraturėn (PhD) pėr Studime tė Mesjetės nė Universitetin Amerikan tė Budapestit. Tema e doktoratės “Regnum Albaniae” dhe Kuria Papnore” ėshtė njė temė e vlerėsuar nė kontekstin mesdhetar nga profesorati i CEU-sė, por edhe nga specialistė tė studimeve mesjetare me famė botėrore pėr fushėn si David Abulafia, Gerhard Jaritz etj.
Nė temėn e saj, Etleva fokusohet nė dokumentet e pabotuara qė gjenden nė disa arkiva tė ndryshme evropiane. Dominojnė dokumentet nga Arkivi Sekret i Vatikanit. Korrespondenca e Mbretėrisė sė Arbrit me Papatin konsiderohet nė kėtė temė si njė ndėr faktorėt kryesorė qė ndikuan nė konsolidimin e fisnikėrisė vendase dhe nė pėrqafimin dhe pėrhapjen e katolicizmit gjerėsisht nė trojet shqiptare nė shekullin XIV.
Gjatė periudhės sė gjatė tė hulumtimeve arkivore nė Arkivin Sekret tė Vatikanit dhe nė Bibliotekėn Apostolike tė Vatikanit, Etleva bėri kėrkime shkencore jo vetėm nė lidhje me marrėdhėniet diplomatike midis Mbretėrisė sė Arbėrisė dhe Papatit, por edhe punoi pėr projekte tė tjera, ndėr tė cilat ishte ai pėr vazhdimin e projektit tė Shuflajt Acta et Diplomata Res Albaniae Mediae Aetatis, me shtrirje kohore nga vitet 1404-1455.
“Projekti pėr mbledhjen, editimin dhe botimin e dokumenteve arkivore nga Archivio Segreto Vaticano (ASV) pėr shekullit XIV u mbėshtet dhe financua nga ish-presidenti i Kosovės, Rugova,” – na pohon Etleva pėr SH2.
Ky vėllim pėrfshin 651 dokumente tė pabotuara nga Arkivi Sekret i Vatikanit. Ėshtė interesant se Etleva bėn kėrkime shkencore nė fondin sekret edhe sot e kėsaj dite. (fondi nė fjalė, edhe zyrtarisht ka termin “sekret”, pasi ėshtė i padisponueshėm pėr studiues dhe tė tjerė). Kėtė tė drejtė e ka Etleva sė bashku me tre kolege tė tjera (njė kroate dhe njė ēeke dhe njė hungareze). Ajo ėshtė pėrgjegjėse pėr dokumentacionin mbi Evropėn qendrore, lindore dhe juglindore, ku pėrfshihet edhe Shqipėria.
Etleva ka marrė pjesė nė njė numėr konferencash ndėrkombėtare ku ka pėrfaqėsuar denjėsisht Shqipėrinė, duke sjellė nė vėmendjen e studiuesve ndėrkombėtarė mesjetėn shqiptare me standardet e saj evropiane. Njė arsenal i tėrė burimesh tė mbledhura gjatė viteve tė hulumtimeve arkivore gjendet akoma pėr t’u studiuar dhe analizuar nė duart e Etlevės.
Pjesė nga kėto hulumtime shkencore i ka botuar nė libra, revista dhe periodikė tė ndryshėm, si nė formė rreptėsisht shkencore ashtu edhe nė formėn e shkrimeve shkencore popullarizuese (pa citime dhe referenca).
Nė bashkėbisedimin e SH2 me Etlevėn, dallojmė se ndėr temat mė tė preferuara ėshtė ajo e rishkrimit tė historisė, rolit aktual tė historiografisė nė kulturėn shqiptare, dhe kujdesit tė pamjaftueshėm qė ėshtė treguar nė lidhje me fushėn e albanologjisė pėr hulumtimin dhe botimin e dokumenteve dhe dorėshkrimeve tė pabotuara qė ruhen nė biblioteka dhe arkiva tė ndryshme tė Evropės.
Pėrsa i takon rishkrimit apo rishikimit tė historisė, e cila ėshtė njė ndėr temat mė aktuale si nė shtyp ashtu edhe nė debatin publik, Etleva na tregon qė “nxjerrja nė dritė e dokumenteve tė pabotuara do ridimensiononte kuptimin dhe interpretimin qė kemi sot pėr historinė e shkruar”.
Nė lidhje me kėtė Etleva shton se “nuk do tė shkruhet vetėm historia e luftėrave dhe ngjarjeve heroike, pra njė histori alla-folklorike, por njė histori qė do tė pėrfshijė edhe kulturėn dhe zhvillimet socio-ekonomike dhe sesi kėto kanė formėsuar dinamikat politike dhe diplomatike nė hapėsirėn shqiptare”.
“Kjo formė e re historiografie do ofrojė edhe njė aparat kritik e vlerėsues, nė mėnyrė qė lexuesi, qoftė ai i thjeshtė, qoftė ai akademik, tė mund ta vlerėsojė faktin historik pa e mitizuar atė nė mėnyrė partizane, - thotė Etleva.
Fondi i Ekselencės, (Etleva ka qenė njė prej fituesve tė vitit 2007), dhe projekti Brain Gain janė nisma qė duhen mbėshtetur dhe zhvilluar akoma mė tej dhe u duhet bėrė publiciteti i nevojshėm. Ka nevojė pėr transparencė nė mėnyrė qė studiuesit tė njihen me to dhe tė kenė mundėsi tė pėrfitojnė prej tyre. Ekziston njė fond gjigant prej 57 miliardė eurosh tė vėna nė dispozicion pėr shkencėn dhe kėrkimin shkencor nga BE.
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė