Shiko Postimin Tek
Vjetėr 22-09-08, 23:26   #10
hasanmehmeti
 
Avatari i hasanmehmeti
 
Anėtarėsuar: 22-03-05
Vendndodhja: Dunja
Postime: 2,146
hasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėm
Send a message via Skype™ to hasanmehmeti
Gabim Titulli: Muaji I Ramazanit

Nata e Kadrit


Vlera e saj ėshtė madhėshtore, pėr atė se kjo natė ka dėshmuar zbritjen e Kuranit, i cili e drejton tė kapurin pėr tė nė rrugėn e krenarisė e nderit, dhe e ngre atė nė vendet e lavdisė e pėrjetėsisė.

Ummeti Islam, i cili pason Sunnetin e tė Dėrguarit tė tij hap pas hapi, nuk ngre flamuj nė kėtė natė dhe as harqet pėr tė gėzuar, por ai garon nė ngjalljen e kėsaj nate me namaz e adhurim, me besim e shpresė pėr shpėrblim nga Allahu.

Nė vijim, vėlla musliman, po pėrmendim ajetet Kuranore dhe hadithet profetike qė kanė tė bėjnė me kėtė natė:


1. Vlera e saj:


Mjafton pėr vlerėn e natės sė Kadrit fakti se ajo ėshtė mė e mirė se njė mijė muaj. Allahu i Lartėmadhėruar thotė: "Ne e zbritėm atė (Kuranin) nė natėn e Kadrit. E ē'tė bėri ty tė dish se ē'ėshtė nata e Kadrit? Nata e Kadrit ėshtė mė e vlefshme se njė mijė muaj! Me lejen e Zotit tė tyre, nė tė zbresin engjėjt dhe shpirti (Xhibrili) me tė gjitha vendimet. Ajo (qė pėrcakton Zoti) ėshtė paqe deri nė agim tė mėngjesit." [El Kadr:1-5].


Nė kėtė natė vendoset ēdo ēėshtje e Vullnetit dhe urdhėresave (pėr vitin e ardhshėm). Allahu nė Kuran thotė: "Ne e zbritėm atė nė njė natė tė bekuar (nė natėn e begatshme tė Kadrit). Vėrtet qė Ne gjithnjė po kėshillojmė. Kėtė natė vendoset ēdo ēėshtje e Vullnetit dhe urdhėresave. Urdhėr i pėrcaktuar nga Vetė Ne. S'ka dyshim se Ne dėrguam tė Dėrguar. (E zbritėm) Si Mėshirė nga Zoti yt; Ai ėshtė Gjithėdėgjuesi, i Gjithėdijshmi." [Duhan: 3-6].


2. Koha e Natės sė Kadrit:


Ėshtė transmetuar nga i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) se ajo natė ėshtė nata e njėzetė e njė, apo e njėzetė e tre, apo e njėzetė e pestė, apo e njėzetė e shtatė, apo e njėzetė e nėntė, apo nata e fundit e Ramazanit.[1]


Imam Shafiu (Allahu e mėshiroftė!) thotė: "Sipas mendimit tim, e Allahu e di mė sė miri, i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) pėrgjigjej nė varėsi tė pyetjes qė i drejtohej. Dikush p.sh. i thoshte: A t'a ruajmė atė nė filan natė? Ai pėrgjigjej: Ruajeni nė kėtė natė."[2]


Fjala mė dominuese ėshtė se Nata e Kadrit ėshtė njė nga netėt e dhjetėditėshit tė fundit tė Ramazanit dhe pėr kėtė argumenton edhe hadithi tė cilin e transmeton Aisheja (Allahu qoftė i kėnaqur prej saj!) se: "I Dėrguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nė dhjetėditėshin e fundit tė Ramazanit thoshte: Kėrkojeni Natėn e Kadrit nė netėt teke tė dhjetėditėshit tė fundit tė Ramazanit."[3]


Nėse njeriu dobėsohet dhe nuk mundet, sė paku tė mos dorėzohet nė shtatė netėt e fundit, pėr shkak tė hadithit qė ėshtė transmetuar nga Ibėn Umeri i cili ka thėnė: I Dėrguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: "Kėrkojeni atė nė dhjetėshin e fundit, e nėse dikush nga ju dobėsohet apo i rėndohet gjendja, sė paku tė mos dorėzohet nė shtatė tė mbeturat."[4]


Ky hadith sqaron edhe fjalėn tij (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) qė thotė: "Po shoh se ėndėrrat tuaja janė pėrputhur me njėra-tjetrėn, kėshtu qė kush dėshiron t'a kėrkojė atė (Natėn e Kadrit), t'a kėrkojė nė shtatė netėt e fundit (tė Ramazanit)."[5]


Dhe ajo qė ėshtė e njohur nė Sunnet, ėshtė se njohja e kėsaj nate ėshtė ngritur (e paditur) pėr shkak se njerzit u grindėn, siē transmeton Ubadetu ibėn es Samit (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij!) se ka thėnė: "I Dėrguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) doli nė natėn e Kadrit dhe pa dy burra prej muslimanėve qė po grindeshin me njėri-tjetrin. Atėherė ai tha: "Unė dola qė t'ju njoftoj pėr natėn e Kadrit, mirėpo filani dhe filani u grindėn, e pėr kėtė shkak ajo u ngrit (njohja e saj u fsheh), e ndoshta kjo ka qenė mė e mirė pėr ju. Megjithatė, ju kėrkojeni atė nė nėntėshin, shtatėshin, dhe pesėshin (e fundit) - ndėrsa nė njė transmetim tjetėr thuhet: nė shtatėshin, nėntėshin dhe pesėshin-."[6]


Vėrejtje:



Janė transmetuar disa hadithe qė na orientojnė nė atė se nata e Kadrit ėshtė nė dhjetėshin e fundit tė Rmazanit, ndėrsa nė disa hadithe tė tjera thuhet se ajo ėshtė nė netėt teke tė dhjetėshit tė fundit. Tė parėt janė pėrgjithėsues ndėrsa tė dytėt tė posaēėm, e siē dihet; e posaēmja paraprihet ndaj tė pėrgjithėshmes.


Pastaj kanė ardhur hadithe qė na orientojnė nė atė se ajo natė ėshtė nė shtatė netėt e mbetura nga Ramazani, por kjo ėshtė e kufizuar me pamundėsinė dhe dobėsinė, kėshtu qė nuk shkakton ndonjė problem.

Kėshtu kemi harmonizim tė haditheve e jo kundėrshtim mes tyre, pėrputhje e jo ndarje.


Si pėrfundim, muslimani duhet ta kėrkojė natėn e Kadrit nė netėt teke tė dhjetėshit tė fundit tė Ramazanit: natėn e njėzetė e njė, e njėzetė e tre, e njėzetė e pesė, e njėzetė e shtatė dhe e njėzetė e nėntė. E nėse dobėsohet apo nuk ka mundėsi nė kėrkimin e saj, atėherė t'a kėrkojė nė shtatėshin e mbetur nga Ramazani: natėn e njėzetė e pestė, tė njėzetė e shtatė dhe tė njėzetė e nėntė. E Allahu e di mė sė miri.


3. Si e kėrkon muslimani Natėn e Kadrit?


Kjo natė ėshtė nata mė e bekuar. Personi qė e humb atė, vėrtet ka humbur njė tė mirė tė madhe, e nuk ka mundėsi me e humb atė, veēse i ndaluari prej saj. Pėr kėtė shkak, kėrkohet nga muslimani i cili pėrpiqet t'i bindet Allahut, qė t'a ngjallė kėtė natė dhe ta kalojė atė nė adhurim dhe kėrkim tė shpėrblimit tė madh tė saj. Nėse ai e bėn kėtė, atij i fallen tė gjitha mėkatet e mėparshme.

I Dėrguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) thotė: "Kushdo qė fal namaz tė natės nė natėn e Kadrit, me Iman (besim tė fortė) dhe duke kėrkuar shpėrblimin, atij do t’i falen tė gjitha mėkatet e mėparshme."[7]

Po ashtu, ėshtė e rekomandueshme tė shtohen lutjet nė kėtė natė. Aisha (Allahu qoftė i kėnaqur prej saj!) transmeton se ajo kishte pyetur tė Dėrguarin e Allahut, (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi tė!): "O i Dėrguari i Allahut! Sikur unė t'a dija se cila ishte Nata e Kadrit, si tė lutesha nė tė?

- Thuaj: "Allahume inneke afuun tuhibbul afua fe afu ani" – O Allah! Ti je Falės dhe e do faljen, pra mė fal mua!"[8]

- Vėlla, Allahu tė dhėntė tė mira dhe tė mundėsoftė nė bindjen ndaj Tij, e mėsove tashmė se ēfarė nate ėshtė kjo natė, kėshtu qė ngjalle atė me adhurim dhe largim nga gruaja (nga marrėdhėniet intime) dhe urdhėro familjen tėnde pėr kėtė. Shtoji adhurimet nė tė.


Aisheja (Allahu qoftė i kėnaqur prej saj!) thotė: "Kur fillonin tė dhjetat [e fundit tė Ramazanit], Pejgamberi (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e shtrėngonte izarin e tij[9], e kalonte tėrė natėn zgjuar [nė namaz] dhe e zgjonte familjen e tij."[10]


Transmetohet gjithashtu nga Aisha (Allahu qoftė i kėnaqur prej saj!) se ka thėnė: "I dėrguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) pėrpiqej mė shumė [nė adhurim] nė dhjetė netėt e fundit (tė Ramazanit) sesa nė ēdo natė tjetėr."[11]

4. Shenjat e kėsaj nate:[12]

Dije, o ti rob rrespektues, Allahu tė ndihmoftė e tė pėrkrahtė me Ndihmėn e Tij, se i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e ka pėrshkruar me disa cilėsi mėngjesin e natės se kadrit, me qėllim qė muslimani ta dijė se cila natė ėshtė ajo:

Transmeton Ubej (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij!), se i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: "Mengjesin e natės se Kadrit, dielli lind pa rrezatim, sikur tė ishte tas, derisa tė ngrihet lart."[13]
Ebu Hurejra (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij!) thotė: Pėrmendėm njė herė Natėn e Kadrit te i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe ai tha: "Cili nga ju e kujton hėnėn kur lind? Kur ėshtė nė formėn e gjysmės sė koshit?"[14]

Ibėn Abasi (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij!) transmeton se i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: "Nata e Kadrit ėshtė natė bujare, e lirshme, as e nxehtė e as e ftohtė. Nė mėngjesin e saj dielli lind i dobėt dhe me ngjyrė tė kuqe."[15]




**Sqarime dhe Referenca* *


1. Mendimet pėr kėtė janė tė shumta e tė ndryshme. Imam el Iraki ka shkruar njė broshurė tė posaēme pėr kėtė, tė titulluar "Sherh es Sadėr bi dhikri Lejletil Kadėr", ku ai ka pėrfshirė tė gjitha fjalėt e dijetarėve nė kėtė ēėshtje.

2. Kėtė e ka pėrcjellė nga ai imam el Begavi nė "Sherh Es Suneti" (6/388).

3. Transmeton Buhariu (4/225) dhe Muslimi (1169

4. Transmeton Buhariu (4/221) dhe Muslimi (1165).

5. Shih shėnimin e mėparshėm.

6. Transmeton Buhariu (4/232).

7. Transmeton Buhariu (4/217) dhe Muslimi (759).

8. Transmeton Tirmidhiu (3760) dhe Ibėn Maxhe (3850) nga Aisheja. Zinxhiri i tij ėshtė i saktė.

9. D.m.th. ai largohej nga gratė e tij me qėllim pėr tė pasur mė shumė kohė pėr adhurim.

10. Transmeton Buhariu (4/233) dhe Muslimi (1174).

11. Muslimi (1174).

12. Nė popull fliten shumė shenja dhe thashetheme pėr natėn e Kadrit, si dhe bindje tė kota, prej tė cilave ėshtė edhe fjala e tyre se pemėt bėjnė sexhde, ndėrtesat flenė! etj, etj.
Sigurisht qė kėto janė tė kota tė dukshme dhe lajthitje tė qarta.

13. Transmeton Muslimi (762).

14. Transmeton Muslimi (1170).

Pėr fjalėn "gjysėm koshi", Kadi Ijad thotė: Kjo tregon se kjo natė gjendet nė dhjetėshin e fundit tė mujit, sepse hėna nuk ka mundėsi me qenė nė kėtė gjendje kur lind, por nė fund tė muajit.

15. Transmeton et Tajalesi (349), Ibėn Huzejme (3/231) dhe el Bezar (1/486). Zinxhiri i tij ėshtė i mirė.
__________________
Faik Konica:"Po mos te ishte islami shqiptaret do te ishin me shume ne numer po jo shqiptar"

"Me tė vėrtet fjalėt tona do tė qėndrojnė tė vdekura pėrderisa ne nuk do tė vdesim pėr qėshtjen e tyre keshtu qė ato tė mbesin tė gjalla midis tė gjallėve”

"Nena" Tereze:‘Ami Bharater Bharat Amar’ (‘I am Indian and India is mine’) Une jam indiane dhe India eshte imja.
hasanmehmeti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė