Shiko Postimin Tek
Vjetër 27-05-11, 15:27   #43
valiii
 
Anëtarësuar: 24-12-06
Postime: 3,777
valiii e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Illuminati! Kulti i syrit që sheh çdo gjë

GANGSTERA JAPONEZE, TRUPROJA CECENE




BF: Me pas ne Sakhalin, ne Rusi, ne Lindjen e Larget Ruse aty ku tani kane gjithe naften dhe gazin, qe te shkruaja nje artikull. Perfaqesuesit lokale te kesaj bande po me prisnin dhe me nxorren shetitje. Me cuan ne nje kazino gjigande me rreth 400 cecene qe qendronin jashte. Ishte dicka si neper filma. Te gjithe ishin te armatosur dhe te punesuar nga banda japoneze si truproja te kazinove te tyre.

KC: Cecene?

BF: Po cecene. Punonin per gangsteret japoneze. Ndodhin shume gjera qe nuk shihen ne siperfaqe. Ne Azi do zbuloni se nuk ka ndonje ndarje te madhe midis gangsterave dhe qeverise. Eshte e gjitha nje vazhdimesi. Pra mund te mendoni per keta gangstera si...

KC: Ne fakt disa nga gjerat qe po thua jane te verteta [qesh Kerry], ne Usa dhe Rusi dhe...

BF: Natyrisht. Ne Usa...pjese te CIA-s jane ne thelb krim i organizuar ne gjerat qe ato bejne. Pjesa derrmuese jane njerez te ndershem qe perpiqen te mbrojne vendin e tyre por ka dhe grupime aty sic e dime te gjithe...ata trafikojne droge dhe bejne te gjithe gjerat e konsideruara si kriminale. Pra ndodhesha ne ate 'klub' dhe ky djali ishte ulur perballe meje. Nuk eshte si ai qe njihja ne Tokio qe dukej si nje binzesmen i klasit te larte. Ky djale eshte nje halabak ordiner dhe i rrezikshem, jo nje djale i mire. Dhe eshte shume shume i tensionuar. I them: "Degjo, dua te shkoj ne shtepi." Ai me thote: "Jo, jo, nuk mundesh. Ty do te vrasin ose ndonje gje tjeter te ketij lloji, apo jo?" Dhe aty e kuptova qe po futesha ne kurth. Po futesha ne kurth per nje aksion. Fillova te mendoj me shpejtesi. Drejtoj gishtin nga dy njerezit qe merreshin me naften dhe i them: "Duhet te shqetesohesh per veten tende. I shikon ata te dy? Ata jane te CIA-s dhe po me ruajne. Per me teper kam nje dosje qe do publikohet menjehere nese me ndodh dicka, ka emra dhe ju fut te gjitheve ne burg. " Ishte totalisht nje bllof. Nuk kisha asnje dosje te tille dhe ata te dy ishin thjesht qe merreshin me naften por skisha cfare te beja.

Dhe djali ngrihet ne kembe menjehere me telefonin ne dore. Ne te njejten kohe mora telefonin tim dhe i rashe numrit te bosit te bandes dhe i thashe: " Nuk jam ketu per te shkruar per marrveshjet me gangsteret rus apo gjera te kesaj natyre. Jam ketu per te shkruar per industrine e naftes. Nuk do ju krijoj asnje shqetesim." Pra ai djali kthehet perseri keter rradhe komplet i lehtesuar. Dhe i them: "Ok. Naten e mire." Kaq ishte. [Kerry qesh.]

BR: Duket si ndonje skene filmash

BF: Po. Por cecenet me te vertete qe qelluan koleget e mij. Kjo ishte mbas asaj qe me ndodhi mua. Pra kur me ndodhi kjo gje, krijova nje dosje te cilen vazhdoj ta kem - ne hard disk dhe DVD me ze te rregjistruar dhe video. Per shembull, nje kryeminister shume i njohur japonez ka vrare tre gra dhe kam provat per kete. Plot gjera te tilla. Por puna ime nuk eshte qe te perpiqem te ekspozoj njerez. Dakort? Nuk eshte ky qellimi im. Kjo eshte thjesht nje inshurance qe tani e flaka tutje. Nuk me duhet me pasi tani kam shoqerite sekrete qe me mbeshtesin... Po perpiqem qe te shpetoj planetin. Pra keto gjera nuk do dalin kurre, mbase asnjehere deri sa mos te me vrasin. Nese e bejne atehere do kene pasoja te temerrshme dhe te te gjitha llojeve. Sidoqofte po perpiqem qe te gjithe te mbeten te kenaqur. Dakort? Le te kthehemi mbrapsht ne momentin qe mberrita ne Japoni.

RAPORTIMI FINANCIAR SI PSIKOLOGJI MASASH




KC: Pra vajte ne Tokio dhe aty ne kolegj. Ky ishte momenti qe aplikove per pune tek Forbes?

BF: Jo, puna ime e pare..hmm, doja te shkruaja nje "teori mbi cdo gje". Por dihet qe nuk mund te paguash qerane dhe faturat ne ate menyre keshtuqe puna e pare qe gjeta ishte nje grup i quajtur Knight Ridder, pjese e rrjetit te gazetes Knight Ridder ne seksionin financiar. Pra shkoja e merrja takim me ministrin e financave dhe guvernatoret e Bankes se Japonise. Shkruaja cdo te re te tregut. Shkrimet e mija ndikonin levizjen e dollarit, te jenit apo asete te ndryshme. Ishte me te vertete e habitshme te shihje ate gje. Ajo qe mesova aty si nje reporter i tregut financiar ishte qe ne te vertete financa eshte nje psikologji masive... Ky ishte nje mesim me te vertete interesant, gje qe nuk e meson ne shkolle.

KC: Pra ne ate moment mesove forcen e fjales se shkruar?

BF: Ne fakt eshte informacioni dhe menyra sesi e perceptojne gjithe historine duke e ndjekur me pas dhe pare per ndryshime te vogla. Per shembull, Guvernatori i Bankes se Japonise thote: "Tani mund te shtrengojme pak interesat bankare." Dhe cdo gje vihet ne levizje. Dakort? Apo dhe per tregjet e mallrave. Peshperitjet se Kina do bleje nafte ose ndonje gje te ngjashme do shkaktoje levizje te cdo gjeje.

KC: Ne e degjuam kete interviste me radion Kanadeze dhe ju shfaqni nje te kuptuar fantastike te ekonomise boterore dhe se cfare e ben ate te levize. Ku i mesuat cdo gje per kete?

BF: Tani natyrisht bera te gjitha klasat ne universitet ne ekonomi dhe te tjera. Por sidomos sepse per 20 vjet e kam ndjekur dhe shkruar per te. E kam fjalen qe cdokush qe vjen ne Tokio, presidente dhe kryeministra, ministra financash. Kemi G7 dhe gjera te tjera... Kam intervistuar gangstera, kryeministra, ministra financash, presidenta te kompanive te medha, presidenta te kompanive te vogla, e ke parasysh - me shume se 20 vjet, madje pothuajse 30 vjet duke intervistuar njerez te ketyre kategorive. Zhytesh nje sasi tejet te medhaja informacioni dhe duhet te shikosh per copezat qe jane te lehta per tu kuptuar dhe nxjerrin thelbin dhe ja jep ate publikut. Kjo eshte puna. Je nje filtrues informacioni.

BR: Po ka dhe gazetare te tjere financash te cilet sbejne gje tjeter vecse heqin avazin e linjes zyrtare. Kjo eshte kategorikisht cfare nuk ke bere ti. Prandaj je i panjollosur ne kete fushe.

BF: Shiko tani, eshte nje propagande e nivelit shume te larte. Ata jane trushpelare. Ata me te vertete nuk kuptojne ne thelb se cfare eshte e gjitha kjo. Ketu qendron hilja. Ata perpiqen ti spostojne vemendjen njerezve me matematike ezoterike dhe perpiqen ta mbulojne me shume fjale komplekse... Eshte si te thuash nje konfuzim i vullnetshem pasi thelbi eshte me te vertete shume i thjeshte. Ekonomia nuk eshte gje tjeter vecse puna e njerezve per te siguruar jetesen. Financa eshte procesi i vendosjes se cfare do jete hapi i metejshem. Ata perpiqen qe mos na lejojne te kuptojme kete gje sidomos pjesen qe ka lidhje me financen. Dhe ky eshte kyci i problemeve sot ne bote.
valiii Nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë