Shiko Postimin Tek
Vjetėr 06-04-11, 17:59   #6
Zana_ch
"Mistrece Gjakovare"
 
Avatari i Zana_ch
 
Anėtarėsuar: 26-08-05
Vendndodhja: n'shtepi
Postime: 8,179
Zana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Fragmente librash

Gjakova, nė historikun e sajė tė gjatė nuk mban mend katrahura tė tilla
si kjo e fundit. Pastrimi i egėr etnik i qytetit tė Gjakovės me
rrethinė, bėri qė ky qytet ato ditė t’i ngjante njė kasaphaneje tė
vėrtetė.

Gjakovarėt vriteshin nė forma nga mė tė ndryshme. Kriminelėt serb, nė
shumicėn e rasteve iu ofronin viktimave “menynė” e llojeve tė
likuidimeve. Mėnyra mė e preferuar ishte likuidimi me armė tė ftohta.
Ishte i priveligjuar ai i cili vritej me armė zjarri. Karakteristikė e
veēant ishte mėnyra e humbjės sė gjurmėve tė krimit, kjo bėhej
zakonishtė me djegien e shtėpive sė bashku me viktimat. Kėtė, e
ilustron mė sė miri rasti i familjės Vejsa, ku u dogjėn trupat e 22
fėmijėve, grave, pastaj, familja Cana, ku u dogjėn 4 familjar, e kėshtu
me radhė. Zhvarrimi i kufomave tė viktimave tė terrorit serb, ishte
pjesė e skenarit tė ndyrė tė platformės shfaruese antishqiptare. Nga
varrezat e qytetit tė Gjakovės, kah fundi i muajit maj, u bė zhvarrosja
e 87 trupave tė likuiduar nga kriminelėt serb. Tė gjithė, u vranė pėr
sė dyti, nga se edhe sot nuk janė gjetur trupat e tyre. Nė mesin e tyre
ishte edhe trupi i doajenit tė kirurgjisė gjakovare, Dr. Izet Hima, i
cili u vra dhe u masakrua nė natėn e 24 marsit. Kjo vrasje shkaktoi
efekt mjaft negativ psikologjik nė masė, ēka ishte padyshim edhe
qėllimi i armikut.

Vrasjet, djegiet, dhunimet, plaēkitjet, torturat ē’njerėzore, ishin
dekori i qytetit tė lashtė buzė lumit Erenik, i cili ato ditė kishte
ndėrruar ngjyrėn! As plaku mė i moqėm nė qytet, nuk mbanė mend nga
kallximet e gjyshėrve tė tyre, tė ketė goditur kaq rėndė kėtė qytet
ndonjė nga okupatorėt e mėparshėm. Shkatėrrimi i Xhamisė sė Hadumit, e
vjetėr mė shumė se 500 vite, dėshmon pėr karakterin dhe intenzitetin e
shkatėrrimeve.

Edhe nata e 16 prillit, bėnė pjesė nė netėt e Bartolomeut nė qytetin e
Gjakovės. Ishte natė e ftohtė prilli dhe binte shi i imėt. Bubullimė
nuk dėgjohej, por dėgjohej vaji i foshnjeve nga traktorėt e mbuluar me
folie najloni tė konvojeve pa fund, tė cilėt kishin marrur rrugėn e
shpėtimit drejtė kufirit tė Shqipėrisė. Vaji i atyre foshnjeve edhe sot
nuk mė lenė tė qetė. Kėta ishin refugjatėt e qytetit tė Mitrovicės me
rrethinė, qė udhėtonin nga Gjakova pėr nė drejtim tė Qafės sė Morinit.
Shikimi nga apartamenti im, nga kati i pestė ėshtė nė drejtim tė rrugės
Gjakovė – Prizren. Kjo rrugė, ishte arteria kryesore pėr deportim
drejtė Shqipėrisė, pėr gjysmėn e shqiptarėve tė Kosovės. Kjo rrugė nuk
pushonte nga udhėtarėt e dhunshėm nė asnjė moment, qė nga fillimi i
bombardimeve tė NATO–s. Pamje tė tilla, paralajmėronin tė ardhmėn tonė
shumė tė afėrt. Me dhėmbje tė madhe vėshtroja nga dritarja zbrazjėn e
Kosovės.

Kjo natė kishte nė vete diēka tė veēantė.

Pėr herė tė parė, qė nga fillimi i bombardimeve nuk u ndal rryma
elektrike! Ishte ora 20.15 min., kur njė veturė e policisė serbe u ndal
te pompa e benzinės, aty pranė Urės sė Llukacit. Njeri nga policėt
zbriti nga vetura dhe me nxitim fiku poqin qė ndriqonte oborrin e kėsaj
pompe. Ky ishte njė paralajmėrim i keq pėr ne qė banonim pranė pompės.
Kjo pėrvojė ishte fituar nga aksionet qė ndėrmerrnin kriminelėt serb nė
lagjet tjera tė qytetit. Dėshira pėr jetė dhe shpresa se ndoshta do tė
shpėtojmė edhe kėtė natė, mė pėrshkojė thellė shpirtin. Vėshtronim me
kujdes ēdo lėvizje, mirėpo ishim tė pafuqishėm pėr ēfarėdo forme tė
vetėmbrojtjės. Ēdo lėvizje nė ato orė tė vona tė mbrėmjės ishte
vetėvrasje. Ishim tė rrethuar nga tė katėr anėt.

Pas nja 15 min., katėr automjete civile kaluan Urėn e Llukacit dhe u
drejtuan ne lagjėn e parė, nė tė majtė tė rrugės. Tani mė ishte e qartė
se ajo lagje ishte sonte nė shėnjestėr tė forcave serbe. Nuk shkuan
shum ēaste, dhe nga pullazet e shtėpive filloi tė duket flaka e cila
shoqėrohej me shumė tė shtėna armėsh zjarri. Flaka dhe tymi shumė
shpejtė pėrfshiu tėrė lagjėn. Refleksi nga drita e flakės sė shtėpive
qė digjeshin nė afėrsi, ndriqonte tėrė apartamentin tim. Kjo situatė,
shkaktoi tendosje psikologjike edhe mė tė rėndė. Ėshtė e pamundur tė
pėrshkruash emocionet e atyre momenteve. Ndjenjė e ēuditėshme dhe e
llahtarėshme! Njė trokitje nė portė, nėnkuptonte vdekjėn. Atje, nė
lagjėn fqinjė bėhej masakėr. Nuk dinim asgjė pėr fatin e atyre
njerėzve! Sa janė tė vrarė dhe cilėt janė ata? Rafalėt e armėve nuk
pushonin. Fishkėllima e plumbave shpėrthente errėsirėn.

Konvoji i refugjatėve nuk ndalej. Nė tė majtė tė rrugės nga ata
kalonin, zhvillohej njė dramė e vėrtetė. Kriminelėt serb kishin
pregaditur njė pėrcjellje “madhėshtore” pėr refugjatėt mitrovicas. Pėr
shumė kė nė atė turmė njerėzish, kėto pamje tani mė ishin tė njohura.
Rreth orės 23.00, konvoji u ndal befas. Nga drejtimi i qytetit erdhi
njė veturė e policisė serbe, e cila vėzhgonte me kujdes ēdo automjetė.
Fitohej pėrshtypja se ata kėrkonin dike. Njė nga policėt serb, zbriti
me shpejtėsi nga vetura dhe u drejtua kah njė makinė e refugjatėve, e
cila ishte e ndalur pėrballė Tyrbės sė Sheh Shefqetit. Me sharje
vullgare dhe dhunė detyroi vozitėsin e automjetit qė tė zbresė nga
makina. Agresiviteti i policit dhe zėri i tij kėrcėnues, bėri qė ata
mbrenda nė makinė tė lėmėriten. Dėgjohej vaji i dhembshėm i fėmijėve
dhe gruas. Pas pak, pasoi heshtja!? Vėrejtėm njė siluetė njeriu si
rrėzohej pėr tokė! Ky ishte vozitėsi i automjetit i cili nė ato ēaste u
likuidua nė prezencėn e bashkėudhėtarėve tė tij dhe refugjatėve tjerė
nė traktorė qė ishin pranė. Nuk i besoja syve tė mi. Krimineli serb
muarr edhe njė jetė shqiptari, kush e di pėr tė satėn herė? Pas kėsaj,
kolegu i tij qė e priste, erdhi dhe muarr makinėn e viktimės sė bashku
me udhėtarėt. Tė dy veturat pastaj shkuan nė drejtim tė panjohur.

Kush ishte viktima? Ēka ndodhi me udhėtarėt e veturės sė viktimės? Pėr
ne tė gjithė, mbeti gjerė me sot njė mister i vėrtetė identitieti i
viktimės dhe bashkėudhėtarve tė tij! Pak ēaste pas kėsaj, kolona e
gjatė rinisi rrugėn nė drejtim tė Prizrenit. Ēdo automjet i cili
afrohej te vendi ku ishte e shtrirė viktima, ndalonte pėr pak sekonda !

Rreth mesnatės, pasi mė nuk shifej kolona e refugjatėve, nė vendin e
krimit, erdhėn pėrsėri tė njejtėt policė dhe e njejta makinė. Ata
ngrehėn viktimėn zvarrė dhe e futėn nė veturė. Kėtė natė tė errėt
prilli e ndriqonte flaka e shtėpive qė digjėshin. Kjo ishte natė e
tmerrit. Ēdo moment prisnim tė na vijnė kasapėt serb. Kjo natė pėr ne
ishte diēka me tė vėrtetė e veēantė, sepse pamė vdekjėn me sy!

Tė nesėrmėn erdhi lajmi i tmerrshėm pėr viktimat e lagjės fqinjė. Kėta
ishin: Roland Gojani (23) dhe Kastriot Delija (21), qė tė dy tė vrarė
nė njė fushė kėtej lumit Llukac, afėr 300 metra nga lagja e djegur.
Kishin tentuar qė tė shpėtojnė dhe ishin qėlluar nė ikje. Sipas
dėshmive, kėta ishin tė plagosur dhe tė gjallė gjerė nė ora 05.00 tė
mengjesit. Atėherė kan ardhur kriminelet serb dhe i kanė ekzekutuar nė
po atė vend. Mbrenda nė lagje, janė ekzekutuar: Myhedin Zeka (53),
Mehmet Krasniqi (63), Gani Mehmetaj (49), Deli Hoti (63) dhe Rremė
Delija (67). Ky avaz i bishave serbe, vazhdoi me tė njejtin intenzitet
pėr mė tepėr se tre muaj, gjerė nė ditėn e hyrjės sė forcave aleate.
Vetėm mrekullia e shpėtoi pjesėn e mbetur tė qytetarėve nė Gjakovė,
numri i tė cilėve nuk ishte i vogėl.

Mė kujtohen shum mirė fjalėt e njė miku tė mirė dhe tė urtė, i cili
kishte kaluar njė pjesė tė jetės sė tij nė kazamatet serbe. Gjatė
marrjės nė pyetje nė burgun e Nishit, inspektorėt serb para 20 vitesh,
i kishin thėnė: “ Ju shqiptarėt duhet tė hiqni dorė nga pavarėsia e
Kosovės. Mė parė do t’a merrni Beogradin se qė do tė ju lėshojmė
Kosovėn tė lirė. Kjo nuk do tė ndodhė pa u derdhur gjaku gjerė nė
gjunjė “.
__________________
Kėrkoje vetė fatin, me jetėn mos u grind, urrejtja fitohet ... Dashuria lind !
Zana_ch Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė