Shiko Postimin Tek
Vjetër 27-05-11, 15:32   #45
valiii
 
Anëtarësuar: 24-12-06
Postime: 3,777
valiii e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Illuminati! Kulti i syrit që sheh çdo gjë

BF: Keshtu pra... ishte nje banke qe quhej Nippon Credit Bank e cila u shnderrua ne Aozora Bank. Tani me duket se ajo eshte nen pronesine e njeres nga fondet amerikane. Mbase Carlyle? Sme kujtohet. Me duhet ta kontrolloj. Sidoqofte, nje drejtor i Bankes se Japonise, zoti Honma u be presidenti i saj. Dy jave me pas ai u gjet i varur dhe ata thane se ishte vetvrasje. E njihja kete person qe nga koha kur mbuloja lajmet per Banken e Japonise. Eshte e pamundur qe ai te jete vetevrare... Mesa duket ai u vra per shkak te disa huave te dhena kooperative te kreditit ne Korene e Veriut. Ai po behej gati ti deklaronte ato si hua te gabuara. Dhe nese do e bente kete gje atehere do kishte nxjerre ne pah nje lidhje gjigande te nendheshme drejtuese te Korese se Veriut. Koreano Verioret prej kohesh dergonin para droge ne Japoni perftuar nga shitja e amfetamines dhe veprimtarive te tjera te dyshimta dhe qe te fitonin heshtjen e policise kishin paguar shume te medha klases sunduese gjate gjithe viteve.


KC: Shkruajte per kete gje?

BF: Po shkruajta tek Forbes. Redaktoret ishin kaq frikacake sa hoqen nje pjese te mire te shkrimit por sidoqofte nje pjese eshte ende aty... Pra fillova te germoja me shume. Dhe krejt papritur Forbes filloi te ushtronte presion ndaj meje. Kisha nje histori mbi GE qe po bente disa manovra te cuditshme bankare qe perfshinin disa miliarda dollare ne Amerike dhe e di cfare, ata e fshine gjithe historine pa asnje shpjegim. Me pas Citigroup u perzu nga Japonia per pastrim parash te gangstereve. Ajo histori nuk u botua... Po pergatitesha te lija cdo gje. Ne ate moment ne Japoni doli nje liber i imi dhe u shnderrua ne nje best seller. Nuk kisha nevoje me per te ardhura.

KC: Nje liber per cfare?

BF: Me materiale te cilat kishin dale kohe me pare, disa prej tyre sapo ja u thashe - vrasjet dhe te tjera gjera ne lidhje me korrupsionin japonez. Shume njerez ne Japoni e kishin idene qe ndodhin gjera te tilla. Pra libri u bazua ne keto ngjarje. Me pas shkruajta disa libra me te njejtin subjekt. Kjo me mundesoi te ardhura te pavarura. Por gjeja qe me te vertete me dha shkendijen ishte gjate nje debati televiziv qe bera me disa politikane te larte japonez. Gjate emisionit mendoja me vete: "Keta njerez drejtojne kete vend? Ska mundesi!" Tani e di qe ata jane vetem aktore te cilet lexojne skenarin por atehere mendoja: "O Zot, une mund ta bej me mire!" Dhe kjo ide krejt papritur mu duk madheshtore. Kuptova se: "Oh Zot, japonezet kane 5 trilion dollare neper prona pertej detit. Keto para mjaftojne qe te zhduhet varferia dhe shkaterrimi i ambjentit. Atehere pse te mos perdoren?" Me tej mendova: "Do behem qytetar japonez dhe do perpiqem te kandidoj ne politike ne menyre qe ti mbush mendjen atyre te perdorin keto para per te shpetuar boten." Dhe kjo gje ka kaq shume kuptim...

Pra shkruajta dy kapituj ku do jepja emra - politikane te caktuar, krime te caktuara, gangstere te caktuar. Do ishte nje ekspozim me te vertete i madh gje qe do me bente ose te largohesha nga Japonia ose te vritesha mbas botimit te librit. Diten e neserme mbasi kisha derguar dy kapitujt ne anglisht agjentit tim mora nje telefonate nga mbesa e Perandorit Meiji, Kaoru Nakamaru e cila me tha: "E di zoti Fulford, ju nuk duhet te zemeroni Yakuza. A jeni i sigurt qe kjo eshte gjeja qe doni te beni? A nuk ka ndonje gje tjeter do mund te merreni?" Dhe shtoi se nje 'perendeshe' e kishte kontaktuar nepermjet planit astral dhe i kishte shprehur shqetesimin per mua! Doli qe 'perendesha' ishte Policia E sigurise Japoneze.

Ne ate moment mendova: "Po, dua te shpetoj boten." Dhe ne ndryshim nga shume njerez te tjere qe duan te bejne te njejten gje, une kisha nje metode konkrete, ate te pese trilion dollareve. Kjo shume parash nuk mund te terhiqet nga USA pasi do shkaterronte ekonomine amerikane, pra duhet ti paguash amerikanet qe ta bejne ata kete gje dhe ne kete menyre edhe te perfitojne vete. Pra mendimi evoluoi me shume dhe thashe me vete: "Dakort, do e bejme ne kete menyre qe dhe amerikanet te perfitojne dhe keshtu te pakten skane pse te ankohen." Kjo ishte ajo qe filloja te shprehja duke shkruar libra me kete ide, pra: pse nuk e shpetojne boten Japonezet?




Kontrolli i Rothschild dhe Rockefeller



BF: Po ajo qe ndodhi ishte qe kjo mbesa e Perandorit Meiji me dha nje video te 9/11 dhe me tha: "Shiko Zoti Fulford. Ti di cdo gje mbi korrupsionin ne Japoni por se ke idene mbi korrupsionin ne bote." Dhe kur me dha ate u shtanga. Mos harroni, isha nje gazetar i financave per nje kohe te gjate dhe pasi shume njerez lexojne ate qe shkruan kjo ve ne levizje dhe tregjet. Eshte nje numer konstant njerezish qe perpiqen te te japin informata te rreme gje qe te ben te perftosh nje imunitet te larte ndaj informacionit fallco. Problemi qe kane shumica e njerezve ne nivele te larta ne shoqerite perendimore me ceshtjen e 9/11 eshte kjo (sipas fjaleve te tyre): "Nuk me behet vone se evidencash me tregojne, nuk ka asnje mundesi qe New York Times, Washington Post, BBC te raportojne kete." Pasi qe te pranosh se ka nje grupazh ne qeverine Amerikane qe beri kete gje atehere do te thote qe te pranosh se i gjithe sistemi i besimit qe kemi mbi shoqerine te jete i gabuar.


KC: Ehh

BF: Duke patur eksperiencen e censures me punen ne Forbes dhe ajo qe dija per korrupsionin japonez, fillova te beja kerkime per te zbuluar se cpo ndodhte me kete faktin tjeter. Pergjigja ne thelb eshte qe, shoqeria Europiane nuk eshte me 'demokratike'. Eshte nje plutokraci e kombinuar me aristrokraci ndersa 'demokracia' eshte nje menyre efektive per te mbajtur nen kontroll ndjenjat e 'deleve'. Mund tju tregoj ne menyre me te thjeshte duke ju referuar raporteve financiare te Wall Street Journal, sesi mund te gjeni gjurmet. Ajo qe bera per te zbuluar kete ishte kerkimi neper nurmat e Forbes te vitit 1918 dhe lisa e tyre e te Pasurve. Aty gjen se ne ate kohe 10 Amerikanet me te pasur kontrollin 70 % te parave ne vend. John Rockefeller I kishte nje pasuri prej 30 miliard $ me kursin e sotem. Mendoj se ai kontrollonte 25 % te te gjithe pasurise ne USA ne ate kohe. Arsyeja pse Rockefeller nuk shfaqet aq i 'Pasur' ne listen e Forbes (dhe mos harroni qe njera nga detyrat e mija ishte te identifikoja miliarderet dhe numeroja parate e tyre) ishte se i kishte vendosur ato ne 'fondacione bamiresie' dhe ne fakt kane qindra te tille: Rockefeller, Carnegie, Brookings - nje liste e tere alfabetike. Por cdo gjenerate e familjes Rockefeller dhe familjeve te tjera, Morganet te cilet jane sot familja Bush... dihet qe trashegojne fuqine e tyre. Ata vazhdojne te kontrollojne ate para. Dhe kane nje sistem te tille ku cdo gjenerate ka nje person te caktuar ne post drejtues. Pra eshte nje lloj aristrokracie e fshehte. Ne vend qe te trashegojne toka ata trashegojne pasuri dhe kushdo qe punon neper keto pasuri eshte si nje lloj bujku qe punon ne pronen e lordit. Pra nese punon per Standart Oil ne nje fare menyre je sherbyesi i Rockefeller pasi ata kane kontrollin absolut.


KC: Dakort. Kjo eshte pjesa per Rockefeller. A keni qene ne gjendje te gjeni gjurmet per Rothschilds, pjesa europiane?


BF: Po. Ceshtja Rothschild shkon mbrapa ne kohe 300 vjet. Besoj se ky tashme eshte nje fakt i njohur. Sidoqofte mendoj se ne ate kohe Rothschilds kane qene njerez thellesisht fetare dhe me zemer te mire. Ndonese ne dukje ata financuan dhe hartuan Revolucionin Amerikan ne 1776 - me parate e East India Company - ata po ashtu financuan reformat e Meiji. Ne shume drejtime keto jane gjera te mira. Kanadaja ka qene gjithmone territor i Rothschild dhe e di qe Kanadaja eshte nje vend shume i mire? Pra nuk mendoj se ata jane ne te njejtin nivel. Sistemi i tyre ne thelb eshte ai mbreterori i Babilonise se Lashte. Dhe ketu gjerat behen te cuditshme dhe esoterike pasi shkojne mbrapa ne kohe 5771 vjet. Rothschilds thoshin se ishin pasaardhes te Nimrodit i cili pushtoi popullin e Babilonise - barinj, pra blegtore. Ata [paraardhesit e Rothschilds] pushtuan popullin e Babilonese, Irakun e sotem. Ata thoshin: "Po mire, a nuk ka ndonje menyre qe te drejtojme njerezit ne te njejten menyre qe ju drejtoni delet?" Dhe nga kjo dolen me nje sistem: duhet te kontrollosh burimin ushqimor te tyre; duhet te kontrollosh burimin e informacionit dhe duhet te kesh mjete dhune qe ti disiplinosh...
valiii Nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë