Tema: Osho
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 02-08-12, 12:03   #27
jadore
 
Avatari i jadore
 
Anėtarėsuar: 23-08-05
Vendndodhja: universe
Postime: 7,218
jadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Osho

Ligjėrime nga OSHO


Pyetje.

Ēfarė ėshtė dallimi nė mes dashurisė dhe urrejtjes, nė mes tė mirės dhe tė keqes?"

Ato janė dy anė tė sė njėjtės monedhė; aty nuk ka shumė dallim. Dashuria mund tė shndėrrohet nė urrejtje, urrejtja mund tė shndėrrohet nė dashuri. Dhe ky ndryshim ėshtė i mundur vetėm nėse te dy i posedojnė tė njėjtat kualitete. Kur jeni tė dashuruar, urrejtja ėshtė pjesė e ndrydhur e cila pret tė hakmerret. Nga ky revanshizėm buron xhelozia, dhe tė gjitha llojet e luftėrave nė mes tė dashnorėve. Herėt a vonė urrejtja e shtypur do ta shkatėrrojė vetė fenomenin e dashurisė. Mė, ju nuk jeni dashnor, ju bėheni armiq. Gjėja mė e vėshtirė nė kėtė botė ėshtė ta duash dikė, mandej tė dilet nga dashuria dhe ende tė mbeteni miq.
E njėjta vlen edhe rreth tė mirės dhe tė keqes, Zotit dhe djallit; ata ekzistojnė bashkė. Kjo ėshtė befasuese se askush nuk ka marrė ndonjė shėnim se ka religjione tė cilat nuk besojnė nė djall, por ato gjithashtu janė religjione tė cilat nuk besojnė nė Zot. Ato nuk mund tė besojnė nė Zot pa djall. Djalli ėshtė pothuajse si hije e Zotit. Aty janė religjionet tė cilat besojnė nė Zot dhe qė dėshirojnė ta shkatėrrojnė djallin me mijėra vjet. Por ato nuk mund ta shkatėrrojnė djallin, sepse ta shkatėrrosh djallin, do tė thotė ta shkatėrrosh vetė Zotin.
Kjo ėshtė e rėndėsishme tė dihet se fjala (devil) “djall” rrjedh nga rrėnja e fjalės sanskrishte “Deva”, qė do tė thotė “Zot”. Ata (Zoti dhe djalli) janė dy anė tė sė njėjtės monedhė, duke i ndihmuar njėri tjetrit dhe duke e ushqyer njėri tjetrin... shpesh mendohet se ata janė imagjinatė e pastėr. Madje edhe nė imagjinatė ju nuk mund t’i ndani ata.
Atė qė ju e quani e mirė mund tė bėhet e keqe nė ēdo ēast. Atė qė e quani e keqe mund tė shndėrrohet nė tė mirė. Pėr shembull, tė gjitha gjėrat qė i quani tė kėqija gjatė kohės sė paqes, papritmas e ndryshojnė karakterin e tyre gjatė kohės sė luftės. Vrasja bėhet e mirė, sa ma shumė njerėz qė vritni, aq ma shumė respekt do tė keni, ma shumė virtyt ju fitoni. Dhe krejt ēka bėni ėshtė keq – pėr veprėn e njėjtė gjatė kohės sė paqes do t’ju ēojnė nė burg apo ndoshta edhe nė vdekje.
Dhe akti i njėjtė gjatė kohės sė luftės ju sjell medalje tė arta, shpėrblime tė mira. Ēka ėshtė e mirė gjatė kohės sė paqes, nuk ėshtė e mirė gjatė kohės sė luftės…
Fenomeni mė i ēuditshėm qė duhet cekur ėshtė ai se ata janė tė kėmbyeshėm. Kėshtu qė unė nuk do t’ju mėsoj pėr tė mirėn, sepse pėr t’ju mėsuar pėr tė mirėn, ju mėsoj edhe pėr tė keqėn. Unė nuk ju mėsoj pėr Zotin, sepse t’ju mėsoj pėr Zotin ėshtė t’ju mėsoj pėr djallin. Unė nuk ju mėsoj pėr dashurinė e zakonshme tė cilėn ju e njihni; sepse ajo sjell me vete edhe urrejtjen.
Kėtu ėshtė krejtėsisht njė lloj tjetėr i dashurisė dhe krejtėsisht lloj tjetėr i tė mirės e cila vjen nga gjendja meditative, e cila vjen nga qetėsia, nga gjendja e patrazuar. Ky nuk ėshtė veprim i juaji. Nuk i pasoni dhjetė urdhėresat, nuk e pasoni asnjė shkrim tė shenjėt; ju thjesht e pasoni inteligjencėn tuaj personale.
Atėherė ju nuk do tė mund tė thoni: “Unė kam ra nė dashuri!” Jo vetėm mund tė thoni: “Unė jam ngritur nė dashuri.” Dhe derisa nuk e thoni kėtė (“Unė jam ngritur nė dashuri,”) nga thellėsia e zemrės suaj, dashuria juaj gjithmonė do tė ketė diēka tė bėj me urrejtjen. Kjo do tė jetė e ndotur dhe e helmuar.
Kjo ėshtė dialektika e botės materiale: ajo funksionon pėrmes tė kundėrtave tė saja reale. Nėse dashuria ėshtė tezė, atėherė urrejtja ėshtė antitezė; nėse Zoti ėshtė tezė, atėherė djalli ėshtė antitezė; nėse e mira ėshtė tezė, atėherė e keqja ėshtė antitezė.
E mjerimi i tėrė botės ėshtė ajo, se njerėzit tė cilėt kanė predikuar pėr Zotin, dashurinė, tė mirėn, nuk kanė qenė tė vetėdijshėm pėr tė kundėrtėn e cila vjen automatikisht.
Dhe ata nuk kanė mundur tė japin sintezė, sepse nė sintezė, e mira do tė zhdukej e keqja do tė zhdukej – dhe diēka plotėsisht e re do tė krijohej. Zoti do tė zhdukej, edhe djalli do tė zhdukej, dhe diēka plotėsisht e re do tė krijohej. Tė gjitha religjionet janė frikėsuar prej sintezės.
Jezusi thotė: "Duani armiqtė e juaj, sikur qė e doni vetveten." Nė fakt ju gjithmonė i doni armiqtė e juaj. Kush ėshtė gruaja jote? Kush ėshtė burri yt? A mund tė gjeni armiq mė tė mirė? Dhe ju i doni armiqtė e juaj mė shumė se vetveten. Ju kurrė nuk e keni dashur vetveten.
Por religjionet nuk kanė qenė nė gjendje, deri mė tani, tė krijojnė sintezė – dhe kjo ėshtė e tėrė puna ime: t’ju jap sintezėn. Pėr shembull, nėse dashuria juaj buron nga gjendja meditative, e jo nga epshi, atėherė do tė jetė mė shumė si dhembshuri. Dhe nė atė dhembshuri nuk ka mundėsi pėr urrejtje.
Nėse pėrvoja juaj prej besimtarit ka ardhur pėrmes meditimit, ajo nuk do tė jetė pėrvojė prej Zotit personalisht; ajo do tė jetė vetėm aromė prej besimtarit. Atėherė nuk do tė ketė nevojė pėr djallin.
Nėse veprimet e juaj dalin nga vetėdija meditative, e jo duke i pasuar rregullat fikse se ēka ėshtė e drejtė e ēka e gabuar, atėherė veprimet e juaja do tė jenė diēka qė ėshtė shumė mė larg mbi dualitetin e tė mirės dhe tė keqes. Ato do tė jenė aksion i pastėr. Ato do t’ju plotėsojnė me kėnaqėsi, ato do t’ju japin pėrvojė tė madhe ekstatike, dhe ky ėshtė shpėrblimi i tyre. Nuk ėshtė ajo: bėn mirė kėtu dhe shpėrblimin do ta kesh pas vdekjes sate, nė parajsė; bėn keq kėtu dhe dėnimi yt do tė jetė nė ferr, pas vdekjes. Tė gjitha kėto janė teori tė rreme, qė nuk kanė dėshmi nė fakt, s’ka shkencė prapa tyre.
Ēdo veprim e sjell shpėrblimin apo dėnimin e tij menjėherė.
Provoni tė bėheni pak tė vetėdijshėm, dhe jashtė vetėdijes sate gjėrat le tė ndodhin dhe shihni: ju jeni aq shumė tė zhytur nė kėnaqėsi, pa kurrfarė arsye – vetėm se e keni larguar gurin qė ka qenė i shtrirė nė rrugė dhe qė ka mundur dikė ta lėndojė, ka mundur tė shkaktojė aksident. Asnjė skripte religjioze nuk ju thotė ta bėni kėtė. Kjo nuk ėshtė njė prej urdhėresave, por zgjuarsia juaj, humaniteti juaj, ndjen pėr njė ēast se duhet larguar atė.
Jashtė vetėdijes suaj ju nuk do tė mund tė bėheni ushtar nė luftė, sepse do tė jeni nė gjendje ta shikoni - me shikim tė qartė, se do tė vrisni njerėz – njerėz tė cilėt nuk ju kanė shkaktuar kurrfarė lėndimi personalisht juve, njerėz siē jeni edhe ju. Ata kanė fėmijėt e tyre, gratė e tyre, nėnat e tyre, baballarėt e tyre pleq pėr tė cilėt ata kujdesen – dhe ju e vritni personin vetėm pėr tė fituar medalje tė artė. Revolja do t’ju rrėshqet nga dora, dhe ky do tė jetė veprim i vetėdijshėm. Dhe ju do tė ndiheni pamasė tė bekuar qė ka ngjarė kjo; nėse ndodhė qė ju tė goditeni, vdekja juaj do tė jetė lavdi, paqe, njė aventurė, udhėtim nė botėn e re.
Kėshtu qė, sa mė pėrket mua, tė gjitha dualizmat janė pjesė e botės materiale, pjesė e mendjes sė njeriut. Por nėse keni fituar njė pjesė pak mė tė madhe nga materia dhe mendja – e qė prapė ėshtė dualizėm…Nė kėtė mėnyrė unė nuk do t’jua mėsoj materializmin, nuk do t’jua mėsoj shpirtėroren. Unė ju mėsoj pėr sintezėn, diēka qė ėshtė mė e lartė se te dyja dhe qė nuk ka tė kundėrtėn e saj. Dhe ky ėshtė kriteri: nėse arrini deri tek kualiteti qė nuk e ka tė kundėrtėn, atėherė mund tė jeni tė sigurt se keni arritur diēka nė jetė.
__________________
--------------------------------------------------------------------------------

Vendlindje, ti ėndėrr qė mė ftofesh

lėshoma njė zė, pash' Hirin tėnd!

Shėtita pash' mė pash' (edhe Ferrin),

por Prushin tėnd s'ma dogj dot, asnjė vend!

[ e vodha, nga Panta_rhei ]

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga jadore : 02-08-12 nė 12:03
jadore Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė