Shiko Postimin Tek
Vjetėr 01-04-12, 10:25   #7
jadore
 
Avatari i jadore
 
Anėtarėsuar: 23-08-05
Vendndodhja: universe
Postime: 7,218
jadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Misteriet e Piramides

Pervec arkivave te provuara te civilizimeve te kaluara dhe u listuan dhe fotografuan, grupi bashkarisht vendosen qe kishte ardhur momenti qe te perqendroheshin tek disqet metalike misterioze qe ndodheshin neper raftet e shumta ne fillim te Korridorit te Madh.

Mbas nje vezhgimi me te hollesishem dhe nga afer te disa prej disqeve metalike qe zgjodhem rastesisht pame nje si shkrim te gedhendur ne siperfaqen e shkelqyer dhe qe tregonte nje gjuhe totalisht te huaj dhe te panjohur ne krahasim me cdo gjuhe tjeter qe kishim pare ne te kaluaren.

Te dy, Sherman Stiles dhe Amend Abouu kishin njohuri te detajuara te gjuheve Arave, Cifute, Greke, Atlantides dhe Maja dhe ajo qe po shikonin nuk perngjante me asnje prej atyre qe ishin studiuar me pare. Edhe mbasi udhetimi i trete ne Varr kishte perfunduar ne perberje te te cilit ishte nje pjestar shume me teper familjar me gjuhen e Atlantidasve, asgje nuk perputhej ose te pakten perafrohej me ndonje alfabet ose strukture gjuhesore te njohur prej njeriut modern.

Vete disqet ishin te cuditshem pasi ishin te perbere nganje metal i panjohur, i holle si nje fije leter. Nesenje disk i tille mblidhej shuk ne dore sic behet zakonisht me nje cope leter, ai rikthehej perseri ne gjendjen fillestare pa lene as gjurmen me te vogel te perkuljes.

Keto disqe nuk ndryshonin ngjyre nen nxehtesine e flakes se nje cakmaku dhe po ashtu nuk thithnin as sasine me te vogel te nxehtesise nga flaka. Metali i holle, pavaresisht nga elasticiteti ishte teresisht rrezistent ndaj nxehtesise. Nuk mund te pritej, demtohej apo gervishtej as me briskun me te mprehte. Madje as diamanti me preres nuk mund ti shkaktonte as shenjen me te vogel.

Ne kete pike u hipotezua qe duhej te ishte i njejti material relativ me ate te pedorur ne mbeshtjelljen e anijeve kozmike aliene. Per ta bere pershkrimin akoma dhe me shume misterioz duhet te themi qe mbishkrimi ne disk ne formen e simboleve (gjuha) nuk ishte aspak e pikturuar, gedhendur apo stampuar.

Germat e bardha ne nje fushe paksa si te gjelber ishin te mahnintshme dhe ndonese mund te duket e pabesueshme, germat ishin ne disk si pjese perberese e tij. Sikur te ishin derdhur ne momentin qe vete disku ishte prodhuar. Madhesia e tyre varionte nga nje forme drejtkendeshe me gjeresi 7 inc dhe e gjate 14 inc me nje forme ovale diskoidale qe kishte nje diameter prej 7 inc. (1 inc = 2.5 cm). Sic doli me pas nga studimi i hollesishem i cdo gjeje qe permbante ky varr, pothuajse cdo objekt kishte pranine e shtates ose shumezimin me shtate.

Keto pjese jo te zakonshme metali u fotografuan sipas rastit pasi nese do fotografinim seicilen prej tyre ne menyre individuale do te na duhej te rrimin ne varr per shume muaj pasi aty gjendeshin mbi gjysem milioni fleta te tilla metalike dhe do na duhej me shume film, nje sasi qe sdo te mund te siguronim dot ne nje vend si Egjypti.

Mbishkrimi nuk ishte i nje lloji qe te mund te quhej hieroglif pasi ky i fundit perbehet mese shumti nga figura si ato qe jane pare me shumice neper token e Egjyptit. Ishte i nje lloji te vecante pasi cdo simbol paraqiste nje vecori individuale. Per te deshifruar kete shkrim do te duhej nje kohe jashtezakonisht e gjate dhe per te mesuar gjithe permbajtjen e asaj qe paraqitej neper disqe mbase zdo te mjaftonte as edhe nje shekull.

Disa prej disqeve nuk kishin asnje mbishkrim ne siperfaqe. Madje disa ishin thjesht fleta metalike ose metal qe dikush mbase kishte harruar ta stamponte ose nuk e kishin vrare mendjen ta hiqnin prej andej mbasi kishin mbaruar arkivimin. Kjo natyrisht qe ishte menyra e te menduarit te njeriut te siperfaqes pasi cdo gje ne ate varr duhet te kishte nje qellim te caktuar.

Kohe me vone u mesua qe keto fleta metalike permbanin vibracione verbale qe perdoreshin ne njeren prej makinerive qe ndodhej ne brendesi te varrit, gjashte ore mbasi u mesua sesi mund te perdorej. Keto vibracione u rregjistruan nga aparaturat tona dhe ndersa studimi vazhdoi per kater vjet me rradhe u be e qarte prania e toneve vibracionale.

Ne vend qe tju pershkruaj keto fleta metalike dhe permbajtjen e tyre do ju sugjeroja qe te shikonit me mire foton e meposhtme qe i perket fletes metalike me numer 19 (sipas skedimit tone) dhe do e shikoni vete se cfare pune na u desh te benim per kater vjet me rradhe duke shpenzuar 14 ore ne dite, 7 dite ne jave.

Ne kete vizite te dyte ne varr kryem 1200 fotografi te disqeve dhe kjo u be per arsyen qe nese nuk arrinim dot te ktheheshim perseri ketu atehere do te mund te kishim mikrofilmat per ti studiuar ne laborator. Vizites po i vinte pothuajse fundi per shkak te perkeqesimit te gjendjes se dy pjestareve te ekspedites, Jessie Durham dhe Norman Zeller. Plani fillestar ishte qe te rrinim aty me shume se 24 ore por sic doli me pas beme mire qe e nderpreme viziten. Dy pjestaret e demtuar ndersa ngjiteshim drejt siperfaqes u perkeqesuan shume dhe dhimbjeve te plageve hde infeksionit ju shtua nje temerature e larte.

Vizita e Trete

Ka qene 12 Janari 1977 dhe ora e njejte kur vendosem por veshtiresite ishin shtuar shume pasi nderkohe grupi yne ishte vizitor i perhershem i piramides dhe skishte sesi te mos binte ne sy. Njohja me disa zyrtare te larte Egjyptiane na kishte siguruar mundesine e nje leje per te bere rimatje te perimetrit te jashtem te Piramides mbas argumentin tone qe te dhenat aktuale mbi strukturen duhet te freskoheshin.

Per te qene ne rregull me cdo gje per udhetimin e nates, filluam diten si zakonisht ne oren 10 me disa matje paraprake dhe analizime te mbi 100 gureve te jashtem duke dhene pershtypjen sikur ishim gjeometra dhe specialiste te perkryer ne metrike. Ne momentin qe rojet u larguan filluam ngjitjen per ne maje te Piramides dhe kur arritem aty ishim aq te derrmuar sa nuk e vrisnim me mendjen nese na kishin pikasur apo jo.

Kete here ishim pergatitur akoma me mire duke paketuar cdo gje te nevojshme ne pako te vogla, dysheke per fjetje, uje dhe ushqime pasi kishim vendosur te qendronim me gjate. Duke qene se aktiviteti yne kishte rene ne sy te autoriteteve egjyptiane, cdo udhetim qe benim per ne varr mund te ishte i fundit dhe per kete arsye kete rradhe kishim vendosur te studionim cdo gje me detaje sa me te hollesishme, dmth makinerit e cuditshme, te kryenim foto te tjera dhe te eksploronim pjeset e tjera te varrit me katet e mbetura pa kontrolluar.

Grupi prej kater vetash kishte marre detyra specifike dhe seicili prej nesh do studionte nje nivel te caktuar per te mundesuar keshtu studimin e plote te te kater niveleve qe kishte varri.

Ndersa personat e caktuar per te kryer fotot kishin vendosur llambat e ndricimit, te tjeret u shperndane neper katet per te analizuar makinerite e cuditshme. Kishte shume gjera per te pare dhe shume pak kohe per ti studiuar me detaje. Per te arritur te studiohej cdo kat ishte vendosur qe do shpenzohej nje maksimum prej 5 oresh ne cdo kat dhe kjo gje ishte teresisht e pamundur.

Nuk duhet harruar qe po perpiqeshim te shfletonim nje histori antike qe kishte filluar 500 mije vjet me pare dhe per nje pune te tille do te duhej nje ekip prej te pakten 20 specialishtesh me teknologjine me te fundit. Si rezultat ajo qe mundem te benim ishte thjesht nje skanim qe mund te barazohet vetem me nje minute te kesaj historie qindra mijera vjecare.

Midis artifakteve sic mund ti quajme per hir te pershkrimit ishin te grumbulluara ose te paraqitura ne dhomen e fundit ne te djathte te Korridorit te Madh nje grup aparaturash qe dukeshin si kompjutera, forma te komunikimit kompjuterik, nje ekran i ngjashem me nje televizor i futur ne nje rrethuese metalike e bere nga i njejti material si ai i disqeve, harta grafike qe tregonin perimetrin e krijimit (jo te universit), instrumenta me pllaka te sensorizuara mbi nje si tastiere dhe nje mekanizem shume i cuditshem per te cilin shpenzuam ore te tera per ta kuptuar se cfare ishte. Mund ta merrje shume kollaj per nje prozhektor gjigand nga ata qe perdoren per te ndricuar qiellin e nates me rastin e ndonje feste te organizuar nga kompani te fuqishme.

Kjo makine e cuditshme perseri nuk ishte elektrike dhe mungonte cdo lloj kablli apo mjet tjeter qe te jepte nje shpjegim konvencional mbi menyren sesi prodhohej energjia,. Pertej mbuleses transparente prej metali (metal i tejdukshem si te ishte xham) mund te dallohej nje si filament metalik qe lidhej me qendren e cilindrit.

Po pertej kesaj mburoje ndodhej nje kuti 53 me 53 cm dhe 16 cm lartesi qe dukej si nje kompjuter dhe qe dukej sikur leshonte grimca te vogla energjie . Po aty kishte pllaka te medhaja metalike te cilat pesonin nje lloj ndjeshmerie nga preka me gishta madje njera prej tyre filloi te funksiononte. Shenjat perkatese ne pllake (mbas perkthimit) do te thonin: Antigravitor !
__________________
--------------------------------------------------------------------------------

Vendlindje, ti ėndėrr qė mė ftofesh

lėshoma njė zė, pash' Hirin tėnd!

Shėtita pash' mė pash' (edhe Ferrin),

por Prushin tėnd s'ma dogj dot, asnjė vend!

[ e vodha, nga Panta_rhei ]
jadore Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė