Shiko Postimin Tek
Vjetėr 28-08-08, 09:46   #10
BE LK
Kalimtar
 
Avatari i BE LK
 
Anėtarėsuar: 08-12-05
Vendndodhja: Tirane
Postime: 4,372
BE LK i pazėvėndėsueshėmBE LK i pazėvėndėsueshėmBE LK i pazėvėndėsueshėmBE LK i pazėvėndėsueshėmBE LK i pazėvėndėsueshėmBE LK i pazėvėndėsueshėmBE LK i pazėvėndėsueshėmBE LK i pazėvėndėsueshėmBE LK i pazėvėndėsueshėmBE LK i pazėvėndėsueshėmBE LK i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Vdekja e entuziazmit

Vazhdimi...


Nuk ėshtė turp pėr asnjė musliman qė vendet Islame nuk e njohin pavarėsinė e Kosovės. Kėto shtete nuk drejtohen nga sheriati, nga vota e muslimanėve, nuk drejtohen nga Islami si identitet i pėrbashkėt i shqiptarėve dhe i popullsive tė kėtyre vendeve. Islami ne nivel doktrinar nuk pengon pavarėsinė dhe tė drejtėn e njė populli pėr tė jetuar i lire. Kėto vende me politiken e tyre filo-amerikane, megjithėse miq mė tė hershėm dhe mė jetikė pėr SHBA-nė nuk pranojnė tė njohin pavarėsinė e "miqve" tė rinj tė superfuqisė. Sikurse ēėshtja tė ishte fetare dhe sikurse populli tė ishte udhėheqės nė kėto shtete, Kosova do tė njihej, por ashtu siē nuk njeh Faktori Ndėrkombėtar bamirėsi nė tė njėjtėn mėnyrė edhe kėto shtete nuk drejtohen nga etika fetare dhe bamirėsia. Duhet tė turpėrohen politikanė dhe “haxhilerė” tė ndryshėm kosovarė qė i bėjnė tauaf(1) interesave vetjake duke kėrkuar (gjoja) vizė pėr nė familjen Evropiane. Megjithė jargavitjet e tyre, Evropa na ka pranuar njėkohėsisht duke na vendosur nė prioritetet e politikes rajonale, pa kushte qytetarizmi qė pėr z.Haxhiu janė edhe kthimet nė identitet-fantazmat mesjetare. Tė turpėrohen ato qė mohojnė prindėrit dhe jo myslimanėt qė nuk njihen nga politika e korruptuar, joislame, filo-perėndimore, anti-njerėzore, anti-qytetare, diktatoriale nė shume raste, e shteteve tė ashtuquajtura Islamike.


Ezani ėshtė thirrja melodioze qė fton besimtarėt nė qetėsi shpirtėrore, etikėn fetare, normat e pastrimit tė veprimeve tona. Ēdo besim ka mėnyrėn e vet tė ftesės. Krishterimi ka zgjedhur kambanat me tingullin e prodhuar nga goditja e metalit. Evropa gumėzhin jo vetėm nga besimtarėt qė mbushin kishėn por nga kėto tinguj, jo vetėm nė momentet e liturgjisė Kristiane por edhe nė pagėzim, krezmin, martesė, vdekje e festa tė ndryshme. Imagjinoni sa here nė ditė pėrsėritėt kjo thirrje dhe shtoni imagjinatės numrin e lartė tė tempujve nė ēdo shesh, rrugė, madje edhe institucione publike. Gjithashtu Evropa gumėzhin nga zhurma e diskotekave, ndeshjeve tė futbollit, kinemave e organizimeve tjera. Kontinenti tė cilin mundohemi tė majmunizojmė ka "qytetėruar" kėto “zhurma”(duke pėrdorur njė etiketė tė z.Haxhiu), i ka bėrė pjesė tė vetvetes dhe trashėgimisė sė tij. Ezani (nė Evropė) ėshtė vėshtirė tė dėgjohet pėr mungesėn e njė shtresėzimi social autokton dhe i njė tabani kulturorė shekullorė. Islami ne Perėndim etiketohet gjithmonė si sinonim i emigracionit. Ne shqiptarėt kemi njė realitet tė ndryshėm sepse Islamin e kemi trashėgimi kulturore, realitet dhe kemi njė shtresėzim social masiv autokton. Ėshtė pjesė e jona siē ėshtė ēdo emblemė kombėtare laike qė meriton respekt. Shqipėria vitet e fundit ėshtė mbushur me simbologji fetare neper kodra dhe male, me statuja figurash fetare tė veshura me njė patriotizėm tė ēuditshėm qė as vetė ato nuk e kane zgjedhur sa ishin ne jetė, me emėrtime institucionesh gjithashtu nga personazhe fetare joislame dhe sė fundmi zbuluam se nė Shqipėri kemi mė shumė kisha katolike se xhami edhe pse kėto institucione janė ndėrtuar pėr vetėm 12% tė popullsisė katolike dhe ēka ėshtė me groteske kėto institucione zhurmojnė, shpojnė qiellin me kambanore, respektohen dhe nuk ua kėrkon njeri heshtjen! Ashtu siē ka Evropa traditat e saja edhe trojet tona etnike duhet tė respektojnė traditat shekullore ndėr tė cilat ėshtė edhe thirrja e myslimaneve. "Haxhilerėt" kėrkojnė tė na mėsojnė sė kur duhet tė falen myslimanet, kur duhet tė thėrrasin ezanin, si dhe me sa volum, tė nisur nga "qytetarizmi" . Nga historiograf, Batoni shndėrrohet ne sociolog, arkitekt dhe sė fundmi ne teolog. Meqenėse Kontinenti Plak ka kėto parametra qytetarizmi dhe lejon zhurmimin e kambanave persė pėr ne shqiptarėt duhen peshore tė manipuluara? Batoni i fshatrave tė Ballkanit ėshtė me qytetarė sė vetė Kontinenti tė cilit po kėrkon t’i imitoje qytėtarizmin?
“...nuk ėshtė qytetėruese tė bėrtasėsh pėr tė predikuar fenė...”- shkruan Batoni teolog. “Bėrtitja” shtjellohet nė dy mėnyra. E para ėshtė thirrja e ezanit qė krahasohet me “bėrtitje” dhe kjo na qenka jo qytetare edhe pse dėgjojmė bėrtitjet e tjera ēdo ditė tė cilat pėrsėritėn nė zemėr tė Evropės me gjithė indiferentizmin e sajė. Kėtu nuk kuptohet se ku fillon dhe ku mbaron Evropa e autorit. E dyta ėshtė “bėrtitja” e z.Morina. Deklarata e tij krahasohet me ulėrimė. Duhet tė jemi kafshė qė nė asnjė mėnyrė tė mos “bėrtasim” dhe tė mbijetojmė, por tė fshihemi nė errėsire tė flemė si ariu mundėsisht me njė letargji tė pėrhershme. Ezani shurdhues, minarja e shėmtuar, xhamitė e kota dhe tė shumta nė numėr, hoxhė qė flasin tepėr, myslimanė qė duhet tė turpėrohen, qytetaria batoniane…pas kėtyre pretendimeve, fjalėt qė i keni drejtuar z.Morina ne frazėn :” liria e fituar nė Kosovė ėshtė mė e rėndėsishme sesa feja qė Ju predikoni” a vlejnė edhe pėr juve ? A duhet qė liria e fjalės sė Morinės, e demonstrimit tė identitetit, e fesė dhe e respektimit tė kulturės sė popullit tuaj tė jenė mė tė vlefshme se teologjia e juaj perverse? E di qė nuk vlen koncepti i lirisė kur flitet pėr Morinėn, ajo ėshtė liri kufijtė e sė cilės duhet t’i pėrcaktoni ju, por ama, kjo nuk ėshtė liria e konceptuar nė qytetarizmin Evropian, ėshtė vetėm liri e njėanshme. Ato qė mohojnė lirinė e fjalės, qė urdhėrojnė heshtjen nuk kanė tė drejtėn morale tė hyjnizojnė lirinė dhe tė jenė akuzues tė tė tjerėve pėr mungesė tė sajė. Kosova ka pėrjetuar mohimin e lirisė sė fjalės nga serbėt, Shqipėria nga Enverizmi, sot ėshtė krijuar njė mishele e atillė qė kėrkon t’u tregojė shqiptarėve se “liri” do tė thotė ajo ēka mendon Baton Haxhiu.
Nuk mjafton vjedhja e pėrditshme e historisė nga historiograf mercenarė, devijimi i simboleve dhe vlerave kombėtare, tani kėrkohet heshtja ose tė mėsohet ndonjė sure( kaptinė Kuranore) sipas “profetit” Baton, pasi vetėm kėshtu do tė jemi tė pranuar nė tė qenurit shqiptar. Kemi tė drejtėn tonė tė edukojmė fėmijėt me normalitetin e thirrjes sė ezanit konform realitetit dhe qytetarizmit tė zhurmave normale nė Evropė, por mbi tė gjitha konform traditės shekullore. Ėshtė kjo traditė qė ju turpėron juve. Pranimi i identitetit ėshtė liri, ėshtė guxim por jo servilizmi, mashtrimet historike, moralizmat e njėanshme, imponimi dhe haxhillėku i interesave personale.

Shkruar nga Doan Dani



__________________
* " Vepra e nje personi ne mesin e njemije njerezve ka me teper ndikim se fjalet e nje mije njerezve drejtuar nje personi " *

Hasan El-Basri

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga BE LK : 28-08-08 nė 09:48
BE LK Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė