Shiko Postimin Tek
Vjetėr 01-04-12, 10:17   #3
jadore
 
Avatari i jadore
 
Anėtarėsuar: 23-08-05
Vendndodhja: universe
Postime: 7,218
jadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Misteriet e Piramides

Ne momentin qe guri u mbyll, tre eksploratoret e pane veten te “thithur” nga Piramida duke e lene pjesen tjeter te grupit komplet te shtangur pasi nuk ishin ne gjendje te shpjegonin se ku u zhduken shoket e tyre qe i kishin perpara syve vetem disa caste me pare. Agimi i dites se re shtoi me shume ankthin e atyre qe prisnin pasi nuk e kishin idene se ku kishte perfunduar pjesa tjeter e grupit.

Blloku i madh i gurit tashme e kishte perfunduar ciklin prej 49 sekondash dhe tre eksploratoret gjendeshin ne brendesi te Piramides, ne kalimin sekret pa e patur idene se cfare kishin bere, pse e kishin bere dhe se ku do i conte ky kalim i ngushte me shkalle. Menjehere ata u kujtuan qe nuk kishin asnje rezerve ushqimesh, uji, bateri per elektriket e dores apo mjete te ndihmes se shpejte ne rast nevoje.

Per te parandaluar nje gjendje paniku ata e shtrenguan veten qe ti harronin keto mendime dhe duke qene se tashme ndodheshin ne kurth, e vetmja rruge ishte te ndiqnin kalimin e ngushte neper shkalle dhe te zbulonin se ku do i conte. Duke ndare mendimet me njeri tjetrin dolen ne konkluzionin qe mbase guri qe hapen mbase nuk do pergjigjen ne te njejten menyre ndaj toneve vibracionale, sidomos nga brenda gurit.

Dhe kjo ide i shtyu te mendonin qe mbase nuk do arrinin te dilnin me nga Piramida dhe gjithe mundimet dhe perpjekjet e tyre do shkonin dem. Ketu, ne erresiren dhe pluhurin qe mbulonte gjithshka ata pyesnin veten nese keto 40 vjet kerkimesh do arrinin te jepnin frytet e tyre dhe nese do ishin keta ata qe do mblidhnin keto fryte apo jo.

Kalimi ishte i ngushte ndersa shkallet dhe muret ishin me gure te mprehte. Nje levizje e gabuar ne drejtim te tyre mund te shkaktone carje serioze te lekures dhe prania mijera vjecare e pluhurit dhe e mykut tregonte per nje numer mikrobesh qe e kalonte miliardin.

Ne momentin qe ndoheshin brenda ata e paten te qarte qe e vetmja rruge ishte te vazhdonin kalvarin e tyre dhe te eksploronin kalimin sekret. Mbase nje gllenjke wisky do mjaftonte qe te shplanin gryket nga pluhuri dhe rera ndersa disa vafera per tju rritur energjine, uje, nje aparat fotografik dhe elektrike dore te tjere si dhe bateri rezerve do te ishin mese te nevojshme.

Kishte kaluar pothuajse nje ore dhe te tre vazhdonin te qendronin me maje te shkalleve duke analizuar dhe studiuar me kujdes cdo ndarje ne gur qe nuk dukej e zakonshme. Ajo per te cilen u binden ishte qe guri qe kishte levizur duke ju mundesuar hyrjen per ne kalim, nuk ishte aspak mekanik. Nuk kishte asnje gjurme per te mbeshtetur kete teori, asnje mekanizem hidraulik, rrota, zinxhir, litar, fije elektrike ose forca magnetike, te dukshme ose te padukshme. Ishte e pamundur qe te percaktohej menyra sesi levizte guri masiv.

I vetmi zbulim i pazakonte i cili ishte i pamundur qe te percaktohej se cfare ishte per shkak te pozicionit te pavaforshem ne te cilin ndoheshin tre eksploratoret ishte nje brazde ne forme prerje qe ndodhej poshte qendres se gurit. Nese kishte ndonje shtrat nen gur qe mundesonte levizjen, ishte e pamundur qe te vihej re.

Ne lidhje me faktin qe levizja e gurit mund te kryhej ne menyre elektronike, kjo nuk mund te perjashtohej si mundesi pasi mekanizmi mund te ishte i vendosur ose fshehur ne brendesi te tarraces poshte te ciles ndodhej guri. Sidoqofte “mekanizmi” mbetet nje mister edhe sot e kesaj dite.

Duke e pare situaten me nje kendveshtrim shkencor mund te themi se shume nga sekretet e te kaluares sone antike mbeten te ruajtura mire dhe keta njerez te cilet njehere e nje kohe banonin ne nje kontinent me nje zhvillim te jashtezakonshem teknologjik padyshim kane patur dijeni per kleckat e detajuara te elektronikes, teletransportimit, energjise termoberthamore, ndricimin me drite te lenget (pa perdorur elektricitet), fuqine ende te fshehte te merkurit (zhives) dhe artin e ngritjes pezull nepermjet perdorimit te virbacioneve te tingullit.

Me keto ide ne koke eshte e kuptueshme qe rreshqitja e gurit mbetet nje sekret i madh por nese arrihet te kuptohet parimi atehere eshte dicka qe mund fakt i llogjikes shkencore.

Pra grupi i tre eksploratoreve tashme i futur brenda Piramides shqyrtonte me vemendje pamjen e erret qe kishte perpara dhe provonte nje ndjesi te pahasur me pare ne heshtjen e thelle dhe te pazakonte te ambjentit. Kur u ambjentuan me kete ndjesi dhe duke e ditur qe ndodheshin te mbyllur, mbase pergjithmone, reagimi i pare qe ju erdhi ishte ai i nje deshperimi dhe paniku te thelle.

Nje deshire e papermbajtur per te dale jashte dhe per te thithur ajer te fresket i pushtoi te gjithe. Gjate ores se pare te qendrimit ne brendesi te Piramides u bene shume prova me tinguj vibrues dhe me fjalekalime si dhe u perdor i njeti tingull me ate qe shkaktoi hapjen e gurit por pa sukeses. Nje eksperience e tille kujtdo do ti krijonte nje frike te temerrshme qe sdo te mund te kthehej me ne boten e jashtme.

Ne nje erresire te tille megjithe driten e dobet te tre elektrikeve te dores te pushtonte nje klaustrofobi (frike nga ambjentet e mbyllura) e papershkrueshme qe mund te krahasohej vetem me ambjentin qe e rrethonte, pluhurin dhe mykun i cili dilte jashte cdo mase ne levizjen me te vogel te pakontrollueshme.

Pika e hyrjes nuk ishte shume larg nga nje tunel ajrosjeje i Piramides dhe rryma e ajrit sidoqofte duhej te zbriste deri poshte shkalleve. Perndryshe pa pranine e ketij ajri do ishte e pamundur te merrje fryme vetem me sasine e ajrit qe mund te hynte gjate hapjes se gurit te madh.

Ndonese nuk mund te dallonim asnje gjurme te levizjes se ajrit, ai ishte aty megjithese jo aq i fresket apo aromantik sa cdo ta deshironim. Ishte i pranueshem per tu thithur ne momentin kur shperndahej reja e pluhurit dhe kur arrihej te mbahej ne minimun, gje qe ne shumicen e rasteve rezultonte pothuajse e pamundur.

Ne nje gjendje te tille ne koke te vijne mendime dhe i thua vetes qe asnje varr i fshehte sado me vlere te jete nuk mund te meritonte nje sakrifice dhe mundim te tille dhe nese fundi i ketyre shkalleve do te na conte ne nje varr sekret por te boshatisur dhe pa asnje dokument historik.

Sic e gjetem ne mundesine per tu futur ne kete kalim sekret, ashtu mund ta kene gjetur te tjere para nesh. Keto mendime beheshin akoma dhe me te zeza kur nen driten e dobet te elektrikeve shikoje shkallet e ngushta dhe te pjerrta, guret e mprehte anash tyre dhe muret e thepisura gelqerore.

Keto shkalle formonin nje dizajn ne forme drejtkendore ne nje zone te madhe pikerisht ne zemer te Piramides dhe te conte ne nje thellesi qe i kalonte 980 kembe (rreth 320 metra) nga pika e hyrjes e cila gjendeshe 470 kembe mbi siperfaqen e tokes. Ndersa kalimi neper shkalle ishte vetem 75 cm i gjere dhe jo me shume se 1.85 i larte.

Cdo grup shkallesh perbehej nga 57 te tilla dhe ne fund te shkalles se 57-te kishte nje si platforme ne fund te te ciles ngjeshur mbas murit ishte nje e dale e vogel qe mund te sherbente si nje stol, i mjaftueshem vetem per nje njeri. Arsyeja qe pse keto dalje si stola gjendeshin aty ishte e pashpjegueshme pasi nuk mund te ishin projektuar per tu ulur ne nje zone qe nuk ishte bere aspak per te udhetuar. E vetmja vlere shkencore qe mund te mendohej ishte ajo qe vete e dala si stol mund te kishte lidhje me strukuren qendrore te kalimit.


Udhetimi neper shkalle rezultoi me i veshtire sec u mendua fillimisht. Cdo hap qe kryhej ngrinte nje re pluhuri qe e kalonte trashesin e disa centimentrave. Ne intervalin midis cdo ministuhie pluhuri shtoheshe dhe era cpuese e mykut dhe te dyja sebashku e benin zbritjen neper shkalle shume te rrezikshme.

Frika kryesore ishte ajo e mbytjes nga pluhuri dhe sidomos rreshqitja neper shkallet e thepisura. Daljet ne forme stoli krijonin nje mundesi per pushim te shkurter por kjo ishte e vlefshme vetem per njerin nga ne, ndersa dy te tjeret duhet te qendronin ne platforme. Nje gllenjke uje per te shpelare grykat tona nga pluhuri i padurueshem do kishte qene me i vlefshem se gjithe ari i Forteses Knox dhe te torturonte ideja qe a ishte apo jo e vlefshme kjo zbritje e rrezikshme neper shkalle ne nje destinacion komplet te panjohur.

Mendimi kryesor qe pushtoi gjithe grupin ishte ai qe mbase zbritja neper shkalle nuk do ishte e gjate dhe kishte mundesi qe gjate zbritjes te mos kishin vene re dhomen varr qe i binte te ishte pikerisht ne krahun e kundert me Dhomen e Mbretit.

Megjithate zbritja neper shkallet e thepisura dhe guret e mureve qe te prisnin si thike ishte kaq e kujdesshme sa cdo shkalle pershkohej ne nje distance prej 3 minutash. E gjithe zbritja zgjati me shume se 10 ore por te gjithe i torturonte ideja qe do tju duhej ta benin perseri kete rruge kur te ktheheshin mbrapsht. Tensioni i zbritjes neper shkalle, kujdesi dhe ngarkesa mendore krijoi nje gjendje te tille fizike sa ne momentin kur ata arriten fundin ishin aq te derrmuar sa nuk kishin as minimumin e deshires per tu ringjitur.

Ne fund te ketyre shkalleve gjarperuese e te ngushta ata u gjenden ne nje si paradhome me dysheme prej mermeri shume te lemuar. Edhe ketu pane te njejtin stol si ai qe shikonin ne fund te cdo 57 shkalleve, tavane me harqe, mure te shumte dhe nje dere te madhe e te rende metalike.

Dera ishte komplet e sheshte dhe e lemuar dhe dukej qe hapej nga jashte brenda ndonese nuk kishte asnje doreze. Menyra sesi kjo dere hapej mbeti nje mister dhe asnjeri prej nesh nuk kishte fuqine per te vrare mendjen sesi mund ta hapnin. Fatmiresisht dikush pati idene qe dera mund te hapej ne te njejten menyre sic u hap guri i madh qe zbuloi kalimin sekret ne maje te Piramides.
Pra nje fjalekalim verbal dhe vibracion zanor mund te ishte pergjigja e duhur. U shpenzuan 2 ore duke provuar me dhjetra kombinime por pa asnje rezultat. Papritur, Abouu i ra ne mend qe duke qene se ne tani ndodheshim ne krahun e kundert te kalimit, mbase do te duhej te perdorim fjalekalimin mbrapsht.

Duke perdorur fjalen ‘URIM’ qe do te thote drite ose zbulim, e njejta qe u perdor per te hapur gurin, por perseri asnje rezultat. Mbas disa provash te tjera dhe fjale te tjera dikujt i ra nder mend te permendte fjalen Gjeneza dhe kjo ishte ajo qe duhej. Dera gjigande prej metali filloi te levizte ngadale deri sa u hap komplet e ndjekur nga syte e mahnitur te 3 eksploratoreve.

Tingulli ishte ai i zukatjes se mekur te nje motori, ndonese nuk kishte asnje motor te dukshem ose elektricitet. Por nese nje mekanizem i tille ekzistonte, ky duhej te ishte i fshehur ose siper deres ose nen truallin poshte saj.

Pra tani u be e qarte qe kur te futeshim brenda, per te hapur deren perseri do te duhej te perdornim te njejten fjale qe perdorem kur hapem gurin.

Kushdo qofte mekanizmi qe ishte perdorur nga ndertuesit, tekknologjia e perdorur ishte jo vetem shume e avancuar por dhe komplet e pa imagjinuar per kohen ne te cilen ishte ndertuar.
__________________
--------------------------------------------------------------------------------

Vendlindje, ti ėndėrr qė mė ftofesh

lėshoma njė zė, pash' Hirin tėnd!

Shėtita pash' mė pash' (edhe Ferrin),

por Prushin tėnd s'ma dogj dot, asnjė vend!

[ e vodha, nga Panta_rhei ]
jadore Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė