Shiko Postimin Tek
Vjetėr 21-07-12, 19:24   #263
Kosova19
 
Avatari i Kosova19
 
Anėtarėsuar: 29-11-07
Postime: 801
Kosova19 i respektuarKosova19 i respektuarKosova19 i respektuarKosova19 i respektuarKosova19 i respektuarKosova19 i respektuar
Gabim Ēelėsi i jetės sė zemrės'

Ēelėsi i jetės sė zemrės

Ēelėsi i jetės sė zemrės

Ibn Kajimi –Allahu e mėshiroftė- ka thėnė: “Ēelėsi i jetės sė zemrės ėshtė: meditimi i Kur’anit, lutjet gjatė natės dhe lėnia e gjynaheve“[1], Allahu i Lartėsuar thotė

“(Ky ėshtė) Libėr i begatshėm, Ne ta shpallėm ty kėtė, qė t’i studiojnė argumentet e tij dhe qė tė marrin mėsim prej tij ata qė kanė mend“[2].

Me kėtė Allahu i Lartėsuar na tregon se Ai e ka zbritur kėtė Kur’an tė madhėruar, i cili ėshtė i bereqetshėm nė fjalėt e tij, kuptimet e tij, urdhėresat dhe ndalesat e tij, si dhe nė ligjet e tij. Prej mirėsisė sė tij ėshtė se ai i cili lexon prej tij njė germė ka njė shpėrblim dhe shpėrblimi shtohet deri nė dhjetė, siē ėshtė transmetuar nė hadithin tė cilin e ka transmetuar Termidhiu ku dhe e ka cilėsuar hadithin si tė mirė e tė saktė. Gjithashtu prej mirėsisė sė tij ėshtė se ai i cili e lexon atė dhe punon me tė nuk humb nė kėtė dynja dhe as qė do tė jetė i shkatėrruar nė botėn tjetėr, siē ka thėnė Ibn Abasi –Allahu qoftė i kėnaqur prej tij- kur ka bėrė komentimin e fjalės sė Allahut tė Lartėsuar

“…kush i pėrmbahet udhėzimit Tim, ai nuk ka pėr tė humbur (nė Dynja) e as nuk ka pėr tė dėshtuar (nė jetėn tjetėr)”[3].

Gjithashtu prej mirėsisė sė tij ėshtė se ai i cili e mėson atė dhe ua mėson atė tė tjerėve ai ėshtė prej njerėzve mė tė mirė, siē ka ardhur nė hadithin qė e transmeton imam Buhariu:


“Mė i miri prej jush ėshtė ai i cili e mėson Kur’anin dhe ua mėson atė tė tjerėve“.

E prej bereqetit te tij ėshtė se Kur’ani ėshtė ndėrmjetėsues pėr atė qė ka punuar me tė nė dynja siē ėshtė transmetuar nė dy hadithet tė cilėt i ka tranmetuar imam Muslimi ne Sahihun e tij[4].

Allahu i Lartėsuar na ka lajmėruar se e ka zbritur Kur’anin qė tė meditoni nė kuptimet, urdhėresat, ndalesat e tij nė mėnyrė qė kur Allahu urdhėron nė njė prej ajeteve pėr ndonjė urdhėr ta vejė atė nė zbatim, e nėse urdhėron nė ndonjė ajet qė tė largohesh prej diēkaje ta lėsh atė dhe tė largohesh prej saj, e nėse lexon ndonjė ajet mėshire dhe shprese tė kėrkosh prej mėshirės dhe mirėsisė sė Tij, e nėse lexon ndonjė ajet ku flitet pėr dėnimin dhe frikėn tė kesh frikė nga dėnimi i Tij dhe t’i kėrkosh Atij qė tė ruaj nga ai dėnim, e nėse lexon ndonjė ajet falėnderimi ndaj Tij e falėnderon Atė e kėshtu shtohet imani, dija, udhėzimi dhe devotshmėria. Njė poet ka thėnė:

Meditoje Kur’anin nėse tė ka humbur udhėzimi

Sepse dija ėshtė nėn meditimin e Kur’anit

Allahu i Lartėsuar ka thėnė duke i cilėsuar besimtarėt:

“E nėse atyre u lexohet prej ajeteve tė Tij u shtohet besimi“[5] sepse nė ajetet e Tij tregohet pėr begatinė dhe dėnimin qė e nxit njeriun qė tė ketė frikė dhe tė shpresojė.

Gjithashtu Allahu i Lartėsuar ka thėnė:

“A nuk e meditojnė Kur’anin?! Apo zemrat e tyre janė tė vulosura!”[6].

Gjithashtu prej shkaqeve qė i japin jetė zemrės ėshtė edhe pėrulja me dua pėrpara Allahut para agimit, duke i kėrkuar pendim, falje, xhenetin, mbrojtjen prej zjarrit nė kohėn kur Allahu i lartėsuar zbret nė pjesėn e natės nė qiellin e dynjasė siē ėahtė transmetuar edhe nė hadithin e saktė:

“Zoti ynė zbret tek qiellin e dynjasė kur mbetet njė e treta e fundit e natės dhe thotė: “Kush mė lutet Mua qė t’i pėrgjigjem atij, kush kėrkon prej Meje qė t’ia jap atė, kush kėrkon falje prej Meje qė ta fal atė” hadithin e transmeton Buhariu dhe Muslimi. Nė kėtė hadith ka nxitje pėr tu ēuar nė pjesėn e fundit tė natės pėr tu falur, lutur, kėrkim falje, pėr tė kėrkuar xhenetin, pėr tė kėrkuar mbrojtje nga zjarri, pėr t’iu lutur pėr tė mirėn e dynjasė e tė ahiretit sepse Allahu i lartėsuar na ka urdhėruar qė t’i lutemi Atij dhe na ka premtuar se Ai do t’i pėrgjigjet, me tė vėrtetė Ai nuk i thyen premtimet dhe prej kohėve qė Allahu i pėrgjigjet lutjes ėshtė edhe fundi i natės, kjo ėshtė mirėsi prej Allahu me tė vėrtetė Allahu ėshtė qė jep shumė mirėsi.

Gjithashtu prej shkaqeve qė i japin zemrės jetė ėshtė edhe lėnia e gjynaheve tė cilat ta vdesin zemrėn. Transmetohet nė hadith:
“Kur robi kryen njė gjynah i bėhet nė zemrėn e tij njė pikė e zezė, nėse ai pendohet dhe pėrkon falje i hiqet ajo pikė prej zemrės sė tij, e nėse ai e vepron pėrsėri kthehet e zeza deri sa ia sundon zemrėn” dhe kjo ėshtė “Ran” mbulimi i zemrės, Allahu i lartėsuar thote
“Jo, nuk ėshtė ashtu! Por tė kėqijat qė i punuan, zemrat e tyre ua mbuluan” suretu Mutafifin: 14. Transmeton Nisai dhe Tirmidhi ku ka thėnė: hadithi ėshtė i mirė dhe i saktė. Njė poet ka thėnė:

I pashė gjynahet tek i vdisnin zemrat

Dhe sevazhdueshmėria e tyre sjell poshterim

E lėnia e gjynaheve ėshtė jeta e zemrės

Dhe ėshtė mė mirė pėr ty lėnia e tyre.

Falėnderimet i takojnė vetėm Allahut, paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi tė dėrguarin e Tij Muhamedin, familjen e tij dhe mbi tė gjithė ata qė e ndjekin rrugėn e tyre.

Shkėputur nga libri: “Sėmundjet e zemrės dhe shėrimi i saj“

tė autorit: Abdullah ibn Xhar Allah ibn xharAllah.
[1] Shiko librin “Hadiul Eruah ila biladil Efrah“: 45.
[2] Suretu Sad: 29.
[3] Shiko tefsirin e Ibn Kethirit tw sures Ta Ha: 123.
[4] Shiko librin Rijadu Salihin ne temen: Miresia e leximit te Kur’anit.
[5] Suretu Enfal:[6] Suretu Muahmed: 24.
__________________
"Ringjalleni tė vėrtetėn duke e pėrhapur dhe duke e pėrkujtuar, mbyteni tė kotėn duke e refuzuar dhe duke e bojkotuar" nga vllau ynė Muhamed et-Temmimi.
Kosova19 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė