Tema: Qeveria
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 04-07-11, 15:20   #21
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Qeveria

Qeveria e Kosovės dhe gjumi i “arushės”


Tė gjitha raportet ndėrkombėtare pėr vlerėsimin e gjendjes nė Kosovė, nė theks tė veēantė Raporti i Progresit qė rrjedh nga Komisioni Evropian, janė dokumente tė rėndėsishme tė cilat nė mėnyrė reale vlerėsojnė gjendjen ekonomike, politike e shoqėrore nė Kosovė. Tė gjitha kėto raporte qė kanė pėr qėllimin pasqyrimin e gjendjes reale nė Kosovė, janė tė njė rėndėsie tė madhe pėr faktin se proceset nėpėr tė cilat duhet tė kaloj Kosova nė pėrgjithėsi, dhe rruga qė duhet ndjek vendi ynė, janė pikėrisht kėto organizma nė tė cilat pretendojmė tė anėtarėsohemi.

Duke parė nevojėn urgjente pėr faktin qė Kosova tė mos mbetet e neglizhuar dhe prapa vendeve te Ballkanit Perėndimor, Komisioni Evropian kishte dizajnuar enkas pėr Kosovėn njė mekanizėm mbi bazėn e njė procesi tė ashtuquajtur “ Mekanizmi Pėrcjellės i Stabilizim Asociimit” , ku pėrmes kėtij mekanizmi Kosova ka tė drejt tė jetė pjesėmarrėse e drejtpėrdrejt e procesit integrues si dhe e ka mundėsinė e shfrytėzimit nė forma tė njėjta sikurse edhe shtetet tjera qė janė paraparė nė funksion tė Procesit tė Stabilizim Asociimit, duke pėrfshirė kėtu masat tregtare, asistenca financiare, bashkėpunimi i drejtė rajonal, partneriteti evropian, raportet e progresit etj.

“Avullimi” i reformave

Raportin e Progresit nga Komisioni Evropian dhe Kosovėn, e ndajnė vetėm pak muaj. Institucionet e Kosovės sikur ēdo vit tjetėr, ashtu edhe kėtė vit nuk kanė bėrė asgjė tė veēantė. Gjatė tėrė vitit nuk bėhet asgjė nė pėrmirėsimin e imazhit tė Kosovės karshi mekanizmave vlerėsues evropian, nuk ka pėrparime nė drejtėsi, arsim, ekonomi. Korrupsioni ka shėnuar rritje enorme, dukuri e cila Kosovėn e ka pėrcjellė qė nga paslufta e kėndej.

Pas ēdo deklarate tė ndonjė diplomati evropian qė pėrmend procesin e vlerėsimit dhe raportet qė rrjedhimisht vijnė nga qarqe evropiane, institucionet e Kosovės thuajse kėndellen, jo pėr tė pėrmirėsuar imazhin dhe mirėqenien e qytetarit, por kanė pėr qėllim tė justifikohen para opinionit publik tė Kosovės, para sovranit, duke u zotuar gjithmonė se, gjatė muajve nė vazhdim ėshtė me rėndėsi fundamentale qė secili institucion nė Kosovė tė bashkėpunoj ngushtė me Ministrinė e Integrimeve, nė mėnyrė qė tė kemi njė raport pozitiv tė progresit i cili do tė nxirrte Kosovėn si vendin qė ka nis pėrparimin e duhur nė tė gjitha sferat e jetės, ama kėto deklarata vijnė njė ose dy muaj para se Komisioni Evropian tė dalė mė raporte pėr progresin nė Kosovė. Dhe me tė drejt rikujtojmė fjalinė qė tė parėt tanė na e kanė lėnė, “Nuk ruhet quari natėn e Bajramit”.

Reforma nė administratėn publike, reforma nė sundimin e ligjit, tė gjyqėsorit, lufta ndaj dukurisė ogurzezė, korrupsionit, aspekte nga fusha e liberalizimit tė vizave, liria e medieve e shumė reforma tė tjera tė kėrkuara si standarde evropiane, kanė ngelur vetėm si qėllime nė letėr, por jo edhe tė funksionalizohen dhe konkretizohen nė realitet.

Sundimi i ligjit

Mbi tri vite nga shpallja e pavarėsisė sė Kosovės, vendi ynė vazhdon akoma tė pėrballet me pabarazi tė ligjit, si dhe sistemin gjyqėsor tė sakatosur qė nė masė tė madhe po ndikon dhe po e rėndon qytetarin e Kosovės. Pėrformanca e policisė sė Kosovės, prokurorive publike dhe gjyqeve nė Kosovė, ėshtė e orientuar kah ērregullimi i tė rregulltės, i asaj pėr ēka janė tė angazhuar. Pėr fat tė keq, kėto institucione qė pėrmenda mė lartė, janė tė ndikuara nga politika, dhe sa herė qė politika fut “hundėt” nė kėto institucione, ai qė vuan ėshtė qytetari i Kosovės, ajo qė shkatėrrohet ėshtė stabiliteti i vendit, ajo qė i frikėsohemi ėshtė e ardhmja e dyshimtė e kėtij vendi, e Kosovės.

Krimi i organizuar dhe korrupsioni kanė qenė dhe vazhdojnė tė jenė shumė tė pėrhapura nėpėr institucione, tė cilat nė kohė kanė krijuar mekanizma tė cilat kryesisht merren me luftimin e kėtyre dukurive, por asnjėherė nuk ėshtė sjell askush para drejtėsisė me aktakuzė pėr keqpėrdorim tė parasė publike ose tė pozitės zyrtare nė forma tė ndryshme qė bien ndesh me ligjin, edhe nėse ėshtė sjell dikush para drejtėsisė, janė raste tė ndikuara politikisht dhe individ tė shtyrė nga “boss-a” tė tyre politik, tė cilėt me ose pa vetėdije kanė pranuar tė jenė “karrem” i tė ashtuquajturve “peshqit e mėdhenj”.

Kjo ėshtė bėrė gjithsesi pėr shpėrqendrim tė vėmendjes sė opinionit tė gjerė publik. Populli shqiptar i Kosovės udhėhiqet nga njė elitė e paligjshme politike, nga njerėz tė cilėt pos pasurimit tė vetvetes dhe fisit tė vet, s’kanė asgjė tjetėr nė mendje, gjithsesi aludojnė tė vėnė kontroll mbi gjithēka dhe nė ēdo aspekt shoqėror, ngase vetėm kėshtu arrijnė tė ruajnė qėndrueshmėrinė e tyre ne politik dhe me e keqja, nė udhėheqje tė vendit.

Sa i pėrket Policisė sė Kosovės, mund tė themi se kjo e fundit ka aftėsi tė kufizuara pėr tu marr me hetime tė ndryshme pėr tė cilat mendohet se janė tejet komplekse, si mashtrimet financiare, terrorizimi, droga, trafikimi me qenie njerėzore, korrupsioni i nivelit tė lartė institucional dhe krimi i organizuar. Policia e Kosovės do tė mund tė justifikohej pėr faktin se, i mungon pėrvoja adekuate, nuk ka pasur trajnime qė kryesisht merren me hetim tė kėtyre ēėshtjeve, edhe nėse ka pasur, nuk kanė qenė tė bollshme, por e keqja ėshtė se PK ėshtė objekt edhe i ndėrhyrjes politike, ku me kėtė rast domosdo duhet tė jetė nė gatishmėri pėr tė pėrmbushur kėrkesat dhe urdhrat e drejtorėve tė tyre tė cilėt nė mėnyrė kategorike mbrojnė interesat jo tė shtetit, por ato tė qeveritarėve dhe njerėzve tė cilėt iu mundėsuan tė arrijnė postet drejtuese nė Policinė e Kosovės.

Regresi ekonomik

Megjithatė ėshtė regres. Cili qytetar i Kosovės do tė kishte vullnetin qė tė thotė se Kosova si nė rrafshin politik, arsimor, dhe ekonomik, nė vend qė tė karakterizohet me regres, po identifikohet me regres..? Qasja e qeverisė sė Kosovės pėr tė investuar nė sfera tė dobishme dhe qė kėrkojnė urgjencė nė mėnyrė qė Kosova tė siguroj njė stabilitet ekonomik me synim tė pėrmirėsimit tė jetės sė qytetarėve, mungon. Institucionet e Kosovės, tė vetmen qasje e kanė infrastrukturėn rrugore, e cila domosdo ėshtė e nevojshme pėr vendin, por nuk ėshtė faktor qė ndikon nė zhvillimin ekonomik.

Me theks tė veēantė, nuk ėshtė formė e cila mund tė krijoj mirėqenie tė vazhdueshme ekonomike tė Kosovės. Me fjalė tė tjera, institucionet e Kosovės ka qenė dashtė tė krijojnė qasje e cila reflekton mundėsi dhe pėrkrahje tė sektorit privat, ku ndėrmarrjet e vogla dhe tė mesme kishin ndje dorėn e shtetit dhe mbėshtetjen e tij, tė forcohet sektori prodhues, tė stimulohet bujqėsia dhe pėrpunimi i produkteve bujqėsore, tė ngrihet kualiteti edukativ nė Kosovė dhe nė kėtė mėnyrė Kosova mund tė krijoj kushte qė tė vlerėsohet si vend atraktivė pėr investitorėt.

Autoritetet qeveritare nė Kosovė, vazhdimisht kanė deklaruar se do tė krijojmė mekanizma mbėshtetės tė cilat do tu japin pėrparėsi projekteve qė ndihmojnė nė rritjen e efikasitetit dhe qėndrueshmėrisė ekonomike, si infrastruktura, arsimi, shėndetėsia, bujqėsia, zhvillimi i sektorit privat dhe fusha tė tjera me interes pėr vendin, forma kėto qė ndikojnė nė krijimin e njė ambienti tė volitshėm pėr tėrheqjen e investitorėve tė brendshėm dhe atyre tė jashtėm.

Qeveria e Kosovės, elita politika qė po udhėheq me institucionet e vendit, nė mėnyrė kategorike po mundohet tė krijoj njė politikė tė shitjes sė pasurisė sė gjithėmbarshme, dhe pasurimit tė tyre nga gjithēka e shitur. Kjo qeveri, ėshtė e orientuar vetėm nė rrugė, ndėrtimin e tė cilave po e bėjnė kompani inekzistuese, ose ekzistuese, por fisnore dhe mbi baza tė “jaranllėkut”

Nė fund, shitja e PTK-sė, KEK-ut, dhe privatizimi i Trepēės, janė indikatorėt kryesor qė tregojnė se kėta njerėz nuk kanė pėr qėllim ngritjen e shtetit dhe ekonomisė sė tij, por vetėm pasurimin dhe kapitalin e vetvetes. Nė vend qė tė hapen vende tė reja tė punės, me shitjen e kėtyre ndėrmarrjeve tė mėdha shoqėrore, dukshėm rritet numri i tė papunėve, dhe kur numri i tė papunėve rritet, dukshėm pasurohen pushtetarėt, kur pushtetarėt pasurohen dhe dėrgojnė “lekėt” e vjedhura jashtė vendit, padyshim se shteti shkon nė regres ekonomik, e kur shteti shkon nė regres ekonomik, popullata varfėrohet skajshmėrisht, e kur ndodh kjo e fundit, trazirat sociale janė tė pashmangshme.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė