Shiko Postimin Tek
Vjetėr 21-07-09, 03:05   #1921
lirik
 
Anėtarėsuar: 09-02-07
Postime: 13,508
lirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Vargje nga autori Xhelal Ferizi

po ne e kishim moderninė
autori xhelal ferizi
edhe veshjen europiane
si askush mbi dhe etninė
pamje e bukur iliriane
---
po pse tash ra dhe i joni
e mbuloj n' ves talibani
sa pagoi djalli e demoni
me u ba kukull iliriani
---
ah medet disa dembel
dalin tė mjerė n’pėlhurė e fe
me na i lidhė zemrat me tel
gjemba e gjak me derdhė si rrke
---
me na i shpue zemrat shqiptare
me na e vra traditen t' motit
me na veshė n' sekte fetare
shqip t' mos kndoj ma gjuha e zotit
---
e tue hapė kan dalė hendeqe
me kuletė shkojnė tue dihatė
me e kurthue shqipninė me leqe
me rėnkue etnija e ngratė
---

plagė po hapin nė tokė shqiptare
e shqiptari rrin n’duar'kryqe
kah larmi i mbjellin fetare
siq rrin n’ rrema e mjera qyqe
---
se me gjasė e shtroj paraja
e ka shtrue me kuleta
si zengjini e fukaraja
shqip s' po i duan ma trojet t' veta
---
se s'po u mbushė ma sy shqipnija
kahdo ėsht margaritare
se fe tė reja sjell tregtija
pėr me i vyshkė ndjenjat shqiptare
---
ne kem pasė kisha e gjamija
qka na duhen sekte t’reja
pse me kob me u shtue etnija
heu shqipni q’ don me t’vra rrfeja
---
po q ’ na duhen ne talibane
sekte t’humbura sa shpellore
mbi shqipni e tokė dardane
po kto jan lojra djallzore
---
po kto jan t ‘paguame n’ pare
pėr me kputė shum shpresa e ura
per me vdekė zemrat shqiptare
mblue me myk e agjentura
---
msynė nder ne gjithfar kleriku
ortodoks e evangjelija
vatikani e katoliku
teqe e kisha e gjamija
---
tė gjith me pare me ndrrue zemer
shqip ma rimė t' mos rrahė nder ne
as shqipni t'mos ket me emer
thue se kurr nuk ish mbi dhe
---
fytyra jonė ėsht ftyrė ilire
porsi sharmi i bukurisė
porsi arti mbi safire
me vizllimė tė shkėlqimsisė
---
po q’na duhen mjekėrrzi
ata nė gjak shqip jo s' kan vlime
kan dalė fatin me na e nxi
pėr me sjellė kob e mallkime
---
me na nda me mure tė reja
me na na nda n' sekte fetare
mos me pasė shqipni si rrfeja
ndjenjė me gjak as gjuhė shqiptare
---
se pagua ka interesi
lamsh i mbshtjellt me u bė etnija
me u pėrthurė shqipja kti vesi
nė lak me mbetė pėr jetė shqipnija
---

se modern ka ecė shqiptari
me plis t ‘bardhė kan hy nė gjamija
modernisht si qehlibari
lutė ėsht shqip te perendija
---
edhe nė kohra shqip ka vlue
gjaku nė zemer qehlibare
gjuha shqipe ka ligjrue
si bilbilat nder behare
---
por se kurr toka shqiptare
sikur sot nuk ka marr hov
me do sekte antikombtare
her wehab e her jehov
---
veq pse e huaja ajo valuta
po paguan hiq pa pune
me mbetė qyqe sqepekrruta
n' sekte t' huaja me vajtue
---
eni nė vete ore tė mjerė
fe e tė parė mos bastardhoni
se shqipnija ka ma vlerė
zotin shqip ju ta nderoni
---
zoti juaj ėsht zot i qiellit
mjaft me harrna e me ispeqe
ah ndėgjoni o tė bijtė e diellit
dojnė tė ju fusin nė rrugė me leqe
---
sekte sekte besimtare
tė ju largojnė prej vlere e pune
e nji dit me thikė vrastare
tė ju ndezin lufte e dhune
---

dikush tė vret ndonji suni
dikush veahab e ndoj shiit
qė mbi dhe tė mos ket shqipni
e lashtė etnija tė mos shoh dit
---
mandej vriten babė e djalė
kush per sekt e kush per fe
zemra shqip thonė ka me u ndalė
mos me pasė shqipni mbi dhe
---
veq pse tė mjerė tė cekt me mendė
pėrmbi dhe u gjeten shqiptarė
ju kam thanė heret me pendė
se mbi dhe ka shum tradhtarė
---
veq pse u gjeten do dembela
qė me hanger duan pa mund
do fakira e teveqela
qė duan shqipes me i dhanė fund
---
me ligjrue nė gjuhė t' wehabit
farė as fis qė s' ua dijmė fare
nė hindus e nė gjuhė t' pangjabit
me na u mbushė trojet shqiptare
---

prandaj vuajt gjith ka liriku
prandaj zemra mua m’ ėsht djegė
se s’m'punoj fati as qeliku
qė shqipninė ta shoh si shegė
---
jo at’her nuk m’ punoj ora
per me dalė vargjet shqiptare
sot po mė dridhen zemra e dora
kah po mbijnė sekte barbare
---
rrnoftė moderne dardanija
edhe etnikja e lashtė shqipni
agjenturat i mbloftė zija
qė shartojnė mbi dhe tradhti
---
ja pse veshen e stėrkeqen
me pėlhura ashiqare
dikush grua tue mbajtė feregjen
jo pėr fe por pėr pak pare
---
eh mendon se harrni i mjeri
e mbronė normen e moralin
porse normen e mbanė nderi
harrni s'mbronė as qikė as djalin
---
as nuk mbronė harrni kund grue
burrė as moshė mjekrra nuk mbronė
as feregjja me u mbulue
shqip le tė veshet toka e jonė
---
jo me u shitė pėr metelik
jo me u shitė pėr joshje tė huaj
dua veq diellin ta kem mik
nė rreze shqip tokes ti shkruaj
---
dua ti shkruaj me gjuhė shqiptare
zemren shqip ja dua kti dheu
dua mbi dhe gjuha amtare
shqip t' ligjroj si skenderbeu
---
autori xhelal ferizi

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga lirik : 21-07-09 nė 03:08
lirik Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante