Shiko Postimin Tek
Vjetėr 24-08-08, 17:25   #32
sakra
 
Avatari i sakra
 
Anėtarėsuar: 02-03-08
Postime: 91
sakra shumė i dashursakra shumė i dashursakra shumė i dashursakra shumė i dashursakra shumė i dashur
Gabim Titulli: Si e shpjegoni "deja-vu"

Meqė postimi i “Psikologut”, nė lidhje me temėn Deja-vu, mė duket paksa konfuz, pėr hir tė korrektėsisė ndaj tė interesuarve pėr kėtė dukuri, e shohė tė arsyeshme, pa dashur tė polemizoj me tė, tė jap disa sqarime shtesė.
Nocioni Deja-vu rrjedh nga frėngjishtja, dhe do tė thotė: “njė herė e parė (pėrjetuar) ose tashmė e parė (pėrjetuar)”. Ėshtė ndjenjė e njė pėrjetimi tė pėrsėritur. Imazh nganjė situate e panjohur por ne, por e pėrcjell me ndjenjėn e tė pėrjetuarit mė parė.
Dukuria Deja-vu, supozohet se e ka burimin nga koha e Napoleon Bonapartes. Flitet se, Napoleoni, derisa po e vėshtronte ushtrinė e armikut, i ishte parafytyruar beteja e cila do tė pasonte pak qaste mė vonė. Por Napoleoni ka ndėrruar jetė nė vitin 1821. Nga materiali qė unė kam arritur ta konsultoj, nuk kam hasur askund vitin 1880 si vit ku Deaja-vu pėrshkruhet pėr herė tė parė!
Edhe Frojdi, themeluesi i psikanalizės, ose siē mėtojnė disa ta quajnė edhe “baba tė psikologjisė”, natyrisht qė nuk ka mundur ta tejkaloj kėtė dukuri. Frojdi e ndėrlidh dukurin e Deja-vu-s me imagjinatėn, pėrjetimet dhe mendimet e panumėrta tė cilat janė tė ndrydhura diku thellė nė ndėrdijen tonė, por rėndėsi tė veēantė u jep sekuencave tė harrura nga ėndrrat tona tė shumta, tė cilat nė situata tė reja krijojnė ndjenjėn e Deja-vu-s.
Ndėrsa, sa i pėrket anės shkencore, hulumtimet dhe eksperimentet e bėra nė kėtė drejtim, kėtė fenomen e trajtojnė nga dy kėndvėshtrime.
Sipas pėrkrahėsve tė teorisė sė parė, ku fenomen paraqitet, pasi njė devijim i pėrcaktuar nė tru, shkakton spontanisht ndjenjėn e njohjes. Normalisht kjo ndodhė nė laprat e tėmthit tė trurit, nė qendrėn e vetėdijshme tė kujtesės, ku Hippocampusi, rregullon sipas njė strukture tė veēantė, pėr secilin perceptim shqisore pėrshtypjen e tė njohurės ose tė panjohurės. Nėse kjo pėrshtypje ėshtė e njohur, neuronet flakėn nė njė pjesė tjetėr tė laprave tė tėmthit, tek parahippocampalis Gyrus, ku edhe shkaktohet ndjenjėn e njohjes. Tek fenomeni i Deja-vu-s, flakėn neuronet nė parahippocampalis Gyrus, pa u pėrcaktuar mė parė si perceptime faktike. Pra, truri na mashtron dhe tek ne paraqitet ndjenja e njohjes, e bindjes sė pėrjetimit tė situatės edhe mė parė. Njė anomali e tillė mund tė shkaktohet nga faktor tė ndryshėm si: lodhja, medikamentet etj., por mė shpesh nga ndonjė avari qė pason gjatė proceseve metabolike nė tru.
Mirėpo, edhe pėrkrahėsit e teorisė tjetėr kanė argumentet e tyre.
Ata mendojnė se gjithēka qė na duket si e njohur, ne veē e kemi parė ose pėrjetuar diē tė ngjashme, ndoshta vite e vite mė parė, por me kohė ėshtė “harruar” diku nė depon e kujtesės. Nė fakt, gjatė procesit jetėsor ne u nėnshtrohemi vazhdimisht veprimit tė numrit jashtėzakonisht tė madh tė ngacmimeve. Pra, ne pranojmė shumė mė shumė pėrshtypje se sa nė tė vėrtet mendojmė. Mirėpo ne perceptojmė dhe zgjedhim vetėm njė pjesė tė vogėl tė tyre, ato qė i konsiderojmė si mė tė rėndėsishme dhe nevojshme pėr mirėqenien tonė. Pra, truri vendos se cilat informacione meritojnė vėmendjen dhe cilat mospėrfilljen tonė dhe ato informacione i memorizon nė forma tė ndryshme. Njė pėrshtypje nga ambienti i jashtėm, qarkullon nė forma tė ndryshme nėpėr procesin pėrpunues tė trurit dhe tek nė hierarkinė mė tė lartė qendrore tė tij, kėto pjesė informacionesh krijojnė imazhin e plotė. Mendohet se dukuria Deja-vu paraqitet kur ndonjė nga kėto informacione arrin pak me vonesė nė hierarkinė qendrore. Pra, arrin deri tek qendrat e kujtesės, derisa informacionet e tjerat veē kanė kaluar nė vetėdije. Kjo ngecje e informacioneve krijon pėrshtypjen se situata pasuese pėr ne ėshtė tashmė e njohur.
Natyrisht qė edhe parapsikologėt ose teozofėt, siē i quan “Psikologu”, kanė qėndrimet e tyre rreth dukurisė Deja-vu. Ata kėtė dukuri e sqarojnė pėrmes teorive tė tyre siē janė: “fenomeni i parashikimit”, “Telepatia”, teoria e “Dijes kozmike”, “reinkarnimi” etj. Pjesė pėrbėrėse ose ndėrtuese e niveleve tė tėrėsishme tė njeriu, sipas parapsikologėve, ėshtė edhe Astrali. Por bartės i cilit shpirt tė njeriut ėshtė ai? Bartėsi i shpirtit emocional, bartės i shpirtit hyjnorė apo bartės i shpirtit mendor! Nocioni “shpirt” (sidomos nė gjuhėn shqipe) ngėrthen nė vete disa kuptime... Ėshtė njė nocion shumė kompleks pėr t’u zbėrthyer...
Teorie e reinkarnimit (“ringjalljes” ose e thėnė ndryshe “lindja e re nė njė kohė tjetėr dhe trup tjetėr”) nuk ndėrlidhet me nivelin astral. Reinkarnimi si proces njihet dhe pranohet nga shumė popuj, por pėr besimtarėt e budizmin, reinkarnimi paraqet procesin bazė tė ndėrtimit tė kėtij religjioni. Edhe fenomeni Deja-vu, pėr pėrkrahėsit e kėsaj teorie, nuk ėshtė asgjė e jashtėzakonshme, thjesht, njė pėrjetimit nga jetėt e kaluara. Jeta, sipas tyre, nuk fillon me lindjen, dhe as qė mbaron me vdekjen. Ajo ėshtė njė vazhdimėsi reinkarnimesh.
Mirėpo, edha pas gjithė kėtyre teorive shkencore e alternative, ēėshtja e fenomenit Deja-vu mbetet edhe sot e kėsaj dite mister pėr natyrėn e mendjes sė njeriut.
sakra Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė