Shiko Postimin Tek
Vjetėr 11-01-04, 09:09   #13
Sirius
 
Anėtarėsuar: 29-12-03
Postime: 9
Sirius e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Pershendetje te gjitheve. Me vjen shume mire qe behen edhe keso diskutime ketu, qe kane per prapavije te shprehen mendimet e secilit prej nesh rreth pyetjes se parashtruar. Kush e krijoi njeriun dhe pse?

Eshte nje pyetje me te vertete shume provokative, por edhe shume e rende per nje pergjigje deri diku te pershtatshme. Mirepo, pasiqe diskutimet tona kane per qellim te verteten, atehere edhe une do te shkruaj pak rreth nje te vertete, e cila injorohet sot. Ajo e krijimit te njeriut nga Zoti.

Shume teori rreth krijimit te njeriut i kane mbushur librat e ndryshme, revistat, madje edhe neper mjediset arsimore, si shkolla fillore,te mesme e univerzitete, ne te cilat prezantohet krijimi i njeriut si nje pjese e evolucionit te qenieve, te shkruar nga Darvini. Kjo teori njihet si Teoria e Darvinit rreth krijimit te qenieve ne Toke. TAshme me shume argumente shkencore eshte hedhur poshte kjo teori, mirepo mendjet e njerezve, gjegjesisht ata te cilet nuk mund ta shohin apo kane frike qe Zotin ta pranojne si krijues te njeriut dhe te gjithckaje, dalin me teori te reja. Nje nder teorite me te reja thote se te gjitha qeniet kane evoluar, mirepo njeriu qe prej fillimit te krijimit te tij, ka qene ne dege me vete, keshtuqe prapeseprape i leshohet hapesire teorive te ndryshme te mohimit te krijimit te njeriut nga ZOTI.

Allahu shume mire ka cekur ne Kur'anin e nderuar, se njeriu u krijua nga Ai, dhe ketu nuk duhet te kete ndonje cudi. Njerezit nuk duhet te habiten qe te pranojne Zotin si krijues te tyre, sepse me kete rast njeriu vetem se eshte nderuar, e jo poshteruar. Mua do te me vinte shume turp dhe inat po te me thoshte dikush se njeriu e ka prejardhjen prej ketij apo atij majmuni?! Ndersa, pervec qe jemi qenie njerezore te krijuara nga Zoti, atehere vecori te dhene nga I Dijshmi, eshte mendja( arsyeja, logjika) te cilen nuk e kane qeniet tjera te krijuara gjithashtu nga Zoti.

Vetem ndalu dhe mendo rreth krijesave tjera, dhe do te shohesh begatine e dhene nga Zoti, mendjen e cila po te shfrytezohej ne maksimum, atehere do te arrinte te prekte Arshin e Allahut., sic ka thene profeti jone Muhamedi a.s.


Ndersa sa i perket qellimit te krijmit, ajo eshte e qarte sikur pastertine qe e ka drita. Per te adhuruar Allahun dhe krejt ne fund per te fituar perjetesine, per te cilen qe ne fillim Ademi a.s. dhe Hava, luftuan me epsh te madh per ta perfituar. Po adhurove Zotin, ke perjetesine e mbare, po mos adhurove Zotin, ke perjetesine e mjerueshme. Keto jane ceshtje eskatologjike, por qe ne vete perfshijne nje te vertete shume te madhe: " Cfar te besh mire e ke per vete, mirepo krejt njerezimi te ngriten ne kembe duke bere te mira, Allahut asgje nuk i shton nga lavdia e Tij. Po edhe krejt njerezimi te ngriten per te bere vepra te keqija, Allahut nuk i mbetet asgje mangut. Sepse Ai eshte i Vetlavderueshem dhe i Vetmjaftueshem. Krejt cka bejme e kemi per vete, per shpetimin tone. Pra, kotesia nuk ka vend ne kete bote, sepse harmonia ka mberthyer krejt gjithesine. Madje edhe nga shperthimet e medha qe ndodhin non stop ne gjithesi, krijohen harmoni te shumenumerta, per shkak se ato jane krijime te Allahut, nga fjala e Tij "Behu, dhe menjehere ajo behet".



Mos u frikoni te thoni se njeriu eshte krijese e Zotit, se ketu nuk ka turp. Turpi eshte kur gjeni paraardhesin tuaj ne kafazet e kopshteve zoologjike, duke pritur femijet qe t'u japin ndonje banane per te ngrene".
Sirius Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė