Tema: Mistika
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 29-03-13, 17:01   #21
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Mistika

Udhėtimet e shpirtit tonė


Projeksioni Astral





Ēfarė ėshtė Projeksioni Astral?

Pavarėsisht se janė shkruar shumė gjėra mbi kėtė temė, akoma kjo ēėshtje ėshtė e panjohur mirė, dhe sidomos nė vėndin tonė. Projeksion Astral konsiderohet ēdo lloj eksperience jashtėtrupore qė kryhet me anė tė trupit astral, i cili ėshtė i aftė tė braktisė trupin fizik tė njeriut dhe tė udhėtojė jashtė tij nė botėn ose dimensionin astral.

Projeksioni astral pėrbėn njė nga mundėsitė e ekzistencės njerėzore. Dėshmitė e njerėzve qė kanė pasur njė projekson astral me ose pa dashje janė tė panumėrta, akoma edhe nė ditėt tona. Por pasi gjykimi racional i botės tonė mban fort frerėt e jetės tonė, dhe rrallė herė i japim tė panjohurės vėnd pėr tu shfaqur, tė paktė janė ata qė e dinė me tė vėrtet se ēfarė u ndodhi kur papritur braktisėn trupin e tyre dhe e panė veten duke bėrė njė udhėtim magjepsės astral. Por megjithatė… po ti hedhim njė sy traditave tė lashta do tė na zbulojnė, se ky udhėtim jo vetėm qė ėshtė i arritshėm, por dhe natyral pėr njeriun.

Trupi astral

Duke kėrkuar nė Traditat Esoterike tė gjithė qytetėrimeve shohim se njeriu pėrmban njė trup qė nė Tratidėn Perėndimore u quajt “astral”, i cili ėshtė mbartėsi i ndjenjave, pasioneve dhe emocioneve tė tij. Gjithashtu ky mbartės quhet “shėmbėlltyrė e dyfishtė”, pasi pėrbėn njė kopje ekzakte tė trupit tonė fizik, por me ndjesi mė tė holla. Falė kėtij trupi, ekzistojnė dhe shfaqen ndjenjat njerėzore, duke na lejuar njė jetė emocionuese, si dhe njė komunikim me botėn rrethuese nėpėrmjet ndjenjave qė pėrbejnė shtrirjen e kėsaj shėmbėlltyreje.

Duke bėrė njė udhėtim tė shkurtėr nė qytetėrimet e lashta vėrejmė se secili nga ata kishte njė emėr pėr trupin astral. Kėshtu, Egjiptianėt flisnin pėr Ka, Indianėt e quanin Liga Sarira, dhe hindutė e pėrmbanin nė Pranamajia Kosa. Budistėt flisnin pėr aftėsitė e Rupas, ashtu sikurse Kinezėt e quanin Thanghi. Nė vėndet skandinave pėrmėndej si Xhidel, ndėrsa keltėt e quanin Fets, Guaft ose Favi. Gjithashtu, nė Greqi ishte i njohur me emrin Idholo, “??????”, ose shėmbėlltyra, dhe nė Romė me emrin Larva.

Projeksioni astral

Pra njė nga aftėsitė e trupit astral ėshtė dhe aftėsia e projeksionit tė tij nė botėn astrale ose nė zona tė tjera tė kohės dhe vėndit. Ky fenomen quhet projeksion astral. Sipas studimeve qė janė bėrė, ekzistojnė katėr lloje tė projeksionit astral.

1. Projeksioni qė bėhet pa dashje dhe pa vetėdije, e cila pėrjetohet si njė ėndėrr intensive. Kur zgjohemi ndihemi shumė tė lodhur, dhe me ndjesinė se gjatė gjumit kemi qėnė intensivisht aktivė.

2. Projeksioni qė bėhet pa dashje dhe me vetėdije, gjatė sė cilit trupi ynė astral shtyhet jashtė si rezultat gjėndjeve dėshire tė madhe, tensioni, frike, ankthi ose dhimbjeje te fortė. Te ky tip renditen shembujt e njerėzve qė u ngritėn astrikisht mbi trupin e tyre fizik gjatė njė operacioni, ose qė u gjendėn afėr njerėzve tė tyre tė dashur.

3. Projeksion qė bėhet me dashje por pa vetėdije, e cili arrihet nėpėrmjet teknikės, por nuk e kemi vetėdijen e plotė tė kėtij udhėtimi. Megjithatė, mė vonė jemi nė gjėndje tė kujtojmė disa pjesė tė kėsaj experience.

4.Projeksion qė bėhet me dashje dhe vetėdije, gjatė sė cilės e pėrjetojmė daljen nga fillimi deri nė fund, dhe jemi nė gjėndje qė tė kthehemi mbrapa tek trupi ynė fizik me dėshirėn tonė. Tė njohura janė rastet e njerėzve qė udhėtojnė nėpėrmjet astralit me qėllim qė tė paralajmėrojnė njerėzit e tyre tė dashur mbi ngjarje tė rėndėsishme.

Nė kėtė pikė duhet tė theksojmė se, projeksioni astral qė bėhet me dėshirė ėshtė njė praktikė qė pėrmban shumė rreziqe. Rrezikshmėria qėndron te fakti qė personi qė ka bėrė kėtė projeksion mund tė mos jetė nė gjėndje qė ta kthejė trupin e tij astral nė trupin fizik, dhe nė kėtė rastė shkaktohet vdekja, ose ta lėrė trupin e tij fizik tė pambrojtur gjatė mungesės sė trupit astral, me rezultat qė trupi fizik tė jetė i hapur ndaj ndikimive tė jashtme.

Pėr kėtė arsye nevojitet njė pėrgatitje e mirė, tė stėrvitesh, por edhe kultivimi brendėsor i njeriut, nė mėnyrė qė tė jetė i mbrojtur ashtu siē duhet.

Gjate projeksionit astral, trupi astral qėndron i lidhur me trupin fizik nėpėrmjet nje fije gri ose tė argjendė, e cila lejon kthimin e trupit astral. Vetėm gjatė vdekjes kemi njė shkėputje tė plotė. Kjo fije lidhėse shpesh herė pėrmendet si litar ose fill. Nė disa fise tė Amerikės ngjasohet me gjarpėrin ose pemėn, Aziatikėt e shohin si shigjetė qiellore dhe aborigjenėt e Vorneut si shkalla.

Tek Bibla e takojmė me si “fija e argjendė”, por edhe si shkalla e Jakobit. Tė gjitha kėto shfaqje reflektojnė mitin e lashtė tė ngritjes tė njeriut drejt qiellit dhe Perėndive, siē shprehet nėpėrmjet traditave dhe ceremonive tė atyre popujve.

Njė fleshbek i shkurtėr historik dhe kulturor

Projeksioni ėshtė pjesė e traditave dhe initacioneve e tė gjitha shoqėrive tradicionale tė planetit tonė. Sipas studimeve antropologjike, shamanėt e ketyre shoqėrive realizonin udhėtime astrale me dėshirėn e tyre, pasi e kishin pėrgatitur trupin dhe shpirtin ashtu siē duhej.

Nė Siberinė Lindore pėrgatitja pėrfshinte njė periudhė qė mbahej kreshmė, purifikimi trupor, dhe meditimi. Nė vazhdim, mernin pjesė nė njė ceremoni te veēantė gjatė sė cilės i binin njė daulleje ritmikisht duke improvizuar psalme tė cilat ndihmonin nė shkėputjen e astralit nga trupi fizik.

Shamanėt e Amerikės Jugore pėrdornin gjithashtu njė pije haliēunogjene tė pėrgatitur nga bimė natyrale e cila e lejonte qė tė lartėsonte perceptimin e tij para se tė nisnin udhėtimin e tyre. Pije haliēunogjene pėrdornin dhe fiset e Perusė, ku grupe tė mėdhaja njerėzish udhėtonin sėbashku nė vėnde tė largėta.

Akoma ėshtė e njohur aftėsia e Afrikanėve, Indianėve Amerikanė dhe e Australianėve autoktonė qė quheshin shėrues – magjistarė, aftėsia qė tė bėjnė projeksion astral me qėllim qė tė shėrojnė pacientėt, por edhe qė tė marin informacione tė dobishme pėr mbrojtjen e fisit tė tyre nga pushtuesit. Duke vazhduar me botėn perėndimore gjejmė dėshmi tė kėsaj eksperience nė veprat e Herodotit, Platonit, Plutarkut, Pliniut dhe Suetoniut.

Kisha gjithashtu ka regjistruar eksperienca tė ngjashme jashtė trupore, ku Apostulli Pavlo i pėrshkruan dhe analizon nė Letrat e tij dhe Shėn Agustini vendos histori interesante nė veprat e tij. Tė njohura janė akoma pikėpamjet e idhujve tė shenjtorėve tė ndryshėm tė traditės sė krishterė, siē janė ato tė Antonios, tė Padovait dhe tė Alfonso Liguori. Njė tregues tjetėr ėshtė dhe vdekja e Napoleonit, i cili do qė tė udhėtojė para vdekjes sė tij nga Helena e Shenjtė nė Romė, qė ti thotė mamasė sė tij se ka vdekur.

Projeksioni astral dhe kėrkime

Kėrkimi shkencor i projeksionit astral filloi me themelimin e Kompanisė Britanike tė Kėrkimeve Psikike nė vitin 1882, kur kėrkues tė degėve tė ndryshme mblodhėn dėshmi nga njerėzit e tyre, i krahasuan midis tyre dhe pastaj arritėn ti vėzhgojnė nėpėrmjet intervaleve psikike tė kontrolluara. Mė pas vijuan eksperimente tė ngjashme nga kėrkues Francez dhe Amerikanė tė shekullit tė XX, tė cilėt regjistruan ndryshimin e valėve qė rrezaton truri gjatė eksperiencave jashtė trupore.

Sot nė botė, ekzistojnė institucione dhe organizata qė meren me studimin e fenomeneve parapsikologjike. Edhe pse dėshmitė e njerėzve qė kanė pasur njė eksperiencė jashtė trupore shtohen, “shkenca” moderne nuk e pranon kėtė fenomen. E njėjta gjė ndodh edhe me shkencėn e psikologjisė ku, sipas parimit frojdian, bota e ėndrrave konsiderohet si njė skenė fantastike tek e cila pėrplasen pasionet e atij qė ėndėrron me frenimet e atij qė ėshtė i vetėdijshėm. Njė pėrjashtim pėrbėn psikiatri i njohur Karl Gustav Jung, i cili jo vetėm e studjoi kėtė fenomen, por edhe ai vetė kishte eksperienca tė tilla astrale.

Shkenca konsideron si “reale” vetėm atė qė ėshtė e dukshme nė sytė e trupit tonė fizik dhe qė ėshtė e mundur tė vėrtetohet nė kushte tė rrepta laboratorike. Ndoshta janė ritmet e shpejtė tė jetės tonė, ndoshta tendencat tona mikroborgjeze, ndoshta disa shtysa tė kontrolluara, ndoshta akoma edhe disa frikėra tė brėndėshme, qė na kanė bėrė tė besojmė se njeriu ėshtė vetėm ajo qė duket dhe jo ajo qė ėshtė. Paraardhėsit tanė mė siguri qė do tė qeshnin me “eksperimentet” tona, sepse e dinin shumė mirė se nuk ekzistonte “specialist” qė tė mundė tė vinte kabėlla tek Shpirti, ose tė peshojė jetėn. Pikėrisht prandaj ishin nė gjėndje tė udhėtonin ashtu sikurse shumė pak njerėz modernė munden.

Sot shfaqet nė mėnyrė tė theksuar nevoja e kthimit tė njė konsiderate tėrėsore tė qėnies njerėzore. Kėshtjellat e shkencės konservtore avash-avash po ndalojnė sė qėni tė pamposhtura, pasi kėrkues tė rinj kėrkojnė tė vėrtetėn nė dijen e lashtė dhe guxojnė tė ecin mbi udhė tė harruara. Po fillojmė pėrsėri tė vetėdijėsohemi, se njeriu pėrbėn njė pjesė tė natyrės dhe ndjek ritmin e universit. Jeton nė tokė, por mund tė lartėsohet drejt qiejve qė tė marrė pjesė nė misterin e Shenjtė qė na rrethon. Pra le tė pėrpiqemi tė zbulojmė natyrėn tonė brendėsore, duke qėnė tė hapur nė udhėtimet e mrekullueshme tė Shpirtit tonė.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė