Shiko Postimin Tek
Vjetėr 06-04-11, 17:58   #5
Zana_ch
"Mistrece Gjakovare"
 
Avatari i Zana_ch
 
Anėtarėsuar: 26-08-05
Vendndodhja: n'shtepi
Postime: 8,179
Zana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Fragmente librash

Gjakova nė Netėt e Shėn Bartolomeut

Besnik R. Bardhi

Ajo ēka ndodhi nė kėtė fundshekull nė trevat e mbarė Kosovės, tė
pėrkujton rreshtat e Biblės sė shenjtė ku pėrshkruhen vuajtjet e
tmerrėshme tė njerėzimit. Termi luftė, eshtė i butė pėr t’a definuar
gjithė atė ēka ndodhi me popullatėn shqiptare nė Kosovė. Mendjet e
sėmura tė elitės aktuale intelektuale serbe, treguan gjithė vrerin dhe
urrejtjen patologjike ndaj kombit shqiptar nė holokaustin kosovar. Nuk
ėshtė rastėsi kjo qė ndodhi pikėrisht nė fund tė shekullit njėzet,
ashtu si nuk ishte aspak rastėsi ajo qė ndodhi nė fillim tė kėtij
shekulli me trojet etnike shqiptare ne Nish, Leskoc, Prokuple,
Kurshumli… Pra, ėshtė transparente vazhdimėsia e ideologjisė sė
shfarosjės sė popullatės etnike shqiptare nė Kosovė nga serbomėdhenjėt.
Ishte koha e realizimit tė idesė dhe ėndrrės shekullore serbomadhe, pėr
pastrim definitiv tė llogarive me shqiptarėt. Serbia, deshti tė hyjė nė
shekullin 21, me Kosovė tė pastėr etnikishtė. Kėtė e arriti, mirėpo nė
kahje tė kundėrt. Ekuacioni me dy tė panjohura, kishte marre kahje tė
kundėrt nga ajo qė llogaritej !

Prezenca e popullatės etnike nė trojet e veta, ėshtė kompleks i pa
shėruar i ēdo okupatori qe synon tė mbaj tokat e huaja. Elaboratet
qindėvjeqare tė vjetra, tė punuara nė mėnyrė minucioze , nga Sveti
Sava, Garashanini, Andriqi, Qubrilloviqi, Milosheviqi dhe shumė viqa
tjerė, kėsaj radhe, mė nė fund fituan notėn qė merituan. U hudhėn nė
shportėn e turpit tė historisė. Nga tė gjitha kėto luftėra tė ndyera nė
dekadėn e fundit qė u zhvilluan nė ish Jugosllavi, ata u treguan
faqezinjė dhe u turpėruan publikishtė. Rrethanat politike aktuale
ndėrkombėtare si dhe forca e argumentit, nė raport me zgjidhjen e
drejtė tė ēėshtjės kombėtare shqiptare si dhe tė Balkanit nė tėrėsi,
kėsaj radhe ngadhnjyen ndaj mashtrimeve dhe kurthave tė vetė satanės.
Vetė Gebelsi do tė mbetej i stepur, pėr atė ēka kishin pregaditur
mafiozėt milosheviqian. Pėrgjegjėsi morale historike mbanė shtresa
intelektuale serbe, sidomos Akademia Shkencave Serbe si kreatore dhe
ideologe e realizimit tė kėtij plani monstruoz. Heshtja do tė thotė
aprovim.

Ekziston njė misticizėm nė shpjegimin e disa dukurive dhe rrjedhave qė
ndodhin nė kėtė botė. Vrasėsi, zakonishtė paguan me kokė pėr krimin e
bėrė nė tė njetėn formė si viktima. Gjaku i derdhur i shumė fėmijėve,
grave dhe pleqėve shqiptar, pra gjaku i atyre qė plotėsisht ishin tė
pafajshėm dhe u masakruan nė format mė barbare, duhet paguar nga ana e
atyre qė dhanė urdhėra apo ishin vetė autor tė kėtyre veprave makabre.
Nė krahasim me viktimat e pafajshme kolektive shqiptare, Serbet si
kolektivitet do t’a mbajnė ndėr shekuj hipotekėn si popull etnocid.
Vetėm nėse plotėsohen kėrkesat e Gjykatės Ndėrkombėtare tė Hagės dhe
dorėzohen tė shpallurit nė listėn e tė akuzuarve pėr krime lufte,
atėherė mund t’a zbehin atė imazh qė kanė fituar nė dekadėn e fundit.

Qyteti i Gjakovės nuk mundi tė iu ikė veprimeve barbare tė okupatorėve
serbė. Afėr 4 muaj popullata duarthatė e Gjakovės u ballafaqua me
rrethim tė hekurt, nė mesin e sė cilės hidhte vallėn vetė djalli.
Minoriteti serbo – malazias qė ka jetuar nė qytetin e Gjakovės, ėshtė i
zhytur aq shumė nė krime, sa qė duhet kaluar dekada tė tėra, qė ndonjė
nga nipėrit e tyre, tė mundėn lirshėm tė ecin rrugėve tė kėtij qyteti
si turist. Emri i kryetarit serb tė instaluar tė Kuvendit tė Komunės,
Momqillo (Moma) Stanojeviq, do tė mbetet njė ndėr emėrat mė tė urryer
nė historinė e qytetit. Vepra e tij kriminale, nuk do tė shlyhet kurrė
nga kujtesa e qytetarėve tė Gjakovės.
__________________
Kėrkoje vetė fatin, me jetėn mos u grind, urrejtja fitohet ... Dashuria lind !
Zana_ch Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė