Shiko Postimin Tek
Vjetėr 01-04-12, 10:16   #2
jadore
 
Avatari i jadore
 
Anėtarėsuar: 23-08-05
Vendndodhja: universe
Postime: 7,218
jadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Misteriet e Piramides

Vendndodhja e sakte e hyrjes, afer majes se piramides nuk ishte percaktuar me saktesi deri ne momentin kur u be nje ekzaminim i kujdesshem i cdo guri ne dhjete shkallet e fundit ne gjatesi dhe lartesi. Edhe mbasi shkrimet e lashta ishin perkthyer dhe deshifruar dolen shume veshtiresi per te gjetur gurin e sakte i cili tregonte nje ndarje nga guri tjeter aq te holle sa nje fije floku midis mbushjes me cimento dhe gurit qe pasonte.

Thjesht duke ecur me pellembe dhe analizuar cdo gur do ishte e pamundur te dallohej nje krisje kaq e imet dhe per kete arsye kaluan muaj te tere pa asnje rezultat dhe te mbushura me deshperim per shkak te deshtimit. Sipas teksteve te gjetura guri duhet te levizte mbrapsh, pra te futej brenda duke perdorur nje komande verbale (zanore) dhe duke perdorur frekuencen dhe tingullin e duhur. Ky ishte perfundimi qe ishte arritur, pra per te qene ne gjendje te gjehej hyrja sekrete duhej perdorur nje diktofon. Vete fakti i kuptimit te perdorimit te tingullit ishte nje arritje jo e vogel. Cfare mbetej ishte interpretimi i sakte i shkrimit origjinal te gjetur ne Greqi.

Hyrja e sakte per ne Tempullin e Sfinksit po ashtu kishte mbetur nje sekret i ruajtur me se miri dhe mbas 10.978 vjetesh dihet vetem nga disa persona te vecante. Ky Tempull eshte nje vezullim i nje bukurie te papare me zbukurimet e floririt qe te lene pa mendje dhe me morine e shumte te gureve te cmuar te vendosura tek altari sekret, harqe te nje arkitekture te pazakonte, mure te mermerte jashtezakonisht te lemuar dhe me nje ngjyre te purpurte dhe me dyshemene ne ngjyre argjendi e mbushur me hieroglife te panjohura.

Diku midis morise se mureve prej mermeri dhe shtyllave mbajtese ndodhet nje dere sekrete dhe nje kalim per ne varrin poshte Piramides se Gizes. Sot, si Piramida ashtu dhe Sfinksi ruhen 24 ore ne dite me roje te shumta dhe turistet mbahen larg nga keto dy struktura.

Qe dikush te hyje ne hyrjen sekrete qe ndodhet ne maje te Piramides duhet te ndodhet saktesisht perpara nje guri te caktuar dhe te kete hapesire te mjaftueshme per te manovruar ne rast se arrin sukses ne hapjen e kalimit sekret. Kur dy nga pjestaret e grupit tone ishin gati me fjalekalimin sekret dhe me tingujt e duhur vibracional, askush nuk ishte i sigurt sesi do funksiononte. Per disa nga skeptiket qe jane gjithmone pjese e cdo grupi, levizja e ketyre gureve jo vetem ishte e pamundur dhe jo praktike por edhe e padegjuar me pare ne asnje teori shkencore.

Per kete arsye ata ishin te bindur qe 40 vitet e kushtuara ketij studimi ne realitet ishte thjesht nje perpjekje e kote, nje trill mashtrues qe njerezit antik kishin hartuar per te futur ne qorrsokak ata do qe arrinin te deshifronin kuptimin e sakte te doreshkrimeve antike qe u zbuluan ne te dale te Athines, Greqi ne vitin 1936. Ndonese te gjithe pjestaret e kesaj ekspedite mbronin deri ne nje fare mase vertetesine e informacionit te ketyre doreshkrimeve, perseri kishte doza te medha skepticizmi dhe mosbesimi.

Perpara se te tentohej duke provuar disa vibracione verbale, duheshin bere pergatitje te shumta dhe te konsiderueshme. Duheshin bere studime para se gjithash per tju fshehur rojeve te shumta dhe tentativa duhej kryer ne momentin e nderrimit te tyre dhe ne ate ore kur vemendja e tyre ishte me e paket dhe nderprisnin patrullimin e zakonshem perreth Piramides. Ishte rregjistruar qe cdo grup i perbere nga 8 roje nderrohej cdo 4 ore dhe ky sherbim kryej per 12 ore rrjesht, nga ora 6 e mengjesit deri ne oren 6 te pasdites.

Pra ishte nje turn prej 12 oresh dhe duke qene se gjithe turistet duhet te largoheshin nga Piramida brenda ores 4.30 te pasdites, turni i tyre mbaronte ne fund te intervalit 12 oresh. Per shkak te disa vonesave te zakonshme ishte e pamundur qe te kryej ndonje levizje e sigurt deri ne oren 8 te mbremjes. I vetmi roje i mbetur ne hyrje te Piramides nuk paraqiste asnje problem pasi pozicioni i tij i rojes ishte ne krahun e kundert te hyrjes sekrete qe ndodhej ne murin jugor.

Data per te kryer hapin e pare ishte caktuar per 5 Marsin 1976 ne nje nate ku do mungonte ndricimi i henes per te pakten 4 ore. Perpjekja e pare rezultoi e kote per deshperimin e te gjithe grupit dhe nete te tjera me te njejtin rezultat pasuan deri sa grupi u derrmua fizikisht dhe emocionalisht mbas heres se 20-te. Pavaresisht nga reflektimi i drites se Henes, grupi kishte kryer ngjitje te panumerta ne majen e Piramides, pra lartesia prej 450 kembesh dhe fatmiresisht nuk ishin vene re nga askush. Perpjekja dhe insistimi i tyre u be akoma me i deshperuar dhe filluan te mos ruheshin me nga roja.

U krye nje total prej 37 perpjekjesh dhe te gjitha deshtuan. Ne cdo njgitje ku zakonisht perfshiheshin 6 pjestare te ekspedites e perbere prej 11 vetash, fjalekalimet u provuan ne shume vibracione verbale te ndryshme por perseri deshtuan ne hapjen e gurit. Mbas perpjekes se 36 nga te gjithe anetaret u shfaqen shenja te qarta merzije, deshperimi dhe nervash dhe nje mosbesim i hapur filloi ti pushtonte te gjithe.

Keto perpjekje te parreshtura e dhane rezultatin e tyre dhe ne rradhet e grupit u duken qarte shenjat e lodhjes. Nga 6 pjestare qe ishin fillimisht ne cdo perpjekje, numri i tyre u reduktua ne 3 dhe keta ishin nga me te vendosurit. Ngjitje zbritjet filluan ne 5 Mars deri ne 6 Qershor pa rezultatin me te vogel.

Por ne oret e mengjesit te dates 7 Qershor 1976, ne qetesine e thelle te nates u degjua dicka ne drejtimin e nje guri te vecante. Drita e dobet e elektrikut te dores (perdorimi i nje ndricimi te fuqishem per arsye qe kuptohen ishte i pamundur) tregoi nje vize fare te holle midis cepave te holle te gurit ku kishte rene cimentoja, asgje me shume.

Duke qene se ne dinim cdo centimeter dhe grade perreth atij guri, u be menjehere e qarte qe ajo therrmosje e vogel e cimentos nuk ishte aty me pare. Dicka kishte ndodhur, nje levizje sado qe vogel qe kishte krijuar ate plasaritje dhe zhurmen e cuditshme. Pervec ketyre dy ngjarjeve te pazakonta, nata e dates 7 kaloi e qete.

Do ishte data 9 Qershor (7 Qershor sipas llogaritjeve henore) kur u arrit suksesi qe ishte teresisht aksidental. Rregjistruesi i zerit i toneve te vibracioneve u ndez padashur kur Amend Abouu e shkeli me kembe. Rezultati ishte i menjehershem. Ky bllok guri prej 15 tonelatash filloi te levizte shume ngadale duke u spostuar ne brendesi dhe duke krijuar nje tingull qe ngjasonte me levizjen e nje guri te madh mbi hunj te trashe.

Koha e sakte kur ndodhi kjo gje ishte 7 minuta mbas ores 14 (14 plus 7 bejne 21) ose 7 minuta mbas ores 2 am te dates 9 Qershor. Sipas llogaritjeve dhe arsyetimeve qe beme me pas arritem ne perfundimin qe koha e ndare ne shtate ne diten e caktuar, plus tingullin e sakte virbrues te fjalekalimit kryenin hapjen e hyrjes sekrete.

Blloku i gurit levizi (ose rreshkiti) se mbrapthi per nje distance jo me shume se 7 kembe (ose 210 cm) duke lejuar nje hapesire jo me shume se 90 cm dhe kjo per shkak te struktures se zgjatur te shtreses qe ishte nen gur.

Ne vend qe te futeshin ne hapjen e krijuar, grupi hezitoi per disa sekonda dhe kjo per shkak te ndodhise dhe papritur dhe gjendjes se shokut. Por vendimi u mor brenda disa sekondave dhe tre eksploratoret u hodhen brenda ne te hapuren e gurit. Sapo krahu i personit te trete u fut brenda, guri gjigand filloi te levizte ngadale duke shkuar perseri ne vend. Koha e pergjithshme e hapjes dhe e mbylljes ishte 35 sekonda plus 49 sekondat qe ndejti e hapur.

Ne momentin e hyrjes Amend Abouu qe drejtonte grupin kishte vene gabimisht kemben ne nje pjese te paqendrueshme dhe u rrezua neper shkalle. Rrezimi u pasua nga klithjet e tij dhe ne se patem te veshtire te merrnim me mend qe ai mund te ishte demtuar seriozisht por fatmiresisht doli qe ishte thjesht nje bertitje frike dhe pjesa tjeter ishte reja e madhe e pluhurit qe na pushtoi te gjitheve per minuta te tera duke vonuar zbritjen e metejshme.

Nente muaj perpara 9 Qershorit, kishin riprodhuar nje maket te piramides sipas stilit te Hollywood dhe sidomos pjesa jugore e Piramides (ku ndodhej hyrja) ishte e riprodhuar ne menyre perfekte.

Duke e ditur mire qe mbasi te gjitha kerkimet dhe studimet te mbaronin, njeriu qe do i takonte te futej ne kalimin sekret do e kishte kohen shume te kufizuar, ishin bere perpjekje qe te matej koha e sakte qe do duhej per te hyre, perfshi ketu futjen brenda te personit dhe te materialeve dhe me pas koha qe do mbetej deri sa hyrja te mbyllej perseri. Nese nuk ishte bere kjo prove muaj me rradhe, ne momentin kur hyrja u hap realisht, perpjekja e pare qe do behej mund te kishte patur rezultate fatale per ndonjerin ose te gjithe grupin.

Ne perfundim u mesua se nese shfrytezohej me kujdes cdo sekonde, koha do mjaftonte per kater veta qe te hynin brenda dhe nese pjestaret nuk do tregonin asnje hezitim kjo do realizohej me sukses (gje qe ashtu ndodhi me te vertete).

Ndonese ishte bere nje stervitje disa mujore, asnje nga pjestaret nuk kishte planifikuar qe te merrte me vete ushqime dhe uje dhe ne hyrjen e pare grupi kishte me vete vetem elektriket e dores gje qe ishte shume e gabuar.
__________________
--------------------------------------------------------------------------------

Vendlindje, ti ėndėrr qė mė ftofesh

lėshoma njė zė, pash' Hirin tėnd!

Shėtita pash' mė pash' (edhe Ferrin),

por Prushin tėnd s'ma dogj dot, asnjė vend!

[ e vodha, nga Panta_rhei ]
jadore Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė