Tema: Rruzarja
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 14-05-12, 17:20   #3
Denim
Banned
 
Anėtarėsuar: 02-02-12
Postime: 1,102
Denim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Rruzarja

Litanitė e Zojės

Litanitė lauretane

O Zot, ki mėshirė!
O Krisht, ki mėshirė!
O Zot, ki mėshirė!
O Krisht, ndiejna ne!
O Krisht, dėgjona ne!

Ati prej qiellit Zot, ki mėshirė pėr ne!
Biri, Shėlbues i botės, Zot,
Shpirti Shenjt, Zot,
Shenjta Trini, njė i vetmi Zot,

Shenjta Mari, lutu pėr ne!
Shenjta nėna e Hyjit,
Shenjta Virgjėra e virgjėravet,
Nėna e Krishtit,
Nėna e Kishės,
Nėna e hirit tė hyjnueshėm,
Nėna e kulluar,
Nėna krejt e pastėr,
Nėna e papėrlyer,
Nėna e paprishme,
Nėna e dashur,
Nėna e mrekullueshme,
Nėna e kėshillit tė mirė,
Nėna e Krijuesit,
Nėna e Shėlbuesit,
Virgjėra e nderueshme,
Virgjėra e lavdėruar,
Virgjėra e pushtetshme,
Virgjėra e mėshirshme,
Virgjėra besnike,
Pasqyrė drejtėsie,
Selia e dijes,
Shkaku i gėzimit tonė,
Visari i pėrshpirtshėm,
Visari i nderueshėm,
Visar i zgjedhur pėrshpirtėrie,
Drandofillja e mrekullueshme,
Kulla e Davidit,
Kulla e fildishtė,
Shtėpia e artė,
Arka e besėlidhjes,
Dera e qiellit,
Ylli i mėngjesit,
Shėndeti i tė sėmurėve;
Streha e mėkatnorėve,
Ngushėllimi i tė pikėlluarve,
Ndihma e tė krishterėve,
Mbretėresha e engjėjve,
Mbretėresha e patriarkėve,
Mbretėresha e profetėve,
Mbretėresha e apostujve,
Mbretėresha e dėshmorėve,
Mbretėresha e dėshmitarėve,
Mbretėresha e virgjėrave,
Mbretėresha e tė gjithė shenjtėrve,
Mbretėresha e zėnė pa mėkat tė rrjedhshėm,
Mbretėresha e ngjitur nė qiell,
Mbretėresha e shenjtės rruzare,
Mbretėresha e paqes.

O Qengji i Hyjit, qė shlyen mėkatet e botės, na fal, ne o Zot!
O Qengji i Hyjit, qė shlyen mėkatet e botės, dėgjona ne, o Zot!
O Qengji i Hyjit, qė shlyen mėkatet e botės, ki mėshirė pėr ne!

Nėn mbrojtje tėnde po ngasim o shenjta Nėna e Hyjit, mos na i pėrbuz lutjet ndėr nevoja tona, por, o virgjėra e lume dhe e bekuar, na shpėto pėrherė prej tė gjithė rreziqesh, Zoja jonė dhe ndėrmjetėse e jona. Me Birin tėnd na pajto, Birit tėnd na porosit, ndėr duar tė Birit tėnd na lėsho.

V. Lutu pėr ne, o shenjta Nėna e Tėnzot,
R. tė bėhemi tė denjė pėr premtime tė Jezu Krishtit.

Tė lutemi:
Jepna ne shėrbėtorėve tuaj, po tė lutemi, o Zot, t’i gėzohemi pėrherė shėndetit tė shpirtit dhe trupit, e nėpėr ndėrmjetėsi tė sė madhėrishmes dhe gjithmonė virgjėrės Mari, t’i shpėtojmė trishtimit tė tashėm dhe t’i gėzohemi gazmendit tė amshueshėm.
Nėpėr Krishtin Zotin tonė. Amen.

V. Lutu pėr ne Shėn Jozef,
R. tė bėhemi tė denjė pėr premtime tė Jezu Krishtit.

Tė lutemi:
O Zot, t’i kemi nė ndihmė meritat e fatit tė shenjtės Nėnės sate, qė tė fitojmė me ndėrmjetėsi tė tij, ēka nuk mund tė fitojmė me ligėshti tona. Qė jeton dhe mbretėron pėr gjithė amshim. Amen.


Ēfarė do tė thotė tė lutėsh rruzaren?


Rruzarja tregon se si ka jetuar Jezusi, rruzarja ėshtė rruga sė bashku me Krishtin. Rruzarja tė ēon tek Ati, rruzarja tė dhuron lumturi, paqe, harmoni, gėzim dhe forcė. Rruzarja tė ngroh me idealet madhėshtore tė jetės sė amshuar.

Lute rruzaren ēdo ditė dhe do tė shohėsh se ēdo ditė do tė pėrparosh nė jetėn shpirtėrore, nė jetėn e pėrditshme. Tė lutėsh rruzaren do tė thotė qė nė ēdo mister tė kėrkosh pėr vete njė impuls pėr jetėn. Tė lutėsh rruzaren do tė thotė t’i afrohemi mistereve tė jetės sė Jezusit, t’i afrohemi mistereve tė shėlbimit.


“Besoj” ėshtė kuptim i thellė, kushtim i pėrditshėm me Zotin, besoj d.m.th tė marrėsh vendim tė pėrditshėm pėr Zotin.

Nė qoftė se e njeh Zotin, e ke gjetur mikun pėrmbi tė gjithė, nė qoftė se di tė lutėsh, Zoti tė dėgjon dhe do ti pėrgjigjet lutjes tėnde. Nė qoftė se lidhja jote me Zotin ėshtė e fortė, askush nuk mund ta shkatėrrojė jetėn tėnde. Nė qoftė se me tė vėrtetė e kėrkon Zotin, Ai do tė t’i falė tė gjitha mėkatet e tua, nė qoftė se e gjen Zotin e ke zbuluar jetėn tėnde nė tėrėsi.

Nė qoftė se e gjen rrugėn deri te Krishti dhe e dėgjon zėrin e Zotit, ti do ta ndiesh afėrsinė e Zotit dhe Zoti do tė jetė banesa jote.


“Ati ynė” Zoti ėshtė babai yt.

Zoti ėshtė babai yt, ai kujdeset dhe tė do ty. Atė mund ta lutėsh pėr ēdo gjė, sepse Ai do qė ti tė jetosh dhe tė jetosh nė plotėsi. Zoti ėshtė Shenjt, dashuri e pakufi, nuk preket, kush e njeh Atė e adhuron para Sakramentit. Zotin do ta gjesh nė qoftė se e kėrkon vullnetin e tij.

“U bėftė vullnesa jote!” Shumė njerėz jetojnė larg Zotit sepse dėshirojnė tė jetojnė tė lirė.

Pa Zotin njeriu e humb mendimin, e humb themelin e vet.

Kthehu tek Zoti dhe jeto besnik nė Zotin.

“Na i fal mėkatet tona! Zoti do t’i falė gabimet nė qoftė se jeton nė dashuri, sepse Zoti ėshtė dashuri. Zoti ėshtė shpėtimtar, Zoti na mbron nga e keqja.


“Tė falemi Mari ” – Pse t’i lutemi Marisė?

Maria ėshtė rruga nė tė cilėn Jezusi ka ardhur, nėpėrmjet Marisė ne e kemi pranuar Jezusin dhe nėpėrmjet Jezusit do ta gjejmė rrugėn qė na ēon tek Ati. Maria na tregon Jezusin, Jezusi na zbulon Atin. Nė qoftė se dėshiron ta kesh besimin e plotė nė Jezu Krishtin, lute ēdo ditė rruzaren, atėherė Maria edhe ty do ta dhurojė Jezusin, pėr kėtė Zoti Marinė e ka paracaktuar. Maria ėshtė Nėna e Zotit, nėna e besimit, nėna e Kishės. Maria ėshtė edhe nėna jote. Nė qoftė se Maria ėshtė nėna jote, gjithmonė do ta kesh Zotin, Atin. Le tė jetojė Maria nė jetėn tėnde, prano Marinė nė jetėn tėnde, lejo vetvetėn qė ajo tė tė udhėheqė.


Lavdi Atit (lat. Gloria Patri) - ėshtė njė himn i shkurtėr qė e lavdėron Zotin nė liturgjinė e krishterė. Ėshtė njė lutje e shkurtėr dhe e pėrsėritur nė raste tė veēanta. Pėrmbajtja e saj pėrforcon rrėfimin e besimit tė Trinisė sė Shenjtė, pra tė misterit tė Zotit nė njė Zot nė tre veta Hyjnore. Ati, Biri, Shpirti i Shenjt. Mund tė pėrkufizohet si njė version gojor e i plotė i shenjės sė kryqit. Thuhet edhe si pjesė pėrmbyllėse nė ēdo psalm nė Liturgjinė e Orėve dhe nė fund tė ēdo dhjetėsheje tė lutjes mariane Tė falemi Mari nė rruzare.


RRUZARJA E LIRIMIT


Fillohet me ‘shenjėn e Kryqit’, me lutjen ‘Besoj’, dhe pėrfundon me ‘Tė Falem o Mbretėresha’.

Nė vend tė – ‘Ati ynė’ – ne do tė themi fjalėt e Zotit:


“Nėse, pra, Biri do t’ju ēlirojė, me tė vėrtetė do tė jeni tė lirė.”

(Gjon. 8, 36)


- Nėse kėtė rruzare e kushton pėr vete, atėherė nė kokrra tė mėdha do tė thuash:

Nėse, Jezusi do tė mė lirojė, me tė vėrtetė unė do tė jem e lirė.


Nė secilėn prej 10 kokrrave thuhet:

O Jezu, ki mėshirė pėr mua!

O Jezu, mė shėro!

O Jezu, mė shpėto!

O Jezu, mė liro!


- Nėse kėtė rruzare e kushton pėr ndonjė person, atėherė duke e pėrmendur emrin e personit nė kokrra tė mėdha do tė thuash:

-

Nėse, Jezusi do ta lirojė, (N.N), me tė vėrtetė (N.N) do tė jetė e lirė.


Nė secilėn prej 10 kokėrrave thuhet:

O Jezu, ki mėshirė pėr (N.N)

O Jezu, shėroje (N.N)

O Jezu, shpėtoje (N.N)

O Jezu, liroje (N.N)


- Nėse, kėtė rruzare e kushton pėr familje, atėherė nė kokrra tė mėdha do tė thuash:

Nėse, Jezusi do ta lirojė familjen time, me tė vėrtetė familja ime do tė jetė e lirė.


Nė secilėn prej 10 kokėrrave thuhet:

O Jezu, ki mėshirė pėr familjen time!

O Jezu, shėroje familjen time!

O Jezu, shpėtoje familjen time!

O Jezu, liroje familjen time!


Tė lutemi!

O Zot Jezus, ne po tė kėrkojmė falje pėr tė gjitha mėkatet tona. Po tė lutemi, qė Hyji Atė, ta dėrgojė Shpirtin e Tij tė Shenjtė, i cili do t’i mbushė zemrat tona me dhuratėn e shpalljes sė Fjalės Sate, me besim tė patundur, pėrmes Rruzarės sė Lirimit. Ne po tė kėrkojmė o Jezus, qė fuqia jote tė manifestohet nė jetėn tonė, e qė Ti tė bėsh mrekulli dhe shėrime, me anė tė kėsaj lutjeje qė po ta kushtojmė me njė fe tė gjallė dhe tė fuqishme, e cila nuk ėshtė gjė tjetėr veēse shpallje e Fjalės sate. Amen!
Denim Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė