Shiko Postimin Tek
Vjetër 27-05-11, 15:28   #44
valiii
 
Anëtarësuar: 24-12-06
Postime: 3,777
valiii e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Illuminati! Kulti i syrit që sheh çdo gjë

PUSHTETI MBRAPA SKENES



KC: Si gazetar a je frenuar ndonjehere nga Forbes duke te te thene "Jo mos shkruaj kete" ose " Mos shkruaj ate" ?

BF: Dakort. Gjeja e pare qe vura re ne Japoni - asgje nuk ishte sic dukej - ishe kur pashe disa njerez ne rradhe perpara nje kioske. The i pyeta: "Cfare po beni?" "Po kembejme fitimet ne para - nga pachinko qe eshte nje lloj slot machine. Dhe aty meson qe ata kane nje industri gjigande kumari, kudo me shenja gjigande neoni qe ne thelb eshte ilegale. E megjithate funksionon haptazi madje dhe me rregulla. Per shembull, sado shume te perpiqesh eshte shume e veshtire qe te humbasesh me shume se 1000 $ ne dite ne ato vende. Pra ja ku ke nje sistem te tere jashte suazes legare; perfshin police, gangstere dhe biznesmena. Kjo me beri te kuptoj qe ky vend ishte ndryshe. Ajo qe mesova ishte se i ashtuquajturi "sistemi legal demokratik" ishte nje 'pararoje' per nje strukture pushteti te vertete shume ndryshe. Kjo eshte ajo qe mesova me copeza. Pachinko ishte e para. Nje miku im u rrah nga nje gangster parpara syve te policise. Shkuam tek polici...dhe ai tha: "Nuk duhet te ngaterroheni ne zenka me gangsteret." I them: "Kjo eshte e cuditshme." Por mendova se kjo mbase ishte e lidhur me kumarin dhe prostitucionin qe eshte nje ambjent i turbullt kudo. Si nje gazetar financiar eshte e rendesishme qe te jesh i shpejte. Nese i mund konkurrentet me 30 sekonda, kjo konsiderohet te jete nje scoop i madh. Pra duhet te gjesh se nga vjen pushteti. Dhe psh duke folur me burokratet e Ministrise se Bujqesise, ata thoshin: "Nese do te dish se cfare ndodh me te vertete, fol me zotin Kato Koichi." Ai ishte i gjithepushtetshmi i LDP dhe ishte njeriu qe ne ate kohe merrte vendimet. Pra pata rastin ta njihja. Njehere me thirren qe te merrja pjese si zevendesues ne njerin prej fjalimeve te tij. Ai beri fjalimin dhe ishte shume impresionues. Aty mori nje zarf goxha te trashe me para. Nga ajo mendova se Ministri i Financave ishte burimi i vertete i pushtetit ne Japoni - kjo eshte ajo qe besojne njerezit. Ishte burokracia me e fuqishme qe kam pare. Por kur fillova te flisja me njerez ne Ministrine e Financave ate me ne fund me thane: "Nese do me te vertete te mesosh se cfare ndodh atehere duhet te shkosh tek Nomura Securities."

Kjo ndodhte ne vitet 80-te. Tani eshte ndryshe. Por ne vitet 80-te, gjate bumit, Nomura Securities kishte nje liste VIP prej 5000 njerezish. Ata kishin keta dy bosa - Tabuchi i madh dhe Tabuchi i vogel, pa lidhje me njeri tjetrin - te cilet me pas u provuan te kishin lidhje me nje bande te madhe kriminale. Ata afroheshin tek keta gazetaret, politikanet dhe te gjithe te tjeret me pushtet e me reputacion dhe i jepnin leke hua disa miliona dollare dhe thonin: "Bli kete aksion." Me pas shkonin e gjenin cdo shiten ne vend si dhe lidhjet e tyre neper gazetarite dhe i thonin: "Keto jane aksinet qe do blesh tani." Dhe cdo shtepijake, biznesmen i vogel e doktor do blinte keto aksione, cmimi do ngrihej dhe VIP-i i shiste me mbrapa. Kjo ishte menyra sesi ata kontrollonin. Thjesht politike.

KC: Thua qe tani eshte ndryshe. Sa ndryshe eshte pra?

BF: Ka lojtare te tjere, menyra te tjera per te dhene para. Dhe ne fakt ky eshte dhe thelbi i problemit te cilin po trajtojme. Po me mire ta shtjellojme hap pas hapi pasi thjeshtohet me shume pamja e te gjithe historise. Pra u bera shume cinik ndaj Japonise por ajo qe i vuri vulen ishte skandali jusen mbi kredite e shtepive. Kjo ishte nje grup kompanish te cilat jepnin hua vetem per blerje shtepish. Mbas bumit ne Japoni, ishte hera e pare qe ata do perdornin parate e taksapaguesve. Meqe ra fjala, ne vitin 1992 qeveria japoneze tashme e dinte se kishin 200 trilion borxh por gazetat thoshin vetem dy ose tre trilion. Vetem mbas 10 vjetesh ata me ne fund pranuan gjithe shifren. E njejta gje po ndodh tani ne SHBA - por ata nuk do kene 10 vjet pasi nuk i huazuan keto para nga amerikanet. Ata i moren hua nga pjesa tjeter e botes. Per kete arsye do shohim ndryshime shume te medha ne te ardhmen.




MASHTRIMET ME BORXHET DHE VRASJET




BR: Me kujtohet qe i the Rense (behet fjale per Jeff Rense i cili ka nje website shume te njohur mbi konspiracine -Darius) se sipas mendimit tend borxhi i USA ishte 120 trilion $. Kerkova dhe mendova me vete: "Nga doli kjo shifer..." Pra dua tju bej kete pyetje.

BF: Mund tja u them menjehere. $66 trilion dalin nga nje ese e Profesor Kilborn qe u publikua nga bordi i deges se Federal Reserve ne St. Louis ne vitin 2005. Dhe keto jane para qe ata i detyrohen qytetareve amerikane - ato qe premtuan te pagujane per Medicaid dhe sigurimet shoqerore si dhe gjera te ngjashme. Jane te shkruara ne ate ese. Mund ta gjeni. Tani pjesa tjeter prej 53 trilion $ eshte shuma e dollareve ne qarkullim jashte USA. Pra bashkoi dhe kemi shifren 120 trilion $. Dhe jo vetem ajo, po dhe nje GDP prej 13 trilionesh. Ketu eshte pika ku zbulohet i gjithe mashtrimi.

KC: Pra ti u more me tregun e shtepive...

BF: Dakort. Ketu eshte ceshtja. Punoja per Nihon Keizai Shumbun [Nikkei]; eshte si puna e Wall Street Journal. Eshte ne gjuhen japoneze dhe eshte gazeta numer nje e tyre per financat dhe biznesin. Ata po perpiqeshin te fusnin ne loje dhjetra miliarde dollare nga parate e taksapaguesve qe te shpetonin nga veshtiresia keto kompani. Beheshin disa bisedime te cuditshme mbi 'pergjegjesine e huamarresit'. I kthehem dhe i pyes: "Po mire, kush jane keta huamarres?" Dhe doli qe - burimi im ishin njerez qe punonin ne Banken e Japonise dhe agjensi te tjera si te tipit nga ato te vleresimit te kreditit - me shume se gjysma e tyre ishin hua te dhena gangsterve te bandave Yakuza. Per mua kjo ishte dicka e mahnitshme. Pra ketu kemi qeverine qe perdor miliarda dollare nga parate e taksapaguesve per te nxjerre nga belaja kompani qe jepnin hua gangsterave dhe qe ishin te gjitha te drejtuara nga zyrtaret e Ministrise se Financave. Pra shikohet nje lidhje midis zyrtareve te Ministrise se Financave, politikaneve dhe gangsterave. Ata perdorin para te taksapaguesve per tja dhene ato gangsterave.

E shkruajta kete ne ne Nikkei-n anglisht dhe pati nje reagim shume te madh. Mbi 400 gazetare te huaj dhe revista shkruan histori te ngjashme. Gjysma e huave per shtepi ishin te gangstereve, dakort? Newsweek beri nje shkrim pothuajse identike me timen. Aty Nikkei, gazeta ime me tha: "Sipas Newsweek, gjysma e huave per shtepite ndaj kompanive jusen are te Yakuza." Vajta tek redaktori dhe i thashe: "Hej e kam shkruar i pari ate histori. Pse thua sipas Newsweek?" Me pas me thirren ne zyre duke me dhene Cmimin e Redaktorit si dhe 50 $ dhe me thane: "Zoti Fulford, e di, nuk duhet te shkruash gjera te tilla. Nuk eshte bere me pare dhe mund te jete shume e rrezikshme."

Mbas asaj filluan te me mbanin ne mbikqyrje. Nuk me lejonin qe te shkruaja cdo gje, pervec lajmeve qe shpallte qeveria. Aty fillova te kuptoj qe shtypi japonez nuk ishte aspak i varur. Sic doli me pas nje nga redaktoret aty ne Nikkei, Zoti Otsuka i cili fitoi disa cmime duke shkruar per skandalin Itoman...krejt papritur u transferua ne nje seksion tjeter dhe u hoq nga raportimi i biznesit. Ai u be shume dyshues mbas kesaj. Filloi te ndiqte presidentin kudo qe shkonte. Sic zbuloi me vone ata i kishin dhene hua gangsterve nje shume prej 100 milion $ - para qe nuk u kthye kurre. Dhe skandali Itoman ishte shume i madh, ku njera nga bankat me te medhaja te Japonise, Sumitomo Bank ishte pervetesuar nga sindikata e krimit. Pra fillova te kuptoj se gazetat dhe politikanet, gangsteret dhe burokratet ishin te gjithe bashke ne nje lloj strukture pushteti te stisur e cila ishte totalisht ndryshe nga ajo qe njerezit shihnin ne televizor apo lexonin neper gazeta. Dhe u ndjeva komplet i neveritur kur ata filluan te censuronin shkrimet e mija.

Pra e braktisa Nikkei dhe punova si profesionist i pavarur per pak kohe ne gazeten South China Mornin Post dhe disa vende te tjera perpara se te merrja punen tek Forbes. Fillimisht personat tek Forbes u treguan te kenaqur qe te shkruaja histori per gangsterat. Bera nje mbi Punet Publike dhe mora nje leter formale proteste nga Ambasada Japoneze ne Washington. Mendova: "O zot. Dikujt i shkela ne kallo." Me pas bera nje tjeter shkrim... Kur ata filluan te shlyenin borxhet qe kishin me bankat fillova te zbuloja se shume njerez po vdisnin. Ata ose kryenin vetvrasje ose zhdukeshin. Por nuk ishte nje harakiri tipik kur kryen dicka shume te rende dhe vret veten per te kerkuar ndjese. Ishin njerez qe do deshmonin, njerez qe do persekutonin njerez. Per shembull, kishte ndodhur nje skandal financiar dhe presidenti i Dai-Ichi Kangyo Bank qe tani eshte pjese e Mizuho duhej te deshmonte. Nje dite perpara se ta bente kete, ne oren 11 te nates gruaja e tij doli nga shtepia dhe 10 njerez me veshje te zeza hyne ne shtepi, fiken dritat e me pas iken. Rreth ores 1.00 te nates gruaja kthehet ne shtepi dhe e gjen te shoqin e vdekur. Dhe ata thone qe ishte nje vetvrasje. Kjo histori doli nga versioni anglisht i gazetes Yomiuri. Nuk doli ne versionin japonez. Ne kete pike kisha krijuar shume lidhje me gangsteret pasi kisha kuptuar se qe te kuptosh se cfare ndodh me financat duhet te flasesh me gangsteret. Perndryshe as qe e meson fare se cfare ndodh...

KC: Dakort.




vazhdon...
valiii Nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë